Nga Agim Vinca
Më 23 prill të këtij viti, duke udhëtuar me makinë në rrugën Tetovë-Gostivar më ndali policia. Radari kishte regjistruar tejkalimin e shpejtësisë së lejuar dhe unë iu nënshtrova sanksionit të paraparë sipas ligjit: u dënova me gjobë në të holla.
Dënimet në trafik në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë të larta në raport me të ardhurat dhe standardin e qytetarëve, por kjo s’është temë e këtij shkrimi (reagimi). Fjalën e kam te një problem tjetër, që është më i madh e më me peshë se dënimi me të holla për kundërvajtje në komunikacion: te përdorimi dhe mospërdorimi i gjuhës shqipe në RMV.
Dokumenti i lëshuar me këtë rast nga personi zyrtar, pjesëtar i policisë së Maqedonisë, është ekskluzivisht në maqedonisht dhe me alfabetin cirilik (formulari i Ministrisë së Punëve të Brendshme); teksti i shkruar me dorë nga polici, gjithashtu; vetëm vula e rrumbullakët në fund është në dy gjuhë: maqedonisht-shqip.
Përveç vulës, në tërë dokumentin nuk ka asnjë germë shqip, ndërkohë që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në RMV deklarojnë pa pushim se shqipja është gjuhë zyrtare në këtë shtet!
Rreth dy vjet më parë pata shkruar për një rast tjetër flagrant të mospërdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore në Maqedoni, duke marrë shkas nga fletëlëshimi i Spitalit të Qytetit në Strugë me rastin e vdekjes së tim vëllai, kurse tani më duhet të reagoj përsëri, duke sjellë si dëshmi vërtetimin për marrjen e përkohshme të patentës së shoferit nga policia e Gostivarit.
Dokumenti në fjalë (patenta ime) është lëshuar në Prishtinë dhe në të shihet qartë logoja e Republikës së Kosovës, por polici në detyrë ka shënuar dy herë, te vendlindja dhe vendbanimi: “R. Albanija” (Republika e Shqipërisë), duke e “mohuar” Republikën e Kosovës, pikërisht në ditën që presidentja Osmani ishte në vizitë në Shkup!
Në janar të vitit 2021, në kohën kur pandemia bënte kërdi, Spitali i Qytetit në Strugë (Javna zdravstvena ustanova “Gradska bollnica”), na e dorëzoi raportin për ndarjen nga jeta të familjarit tonë vetëm në maqedonisht, kurse tani, në prill 2023, “Saobraqajna policija Gostivar” më lëshon vërtetim për marrjen e “sendit” vetëm në gjuhën shtetërore maqedonase.
Që të dyja këto komuna, edhe Gostivari edhe Struga, janë me shumicë shqiptare, por pjesëtarëve të popullsisë shumicë u mohohet e drejta e komunikimit në gjuhën e tyre amtare.
Po t’i ndodhte kjo serbit të Kosovës, “Sërpska lista” do të kishte ngritur barrikada, kurse Vuçiqi do të ulërinte për “terrorin” që ushtron “regjimi i Kurtit” mbi serbët në Kosovë!
Te rubrika “nëpunësi i policisë” (policiskiot slluzhbenik), shkruan vetëm: “Ali A.”. Nuk e di pse polici shqiptar nuk e ka parë të udhës ta shkruante të plotë mbiemrin e tij, por vetëm me nistoren A., mirëpo ky detaj u bë objekt shakaje gjatë qëndrimit tim në vendlindje.
“Ty të paska dënuar Ali A.(hmeti)”, më ngacmonin bashkëvendësit e mi sherretë në Strugë e Veleshtë, duke marrë shkas nga koincidenca e emrit të policit, ”Ali A.”, me emrin e liderit të BDI-së, zotit Ali Ahmeti, kurse unë ua ktheja: “E po, ja Ali A.(hmeti), ja intelektuali i tij i preferuar Ali A.(liu), i cili kur pati ardhur nga Shkupi në Prishtinë në vitet ’70 vërtetimit i thoshte “potvërdë”!
Por, mënjanë shakanë. Nuk është se nuk janë bërë ndryshime në Maqedoni (në krahasim me të kaluarën e tmerrshme, kur nuk tolerohej asnjë fjalë shqipe), por çështja e zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, me Kushtetutë e jo me ligj, është një çështje ende e pazgjidhur. Ata që pretendojnë ndryshe i demanton realiteti.
