Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pagesa për Thumanë-Kashar do jetë 2.52 euro, MIE: Do fillojë në ditët në vijim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pagesa për Thumanë-Kashar do jetë 2.52 euro, MIE: Do fillojë në ditët në vijim
EkonomiLajmi i fundit

Pagesa për Thumanë-Kashar do jetë 2.52 euro, MIE: Do fillojë në ditët në vijim

Published: July 9, 2024
Shpërndaje

Ditën e djeshme u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit. Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) sqaroi sot se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës, tha Ministria.

- Publicitet -

Pagesa për këtë aks është 2.1 euro pa TVSH, ndërsa pagesa finale për ata që do të kalojnë rrugën, përfshirë TVSH-në është 2.52 euro.

“Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës” thuhet në njoftim.

Ministria tha se ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse.

Aksi Thumanë-Kashar 21 km është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km në orë. Për ndërtimin e saj u përdor forma e koncesionit me financim privat për 35 vjet. Të ardhurat e për të gjithë periudhë e koncesionit me gjithë TVSH llogariten 1,6 miliardë euro.

Vlera e investimit është 271 milion euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, Ky segment është pjesë Korridorit Adriatiko -Jonian.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Shkodrani says:
    July 9, 2024 at 12:01 pm

    Ndertimi i segmentit Thumane – Kashar ka nxjerre “jashte loje” autostradent pa pagese ne segmentin “Fushe Mamurras – Thumane”. Pse? Pse nuk mbaron autostrada pa pagese ne Thumane, aty ku fillon autostrada me pagese? Pse nuk eshte lidhur rruga e vjeter e Fushe Krujes me autostraden pa pagese ne Thumane, aty ku mbaron? Pse shteti hesht? Pse rruga e vjeter e Fushe Krujes ne drejtimin Veri – Jug ka dale “jashte loje”?

    Reply
  • argon says:
    July 9, 2024 at 12:37 pm

    Sepse nuk behen 10 makina per te ndaluar ne fund te rruges te cilen e kane paguar te gjithe shqiptaret dhe ti fikin aty deri sa te hapet rruga. Se asnje mut prokurori ska bythe ta coje ne gjyq bllokimin e rruges nga privati me leje te qeverise

    Reply
  • Asd says:
    July 9, 2024 at 3:18 pm

    Komenti i shkodranit shume i sakte. Eshte nje lloj kurthi qe pagesa per koncensionarin orivat te jete e sigurte; 50 mije euro ne dite, bejini vete llogarite ne vit dhe ne 30 vjet.

    Reply
  • pushtet (Ko)Doshesh says:
    July 9, 2024 at 3:26 pm

    Pse-te e shumta te Shkodranit mbase kane nje pergjigje – qeveria e interesuara direkte per te rrjepur shqiptaret ne c’do lloj forme e mundesie duke fshehur doren natyrisht, se akoma e pretendon t’ja besojne ate dogmen qe eshte Qeveri “e prane shtresave ne nevoje” .

    Reply
  • Dudumi says:
    July 9, 2024 at 3:42 pm

    O Shkodran! Nga vitet ’90 nderprene punen tek birra Tirana dhe tregun e mbyti birra maqedone Kryna. U fol se keta dhane nje bashkish te madhe qe shteti ta mbyllte fabriken. Keshtu dhe autostrada private e Edyt. Ky vete e inaguroi si me qene pronari i lagjes. Per analogji, ne Itali nje grup biznesmenesh u mblodhen e kerkuan te bejne nje autostrade. U miratua nga shteti e u ndertua shpejt e shpejt. Nja 2.5 miliard€. Quhet BreBeMi. Breshia-Bergamo-Milano. Eshte autostrada me e shtrenjte ne Itali, 6€ per 40 km. Kjo e Thumanes eshte 2€ 20 km. Se mos del Eddy dhe me pergenjeshtron.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjikë says:
    July 9, 2024 at 3:50 pm

    Spak të verifikojë një shpenzim 271,milion euro, dhe të marrë 1.6 miliar euro, në asnjë vend të botës demokratike nuk ndodh kjo vetem në Shqipri, aty ka lidhje politika.

    Reply
  • Hasani says:
    July 9, 2024 at 8:12 pm

    Gjer nime skishim rrug dhe na cahej bytha. Nime do na cahet bytha prej rruges

    Reply
  • capi says:
    July 9, 2024 at 9:34 pm

    Eshte mundur gazeta te jap pak me shume informacion. Kush eshte investitori, financuesi, cfare perfiton shteti nga kjo 1.6 miliard? Jeni kujdesur te theksoni se cfare merr koncesionari nese humb ose nuk plotesohet numri i makinave, por nuk permendni gjete me kryesore, qe njerzit jane shume te interesuar, kush pjesa qe perfiton shteti ne kete investim.

    Reply
  • Skodra says:
    July 10, 2024 at 5:15 am

    Te jesh shkodran te tana i ban,,qe kur thua autostrada pa’ pagese,,,esht koment vk,,nuk elziston autostrade pa’ pagese ne asnje vend o shkodran,

    Reply
  • Jepi dumdumo says:
    July 10, 2024 at 5:25 am

    Dudum i thoshim atyre mjeteve kineze me tre rrota,,,ne kohen e xhaxhit,,,sa shkurt e shpjegove re daliban dizinfornues historine e autostrade ,Brebemi,,,sikur tregove barsaletea poshte pallatit,,,,kush kerkon informacion te futet ne gogel,,dhe do shikoj qe eshte shum ndryshe nga si e tregon ky dum dumi me tre rrota,,,

    Reply
  • Durrsakja says:
    July 10, 2024 at 7:47 am

    O njërëz, mos mbroni interesat e qeverive, po të vendit, si të jetë më mirë për të gjithë shqitarët. Rrugët që ndërtohen është e rëndësishme sa janë shpenzimet, se detyrimet do t’i paguajmë të gjithë së bashku.

    Reply
  • Aldo says:
    July 11, 2024 at 11:46 am

    Bërja me pagesë e rrugës do ta vlersontenkushdo nëse shteti nuk do te investonte fare. Po me Rrugen Thoman- Milot qa patën?!?! Qeveria ka për detyrë te mbrojë interest e çdo qytetari, biznesmen apo Jo biznesmen. Në këtë rast I bie që qeveria Po mbron vetëm interesat e biznesit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë
  • BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  • Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
  • Ndahet nga jeta talenti 16-vjeçar i atletikës, gazetari: Ja çfarë dyshohet
  • 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”

Komentet e Fundit

  1. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. Vlora 97 on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. Himara është Shqipëri pa shtet on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  4. I paemer on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Himara eshte Shqiperi pa shtet on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?