Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Duke e ditur sa të pavlerë janë nga pikëpamja e aftësive qeverisëse dhe sa të padenjë e të diskredituar nga pikëpamja e sjelljes politike, qytetare dhe morale, drejtuesit kryesorë të pjesës pa emër të opozitës shqiptare, kanë rrëmbyer flamurin e patriotit të rremë dhe luftëtarit të xhindosur.
- Publicitet -
Përveç guximit të pashoq për t’iu shitur popullit shqiptar si gjeneralë të luftës kundër korrupsionit, megjithëse të vetëdijshëm se ky popull i ka rrëzuar nga froni kryesisht pse ishin të korruptuar dhe, gjithashtu, mendjekthjellët se fuqitë kryesore perëndimore i kanë damkosur si të tillë me “fermanë” zyrtarë, bije në sy se këta gjeneralë, drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, po bëjnë çmos të shiten si shpëtimtarë të vendit dhe popullit prej rrezikut që iu ardhka nga qeveria aktuale shqiptare.
Akuzat kundrejt qeverisjes, edhe kur janë të tepruara, mund të arsyetohen disi në një fushatë elektorale, por të hiqesh si patriot i dorës së parë dhe të akuzosh kundërshtarin politik si armik të vendit e popullit, kur e kaluara jote përgënjeshtron pretendimet e tua morale të sotme, kjo tregon se sa të dëshpëruar janë dhe sa e thellë është mungesa e besimit për fitore.
Sali Berisha, njeriu që gjithë jetën e tij politike e ka mbështetur mbi mashtrimin, shpifjen, fyerjen, kërcënimin dhe dhunimin e kundërshtarëve politikë, beson se tundja e flamurit si atdhetar dhe baltosja e kundërshtarit politik si tradhtar e armik mund t’i bëjë punë në ditët e fundit të maratonës së tij të turpshme politike.
Në një turr elektoral në Has e Tropojë, ai iu tha banorëve të asaj krahine se “14 maji hap dyert për përmbysjen e tij (Edi Ramës), si figura më e keqe e historisë tonë pas Enver Hoxhës, armiku më i egër i Veriut… Duhet t’i themi këtij vasali: mos luaj, mos guxo me çështjen e Kosovës! Larg duart! Me Kosovën s’ke punë… Rama është treguar armik me shqiptarët… E them përsëri: Tropoja dhe Veriu kanë tek Edi Rama, pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur. Asnjë verior nuk mund t’i japë votë atij“.
Çfarë na rezulton nga kjo mendje, sa e ligë aq edhe e sëmurë?
Duke qenë i vetëdijshëm se, vetëm katër muaj pasi erdhi në pushtet në mars 1992, autoriteti i tij moral dhe politik ka ardhur gjithnjë në rënie dhe se sot, praktikisht dhe kryesisht është një idhull i pjesës më të pakultivuar të shoqërisë shqiptare dhe, gjeografikisht, një udhëheqës krahinor, Sali Berisha e gjen shumë të lehtë të bëjë, jo për herë të parë, gjënë më të dëmshme për vendin dhe popullin: të bëjë përdallime dhe përçarje krahinore dhe të ngjallë urrejtjen e një pjese të popullsisë kundër tjetrës.
Meqë ka lindur në një fshat të Veriut, i cili bën pjesë në Malësinë e Gjakovës, me djallëzi dhe me marifete hileqare, është përpjekur të marrë atributet e mbrojtësit të Kosovës e, pse jo, edhe të krejt Veriut të Shqipërisë. Mirëpo, veprimtaria e tij praktike mbi tridhjetë vjeçare i përgënjeshtron pretendimet e rreme, të cilat i propagandon sa herë gjendet në vështirësi për të dalë nga skena politike.
