Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta
Lajmi i funditPolitike

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

Published: April 18, 2025
Shpërndaje

Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023.

Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen.

- Publicitet -

Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se:

– 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe nuk kanë paraqitur në raportin financiar si shpenzim vlerën e pagave bruto të punonjësve;

– 81 parti politike nuk janë audituar për shkak të adresave të pasakta;

– 9 parti politike deklarojnë 0 të ardhura dhe shpenzime;

– 9 parti politike janë me status pasiv;

– 6 parti politike nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor në KQZ dhe për këtë arsye nuk është kryer auditimi nga audituesit e caktuar;

– 2 parti politike nuk janë audituar, pasi nuk kanë kryer pagesën e shërbimit të audituesve ligjorë.

Në raportin vjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënvizon se pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike.

Sa i takon aktivitetit në vitin 2024 lidhur me fondet si ndihmë financiare Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau me Vendimin Nr. 20, Datë 20.2.2024 për partitë politike, fondin në vlerën 345.6 milionë lekë. Partitë politike, të cilat përfituan fonde si ndihmë financiare për vitin 2024 ishin 11.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ekonomisti says:
    April 18, 2025 at 10:39 am

    Po parate ne cilen adrese bankare kane shkuar nga Kqz!?

    Reply
  • KQZ says:
    April 18, 2025 at 12:07 pm

    NE DERGOJME PARATE ADRESEN E GJEJME ME VONE??????

    Reply
  • capi says:
    April 18, 2025 at 1:57 pm

    Cfare auditimi do beni ju. Ato fond qe keni dhene ju, vetem te jene idiot te mos i justifikojne. Fatura kane dhe teprojne. Dhe ketu eshte problemi i ketyre shpenzimeve te pa justifikuara.
    Kesaj i thone te shkosh tek mafiozi e ti thuash ku i ke faturat qe ke shitur drogen. Keta nuk jane objekt auditimi. Keta jane per tu kopsitur dosjen tek SPAK
    Bufi i kenetes paguan miliona per konsulent, lejlek kemegjati perdor fondet shteterore per fushate partie. Vetem mos na thuani se nuk keni prova. I keni me ze dhe figure ne media 24/7.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    April 18, 2025 at 3:47 pm

    Të paditen për mashtrim (adresa që kanë depozituar në gjykatë që figuron në dokumentin e regjistrimit dhe dëshmia e personit që posedon realisht objektin e dhënë si adresë). Kaq. Dënim dhe çregjistrim.

    Reply
  • Arber iliri says:
    April 18, 2025 at 5:24 pm

    132 parti politike per 2.4 milion banore.E keni kthyer ne qesharake demokracine.Fshijini nga regjistri nja 120 parti se eshte turp kjo qe thoni 132 Parti politike. Realisht eshte tallje me sistemin politik demokratik.Per te vazhduar me idiotesine tjeter per 140 vende ne Parlament lista e kandidateve eshte 183 persona,nje tjeter marrezi .Mos e beni qesharak procesin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?