“Në polici nuk përdoret gjuha shqipe”, më thotë nëpunësi i Stacionit Policor në Gostivar ku e shlyej dënimin (shqiptar edhe ky) si të më kumtonte diçka krejt normale. Nuk e kuptoj përse dhe me çfarë logjike, pos asaj megalomane unicentriste, në thelb albanofobe. Policia e RMV-së nuk është vetëm e maqedonasve, e as vetëm maqedonishtfolëse, popullsia aq më pak.
P.s:
Rilexova këto ditë poeteshën bullgare Bllaga Dimitrova, poezitë dhe esetë e saj të mrekullueshme. Në Maqedoni priten ndryshime kushtetuese për t’u zyrtarizuar prania e komunitetit bullgar në këtë vend për shkak të vetos që Sofja zyrtare i ka vënë pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Kohë më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, desh shkaktoi skandal politik me Bullgarinë për shkak të Maqedonisë. Në vend që të kërkonte nga BE-ja trajtimin veçmas të Shqipërisë, siç do të vepronte alaminutë pala tjetër po të ishte në pozitë të kundërt, Edi ynë i vërsulet Bullgarisë!
Të kuptohemi: askush nuk është kundër politikës së fqinjësisë së mirë, përkundrazi. Por fqinjësia e mirë nënkupton respekt reciprok e jo mosdurim ndaj shenjës kryesore të identitetit – gjuhës së tjetrit.
—–
Nga faqja e autorit në FB. Titulli është i redaksisë

Zoti Vinca me vjene mire qe ju preukupoheni me padrejtesite ne gjithe jeten politike,ekonamike,sociale,aresim….qe u behet shqiptareve ne Maqedoni.Por per fate te keqe shqiptaret ketu jane integru ne ate mase ,sa nuk i shofin keto gjera.I kemi pare me pare me syrin qe i shifni ju tash por integristat na i kane mjegullur sendet,qe vetem mjegull kemi perpara.BDI i intereson te qenit ne pushtet te kete ministra,drejtora….qe nuk flasin shqipe se u idherohen maqedonet dhe flasin per shtet per BE,NATO,per gjuhen maqedone se si eshte pranu ne parlamentin e Europes…por jo per shqipen dhe shqiptaret,se prishen maredheniet nder etnike ,shqipen ta leme per me vone deklaronte kryeintegristi.Para disa vitesh kur ne pushtet ishte VMRO dhe BDI“nuk kishte“ rende dhe gjuha shqipe neper rruget e vendbanimeve me shumice shqiptare perdoret e para dhe pastaj maqedonisht.Por Kjo nuk zgjati shume u vendos „rendi“ SDSM dhe BDI bene nje komision me ne krye njefar Ylberi S. dhe shenjezimi i rrugeve dhe shkrimet tjera ku shqiptaret jane shumice u be,maqedonisht,anglisht-versioni sllav dhe ne funde shqipe.Zoti Vinca me siguri e ka pare se Veleshta(me100%shqiptare)ne hymje ka po kete tabele ,me shqipen ne funde dhe pergjat rruges prane tabelave qe u vendosen perpara disa u hoqen u vendosen te reat me stabile dhe ne tre gjuhe.Ky eshte vetem nje shqmbull.Si thashe me lartre shqiptaret nuk interesohen me per gjuhen,edhe per nje aresye,(si me tha nje pronar dyqani)po ti shkurajne firmat edhe ne shqipe atyre u vine Inspektoret e tregut u sillen verdalle me gjoba dhe tash kane gjete ti shkruajne veten anglisht,kurse maqedonet vetem maqedonisht.Shkurte do ta perfundoj,gjuha shqipe ne Maqedoni eshte si puna e ati LYPSARIT ne rruge kush,done i jepe dicka,por duhet ta gjeje vendin ku rrine se i japin dajak.P.S. edhe ne kohen e Jugosllavise kryetar kuvendi i Maqedonis ishte shqiptari Vullnet Starova por u ndaluan perdorimi i toponimeve ne shqipe,mesimi ne shkolla zevendesohej me me ate maqedonisht,po te folshe shqipe ne zyre perjashtohej …..Shqipe ,ne Maqedoni nuk jepet asnje dokument i gjithe komunikimi zyrtare eshte maqedonisht,maqedoni ne lokalitetet me shumice shqiptare edhe miredita nuk te thote shqipe….keshtu jemi ne shqiptaret.Ne Shqiperine e Edit,hiqet toponimi Liqenas dhe shqiptaret duhet te te perdorin ate sllave.Ne harten e Shqiperise ne Google,plote vendbanime,Gorna,DolnaGorica….
Zoti Agim.
