Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut” 163 vjet pas vdekjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut” 163 vjet pas vdekjes
KronikeLajmi i fundit

Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut” 163 vjet pas vdekjes

Published: October 15, 2024
Shpërndaje

Heroi shqiptar Oso Kuka i cili u vetëflijua brenda kullës së tij në Vranjinë për të mos rënë në duart e forcave të Malit të Zi në mbrojtje të kufijve shqiptarë në vitin 1861është shpallur nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut”.

Ky status i dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, iu dorëzua të afërmve të Oso Kukës në një ceremoni zyrtare në Shkodër në muzeun që mban emrin e tij.

Gjergj Velo, kryetar i organizatës së Dëshmorëve të Atdheut thotë se ka një indiferencë nga institucionet për dëshmorët.

- Publicitet -

Shaqir Vukaj, ish-drejtues i lartë thotë se janë me qindra emra të tjerë që kanë dhënë jetën për vendin por shteti shqiptar i ka lënë në një neglizhencë të plotë duke mos i dhënë statusin e Dëshmorit të Atdheut ndërsa mungojnë edhe studimet dhe dokumentet historike.

“Është një her legjendar, të vcilin të gjitha qeveritë, nga Zogu e këtej, nuk janë marrë me të. Ne si organizatë jemi marrë dhe ia arritëm më në fund të shpallim dëshmor atë dhe shokët e tij. Duhen shumë dokumente, por fatmirësisht për Oso Kukën ka pasur shumë materiale”, thotë Vukaj.

Një kërkesë organizata e Dëshmorëve të Atdheut ka edhe për Presidencën që të nderojë Oso Kukën me titullin më të lartë të shtetit shqiptar.

“Oso Kuka e meriton. Ata që merren me këtë punë ta dëgjojnë zërin e këtyre njerëzve”.

Ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle thotë se ata që kërkojnë të denigrojnë statusin e Dëshmorit janë në një prapambetje të madhe.

Një i afërm i Oso Kukës falënderoi për shpalljen Dëshmor i Atdheut.

“Ishte një nga djemtë trima që kurrë nuk i ka munguar Shkodrës. Akti i tij heroik ka frymëzuar dhe do të frymëzojë brezat”, tha Orhan Kuka. “Kjo familje i ka dhënë vendit breza luftëtarësh për mbrojtjen e Atdheut”.

Përpara ceremonisë u inaugurua edhe një pllakatë e vendosur në muzeun historik të Shkodrës që mban emrin e Oso Kukës dhe 27 bashkëluftëtarëve të tjerë të rënë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    October 15, 2024 at 1:18 pm

    Oso Kuka eshte Hero Kombetar,Ne shpirtin e Popullit qe i ka ngritur kenge.Fishta i ka kushtuar nje kapitull te Lahutes,
    Ju po e shpallni deshmor,por nje gjeneral nuk ka nevoje te shpallet ushtar.

    Reply
  • zaku peza says:
    October 15, 2024 at 5:41 pm

    Jam me Demon.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?