Kur po binte nga pushteti në vitin 1997 si rezultat i revoltës gjerësisht dhe thellësisht popullore kundër regjimit të tij “të gangsterëve” (sipas “The Economist”, mars 1997), Berisha i tha medias iraniane se kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë gjatë viteve kur ai ishte në pushtet e kishin organizuar “kisha ortodokse dhe mafia”. Shqiptarët që kanë banuar në atë kohë nga Tirana e sipër e dinë mirë se shumicën e naftës drejt Malit të Zi e organizonte dhe drejtonte Firma “Shqiponja” e PD-së dhe karvanët e kamionëve cisterna nuk guxonte polic t’i ndalonte në rrugë.
Pohimi i mësipërm i Berishës mund të merret si i vërtetë vetëm nëse ai me fjalën “mafie” nënkupton PD-në dhe me “kishën ortodokse” identifikon ish-Kryeministrin e tij, z. Aleksander Meksi.
Këto i tha për qeverinë iraniane, se për shqiptarët kishte dhënë versionin tjetër. Kishte pohuar me përsëritje, se e lejoi kontrabandën e naftës “për të ndihmuar Kosovën meqenëse Serbia po e merrte nga burime të tjera”. Me këtë pretendim doli pasi shtetari jugosllav Bullatoviçi e bëri publike marrëveshjen e bërë në Tiranë midis tyre (Berisha-Bullatoviç). Është e njohur tashmë se nafta përfundonte në tanket serbe.
Kur erdhi puna të vendoste në peshore interesat e pushtetit të tij vetjak me ato të vendit dhe të popullit, në vitin 1997 Berisha hapi depot e armatimit duke mundësuar rënien e shumicës së armatimit të Ushtrisë Shqiptare në duart e botës së krimit dhe, nga ana tjetër, organizoi formacione paraushtarake nga Veriu për të luftuar kundër Jugut. Ai dhe pasuesit e tij haxhiqamilistë, edhe pasi Gjykata Kushtetuese e RSH e shpalli antikushtetuese Marrëveshjen e Detit me Greqinë jo vetëm vazhdojnë ta mbrojnë edhe sot, por propagandojnë se “E. Rama i ka shitur detin Greqisë”.
Mirëpo, ky i fundit nuk ka bërë asnjë marrëveshje në këtë fushë. Përkundrazi, meqë qeveria shqiptare dhe ajo greke nuk po merreshin vesh për caktimin e kufijve detarë vendosën t’i drejtohen Gjykatave Ndërkombëtare që zgjidhin mosmarrëveshje të tilla.
Në pohimin e tij të turpshëm të sipërcituar “dashi me brirë” i M. Kryemadhit, por non-grata për botën e qytetëruar, i ngul kombit thikën tjetër. Sipas tij, shqiptarët e Veriut dhe ata të Jugut iu përkasin racave të ndryshme, përderisa Rama i paska “diskriminuar” për arsye “raciste”. Duke qenë njeri dhe politikan që s’ka mësuar asgjë nga e shkuara, S. Berisha, jo për të parën herë, shpall se ish-idhulli i tij, E. Hoxha ka qenë armiku më i madh i shqiptarëve.
Si gjithnjë i harron të vërtetat përfshi edhe ato të pak viteve më parë, kur nga sondazhi i bërë nga një organizëm i BE-së rezultoi se rreth 50 për qind e shqiptarëve kishin mendim pozitiv për Hoxhën.
Krahasuar me Hoxhën rezulton se 40 vjet pas vdekjes ai vlerësohet thuajse dyfish më shumë se Sali Berisha që edhe pas 33 vjetëve është gjallë dhe aktiv në politikë. Atëherë, cili është realisht “armiku më i madh i shqiptarëve”?!
Duke u hequr çfarë nuk ka qenë kurrë, si mbrojtës i trashëgimisë ekonomike e kulturore të vendit, Saliu iu thotë durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se “Durrësi po pëson pushtimin më të egër. Asnjë pushtues nuk ia preku portin Durrësit. Rama po plaçkit 800 mijë metër truall të durrsakëve”.
Këto i thotë politikani që iu shiti të huajve vendburimet e naftës, hidrocentralet dhe pasuri të tjera kombëtare. Ky “atdhetar” e shpall “pushtues” Kryeministrin e vendit pse ka bërë marrëveshje që të huajt të ndërtojnë një port turistik dhe një port të ri mallrash në Durrës. Sipas këtij mashtruesi profesionist, t’iu japësh hapësirë bregdetare të huajve për ndërtimin e këtyre porteve quhet “plaçkitje” pasi, po të ishte ky në pushtet nuk do t’i ndërtonte portet në bregdet, por në atmosferë.