Padrejtasia dhe Fallsifikimi (Straight and Fals) i Historise dhe Identitetit (Istori and Identity) eshte Mekat (turqisht) i atyre si puna tende qe pranon per Komb nje Pashallek turk te vetequajture Skiptare.
Duhet ta dini ose te kuptoni qe para se te krijohej Mesonjetorja (Matheno,Mesoj) e pare shqipe ne Vorio Epirin e Kastriotit kishte rreth 1450 Skolio Greke dhe rreth 960 Turke.
Cdo te thote kjo per you zoti Agim?
Ne Istitucionet Fetare te Epirit dhe Ilyrise para Osmaneve flitej vetem Greqisht se ishte phese e Kostantinopolit.
Flamuri (fllug angl) i Bizantit qe mori Kastrioti nga Kostantinopoli (Sot Istambul) izhte i Kaurrit Grekut.
Sa per Sllavet e vetequajture “Maqedhonas” ne nje zone te quajture Vardacka fajin e kane Hajdutet e Parthenonit Angloamerikanet qe e njohen kete zone historike Greke te Ilyrise dhe Epirit.Ata ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.
Omiros (Homeri “shqip”) Poeti i pare i Politizmoit (Culture “shqip”) Perendimore i dy Poezive Ilyadha dhe Odhisea (Iliada dhe Odisea “shqip”) ne shekullin e 8-te P.E.S ka te shkruar ne cdo hyrje te kapitujve tekstualisht.
Otan i Avgi (Agimi) me ta Triandafilenja Dhaktilla.
Perkthyer “shqip”.
Kur Agimi me gishtat e tij te Trendafilte.
Trianda-Filos greqisht do te thote Tridhjete Flete.
Dhaktila (Dactilografi) greqisht do te thote gishta.
Historia zoti Agim duhet te shkruhet (scrive) ashtu sic eshte dhe jo te hesh peng i Turqise.
Sa per Ali Ahmetin.
Kur do e ndryshoje Enrin dhe Mbiemrin Turk ky sich bejne te gjithe ata qe jane bij te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Hoxhallareve, Muhipeve, Dervisheve etj?
Populli (popola ital) thote cfare do besh do te te bejne.
Perse nuk e lejuat Glosan (Gluhe “shqip”) Greke ne Albani kur ne fillimet e shekullit te 20te pothuajse ne 1918 kishte me shume Greke Orthodhokse se Turq Myslimane?
Perse you mbyllet Skoliot (shkollat “shqip”) Greke ne Toskeri sidomos ne Bregdet?
“Mire” tju a bejne Sllavet e poshter dhe pushtues.Ketu paguhen te gjitha.
Graqirit me lart.
Gjuha Greke ishte vec gjuha e kishes o kopan, jo gjuha etnike, ndryshe kur erdhi Ottua Bavarez edhe ne Athine nuk flitej Graqisht ne Greqi, le me ne zonat e Arberise, more vesh more Graqire.
Kejo gluha Arberishte
eshte gluhe trimerishte.
Ik tani shko kruje prpapnicen sic e ke zakon.
DUI dhe Ali Ahmetit eshte e keqja me e madhe qe kane pase shqiptaret ne Maqedoni.Kjo do mbese e shkruar ne histori,por a do kete shqiptare qe ta permisojne?
Lexoni te verteten e madhe:
Në Maqedoni janë 1.480.000 shqiptarë edhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë
Shqiptarët janë afërsisht 1.480.000 në Maqedoni e janë edhe 270.000 emigrantë shqiptarë. Pra gjithsej shqiptarët e Maqedonisë janë 1.750.000. Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2 % epopullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6 %. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Maqedoni janë 240 mijë nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Maqedoni banojnë 1,48 milionë shqiptarë.
Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 68 % shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët shqiptarët kanë qënë shumica absolute e popullsisë edhe në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61 % shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
Dihet që në të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni numri i shqiptarëve është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë sepse të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni kanë qënë të manipuluara. Numri i sllavo-maqedonasve është 700 mijë edhe me 120 mijë emigrantët janë gjithsej 820 mijë. Por nga këta janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që deklarohen sllavo-maqedonas edhe janë shumë të asimiluar. Minoritetet e tjera janë 200 mijë.
Numri i shtetasve të Maqedonisë është gjithsej 2,77 milionë dhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë sepse janë 1,75 milionë shqiptarë. Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Përqindja e emigrantëve të shqiptarëve edhe të sllavo-maqedonasve është me afërsisht 15 % e barabartë.
Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve. Prandaj shqiptarët janë në Maqedoni numerikisht plotësisht superiorë ndaj sllavo-maqedonasve.