Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhjet rajonale gjermane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhjet rajonale gjermane
BoteLajmi i fundit

Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhjet rajonale gjermane

Published: September 2, 2024
Shpërndaje

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka shënuar rezultate historike në zgjedhjet rajonale të së dielës. Rezultatet preliminare i kanë dhënë kësaj partie fitore të qartë në Turinigi, ndërkaq ky subjekt është e dyta, me një diferencë të ngushtë në Saksoni.

Fitorja e AfD-së në Turingi është fitorja e parë në zgjedhje në Gjermani e një partie të ekstremit të djathtë që nga mposhtja e Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Sipas rezultateve preliminare, në Turingia, AfD-ja ka fituar 32.8 për qind të votave, duke lënë pas CDU-në me 23.6 për qind.

Në Saksoni, Demokristianët (CDU), që aktualisht janë në pushtet, sipas rezultateve preliminare kanë një epërsi të vogël ndaj AfD-së. CDU-ja ka fituar 31.9 për qind të votave, ndërkaq AfD-ja 30.6 për qind. Rezultatet e zgjedhjeve – dhe më pas bisedimet për koalicion – do të përcaktojnë balancën e pushtetit në parlamentet shtetërore të Turingias dhe Saksonisë, që kanë fuqi të konsiderueshme mbi çështjet rajonale.

- Publicitet -

Ndërkaq, tre partitë e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz u përballën me humbje. Rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të thellojë edhe më shumë përçarjen mes parterëve të koalicionit vetëm një vit para se Gjermania të mbajë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të caktuara për shtatorin e vitit 2025.

Pavarësisht përfitimeve të mëdha, AfD-ja nuk e ka fituar shumën dhe ka pak gjasa që të gjejë partnerë koalicioni si në Turingia, ashtu edhe në Saksoni, pasi politikanët nga kampet e tjera politike në këto lande kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me partinë e ekstremit të djathtë. Partitë e mëdha gjermane përveç se kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me AfD-në, vazhdimisht kanë thënë se kjo parti është shumë ekstreme dhe paraqet kërcënim për traditat demokratike të Gjermanisë.

Si Turingia, ashtu edhe Saksonia ndodhën në vendin kur dikur ishte Gjermania Lindore. Shtetet janë relativisht të vogla – në të dyja së bashku jetojnë pothuajse 7 për qind e popullatës së Gjermanisë – por, popullariteti në rritje i AfD-së në këtë rajon mori vëmendjen në mbarë vendin. Edhe një tjetër parti populiste, që është formuar së fundi, Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) – parti e cila ka qëndrime kundër migrantëve dhe politika ekonomike të krahut të majtë – u rendit në vendin e tretë në të dyja shtetet.

Dalja në zgjedhje në Turingia dhe Sanksioni ishte e lartë me 73.6 për qind, përkatësisht 74.4 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet në shtetin tjetër lindor të Gjermanisë, në Brandenburg do të mbahen më 22 shtator dhe sipas sondazheve, AfD-ja po udhëheq edhe në këto zgjedhje parlamentare.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Fashisti pergezon says:
    September 2, 2024 at 10:07 am

    Ia arritem dites,fashizmit dhe Nazizmi po fitojne europen.Atehere,komunistet e penguan Bashkimin ne Europe,Edhe pse hronjte tane te lavdishem Musolin dhe Hitler u perpoqen Edhe me force ta realizonin.Sot,erdhi dita te festojme fitoren.Dhe Europa do therrase ” Viva il Duce”,” Heil Hitler”.

    Reply
  • Piro says:
    September 2, 2024 at 10:26 am

    Problemi iss e majtes eshte humbja e monopolit qe ajo kishte ne mefian evropiane me daljen e medias sociale e cila eshte shume veshtire te censurohet e verteta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tensionet para Kryeministrisë dhe përplasjet me Policinë, arrestohen 14 protestues
  • “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  • Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine
  • Periudha Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë
  • Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë
  2. Gim on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Dashi on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. Mutdhënësi on Transporti publik nis reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?