Nga Brukseli për DITA
Dr. Jorgji Kote
Nisur nga roli i tyre për fatet e demokracisë në Amerikë, Europë dhe në botë, bashkë me presidencialet në SHBA, zgjedhjet e reja për Parlamentin Europian më 6 – 9 Qershor janë padyshim ngjarja më e madhe politike e këtij viti.
Quhen zgjedhje europiane sepse rëndësia e tyre i kapërcen caqet e ripërtëritjes së 704 anëtarëve të Parlamentit Europian ose Eurodeputetë siç njihen. Mbi bazën e rezultateve të këtyre zgjedhjeve, me miratimin e Parlamentit të ri Europian do të ripërtërihen dhe instancat më të larta drejtuese të BE-së – Komisioni, Këshilli dhe Shërbimi i Jashtëm, të cilat do të fillojnë punën më 1 Nëntor.
Gjithashtu, këto zgjedhje kanë rëndësi jetike mbasi janë votëbesim me jehonë për çdo parti dhe qeveri në të 27 vendet anëtare të BE-së, për politikat e deritanishme, arritjet dhe dobësitë e tyre.
Rëndësia e tyre bëhet dhe më e madhe në momentet e tanishme për shkak të demarsheve të shtuara të partive nacionaliste, populiste dhe autoritariste për të zgjeruar sa më shumë hartën dhe praninë e tyre politike në Parlamentin Europian.
Vlen të theksohet se Parlamenti Europian është i vetmi institucion pan Euro – Atlantik që zgjidhet në çdo pesë vjet drejtpërsëdrejti nga elektoratet e 27 vendeve anëtare. Kjo praktikë filloi në vitin 1979 në BE-në e atëhershme vetëm me 6 vende anëtare. Ndaj vetëm të zgjedhurit e tij quhen Eurodeputetë ( Europarlamentarë) dhe jo siç quhen gabimisht dhe në media homologët e tyre të KiE-së, NATO-s dhe OSBE-së. Këto të fundit kanë “Asamble Parlamentare” sepse anëtarët e tyre nuk zgjidhen nga të 27 vendet anëtare, por emërohen nga parlamentet e 47 vendeve anëtare. Vetëkuptohet se pesha e eurodeputetëve është shumë më e madhe.
Parlamenti Europian përbëhet nga 7 grupimet e partive politike përfaqësuese, ku pesë më kryesorët janë Partitë Popullore Europiane ( EPP) i cilië 25 vitet e fundit përbëjnë grupimin më të madh, veçse jo me shumicë absolute); i ndjekur nga grupimi i Partive Socialiste dhe Social – Demokrate që kryesonte deri 25 vite më parë; të dy këto grupime kanë pësuar rënie të ndjeshme në zgjedhjet e vitit 2019, për shkak të rritjes së të Gjelbërve dhe Liberalëve, falë të cilëve është krijuar shumica në Parlament; për pasojë, konsensusi tradicional shpëtimtar për fatet e tij arrihet mes të katër këtyre grupimeve, natyrisht me vështirësi më të mëdha politike.
Ndërkohë, në zgjedhjet e vitit 2019, grupimi i partive ekstemiste e rriti kuotën, por pa realizuar objektivin. Ndonëse për këtë më 2019 çeli zyrat në Bruksel ish Këshilltari i Presidentit Trump Steve Bannon, i dënuar nga drejtësia amerikane.
Në përbërjen e tij, Europarlamenti, siç njihet ndryshe, ka 22 komitete për secilin sektor të jetës, ku më të fuqishmit janë ai i Buxhetit, kompetenca më e fuqishme që ka Europarlamenti mbi institucionet e tjera europiane.
Komisioni tjetër më i rëndësishëm është ai i Punëve të Jashtme. Në 40 vitet e fundit atë e kanë kryesuar vazhdimisht dy gjermanë të shquar të CDU-së, Elmar Broek dhe nga viti 2017 David Mc’Allister, ekspertë të mirënjohur të marrëdhënieve ndërkombëtare, të përfshirë dhe në zgjidhjen e krizave shqiptare deri më 2017. Gjithashtu për shumë rajone dhe vende ka raporterë të posaçëm, për vendin tonë është socialistja portugeze Isabelle Santos.
