Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paketa fiskale deri më 2027, ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Paketa fiskale deri më 2027, ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale
EkonomiLajmi i fundit

Paketa fiskale deri më 2027, ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale

Published: September 23, 2024
Shpërndaje

Qeveria do të rishikojë në dy vitet ardhshme skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

Sipas strategjisë fiskale afatmesme 2024-2027 synohet “Përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale”.

Qeveria argumenton se Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë:

- Publicitet -

-Normat përgjithësisht të ulëta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e BE-së;

-Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët;

-Mosraportimi/nënraportimi i të ardhurave dhe fitimeve nga bizneset dhe individët.

Sipas projektit të qeverisë drejtimet kryesore të reformës së politikave tatimore për tatimet e entiteteve dhe personave fizikë do të synojnë zgjerimin e bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim. Për këtë qëllim do të krijohet njësia e specializuar në administratën tatimore, e dedikuar për kontrollin e individëve me të ardhura dhe pasuri shumë të larta.

Në dy vitet në vijim do të aplikohet rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen.

Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave tatimore në Shqipëri të cila kanë një impakt të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik, dhe eficencën e tregut të punës. Në terma afatmesëm, sistemi aktual i taksimit të punës ka nevojë për ndërhyrje me qëllim reduktimin e ndërlikimeve që shkaktojnë disa baza tatimesh.

Për të rritur të ardhurat nga tatimi mbi pagat administrata tatimore do të rrisë më tej luftën ndaj informalitetit. Në kuadër të strategjisë nën këtë komponent janë parashikuar 7 masa që do ndërmerren për të adresuar fenomenin. Ndërmarrja e këtyre masave pritet të sjellë një rritje të ardhurave tatimore me 4.9 miliard lek për tatimin mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Prioritetet për periudhën 2024-2027 janë rritja me 0.18% e PPB të të ardhurave nga tatimi mbi pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Rritja e deklarimit të pagës reale të 16 % të punësuarve. Përfshirja në skemën e kontribuuesve me 5.5 % pozicione të rinj pune dhe hartimi i planit sektorial për identifikimin e punës së padeklaruar dhe nën-deklaruar.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ilir myftari says:
    September 23, 2024 at 1:40 pm

    Jane normale keto zhvillime krahas te tjerave, por mbetet prejkohesh pa pergjigje
    fenomeni negativ i mospagimit te pagave pamvaresisht se bisneset paguajne detyrimet tetimore.
    Thene ndtyshe shteti mer nga paga punemaresit pjesen qe i takon pamvaresisht se punemaresi ska mare pagen.
    Pra shteti eshte ne shkelje indirekt. Atij i lind e drejta te mare cfare i takon vetem kur punemareswi te kete mare pagen.
    Te gjithe heshtin,bejne te paditurin,thone shkone gjykate etjjj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?