Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Papa Françesku zhvillon takim me JD Vance: Po shohim shumë vullnet për vdekje në konfliktet e shumta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Papa Françesku zhvillon takim me JD Vance: Po shohim shumë vullnet për vdekje në konfliktet e shumta
AktualitetBote

Papa Françesku zhvillon takim me JD Vance: Po shohim shumë vullnet për vdekje në konfliktet e shumta

Published: April 20, 2025
Shpërndaje

Papa Françesku u shfaq pak pas mesditës nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit për bekimin “Urbi et Orbi”, për qytetin dhe botën, në përfundim të Meshës së Pashkës.

“Pashkët janë festa e jetës! Zoti na ka krijuar për jetën dhe dëshiron që njerëzimi të ringjallet! Në sytë e Tij çdo jetë është e çmuar! Qoftë ajo e fëmijës në barkun e nënës së vet, ashtu edhe ajo e të moshuarve apo të sëmurëve, që në një numër gjithnjë e më të madh vendesh konsiderohen si njerëz të hedhur tej.

Sa shumë vullnet për vdekje shohim çdo ditë në konfliktet e shumta që përfshijnë pjesë të ndryshme të botës! Sa shumë dhunë shohim shpesh edhe brenda familjeve, ndaj grave apo fëmijëve! Sa përçmim ushqehet ndonjëherë ndaj më të dobëtëve, të përjashtuarve, migrantëve”, tha Papa duke ia lënë leximin e mesazhit të bekimit “Urbi et Orbi” mjeshtrit të ceremonive liturgjike, imzot Diego Ravelli.

- Publicitet -

Në mesazhin “Urbi et Orbi”, si zakonisht, Papa përshkon me vështrim shumë zona krize në botë, duke shprehur shpresën për një “marrëveshje paqeje” mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, “vullnete pajtimi” në Ballkanin Perëndimor, si edhe paqe dhe fund të dhunës në Republikën Demokratike të Kongos, në Sudan dhe Sudanin e Jugut, në Sahel, në Bririn e Afrikës dhe në Rajonin e Liqeneve të Mëdha dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Ati i shenjtë këtë mëngjes, në orën 11:30, priti në rezidencën e tij në Shtëpinë e Shën Martës nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, për një “takim privat të shkurtër”, konfirmoi salla e shtypit e Vatikanit.

“Takimi, që zgjati disa minuta, shërbeu për të shkëmbyer urimet në ditën e Pashkës”, njoftoi Vatikani.

I kthyer në Vatikan nga spitali Gemelli më pak se një muaj më parë, më 23 mars, Papa ndodhet ende nën kujdes nga mjekët. Megjithatë, edhe pse me vështirësi në lëvizje dhe në të folur, ai është shfaqur disa herë në publik gjatë Javës së Shenjtë. Më së fundi dje pasdite, disa orë para Meshës së Vigjiljes së Pashkës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?