Në përbërje të Komisionit të Jashtëm janë dhe delegacionet/komitetet europarlamentare për vende të ndryshme. Nga viti 1992 kur filluan marrëdhëniet me BE-në e deri në vitin 2014, delegacionin e vendit tonë e kryesoi ish eurodeputetja e CDU-së, Doris Pack. Ajo e drejtoi atë me konsensus të plotë me social-demokratin austriak Johannes Swoboda, duke qenë me dhjetra herë në vendin tonë, në Bruksel dhe Strasburg me të gjithë politikanët tanë më të lartë. Roli dhe fuqia e atij delegacioni ka patur shumë ndikim në politikat e vendit tonë.
Kam patur kontakte të drejtpërdrejta pune si diplomat që e mbuloja atë dosje nga viti 1997-2001 në Bruksel dhe më vonë në Berlin e prapë më vonë në Bruksel deri këto vitet e fundit. Binte në sy se Zonja Pack mbante lidhje të përditshme me ministrat e jashtëm dhe kryeministrat tanë të çdo krahu. Kësisoj, ajo ishte e përditësuar me zhvillimet në vendin tonë, duke bërë ndërhyrje efektive me të gjitha format dhe fjala e saj nuk diskutohej. Ndaj me të nuk mund “t’i bije rrotull e rrotull” si diplomat klasik, duhej të ishe operativ, fjalëpak dhe i drejtpërdrejtë.
Ndonëse Europarlamenti ka 704 eurodeputetë, me Shqipërinë merreshin praktikisht 4 – 5 anëtarët e këtij delegacioni dhe kryesisht Doris Pack dhe Swoboda, të cilët si të thuash “ bënin ligjin”. Më ka rënë rasti të isha i pranishëm në takimet më të rëndësishme me atë delegacion në Bruksel dhe Strasburg. Kishte ndonjë rast kur liderët tanë realizonin takime me instanca të larta, deri te Presidenti i Parlamentit Europian duke anashkaluar Zonjën Pack. Mirëpo atje pyetja e parë që na bëhej ishte a kishin biseduar me Packun, me një qortim me mirësjellje kur përgjigja ishte “Jo”; se ajo ishte shefja e vërtetë për Shqipërinë; ndaj ishte e pamundur të shkoje dhe te Presidenti i Parlamentit pa folur me Packun.
Me përftimin e statusit “ Kandidat” në vitin 2014, delegacioni u ngrit në nivelin e Komitetit të Stabilizimit dhe Asociimit, i kryesuar nga një rumune dhe pesë vitet e fundit nga greku i djathtë Manolis Kefalogiannis, i cili ka 14 anëtarë dhe 12 zëvendësues, pra më tepër se paraardhë i tij. Tani pa Doris Packun e cila u largua mbas 30 vitesh si eurodeputete.
Megjithatë, nisur nga mendimi se gjërat si kandidatë do të ecnin më mirë pa shumë ndërhyrje nga jashtë, e kundërta ka ndodhur; praktikisht roli i Komitetit rezulton më i vogël. Ndryshe nga më parë kur deklarimet e Delegacionit për Shqipërinë « tundnin dheun” në Tiranë dhe gjetkë, rezolutat dhe dokumentat e Komitetit nuk kanë patur ndonjë jehonë, ca më pak të ndjeshme. Këtu ka ndikimin e vet disa faktorë, përfshi dhe faktin se tani liderët tanë lidhen direkt me “të mëdhenjtë e Europës”, kështu që nuk duan t’ia dinë shumë për të tjerët, madje as për Ambasadorët në Tiranë.
Nëse më parë politikanët tanë nuk linin gurë pa lëvizur për të patur qasje te ambasadorët, tani janë këta të fundit që bëjnë çmos ta mbajnë mirë me “të mëdhenjtë” tanë, të cilët “java shtatë dhe dita tetë” shihen me shefat e tyre ngado.
Veç të tjerash, këtu ka patur ndikimin e vet dhe dobësimi i rolit të Parlamentit Europian për shkak të fuqizimit të Komisionit dhe Këshillit, dmth vendeve anëtare. Shënojmë me këtë rast se dhe vetë shumë Eurodeputetë duan “ta kenë grurë” me qeveritë dhe partitë në vendet e tyre, ndryshe nuk e kanë të sigurt mandatin e ardhshëm me përfitimet e bujshme dhe të bollshme materiale dhe morale.
