Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka reaguar pas arrestimit të gazetarit amerikan Ivan Gershkoviç në Rusi, pasi akuzohet për spiunazh. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blinken u ka bërë thirrje amerikanë që ndodhen në Rusi të largohen.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimin e Rusisë se ka arrestuar një gazetar shtetas amerikan. Prioriteti më i lartë i yni është siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Nëse jeni një shtetas amerikan që jetoni ose udhëtoni në Rusi, ju lutemi largohuni menjëherë’, kjo ka qenë thirrja e Blinken.
m.b./dita
