Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas vizitës së Kallas, “plasin tensionet”! Polici shqiptar, incident me të riun serb
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas vizitës së Kallas, “plasin tensionet”! Polici shqiptar, incident me të riun serb
AktualitetKosovë

Pas vizitës së Kallas, “plasin tensionet”! Polici shqiptar, incident me të riun serb

Published: May 24, 2025
Shpërndaje

Pak pas vizitës së kryediplomates europiane, Kaja Kallas në Kosovë dhe thirrjeve të saj për uljen e tensioneve në veriun me shumicë serbe, një incident në Mitrovicën e Veriut dëshmoi se nuk është e lehtë të realizohet kjo në terren.

Incidenti i ndodhur të premten  ka shkaktuar reagime të shumta. Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene aty pranë.

Që prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj ngjarjes duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Edhe nënkryetari i Listës Serbe, Ivan Zaporozhac, e ka dënuar ashpër atë që e përshkroi si “sulm fizik nga Policia e Kosovës ndaj një maturanti serb, çka përbën sipas tij një akt të qëllimshëm frikësimi të rinisë serbe.

Zaporozhac tha se i riu është ekspozuar ndaj keqtrajtimit fizik, duke shtrëngimin nga qafa, shtyrje dhe ofendime verbale, e kjo vetëm për shkak të përkatësisë së tij etnike.

- Publicitet -

Por ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, këmbënguli se polici ka vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Kosovë, 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë
  • Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës
  • “Votoni për Bibin si kryeministër”, Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve të 27 tetorit
  • Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  • Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Fjalë me vend on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Serbia rrëzon Vuçiçin: Si shkuan studentët nga protesta në pushtet
  4. E lëshoi dhe fëndiksi fjalën që fënd on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  5. Sarkazma on Nga kardiologjia në krye të “Listës së Studentëve”, kush është mjeku që rrëzoi Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?