Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralajmëroi tërheqjen nga politika, Gjukanoviç propozohet sërish si kandidat për President në Malin e Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Paralajmëroi tërheqjen nga politika, Gjukanoviç propozohet sërish si kandidat për President në Malin e Zi
BoteKryesore

Paralajmëroi tërheqjen nga politika, Gjukanoviç propozohet sërish si kandidat për President në Malin e Zi

Published: February 24, 2023
Shpërndaje

Pavarësisht se ditë më parë, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç paralajmëroi tërheqjen e tij nga politika, sot Partia Demokratike e Socialistëve e propozoi atë si kandidat të partisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Njoftimin e bëri vetë llogaria e Gjukanoviç nëpërmjet një postimi në twitter. Vendimi u mor në mbledhjen që partia mbajti ditën e sotme. Gjukanoviç siç duket është ende i parapëlqyeri brenda partisë së tij dhe prandaj mori mbështetje unanime për të hyrë në garë për një mandat të ri pesëvjeçar në krye të shtetit.

Zgjedhjet janë përcaktuar për t’u mbajtur në 19 mars dhe kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre deri në 26 shkurt pranë komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

- Publicitet -

Gjukanoviç është një politikan, pushteti i të cilit në Mal të Zi ka qenë i pakontestueshëm që nga vendosja e sistemit shumëpartiak më shumë se 30 vjet më parë.

Ai u zgjodh për herë të parë president më 1997 dhe këtë postë e ka ushtruar deri më 2003. Ai po ashtu fitoi mandatin e dytë si president në zgjedhjet e prillit të vitit 2018. Ai po ashtu ka udhëhequr lëvizjen për pavarësinë e Malit të Zi. Deri më tani, kandidatët e konfirmuar për zgjedhjet presidenciale janë lideri i Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiç, dhe zëvendëskryetarja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviç Stankoviç.

Në një intervistë të dhënë për mediat e Malit të Zi, Gjukanoviç deklaroi ditë më parë se ndihej i lodhur dhe se mendonte se ndoshta për vendin do të ishte më mirë një president i ri.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike
  • VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Komentet e Fundit

  1. Jeta on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. L on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  3. prehistoriku on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. Ana on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  5. Gani USA on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?