Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pastrimi i parave, nga GZONA te Ermal Mamaqi: Përgjimet e SPAK kapën Beqajn duke folur nga celulari i shoferit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pastrimi i parave, nga GZONA te Ermal Mamaqi: Përgjimet e SPAK kapën Beqajn duke folur nga celulari i shoferit
KronikeLajmi i fundit

Pastrimi i parave, nga GZONA te Ermal Mamaqi: Përgjimet e SPAK kapën Beqajn duke folur nga celulari i shoferit

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit. Vetë kreu i SPAK, Dumani, ka këmbëngulur që hetimi për ish-ministrin të mos mbyllej me “Sterilizimin”…

Ilir Beqaj është prej kohësh nën hetim për koncesionin e sterilizimit dhe prej mesit të nëntorit të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme antikorrupsion ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitjeje çdo të premte në orën 15:30 minuta.

Megjithatë, hetimi i thelluar pasuror ndaj ish-ministrit, që pasoi me vendimin për kontrolle në banesën e tij, nuk nisi vetëm për koncesionin e sterilizimit.

- Publicitet -

Nisi nën dyshimet e abuzimeve me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, që Beqaj e drejtoi që nga themelimi i saj në vitin 2021 deri kur dha dorëheqjen pasi iu komunikua akuza e SPAK.

Për të nisur një hetim të thelluar pasuror për Ilir Beqajn, familjarët dhe bashkëpunëtorët e afërt të tij, Vox News raporton se ka pasur një ndërhyrje të drejtpërdrejt dhe këmbëngulëse nga ana e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Ky i fundit, fashikullin e hetimit pasuror nuk ja ka ngarkuar prokurorit Edvin Kondilli, që ka në dorë dosjen e sterilizimit, por ja ka besuar prokurores së Posaçme, Dorina Bejko.

Kjo lëvizje e Dumanit, tërthorazi shpreh simbolikisht një pakënaqësi të mundshme të kreut të SPAK në lidhje me cilësinë e hetimeve të Kondillit në rastin e dosjes së sterilizimit.

Me kërkesë të prokurores Bejko, Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe zyrat e disa kompanive farmaceutike dhe restorante, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Në skemën e dyshuar korruptive figuron e përfshirë edhe kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”, emri tregtar i së cilës është restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës.

Në këtë biznes ka qenë me herët aksionere bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.

Kompania është themeluar më 23 janar të vitit 2019-të, ku gjysmat e aksioneve në emër të shtetasit Arti Malaj dhe gjysmat e tjera në emër të bashkëshortes së Ilir Beqajt, Adriana Beqaj.

Përmes dy transaksioneve të dyshimta, Adriana Beqaj i kalon të gjithë aksionet e saj shtetasit Arti Malaj. Pa u mbushur dy muaj nga themelimi, më 1 mars të 2019-s, ajo i kalon 35 për qind të aksioneve dhe një vit më vonë, më 3 mars 2020, edhe pjesën e mbetur prej 15 për qind të tyre.

Më 13 shtator 2022, Arti Malaj ja kalon të gjitha aksionet shtetasit Eduard Curraj, ndërsa ekstrakti historik i kompanisë tregon edhe lëvizje të administratorëve.

Por, SPAK thotë se ka provuar që të gjitha lëvizjet në aksione dhe administrim të kompanisë janë fiktive, pasi de fakto ajo është kontrolluar që nga fillimi prej Ilir Beqajt përmes personave të tjerë si Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga.

Madje, për shumë dreka e darka me delegacione të huaj, agjencia që drejtonte Ilir Beqaj ka kryer disa pagesa në këtë restorant.

Nga përgjimet e SPAK rezulton se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërsisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt tek Agjencia.

SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit.

Në kuadër të këtij hetimi, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë kontrolluar zyrat dhe kanë marrë qindra dokumente për procedura të ndryshme të agjencisë së drejtuar nga Beqaj, kanë marrë në pyetje disa punonjës si dhe kanë sekuestruar celularë e kompjutera të ndryshëm.

Hetimet e SPAK: Aktori i humorit Ermal Mamaqi dyshohet se ka pastruar para për Beqajn

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, kanë zbuluar se përveç GZONA, edhe një numër biznesesh të tjerë janë përdorur  për të pastruar paratë, me fatura fiktive shërbimesh, pra për shërbime që në realitet nuk janë kryer.

Në këtë veprimtari është përfshirë restoranti “ME’NAM”, në pronësi të  shtetasve Fisnik Fili dhe Ermal Mamaqi.

Në dosje përmenden me detaje tre episode kur restorant “ME’NAM” preu fatura me vlera të larta deri në 3.2 milionë lekë të vjetra. Paratë i kalonin ortakut të Beqajt që drejtonte GZONA.

Këto veprime janë kryer për pastrim të parave dhe me qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i Agjencisë që monitoron këto projekte, – thotë SPAK.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • korçari says:
    January 5, 2024 at 3:07 pm

    Pa meshire per keta plehra,Beqja jo vetem ka vjedhur por ka demtuar rende shendetin e popullit me ilaçet e skaduara apo te cilesise me te dobet,pra denimi me burgim teperjeteshem eshte pak…

    Reply
  • Aldrin says:
    January 5, 2024 at 3:17 pm

    Ky Ermal Kurtulaj ne te njejten kohe mos eshte dhe Ermal Mamaqi?