Shqetësimi tjetër i madh është rritja e deficitit demokratik si pasojë e shkallës mjaft të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Kjo ndodh mbasi megjithë disa hapa të ndërmarë, publiku në vendet anëtare nuk e ka të qartë çfarë bëjnë eurodeputetët në Bruksel dhe Strasburg, madje ka dhe një alergji ndaj tyre. Ka shumë eurodeputetë që zgjidhen për “ qokë” dhe për t’i hequr qafe” si “ mistrecë politikë”, të tjerë “për kovaleshencë” në prag pensioni, falë bonuseve marramendës.
Aspekti i fundit për nga radha por jo nga rëndësia e që ndikon në autoritetin politik dhe moral të Europarlamentit lidhet me integritetin moral, qytetar dhe ligjor. Ky është dhe shqetësimi më i madh i tanishëm publik. Kjo ka dalë më shumë në pah mbas një hetimi disamujor të zhvilluar nga gazetarë të mediave prestigjioze nga 22 vende anëtare të BE-së me nismën e portalit holandez “Ndiq paranë”.
Mbi bazën e këtij hetimi rezulton se 1/3 e tyre, dmth 163 nga 704 eurodeputetë kanë qenë të përfshirë në 253 afera dhe skandale të ndryshme, nga më të lehtat, deri te më të rëndat si korrupsion, mashtrime financiare, ngacmime seksuale, etj. Kulmi ishte padyshim në vitin 2022 me arrestimin e zv. Presidentes së Parlamentit Europian Eva Kaili mbas zbulimit nga drejtësia belge të të ashtuquarit “Katargate” me disa bashkëpunëtorë të saj.
Madje javët e fundit ajo akuzohet dhe për abuzim me një fond prej 150.000 Euro. Në këto afera janë përfshirë eurodeputetë nga gjithë spektri partiak, madje dhe nga partitë ekstremiste që çirren për integritet, ama kur vjen fjala te paraja bien! Tipik është rasti i lideres së Aleancës franceze Le Pen, e cila ka arkëtuar 7 milion euro për bashkëpunëtorë fiktivë, nepotizëm, etj.
Në vitet 90 dhe më vonë, eurodeputetët na dukeshin të plotfuqishëm dhe moralisht të pakompromentueshëm sepse asgjë nuk u mungonte.
Mirëpo praktika e këtyre 20 viteve të fundit tregon se përpara tundimit dhe parasë as ata nuk kanë imunitet. Derisa arrin puna që rregjistrojnë si zyra rajonale anekse të shtëpive të tyre për të marrë 5.000 Euro në muaj për qeranë e tyre pa faturë!
Gjithsesi, problem kryesor këtu është mosngulmimi i tyre për zbatimin e rezolutave që miratojnë mbi bazën e relacioneve të reporterëve për të cilën shpenzohen jo pak para. Mjafton të shohësh se sa shumë rezoluta janë miratuar vitet e fundit për vendin tonë me plot probleme, por nuk është bërë pothuajse asgjë për zbatimin e tyre! Për fat të keq, kjo po ndodh dhe me Progres Raportet rutinore të Komisionit Europian dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit, aq sa te ne të konsiderohen “ copy&paste”.
Mjafton të përmendim se Komisioni Europian nuk ka denjuar të hetojë asnjë nga rastet e rekomanduara prej Parlamentit dhe të tjera raste.
Kësisoj, Parlamenti Europian dhe eurodeputetët e tij e kanë bërë dhe më të madhe diferencën midis realiteteve dhe imazhit të tij të vërtetë, si tribuna më e fuqishme morale publike në botë. Megjithë fjalët, premtimet, këshillimet dhe bashkëbisedimet qytetare, etj, ndryshimet e deritanishme janë vërtet kozmetike.
Ndërsa tani po shtohen dhe demarshet e forcave ekstremiste dhe populiste, fitorja e të cilave do ta cënonte dhe rënonte dhe më tej besueshmërinë dhe imazhin e tij publik në vendet anëtare dhe në ato që aspirojnë në hyjnë në BE.