Një nga Sanço Pançot e politikës shqiptare, nënkryetari i Partisë së Lekut, z. Agim Nesho i cili ka humbur tërësisht respektin ndaj vetvetes, në një triadë shkrimesh tek gazeta “Panorama” ngrinte alarmin për mobilizimin e shqiptarëve në mbrojtje të Kosovës dhe Shqipërisë. Nga kush? Nga Kryeministri dhe pushteti aktual i Shqipërisë. Mos u çudit po deshe!
Si njëri nga patriotët kryesorë të Akçihanes* shqiptare, z. Nesho pohonte se “Qëllimi i vetëm i Ramës është depersonalizimi i shqiptarëve...”, meqenëse, sipas tij, Rama po zbatonte një porosi të dhënë nga Nikita Hrushov në vitin 1960 për zhvillimin me përparësi të turizmit shqiptar, sepse po premton ndërtimin e stadiumeve e shkollave të futbollit, stadiumin e Formula Një si dhe po mbjell pemë aty-këtu etj.
Pasi analizon hallet e Kosovës, ish-diplomati Nesho pohon se “Me Kosovën pa Albinin e Vjosën, ata (serbët) realizojnë aspiratat e tyre për Ballkanin e Hapur dhe ngritjen e një projekti anti-evropian në zemër të Evropës… Autokratët Rama dhe Vuçiç, si dhe projekti i tyre Ballkanik nuk përputhet me vlerat evropiane. Ata duan që Ballkani i tyre të jetë streha e gjithë fuqive të huaja, si Kina, Rusia etj… Kosova ka qenë dhe mbetet djepi i Shqiptarizmit, Sot, gjithë shqiptarët kanë detyrë ta ndihmojnë e mbrojnë atë. Nëse nuk do të kishim klikën Rama… udhëheqësit e UÇK-së nuk do të ishin në Hagë. Nëse ka mbetur në gjak të shqiptarëve akoma ndjenja e shqiptarizmit dhe patriotizmit, ndryshoni Shqipërinë, largoni qeverinë Rama për të shpëtuar Kosovën”.
Kur lexoj këtë shtatëdhjetëvjeçar dhe të tjerë si ky, pyes veten: Mirë se është vonë të shërojnë ligësinë e tyre shpirtërore, por si mundet të mos kuptojnë se po diskreditojnë veten? A thua nuk i shohin shqiptarët se qëndrimet qeveritare dhe ato të Perëndimit lidhur me problemet që ngrenë patriotët tanë të vonuar, të fandaksur dhe të etur për pushtet, janë në të njëjtën hulli?
Sipas Neshos, Rama edhe kërkon të largojë nga pushteti në Kosovë Albinin e Vjosën, por edhe i ka ndihmuar burgosjes së kundërshtarëve të tyre politikë në Kosovë, Thaçit dhe tre të burgosurve të tjerë. Pastaj më vijnë në mendje deklaratat e drejtuesve të BE-së që pohonin se Ballkani i Hapur nuk ka asgjë të keqe, për aq kohë sa nuk bije ndesh me Procesin e Berlinit.
Nga ana tjetër, zyrtari i lartë amerikan Gabriel Eskobar deklaroi para një muaji se: “Ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Ne mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur”.
Më pas, në mendjen time vijojnë pyetjet: Si është e mundur që asnjë mendje e politikës perëndimore nuk i kupton hiletë dhe konspiracionin e dyshes Rama-Vuçiç në ndërtimin e “projektit antievropian në zemër të Evropës”, ndërkohë që një “mekanik” i Anijes Non-Grata të Shqipërisë i ka pikasur ato me kohë?! Si mundet që të gjithë drejtuesit politikë të BE-së dhe vendeve të saj anëtare të vinin vjet në një vend si Shqipëria, Kryeministri i së cilës po komploton kundër tyre dhe, po këta udhëheqës perëndimorë “syleshë” kanë planifikuar një tjetër Samit në Tiranë këtë vjeshtë rreth çështjeve të Procesit të Berlinit?!
