Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Organizatat dokumentojnë 31 raste të dhunës policore gjatë protestave, kërkojnë hetimin e drejtuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Organizatat dokumentojnë 31 raste të dhunës policore gjatë protestave, kërkojnë hetimin e drejtuesve
AktualitetKronike

Organizatat dokumentojnë 31 raste të dhunës policore gjatë protestave, kërkojnë hetimin e drejtuesve

Published: October 18, 2026
Shpërndaje

Qendra Res Publica dhe një grup organizatash e aktivistësh të shoqërisë civile i kërkuan të shtunën Policisë së Shtetit të hetojë dhunën ndaj protestuesve dhe të marrë masa për parandalimin e saj, duke paralajmëruar se përsëritja e incidenteve gjatë pesë ditëve të fundit dëshmon një problem që shkon përtej përgjegjësisë individuale të efektivëve.

Në një letër të hapur drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, dhe drejtorit të Policisë së Tiranës, Oliger Torba, organizatat rendisin 31 raste dhe episode të raportuara gjatë protestave të 13-17 tetorit, bazuar në pamje filmike, raportime mediatike dhe njoftime zyrtare. Një pjesë e rasteve kërkojnë ende verifikim nga autoritetet.

Incidentet përfshijnë goditje me shkopinj gome dhe shkelma ndaj protestuesve të rrëzuar, plagosje të rënda, keqtrajtim të të miturve, ndalime nga policë civilë të paidentifikuar dhe pengim të gazetarëve gjatë raportimit.

- Publicitet -

Mes rasteve më të rënda përmendet ai i studentit 21-vjeçar Muhamet Skana, i cili, sipas letrës, pësoi fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore pas ndërhyrjes policore, ndërsa ndihma mjekësore iu vonua për rreth tri orë.

Organizatat citojnë gjithashtu konstatimet paraprake të Avokatit të Popullit për shenja dhune ndaj personave të ndaluar dhe marrjen në pyetje të të miturve pa praninë e prindërve dhe psikologut.

“Kur e njëjta sjellje përsëritet nga njësi të ndryshme, shkaku duhet kërkuar edhe te udhëzimet, planifikimi, komanda dhe mbikëqyrja, jo vetëm te individi”, thuhet në letër.

Nënshkruesit kërkojnë ndalimin e forcës së panevojshme ndaj personave të neutralizuar, identifikimin e detyrueshëm të efektivëve, kufizimin e përdorimit të mjeteve të kontrollit të turmës dhe hetimin e përgjegjësisë së drejtuesve që mund të kenë urdhëruar ose toleruar dhunën.

Ata kanë paraqitur gjithashtu 19 kërkesa për informacion mbi operacionet policore, municionet e përdorura, personat e plagosur dhe urdhrat e dhënë gjatë ndërhyrjeve.

Letra kërkon ruajtjen e regjistrimeve filmike dhe një hetim të pavarur të operacioneve, duke paralajmëruar se pezullimi i disa efektivëve nuk mjafton për të garantuar llogaridhënien.

Organizatat pranojnë se gjatë protestave ka pasur dhunë ndaj policëve dhe dëmtime të pronës, por theksojnë se këto akte nuk justifikojnë përdorimin e paligjshëm të forcës nga shteti.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Organizatat dokumentojnë 31 raste të dhunës policore gjatë protestave, kërkojnë hetimin e drejtuesve
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
  • Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh, 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur
  • 59 të lënduar nga protesta në Tiranë: 34 efektivë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  2. shqiptar on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  3. K R on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  4. Vlora 97 on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  5. Diktatoret kane nje surrat on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?