Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ortodoksët dhe katolikët kremtojnë Pashkën, mesazhi i Kryepeshkopit Joan dhe Imzot Dodaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ortodoksët dhe katolikët kremtojnë Pashkën, mesazhi i Kryepeshkopit Joan dhe Imzot Dodaj
AktualitetKomunitet

Ortodoksët dhe katolikët kremtojnë Pashkën, mesazhi i Kryepeshkopit Joan dhe Imzot Dodaj

Published: April 20, 2025
Shpërndaje

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kanë nisur sot kremtimin e Pashkëve, festa më e madhe dhe më e shenjtë e kalendarit të krishterë, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, mesha e Pashkës u udhëhoq nga Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani. Në fjalën e tij para besimtarëve, Kryepeshkopi Joani përcolli mesazhe të fuqishme shpirtërore dhe përkujtoi paraardhësin e tij, Kryepeshkopin Anastas.

“Këtë Pashkë nuk e kemi fizikisht me ne Kryepeshkopin tonë Anastas, por zemrat tona ngushëllohen nga bindja se ai ndërmjetëson për ne pranë Zotit. Sepse Perëndia nuk është Perëndi e të vdekurve, por e të gjallëve. Vdekja nuk është fundi, por fillimi i një jete të re me Perëndinë”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Duke iu referuar sfidave të kohës, Kryepeshkopi theksoi se vetëm përmes besimit në Ringjallje, njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe solidaritet me njëri-tjetrin:

“Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e jetës: padrejtësitë, luftërat, varfërinë, sëmundjet dhe vdekjen që shpesh e çojnë njeriun në dëshpërim. Por Krishti është dhe mbetet shpresa jonë.”

Pas meshës, besimtarët ortodoksë morën flakën e shenjtë për ta çuar në shtëpitë e tyre, një traditë që simbolizon ndriçimin shpirtëror dhe rifillimin me besim të jetës.

Ceremoni festive janë zhvilluar edhe në Katedralen Katolike “Shën Pali” në Tiranë, ku mesha e Pashkës u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj. Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë e paqes dhe lutjes për mbrojtje në një kohë pasigurie dhe konfliktualiteti.

“Krishti ngre atë që ka rënë poshtë dhe mbron ata që janë në luftë. Ai është mbrojtja dhe shpresa jonë”, u shpreh ndër të tjera Imzot Dodaj.

Këtë vit, Pashkët përkojnë në të njëjtën datë për të gjithë besimtarët e krishterë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë, një rast i rrallë që ka forcuar edhe më shumë ndjenjën e bashkimit, reflektimit dhe përbashkësisë shpirtërore.

Ceremonitë fetare kanë nisur që mbrëmjen e së shtunës me meshën e vigjiljes, dhe do të vazhdojnë gjatë së dielës me dreka familjare dhe urime festive në të gjithë vendin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur
  • Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse
  • Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?