    Reply
  • Liridona says:
    January 5, 2024 at 3:20 pm

    Kerdhejuani nanen pa meshire cdo njerit qe vjedh.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 5, 2024 at 3:30 pm

    korçari enveristi:

    KETA PLEHRAT QE DO TE NDESHKOSH TI PA MESHIRE JANE PJELLAT E HAMIT BEQJES, ANTARIT TE KQ TE PPSH QE E KA RESPEKTUAR SHUME ENVERI DHE NEXHMIJA

    Ja cfare shkruan interneti:

    “Profesor Hamit Beqja tregon se si i kanë negociuar bisedat e tij me drejtuesin e shtetit komunist, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia: me Enverin ka qëlluar “të takohem” nëpërmjet Nexhmijes. Një “takim” i tillë pat të bëjë me fjalën e tij të njohur për revolucionarizimin e shkollës. Nexhmia ma dha që ta shikoja projektin e këtij fjalimi. Enveri e kish përgatitur vetë atë. Dhe para se ai të mbahej në Byronë Politike, Nexhmia ma dha mua që ta shikoja, nuk e di me lejen apo pa lejen e tij. Këtë e dinte dhe e zgjidhte ajo. Qe rasti kur me projektin e fjalimit nuk ishte njohur as Ramiz Alia. Unë e lexova me vëmendje fjalimin. Dhe e kuptova se ishte e vështirë të vija dorë në të. Fjalimi për atë kohë ishte “origjinal” dhe kështu u konsiderua edhe në mbledhjen e Byrosë e sidomos pas botimit të tij. “Rregullova” ndonjë gjë të vogël. Por veçova për të diskutuar me Nexhmien një problem.”

    CILI ISHTE PROBLEMI NE FJALEN E ENVERIT QE DO TE RREGULLONTE HAMIT BEQJA ME LEJEN E NEXHMIJES?

    Kete mesojeni vete ne internet per ata qe duan te dine te verteten e Ilir Beqjes qe SPAK po e akuzon sot si minister hajdut me cizme si minister i Edi Rames.

    Reply
  • mali says:
    January 5, 2024 at 4:19 pm

    Intelektual ,ky korcari eshte duke ndruar pllaken sepse korcar nuk eshte.Do te shohesh neser kur te flase kunder Edi Rames.

    Reply
  • Monda says:
    January 5, 2024 at 5:42 pm

    Po fiktivitetin me dializat e te semureve me azotemi ne spitalet private?????. Duhen hetuar se edhe aty ka futur duart Ilir Beqaj. Kudo qe parate publike per sherbet shendetesore kalonin tek privati, ne krye te pervetesimit eshte PIRATI ILIR BEQAJ. Po receta elektronike qe eshte vetem nje mekanizem I sigurt qe te perfitojne sharlatanet e farmacive( ku eshte aksioner edhe I. Beqaj). Kjo lloj recete e ashtuquajtur elektronike eshte eshte nje abuzim i pakontrollueshem i rimburesimit.

    Reply
  • korçari says:
    January 5, 2024 at 7:19 pm

    Intelektualeshi mos harro te marresh ilaçet…

    Reply
  • I gjati says:
    January 5, 2024 at 7:20 pm

    NUK KA MUNDESI qe Ilir Beqja te jete hajdut. Nuk ka shanc.
    Komandanti ka than qe “NUK KA HAJDUT TE GJATE”. Ilir eshte i gjate. Keshtu qe automatikisht ” Iliri nuk eshte hajdut”. Kjo eshte aksiome. Nuk ka nevoje per vertetim. E ka than “I gjati”. Mjere Erion Bracja…

    Reply
  • Mamaqi says:
    January 5, 2024 at 7:43 pm

    Beqaj ka hyr ne PS si te gjithe politikanet ordinare per te vjedh per te grabitur “kap cfare te kapim” si PS si PD jane parti qe nuk kane asnje qellim tjeter vete. Per te grsbitur pasurite e popullit shqiptare !
    Shkerdhata te ndyra!
    Ne burg te kalben!

    Reply
  • intelektuali says:
    January 5, 2024 at 9:53 pm

    korçari i Enverit:

    leri llogjet me ilacet, por hap internetin dhe sqaro lexuesit e ketij forumi te nerum per intelektuale:

    CILI ISHTE PROBLEMI NE FJALEN E ENVERIT QE DO TE RREGULLONTE HAMIT BEQJA ME LEJEN E NEXHMIJES?

    sepse:

    Atje do te gjesh spjegimin si Edi Rama e la cunin e Hamit Beqes antarit te KQ te PPSH te vidhte lirshem parate e popullit me sterlizimin dhe shendetesine dhe ne kete menyre do te sqarosh edhe veten tende dhe familjen kur thua me shume te drejte: “…Pa meshire per keta plehra, Beqja jo vetem ka vjedhur por ka demtuar rende shendetin e popullit me ilaçet e skaduara apo te cilesise me te dobet,pra denimi me burgim teperjeteshem eshte pak…”

    Reply
  • Tani says:
    January 5, 2024 at 10:07 pm

    Dakord me Intelektualin

    Reply
  • Asd says:
    January 6, 2024 at 7:29 am

    Epo te te vjedhe edhe hajvan-gomar-mamaqiu; zgjohuni o prokurore!

    Reply
  • Fatmir Xhamallati says:
    January 6, 2024 at 4:20 pm

    Ky Mamaqi,pasi u”” specializua dh u stervit Ne KLAN , fitoi shume”emer”,por ajo qe i dha fuqi” biznesit” te tij, qe njohja dhe afrimi me Ramen,qe eshte “klienti”i perhershem i Klanit. Duke qene mik i KM Mamaqi cante ne cdo fushe.Dhe cudia ndodhiqe ai “shkelqeu”edhe ne fushene artit te kinemase ,duke i dhene rol ne nji film edhe vet KM.Tashti Edi Rama,nga sportist,piktor ,kengetar,shkrimtar,aktor dhe sigurisht politikan u be per te marr cmim ,por kete le ta vendos juria,ose jurite,se deri tashti vetem nji cmim ka marre nga ai i Ukraines .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?