Nga Fatmir Minguli
Mbrëmjen e djeshme u zhvillua “Festë Ulliri 2022” duke nisur me mbjelljen tradicionale të një fidani ulliri përbri qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës, nga Abdulla Deliallisi dhe Isa Bylikbashi drejtues tё shoqatёs “Durrёsi autokton”, shoqata qё organizonte kёtё event tё p[rvitshёm pёr qytetarёt e Durrёsit.
Ceremonia festive u zhvillua tek salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” nën moderimin e Teuta Dhima dhe në regjinë e “Mjeshtrit të Madh” Haxhi Rama dhe me pjesëmarrjen e këngëtarëve: Dhimitër Stefa, Luljeta Strefi, Ester Zahiri, Emi Rushiti, Violeta Beshiri dhe me performancёn speciale të Enver Qerimit (Mjeshtër i Madh) me violinë dhe grupit të kërcimit “Arian Plaku”.
Gjatë mbrëmjes u shfaqën edhe dokumentarё të realizuar nga Astrit Tahiri pёr secin figurё qё u nderua nё kёtё mbrёmje. Kёta dokumentarё qё pёrshkruanin pjesё e detaje nga jeta për tre figurat e shquara durrsake që kanë kontribuar për këtë qytet si: Shaban Murati, Savi Shyti të cilët morën titullin e lartë “Nderi i Qytetit të Durrësit” dhe Dr. Pullumb Bulku me titullin “Mirënjohja e Qytetit” të cilat u akorduan nga kryesia e shoqatës “Durrësi Autokton”.projektimi u realizua nga David Sherifi. Urime i takojnё nё radhё tё parё Shoqatës “Durrësi Autokton”, jo vetëm për organizimet dinjitoze,por edhe për evidentimin e vlerave dhe përcjelljen e tyre ndër breza.
Nё kёtё festё me okielon e pemёs sё ullirit nuk mund tё rrish pa theksuar pёrshёndetjen qё gazetari i shquar me origjinё durrsake Shaban Murati qё i bёn durrsakёve:“Me shumë dëshirë ju ftoj të jeni të pranishëm në ceremoninë e organizuar nga shoqata “Durrësi Autokton”, ku do të me jepet titulli i lartë “Nderi i Qytetit të Durrësit”..Durrësit i kam kushtuar librin tim “Hije në diplomacinë shqiptare”, të botuar në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me dedikimin:“Ia kushtoj Durrësit, qytetit tim të lindjes, qytetit më të vjetër të Shqipërisë, simbiozë e autoktonisë ilire me qytetërimet kryesore antike europiane. Për Shqipërinë Europa nis nga Durrësi”.”
Vaji i ullirit qё ndodhet nё çdo tavolinё e kuzhinё tonёn ёshtё edhe njё element i historisё sonё shqiptare se ulliri ёshtё pema emblematike e njё qytetёrimi tё lashtё e ёshtё pёr tё theksua thёnien e historianit francez Fernand Braduel se “ atje ku mbaron ulliri, mbaron dhe Mesdheu”, qё deshifrohet se ulliri ёshtё bashkohёs i historisё sё Mesdheut.
Le tё vimё te pyetja “Pse Durrёsi organizon festёn e ullirit?”.
Kjo pyetje pa dyshim mund tё bёhet edhe nga njerёz intelektualë por edhe nga profanё. Por Durrёsi nuk ёshtё Vlorё, Sarandё, e as Spanjё, apo Itali. por durrёsi sot renditet ndёr ato rrethe apo rajone ku pema e ullirit ka marrё njё zhvillim tё madh si shpërndarje tё pemëve tё mbjella nё dekadat e fundit, filluat qё me aksionet e famshme pёr kultivimin e arrorёve.
Me tё vёrtetё ne nuk kemi Malin e ullinjve tё Biblёs- thotё inxhineri Avdulla Deliallisi por kemi kodrёn pas spitalit plot me ullinj që ndiqet nё vargkodrat buzё detit e nё shumё kodra tё fshatrave tё Durrёsit. Dhe po t’i hedhim sytё nga librat e shenjta do lexojmё se nё testamentin e vjetёr profeti Jeremia tregon se vaji i ullirit ёshtё dhuratё e zotit. “ Do vinё e do kёndojnё me gёzim mbi lartёsitё e Sionit, do shkojnё bashkё drejt tё mirave tё Zotit, drejt grurit, verës dhe vajit…” ( 32, 12)

Në Durrës janë gjetur amfora të madhësive të ndryshme që kanë shërbyer që në shekullin e parë pas Krishtit për të transportuar në brigjet italiane dhe të Dalmacisë verë të kuqe dhe vaj ulliri. Po atëherë pse duhet të pyesim se përse në Durrës organizohet Festa e ullirit!?
U mboll një pemë ulliri aty para shkallëve të pallatit “Aleksandër Moisiu”, u dhanë tre tituj nderi tre personaliteteve intelektualë durrsakë me bekraunde plot vlera. A nuk ishin dhe këto tre tituj “ mbjellje ullinjsh”, pra mbjellje kulture.