Pasi na ka treguar armikun e vërtetë të Kosovës e Shqipërisë dhe rrugën e shpëtimit të tyre, duke rikthyer në pushtet kapitenin e anijes së tyre politike, i cili mban gradën morale dhe politike “non-grata”, z. Nesho armatoset gjer në dhëmbë që të mbrojë SHBA-n e cila, sipas tij, e ka humbur besimin dhe përkrahjen tek shqiptarët në Shqipëri, ngaqë ka pësuar rënie: ” Nga 82% në 69% qysh nga viti i kaluar për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe keqpërdorimit të SHBA-së nga autokrati Edi Rama… Ka vetëm një arsye pse Rama kërkon të zbehë politikën amerikane në Shqipëri: zgjatjen e pushtetit personal. Interesat e SHBA-së në Shqipëri janë të mëdha dhe afatgjata dhe nuk mund të mbeten peng e një aventurieri politik, të korruptuar, që po i bëhet një peshë e madhe dhe e panevojshme SHBA-së”.
Këto deklarata të ushtarëve të çartur, që i trimëron lakmia për pushtet, bëhen nga maja e direkëve të anijes “Bashkë Fitojmë”, në një kohë që “anija” e tyre politike vjen vërdallë nëpër dete, sepse me akte zyrtare perëndimore nuk i lejohet të ankorohet në portet euroatlantike për aq kohë sa nuk shporrin kapitenin e tyre të padëshiruar për shkak të së kaluarës dhe të tashmes së tij.
E, ndërsa SHBA dhe bota perëndimore iu bën thirrje të heqin dorë nga kapiteni “dash me brirë”, por pa busull, Sanço Pançot tanë jo vetëm i bëjnë thirrje popullit shqiptar të bashkohet në anijen e tyre pa flamur “kombëtar”, por, madje, pretendojnë se anija e tyre, përveç se do shpëtojë Kosovën e Shqipërinë, do t’i heqë Amerikës “peshën e madhe dhe të panevojshme” dhe do të çlirojë “interesat amerikane të mbetura peng në Shqipëri”.
Këta patriotë akçihanesh, ndërsa na thërrasin t’iu bashkohemi në “misionin” e tyre “atdhedashës” dhe “kombmbrojtës”, nëpërmjet largimit nga pushteti të “armikut Edi Rama”, kanë vendosur bashkërisht në Himarë si kandidat për kryetar bashkie një hidraulik sharlatan me emrin Fredi Beleri i cili, përveç se ka një të kaluar të dyshimtë kriminale si bashkëpunëtor në vrasjen e dy ushtarakëve dhe plagosjen e tre të tjerëve në repartin ushtarak në Peshkëpi, pranë kufirit shtetëror në vitin 1994, ka premtuar që, sapo të zgjidhet do të punojë fort për greqizimin e Himarës.
Flamuri i atdhetarizmit të rremë të batakçinjve tanë të vërtetë politikë duhet të përçmohet nga cilido shqiptar që ka respekt për arsyen njerëzore dhe nuk ia lejon vetes të bjerë pre e emocioneve që shkaktojnë përkatësia politike, krahinore apo klanore. Pa larguar një herë e mirë nga skena politike patriotët e akçihanes, të mbledhur në Anijen Nongrata, nuk do të kemi mundësi dhe as duhet t’i shporrim kundërshtarët e tyre politikë sot në pushtet.
Vetëm kur të shporren të parët, duhet të mendojmë seriozisht t’iu kthejmë shpinën edhe të dytëve.
*Akçihane – Kuzhinë, gjellëtore.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Rama me sopate ne dore preu vete shtyllen e kkorrupsionit ne Kinostidio,kur ishtw kryetar bashkie dhe ne pushtet ishte Saliu i korruptuar.Pas ketij akti heroik vloi 20% pallateve dhe Okupacioni i shesheve,lulishteve,parqeve per Karabinate 20 kateshe te Rames.
