Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas burgut, Enkeleda Hoxha humb edhe statusin e magjistrates
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas burgut, Enkeleda Hoxha humb edhe statusin e magjistrates
AktualitetKronike

Pas burgut, Enkeleda Hoxha humb edhe statusin e magjistrates

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Ndërsa kërkon pafajësi në Apel, betejën me drejtësinë ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha, e ka vijuar edhe në hallkat e Vetingut.

Por Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur t’i heqë asaj përfundimisht statusin e magjistrates, duke e përjashtuar nga sistemi për 15 vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë, është lënë në fuqi vendimi i shkarkimit të saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i marrë më 17 mars të vitit të shkuar, ndërsa gjyqtarja ishte prapa hekurave.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 4/2021, datë 21.05.2021, që i përket ankueses Enkeleida Hoxha kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 92, datë 17.03.2021, me subjekte të interesuara Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

- Publicitet -

Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi: Mospranimin e ankimit të magjistrates Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor ‘Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha’. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Marrë më 31.05.2022. Shpallur më 30.06.2022″, njofton KPA.

Gjyqtarja e Krujës u arrestua në sallën e gjyqit më 11 shkurt të vitit të shkuar, ndërsa do të lironte nga qelitë një tjetër të dënuar.  Ajo u akuzua se merrte shuma të mëdha parash për të liruar emra të njohur të krimit, disa prej tyre të dënuar me burg përjetë, si Indrit Dokle, ish-anëtari i bandës së Durrësit.

Hoxha u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, dhe vuajtjen e dënimin e përfundoi vetëm 2 javë më parë. Gjyqtarja bashkëpunonte me avokati Aldo Tabaku, i cili shërbente si urë lidhëse mes saj dhe të burgosurve me ndryshimin e vendimeve të dënimit kundrejt përfitimit të shumave të mëdha monetare.

Avokati është dënuar me 4 vite burg, ndërsa Manuela Mallkuçi, ish-kryesekretare e kësaj gjykate, gjithashtu e akuzuar, ka përfituar lirinë pas shlyerjes së dënimit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?