Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parashikim: Banka Botërore zbulon sa do të rritet çmimi i naftës prej luftës në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Parashikim: Banka Botërore zbulon sa do të rritet çmimi i naftës prej luftës në Gaza
EkonomiLajmi i fundit

Parashikim: Banka Botërore zbulon sa do të rritet çmimi i naftës prej luftës në Gaza

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

Stabilizimi i çmimit të naftës në bursë, që mbetet në kufirin e 90 dollarëve, pas tronditjes që i shkaktoi tregut lufta Rusi-Ukrainë, pritet që të mos zgjasë për shumë kohë. Sipas Bankës Botërore gjasat janë që çmimet e naftës të rriten, duke shkuar në më shumë se 150 dollarë për fuçi nëse konflikti midis Izraelit dhe Hamasit përshkallëzohet dhe shtrihet në Lindjen e Mesme. Banka Botërore nuk përjashton as mundësinë që konflikti midis hebrenjve dhe palestinezëve të ndikojë te rritja e çmimeve për lëndët e para, energjinë, produktet bujqësore, si dhe ushqimet.

Nafta tashmë është rritur me 6 për qind, që nga raundi i fundit i luftimeve, që nisën më 7 tetor, kur militantët e Hamasit nga Gaza sulmuan Izraelin jugor dhe vranë më shumë se 1,400 civilë, duke marrë peng edhe rreth 240 pengje. Izraeli është përgjigjur me një bombardim të pandërprerë të Gazës, për të cilin Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se ka vrarë më shumë se 8,000 palestinezë, gati gjysma e tyre fëmijë. Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit vjen pasi lufta e Rusisë në Ukrainë tashmë ka ushtruar presion mbi tregjet, me atë luftë që është “goditja më e madhe për tregjet e mallrave që nga vitet 1970”, paralajmëroi kryeekonomisti i Bankës Botërore, Indermit Gill.

Banka Botërore parashikon që në rastin më të keq mund të kemi krizën e naftës të ngjashme me vitet 1970, e cila mund t’i shtynte çmimet e naftës në kufirin 140 deri në 157 dollarë për fuçi.

- Publicitet -

“Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme vjen pas goditjes më të madhe në tregjet e mallrave që nga vitet 1970, lufta e Rusisë me Ukrainën. Kjo pati efekte shkatërruese në ekonominë globale që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Nëse konflikti do të përshkallëzohej, ekonomia globale do të përballej me një goditje të dyfishtë energjetike për herë të parë në dekada”, tha Indermit Gill, kryeekonomist në Bankën Botërore.

Ai theksoi se skenari i një “shoku të dyfishtë energjetik”, që prek furnizimet si me naftë ashtu edhe në gaz, nuk kishte ndodhur për dekada, ndaj kërkoi nga ligjvënësit ndërkombëtarë që të jenë vigjilentë ndaj luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. Në një skenar optimist, nafta do të rritej nga 3% deri në 13%, me çmimin që do të varionte midis 93 dhe 102 dollarë për fuçi. Një skenar mesatar parashikon që çmimet të rriten deri në 121 dollarë, ndërsa një skenar i rastit më të keq do të shihte që nafta të arrinte 157 dollarë, duke tejkaluar edhe nivelet e krizës financiare të vitit 2008.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?