Rama berri thirrje heroike ne mes te Beogradit Vucicit dhe qeverrise Serbe sy per sy,Te njohin Kosoven.Pas kesaj thirrje heroike,filluan pazaret e Rames me qeverritaret e Kosoves per dhurimin e Mitrovices,shkembim territoresh,e quajne sot,,por S`KAM DEGJUAR NDONJEHERE VUCICIN TE DEKLAROJE,SE DO TE JAPE MEDVEGJEN..Sikur Kosova te mos egzistonte si shtet i pavarur,u be kumbari i projektit Ruso-Serb i Ballkanit te hapur,ne rolin e qenit te stanit qe mbledh dhente e Bariut ne Vathe. Ky joshi Malazezet,maqedonasit per te izoluar Kosoven..Kurre me pare se nen pushtetin e Rames Kosova nuk eshte pare si placke tregu ne tregjet Nderkombetare.
SOT ARRESTOI NJE BUDALLE(sic thote vete ate Bellerin grekoman ne Himare).
Ishte krejt e panevojshme.Krejt Teatrale,sic jane edhe Trimerite e Meparshme.
Pse?
Sepse ka ndermend te shese detin e shqiptareve Greqise.
Neser Deti i Shqiptareve shkon ne Hage qe ta shqyejne Greket.
O Viktor o mendjendritur e ke qare fare, artikull exelent.
Mos u shqeteso o Viktor se mitingu i mbremshem permbylles ne Durres i partise socialiste, me madheshtori ne 30 vjet demokraci shprehu qarte vendosmerine e Durrsakeve dhe gjithe shqiptareve per fitoren madheshtore te Edi Rames me 14 maj ne mbi 50 bashki dhe ne menyre absolute ne Durres, Tirane, Elbasan, Shkoder ,Vlore, Sarande, Gjirokaster, Korce e kudo. Kurse mitngu shume i sforcuar i foltores dhe spiunit Agush ne sheshin nene Tereza nuk kishte as 2000 vete te ardhur me pagese qe shprehnin qarte ne fytyrat e tyre humbjen apokaliptike qe e pret spiunin Agush askush kokeducja dhe perbindeshin e damkosur te vucidolit me 14 maj. Spiuni i pazarit te ri i dhjere ne breke, i shfryre totalisht si tollumbace foli per fitore imagjinare ne mendjen e tij dhe u mundua qe kete *fitore* imagjinare tu a injektoje dhe ne trurin e shpellareve te paguar ne ate miting mjeran por ngjante taman skena e tij mjerane me situaten brenda bunkerit te Fyrherit ne Berlin ne Maj 1945. Kur megjithese degjonte zinxhiret e tankeve ruse mbi bunkerin e tij Fyrheri dhe gruaja e Dr. Gebelsit mernin ne telefon qytetaret gjermane te tmerruar se fitorja madheshtore e Fyrherit mbi ruset po afron se fitorja e Berlinit qe ndodhej nen cizmen e Zhukovit do ishte e afert. Keshtu fliste mbreme dhe njeriu me i urryer i planetit spiuni i pazarit te ri se me 14 maj ai do ishte lideri i *madh* i llogaridhenjes .O mjeran ty te urren 99.99 % e shqiptareve perjashtuar sharebajgat e Jales dhe Tedi bibiloshin kokboshin, gjelkokoshin, kodoshin e leshelise. Ti dhe perbindeshi i vucidolit jeni te denuar nga populli me nxjerrje nga skena politike nje here e pergjithmone dhe fundi juaj politik po ju pret me 14 maj kurse gjigandi Edi Rama mbreme ne Durres siguroi dhe fitoren dhe per 2025 per mandatin e 4 duke u bere kryeministri me i sukseseshem ne historine 110 vjecare te shtetit tone.
O Viktor!
Saliu dhe Agim Nesho këta parazitë klasikë e produktet më të ndyra fundore,të sistemit socialist shqiptar.Janë,ritur,edukuar dhe mësuar me privilegje të pamerituara,në të njëjtin ambjent.
