Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pёrse festё ulliri nё Durrёs!?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Pёrse festё ulliri nё Durrёs!?
Kulture

Pёrse festё ulliri nё Durrёs!?

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Nga Fatmir Minguli

 

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua “Festë Ulliri 2022” duke nisur me mbjelljen tradicionale të një fidani ulliri përbri qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës, nga Abdulla Deliallisi dhe Isa Bylikbashi drejtues tё shoqatёs “Durrёsi autokton”, shoqata qё organizonte kёtё event tё p[rvitshёm pёr qytetarёt e Durrёsit.

- Publicitet -

Ceremonia festive u zhvillua tek salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” nën moderimin e Teuta Dhima dhe në regjinë e “Mjeshtrit të Madh” Haxhi Rama dhe me pjesëmarrjen e këngëtarëve: Dhimitër Stefa, Luljeta Strefi, Ester Zahiri, Emi Rushiti, Violeta Beshiri dhe me performancёn  speciale të Enver Qerimit (Mjeshtër i Madh) me violinë dhe grupit të kërcimit “Arian Plaku”.

Gjatë mbrëmjes u shfaqën edhe dokumentarё të realizuar nga Astrit Tahiri pёr secin figurё qё u nderua nё kёtё mbrёmje. Kёta dokumentarё qё pёrshkruanin  pjesё e detaje nga jeta për tre figurat e shquara durrsake që kanë kontribuar për këtë qytet si: Shaban Murati, Savi Shyti të cilët morën titullin e lartë “Nderi i Qytetit të Durrësit” dhe Dr. Pullumb Bulku me titullin “Mirënjohja e Qytetit” të cilat u akorduan nga kryesia e shoqatës “Durrësi Autokton”.projektimi u realizua nga David Sherifi.  Urime i takojnё nё radhё tё parё Shoqatës “Durrësi Autokton”, jo vetëm për organizimet dinjitoze,por edhe për evidentimin e vlerave dhe përcjelljen e tyre ndër breza.

Nё kёtё festё me okielon e pemёs sё ullirit nuk mund tё rrish pa theksuar pёrshёndetjen qё gazetari i shquar me origjinё durrsake Shaban Murati qё i bёn durrsakёve:“Me shumë dëshirë ju ftoj të jeni të pranishëm në ceremoninë e organizuar nga shoqata “Durrësi Autokton”, ku do të me jepet titulli i lartë “Nderi i Qytetit të Durrësit”..Durrësit i kam kushtuar librin tim “Hije në diplomacinë shqiptare”, të botuar në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me dedikimin:“Ia kushtoj Durrësit, qytetit tim të lindjes, qytetit më të vjetër të Shqipërisë, simbiozë e autoktonisë ilire me qytetërimet kryesore antike europiane. Për Shqipërinë Europa nis nga Durrësi”.”

Vaji  i ullirit qё ndodhet nё çdo tavolinё e kuzhinё tonёn ёshtё edhe njё element i historisё sonё shqiptare se ulliri ёshtё pema emblematike e njё qytetёrimi tё lashtё e ёshtё pёr tё theksua thёnien e historianit francez Fernand Braduel se “ atje ku mbaron ulliri, mbaron dhe Mesdheu”, qё deshifrohet se ulliri ёshtё bashkohёs i historisё sё Mesdheut.

Le tё vimё te pyetja “Pse Durrёsi organizon festёn e ullirit?”.

Kjo pyetje pa dyshim mund tё bёhet edhe nga njerёz intelektualë por edhe nga profanё. Por Durrёsi nuk ёshtё Vlorё, Sarandё, e as Spanjё, apo Itali. por durrёsi sot renditet ndёr ato rrethe apo rajone ku pema e ullirit ka marrё njё zhvillim tё madh si shpërndarje tё pemëve tё mbjella nё dekadat e fundit, filluat qё me aksionet e famshme pёr kultivimin e arrorёve.

Me tё vёrtetё ne nuk kemi Malin e ullinjve tё Biblёs- thotё inxhineri Avdulla Deliallisi por kemi kodrёn pas spitalit plot me ullinj që ndiqet nё vargkodrat buzё detit e nё shumё kodra tё fshatrave tё Durrёsit. Dhe po t’i hedhim sytё nga librat e shenjta do lexojmё se nё testamentin e vjetёr profeti Jeremia tregon se vaji i ullirit ёshtё dhuratё e zotit. “ Do vinё e do kёndojnё me gёzim mbi lartёsitё e Sionit, do shkojnё bashkё drejt tё mirave tё Zotit, drejt grurit, verës dhe vajit…” ( 32, 12)

Në Durrës janë gjetur amfora të madhësive të ndryshme që kanë shërbyer që në shekullin e parë pas Krishtit për të transportuar në brigjet italiane dhe të Dalmacisë verë të kuqe dhe vaj ulliri. Po atëherë pse duhet të pyesim se përse  në Durrës organizohet Festa e ullirit!?

U mboll një pemë ulliri aty para shkallëve të pallatit “Aleksandër Moisiu”, u dhanë tre tituj nderi tre personaliteteve intelektualë durrsakë me bekraunde plot vlera. A nuk ishin dhe këto tre tituj “ mbjellje ullinjsh”, pra mbjellje kulture.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  • Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë
  • Horoskopi 8 Qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  2. nje shqiptar on Guacka e Zvërnecit
  3. TRENI on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?