Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasiguritë e turistëve po shtohen, a po e tkurrin sektorin në pikun e sezonit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pasiguritë e turistëve po shtohen, a po e tkurrin sektorin në pikun e sezonit?
Ekonomi

Pasiguritë e turistëve po shtohen, a po e tkurrin sektorin në pikun e sezonit?

Published: August 6, 2022
Shpërndaje

Turizmit të Shqipërisë, këtij sektori ‘me halle shumë’ që u sfidua nga pandemia, rritja e çmimeve e largimi i forcës punëtore, iu desh në pikun e sezonit që të përballej edhe me tragjedinë e Himarës e cila ngriti një valë pikëpyetjesh për sigurinë.

Contents
  • “Bregdeti po zaptohet”
  • “Nuk e mba Jugu turizmin”

Ngjarja ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën në breg të detit pasi u godit nga skafi, ‘fiku pushuesit e ndezi pasiguritë’ sipas ekspertëve. Plazhet në jug u tkurrën nga pushuesit.

Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit thotë për SI se problemi qëndron tek njerëzit me pushtet që nuk marrin parasysh kuadrin ligjor.

- Publicitet -

“Shqipëria është rekomanduar edhe nga Banka Botërore në një raport të fundit për turizmin blu i cili vihet në dyshim nga mungesa e sigurisë që është e papranuesheme. Kjo ngjarje e vështirëson shumë ardhjen e turistëve pasi njerëzit kishin paguar për ta, ishin investuar në pushime”, thotë Topuzi duke shtuar se është shumë e rëndësishme që bashkitë, instancat përgjegjëse dhe pushtetet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për t’u siguruar qetësi pushimeve.

“Nuk është fare e vështirë që të vendosen boga paralajmëruese edhe tabela në bregdet për të caktuar distancën e nevojshme. Vendet e rajonit janë dhjetë vite para nesh ndërkohë që ekonomia blu, një ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë është në gjendje shumë të keqe”, thotë Topuzi për turizmin detar, strategjia e zbatimit të së cilit në fakt edhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe IFC mund të nxisë 380 milionë euro në vit ose më shumë.

Masat, gjobat dhe ndëshkimet sipas Topuzit janë të domosdoshme për të gjithë operatorët të cilët kanë në pronësi mjete të tilla që nuk zbatojnë rregullat.

I pyetur nëse duhet një moratorium për skafet siç po kërkohet nëpër rrjete sociale, Topuzi thotë se kjo masë do të dëmtonte më tej ekonominë e vendit.

“Nëse një minator humb jetën në minierë nuk duhet mbyllur miniera, duhen rritur kushtet e sigurisë. Moratoriumi do të shkatërronte turizmin.

Eksperienca nga moratoriumi kaluar nuk e ndërpreu kontrabandën, thjesht e selektoi atë. Jet ski, skafet dhe mjetet e tjera nuk rreshtën s’u përdoruri nga politikanët dhe njerëzit me pushtet por nuk u përdorën dot as nga operatorët turistikë, as nga peshkatarët që me ta fitonin bukën.

Hapësirës detare i duhen mjete ujore që e nxisin zhvillimin, e zbukurojnë atë si në të gjithë vendet e tjera të botës. Thjesht është e domosdoshme të zbatohen ligjet që janë vendosur në dispozicion të këtyre sporteve”, shton ai mandej.

“Bregdeti po zaptohet”

Këtë vit, thotë Topuzi 18% e vijës bregdetare është dhënë e shfrytëzueshme me çadra duke kaluar kapacitetet e përcaktuara.

“Me kontratat 5 vjeçare që bizneset mund të lidhin tashmë, është zaptuar i gjithë bregdeti. Megjithatë shqetësuese e shoh dhe faktin  se si ne po e penalizojmë vetë veten në rrjete sociale duke thënë që nuk ka turistë. INSTAT-i tregon të kundërtën dhe kjo gjë dëshmohet edhe nga grupet e turistëve që shihen në rrugët e Tiranës”, shton ai duke theksuar që pjesa më e madhe e tyre preferojnë Adriatikun.

“Nuk e mba Jugu turizmin”

Topuzi thotë se e ‘mira e të keqes’ është fakti që nuk janë turistët e jugut të cilët janë më të tremburit këto ditë, ata që e mbajnë turizmin.

“Jugu ka turizëm elitar dhe përgjithësisht ka turizëm fundjave pasi edhe kostot qoftë të transportit, qoftë të makinave private janë më të larta.

Pjesa më e madhe e turistëve preferon Adriatikun dhe kontigjentin më të madh të njerëzve që po tkurren nga pasiguria nuk e kemi në jug”, shton ai më tej duke ngritur edhe shqetësimin që të gjithë plazhet e jugut po kthehen në një kantier ndërtimi resortesh nga biznesmenë.

“Mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme do e penalizojë akoma më shumë turizmin atje”, përfundon Kreu i Shoqatës së Turizmit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rrofshin ppp says:
    August 6, 2022 at 2:27 pm

    Kur nje polici eshte e perbere per 95% te organit te saj me nje cv si e ketij tipit
    Nuk te frikson pamjaftushmeria e kapaciteteve por qeveria me nje polici te tille
    Dhe per ti vene tortes disa qershi shkrin krejt komisariatin sepse i madhi eshte nervozuar keq
    Imagjinoni kur keta te shkojne ne gjyq e ti thone gjykatesit se ku eshte pergjegjsia e tyre qe ishin 50km larg ne kete aksident?
    Po ja do thote gjykatesi duhet te monitoronit zonen pastaj na del qe krejt vlora ka 2 gomone patrulluese dhe 50l benzine ne dite
    Ashtu si ata 1000 forca ne terren per zjarrin ku si arme kishin 1000 fshesa mareje
    Morali kontrolli perkeqsohet ngaqe tashme pa nje kontroll nga deti mbetet vetem nga toka nderkoh qeveria vazhdon e rrit skuadren e bechetit qe presin shperblim per pushim nga puna pa motiv ne kurriz te shtetit vetem per imazhin e km nderkoh pikerisht kjo kemngulje e gabuar po jep rezultatin e kundert
    Qe shqiptaret te ndjeheshin me te sigurt do mjaftonte nje deklarate e km
    E gjith policia ne veting e fillojme ku e lame pra nqs 95% e tyre nuk e meriton te shkoj ne shtepi
    Nqs do ishte i sinqerte do mbaronte mbrenda 6 muajsh
    Nese do ishte si ky i politikes i kalojme ne veting pas vdekjes

    Reply
  • demo says:
    August 6, 2022 at 7:55 pm

    O Zak Topuzi prej Zavaline.
    Turistet e huaj nuk vijne ne bregdetin shqiptaR per te hipur skafet dhe motorrat e ujit,se boll i kane shijuar qekur shqiptaret ishin me breke thesi buke djathe domate. Tuyristet vijne per bregdetin e mrekullushem qe i ka falur natyra ketij vendi.Skafet dhe motorrat e ujit jane per 10 kokeqerosa qe vijne nga emigracioni droges,trafiqeve,hajdute..Prandaj bashkohu me popullin qe kerkon nMoratorium Skafeve,sepse keshtu shtohet siguria,shtohen turistet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  • EMRAT: Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Komentet e Fundit

  1. gim on Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë
  2. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?