Por ndërsa Sala justifikon cdo krim dhe mundet të mos dënohet nga ligji,sepse vuan nga SKUZOFRENIA.
Po ky i biri i Tanës me cfarë do justifikohet për këto poshtërsi që mundohet ti bëjë vendit të ti?
O shoku Viktor, si e shpjegon shoqeria juaj (se mbase merzitesh te te drejtohem “zoteria juaj”) faktin se edhe pse prej 10 vitesh keto politikanet e Akcihanes jane ne opozite e prej 10 vitesh qeverisemi me gjithe pushtetet ne duart e Politikaneve te Ajkes Kombit, ky vendi yne po varferohet e shpopullohet perdite?
Penë e fortë
Patriot Saliu kandidon Beler fashistin grek antishqiptar
Pse? Sepse u dashka mundur Rama.
Gjithe jeten kete kane bere prijesat shqiptare.
Me mire me armikun se me njeri tjetrin
Historine e kemi plot me keta shembuj
Edi Rama ka qene dhe eshte ne Permbajtje: ZERO PATRIOT SHQIPTAR.
Madje edhe ne Forme perdor gjoja patriotizmin per INTERES PERSONAL PUSHTETAR E PASPUSHTETAR.
Filloi me Hartat e Vjetra te Trojeve Shqiptare → Vazhdon ne praktik me zhgarravinat e tij ne Zyrat e Shtetit.
Filloi me Gjergj Dushmanin dhe Arvanitet rreth Akropolit → Vazhdon ne praktik Oreksin Grek ne Detin Jon.
Filloi me deklarat ne Beograd per njohje si Shtet te Kosoves → Vazhdon ne praktik me Vuçiç Open Serbia.
DARDHA E KA BISHTIN PRAPA!
Lexon disa komente dhe e kupton se sa poshte eshte edukoimi i PD se se Saliut! Te shash Ramen me fjale te denja shqip eshte e drejte e c’do njeriu! Por fjalet e perdorura nuk jane per Ramen jane per vete personat qe i perdorin ato! Shqiperia do te filloje te behet kur te ikin Saliu dhe Likja dhe ky mentalitet komunisto otoman Sali! Mendoni kur Saliun e mbron Tosi ,Andi,Djali i Neshos, Genc Burimi francesi, Cim Peka dhe te tjere te ngjashem mos o Zot! Eshte mungese e theksuar inteligjence dhe sigurisht eshte hedhur ne kete treg pasuria e pamate e Sliut me Like floririn!
Saliu, Likja, Ramsi janë sharlatanë të patriotizmit = patriotë të akçihanes.
Viktor Male e com. si dhe gazeta Dita, jane fanatik te ideologjise orthokomuniste sllave, pa hezitim do tu vinja shenjen e barazis me islamiket radikale
Desha te te beja nje pyetje ty o pyetje nga publiku: Sa keq te vjen me te vertete ty qe po shpopullohet vendi?
Berisha po i afrohet vdekjes fizike ! Ai do te vdes me merakun e nje lufte civile ne mes Veriut te Shqiperise dhe Jugut te Shqiperise.
Me sa duket kete ja kan kerkuar prej kohesh Qarqet antishqiptare i cili tentoi ne vitin 1992 ne Shkoder kure vrau kater veta dhe kerkoi qe Shkodren ta hjedh ne lufte kunder Qeveris se asaj kohe.
Kjo deshtoi me turp.
Pasei mori pushtetin ai luftoi me mish e me shpirte qe perseri ta hjedh veriun e Shqiperise kunder Jugut te Shqiperise.
Rasti i revoltes popullore nga renja e skemave piramidale Berisdha e Shfrytzoi kete rast per te Mobilizuar Veriun e Shqiperise kunde Jugut te Shqiperise njelloi si i “iAti ” i tij Xhaferr Deva ne kohen e pushtimit Gjerman.
Ata qe ishin budallej e degjuan dhe shkuan deri tek ura e Mifolit ku atje u shpartaluan dhe u kthyen me bishte nen shal bashke me Berishen.