Së fundi, u ndalëm kryrsisht në problemet, mungesat dhe sfidat e tij; gjithsesi, Parlamenti Europian mbetet ndër 4 institucionet më të larta dhe përfaqësues dinjitoz i elektorateve të 27 vendeve anëtare të BE-së me plot arritje të njohura gjerësisht; fjala dhe mendimi i tij vazhdon të ketë peshën e vet të ndjeshme.
Për rrjedhojë, bashkëpunimi me të mbetet tejet i dobishëm veçanërisht për një vend si i yni. Ndaj, e shoh me vend të nënvizojmë emrin dhe imazhin e mirë që ka krijuar Kuvendi, sidomos administrata e tij në Parlamentin Europian në Bruksel. Duke qenë i pranishëm në forume dhe në kontakte me zyrtarë të lartë europianë në Bruksel, kam dëgjuar shumë vlerësime pozitive për punën e ministrive dhe negociatorëve tanë deri në procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit tonë. Kudo flitet me fjalët më të mira për dinamikën në rritje të punës së strukturave përkatëse të Kuvendit tonë për përafrimin e legjislacionit tonë me korpusin ligjor të BE-së.
Falë këtyre marrëdhënieve dhe besueshmërisë që ka krijuar në Bruksel Kryesia e Kuvendit, Sekretariati i Përgjithshëm dhe drejtoritë përkatëse, shumë deputetë, përfshirë më të rinjtë dhe punonjës të Administratës së Kuvendit kanë qenë në Bruksel dhe gjetkë në shumë seminare, trajnime dhe shkëmbim përvoje të organizuara me mbështetjen e Parlamentit Europian. Ashtu sikurse dhe Kuvendi ka mikpritur Europarlamentarë dhe zyrtarë të lartë në Tiranë për takime dhe veprimtari të ndryshme të dobishme.
PARAJSE E KUJTONIM
VROME DOLI BEja
NUK ME DEGJON ZOTI
TI BJERE RRUFEJA
Si lexus i “Dites ” te falnderoj , per kete materjal , te ngjeshur dhe me llogjike kritike , per deputete te vecante te Parlamentit europjan . Autori e njef gjendjen shume mire , sepse nje materjal i tille , nuk mund te realizohet me njohje siperfaqesore . Autori eshte nga diplomatet e pakte , qe ka Shqiperia aktuaklisht .
Seriozisht : Illo Foto
Para disa vitesh parashikohej se niveli i politikanëve (në rang global) do të binte. Dhe me të vërtetë kështu po ndodh. Shume politikane në nivele të larta të politikës globale janë të korruptuar. Botës duket se tashmë po i mungojnë politikanë të zot (burra shteti) që i japin zgjidhjen e duhur problemeve botërore. Dëshirojmë që në krye të këtyre organeve drejtuese ndërkombëtare të ketë njërëz të shquar, vizionarë për të siguruar një jetë të qetë dhe sa më të paqme në këtë glob.
Organet e BE, jane bere me te fuqishme se 20-30 vite me pare.
Dr Jorgji Kote ,me kete shkrim,sidomos me mbyllien,mendoj se e meriton titullin shkencor AKADEMIK per SUPER SERVILIZEM (nuk po perdor fjalen banale popullore).Antishqiptarizmi i kesaj qeverie eshte edhe motoja jote”patriotike” Askush mos haroje se DHEUI I SHQIPERIS eshte i SHQIPTAREVE, ardhacaket do te mbeten ardhacak.
Po ashtu edhe zonje Vonderlein gjushi i saj i cili ak qene nazizst akuzohet se i shoqi i saj ka perfituar rreth 30 milion Euro si ryshfet i kompanise “Pfiser”,per berjen me detyrim te vaksinave deri ne 8 doza te shtetasve Europiane. Mesazhet telefonike te saj u fshine dhe hetimi i nisur ne vitin 2021 nuk ka perfundua apo nuk dihet sisi ka shkuar . Parlamenti Europian eshte nje avter infeksioni korrupsioni dhe burrokracie . Faleminderit epr kete artikull
Hale
Qysh i di te gjitha ti!!!!