Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pallati që s’ekziston! Banorët e pastrehë jetojnë në objektin e pabanueshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pallati që s’ekziston! Banorët e pastrehë jetojnë në objektin e pabanueshëm
AktualitetKronike

Pallati që s’ekziston! Banorët e pastrehë jetojnë në objektin e pabanueshëm

Published: October 25, 2023
Shpërndaje

Vonesat në zbatim të programit të rindërtimit pas tërmetit po krijojnë problematika të tjera social-ekonomike në Durrës, ku qindra familje vazhdojnë të qëndrojnë në pritje të kthimit në shtëpitë e tyre ende të pariparuara. Në pamundësi për të paguar qiratë, banorë të një pallati të dëmtuar 7-katësh në plazhin e Durrësit kanë nisur të jetojnë në një objekt të pabanueshëm, ndërsa shirat kanë nisur dhe pasiguria për jetën është shtuar.

“Kërkojmë të na rregullohet pallati. Hyn i gjithë shiu brenda, plus i prishën 3 kate. U hoqën dhe pllakat brenda. Ku do banojmë?! Qira s’na dhanë. Pallati qe në fillim DS3 dhe pastaj u shpall DS4. Firma e filloi punën dhe e la. I kërkova bashkisë që të bëjnë dhe një rampë se e kam burrin invalid. Patjetër zonjë, do të vijmë nesër. Kalojnë ditët dhe asgjë. Kush të jep përgjigje?! Tani na thonë dhe që s’ekziston pallati.”

“Shembja e kateve të para të pallatit dhe qëndresa e kateve të tjera ku banohet është si një ndërtesë pa themele dhe me një lëkundje të vogël mund të shembet i gjithë pallati. Ndaj kërkojmë një ndërhyrje sa më të shpejtë që të mbahet pallati në këmbë.”

- Publicitet -

“Vajtëm vjet në bashki dhe u ankuam dhe erdhën ustallarët në nëntor 2022, pastaj i hoqën skelat se s’kishin lekë. Kanë prishur brenda dhe vetëm kolonat kanë ngel. Ka fiks një vit që këta s’duken më të vijnë”, thanë banorët. Jo vetëm për 42 familjet e këtij pallati, po dhe për shumë familje të tjera durrsake situata në këtë prag dimri duket e pashpresë. Nuk ka asnjë komunikim të qartë zyrtar nga ana e bashkisë se si do të vijojë programi i rindërtimit për pallatet e dëmtuara dhe kur do të shpërndahen bonuset e qirasë të cilat nuk jepen prej 7 muajsh për afro 2400 familje që ende janë të pastreha.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kaos dhe frikë në aeroporte dhe qiejt e SHBA-së: Bllokohen të gjitha fluturimet, hera e dytë në histori pas sulmeve të 11 shtatorit
  • 14 nëntor 2026
  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  3. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  4. 1thundrak on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  5. AI on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?