Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas rrëzimit të balonës, Kina refuzoi telefonatën me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas rrëzimit të balonës, Kina refuzoi telefonatën me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA
AktualitetBote

Pas rrëzimit të balonës, Kina refuzoi telefonatën me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA

Published: February 8, 2023
Shpërndaje

Kina refuzoi një kërkesë për një telefonatë midis Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministrit kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe, pasi Uashingtoni rrëzoi një balonë kineze përgjimi, tha të martën një zëdhënës i Pentagonit.

Një avion luftarak i Forcës Ajrore të SHBA-së rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut të shtunën, një javë pasi ajo hyri për herë të parë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një dramë publike spiunazhi që përkeqësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pentagoni bëri kërkesën për një telefonatë të sigurt të shtunën pasi balona u rrëzua, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder.

- Publicitet -

“Fatkeqësisht Kina e refuzoi kërkesën tonë. Angazhimi ynë për të hapur linjat e komunikimit do të vazhdojë”, tha zëdhënësi Ryder.

Balona shkaktoi reagime të forta politike në Uashington dhe kryediplomati amerikan, Antony Blinken, lajmëroi shtyrjen për një moment tjetër të një vizite në Pekin, që të dyja vendet kishin shpresuar se do të ndihmonte për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre të vështira.

Kina ka thënë se bëhej fjalë për një balonë meteorologjike që kishte ndryshuar gabimisht drejtim, duke përfunduar në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për një reagim të ekzagjeruar.

Shtëpia e Bardhë ka minimizuar efektet drastik që mund të ketë incidenti në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Vetë zoti Biden tha të hënën se kjo çështje nuk i ka dobësuar marrëdhëniet.

Megjithë tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë kërkuar prej kohësh të mbajnë linja të hapura komunikimi me homologët e tyre kinezë për të zbutur rrezikun e krizave të mundshme.

Por Kina ka refuzuar kërkesat e Sekretarit Austin për të biseduar në të kaluarën, përpara se të takoheshin përfundimisht për herë të parë në qershor 2022.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara, me tensione midis dy ekonomive më të mëdha në botë për gjithçka, që nga Tajvani dhe gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë e deri te aktiviteti i saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore./VOA/

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?