Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Papa Françesku mohon zërat se do largohet: Atë vetëm Zoti e di, dua të shkoj në Kiev dhe Moskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Papa Françesku mohon zërat se do largohet: Atë vetëm Zoti e di, dua të shkoj në Kiev dhe Moskë
AktualitetBote

Papa Françesku mohon zërat se do largohet: Atë vetëm Zoti e di, dua të shkoj në Kiev dhe Moskë

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Papa Françesku ka mohuar zërat se ai synon të japë dorëheqjen në një moment të afërt.

Ai e bëri këtë në një intervistë ekskluzive për “Reuters” në rezidencën e tij në Vatikan. Papa shfrytëzoi rastin për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore, duke mohuar se kishte kancer dhe duke e cilësuar lajmin si thashetheme.

“Mjekët nuk më thanë asgjë për këtë”, tha ai me shaka. Ati i Shenjtë, megjithatë, përsëriti se nëse një ditë kushtet e tij shëndetësore ia bëjnë të pamundur menaxhimin e Kishës, ai mund të konsiderojë dorëheqjen.

- Publicitet -

Kur u pyet se kur mund të ndodhë kjo, ai u përgjigj: “Nuk e dimë. Zoti do ta tregojë”.

Deklarata e Papës vjen pasi në media qarkulluan thashetheme për një vazhdimësi ngjarjesh në fund të gushtit, duke përfshirë takime me kardinalët nga e gjithë bota për të diskutuar një kushtetutë të re të Vatikanit, një ceremoni për emërimin e kardinalëve të rinj dhe një vizitë në L’Aquila, ku mund të njoftohej dorëheqja.

Nga ana tjetër, L’Aquila lidhet me Papa Celestine V, i cili dha dorëheqjen nga papati në 1294, ndërsa Papa Benedikti XVI vizitoi qytetin katër vjet përpara se të jepte dorëheqjen në 2013.

Por Françesku e mohoi këtë skenar. “Të gjitha këto rastësi i bënë disa të mendojnë se do të bëhet e njëjta liturgji, por nuk më ka shkuar në mendje të jap dorëheqjen. Për momentin jo. Vërtet!”, tha ai.

Duke folur për situatën në Ukrainë, më në fund, Françesku tha se ka pasur kontakte midis Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në lidhje me një udhëtim të mundshëm në Moskë.

Asnjë papë nuk e ka vizituar kurrë kryeqytetin dhe Papa e ka dënuar vazhdimisht pushtimin rus të Ukrainës.

“Do të doja të shkoja (në Ukrainë) dhe së pari doja të shkoja në Moskë. Ne shkëmbyem mesazhe për këtë sepse mendova se nëse presidenti rus do të më kishte dhënë një dritare të vogël për t’i shërbyer kauzës së paqes… Dhe tani është e mundur, pas kthimit nga Kanadaja, është e mundur të mund të shkojë në Ukrainë. Gjëja e parë është të shkoj në Rusi për të ndihmuar në një farë mënyre, por unë do të doja të shkoja në të dy kryeqytetet”, tha ai.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: I quajti “tam-tamexhinj”, kush janë ish-bashkëpunëtorët e hershëm të PS dhe personat e tjerë në foton e mbuluar të kryeministrit
  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?