Ne keto Kushte Berisha urdheroi dy avion mige per te sulmuar Jugun e Shqiperise.
Fale dy aviatorve ata dezertuan dhe u arratisen ne Itali me gjith dy avionet ku edhe sote ata jane atje dhe keshtu shpetoi popullata e Jugut pa u demtuar.
Edhe pas ketyre deshtimeve perseri Berisha nuk ka hequr dore nga ky merake se me sa dukey qarqet antishqiptare vazhdoin t`ja kerkojn kete siyuate te luftes civile ne Shqiperi.
Deklaratat qe permend Viktor Malaj zbulon plotsishte qellimet ogurzeza te Berishes ndaj vendit tone.
Habitem se si ka mundesi organet hetimore e kryesishte SPAK-u te qendroj ne heshtje para ketyre fakteve qe jene te deklrauera me ze e me figur !
Pore nje gje eshte. Tani Berisha nuk ka ushtri ne dor sice kishte ne vitin 1997 ku shpresonte te realizoi qellimin ogurzi kunde popullit Shqiptar !
O viktor muti po rama eshte lidhur komplet me erdoganin o shkerdhat me keq se saliu kur u lidh me iranin dhe arabine saudite kto po humbin identetin e nje populli per te mbajtur pushtetin kto shkerdhehen nga turku serbi dhe greku pallsh rama duhet ta perzeje ambasadoren greke nga shqiperia. Po esht legen
Phoenix
Phoenix, ky dialog zbulon Illuminatin me emrat e vertete:
Njeri: Kush eshte themeluesi i elites qe sundon boten pra Illuminatit?
Tjetri: Eshte Konstandini i Madh. Konstandini i Madh ishte Perandori Ilir nga Nishi i Dardanise edhe ai nderroi kryeqytetin e Perandorise Romake nga Roma ne Bizant. Qytetit te Bizantit i nderroi emrin edhe i vuri emrin e tij duke e quajtur Konstandinopoja. Konstandini i Madh shpiku fene e Vatikanit edhe e beri fene shteterore te Perandorise Romake. Me vone pasardhesit e Konstandinit te Madh e perhapen fene e Vatikanit edhe ne te gjithe Europen verioire, qendrore edhe lindore qe nuk benin pjese ne Perandorise Romake. Por ne mesjete te gjithe Europen e sundonte Roma nepermjete fese se Vatikanit edhe te gjithe mbreterite europiane komandoheshin direkt nga Roma. Madje edhe Bizanti ishte nje kukulle e komanduar nga Roma. Pasardhesit e Konstandinit te Madh perbehen nga disa familje aristokrate italiane si Orsini, Farnese, Pallavicini, Medici edhe Colonna. Keto familjet italiane jane elita qe sundon boten pra Illuminati edhe e kane prejardhjen nga Konstandini i Madh.
Njeri: Pse e shpiku Konstandini i Madh fene e Vatikanit?
Tjetri: Konstandini i Madh e shpiku fene e Vatikanit per te arritur skllaverimin shpirteror te njerezve ne gjithe Europen. Perandoria Romake kishte arritur pushtimin e territoreve edhe keshtu kishte arritur skllaverimin material te njerezve por jo skllaverimin shpirteror. Prandaj Konstandini i Madh e shpiku fene e Vatikanit edhe ashtu u arrit skllaverimi shpirteror i njerezve. Dihet qe mesjeta ishte nje kohe shume e keqe per njerezit per shkak te fese se Vatikanit.
Njeri: Pse islamistet nuk kane bere asnjehere sulme islamiste ne Itali? Se islamistet kane bere sulme islamiste ne Britani, France, Gjermani, Belgjike, Spanje pra ne te gjitha vendet e tjera te medha te Europes Perendimore pervec Italise edhe ne kryeqytetin e BE ne Bruksel. Madje edhe ne SHBA, Kanada edhe Rusi kane bere sulme islamiste. Vetem ne Itali nuk kane bere asnjehere. Pse nuk kane bere islamistet asnjehere sulme islamiste ne Itali?
Tjetri: Epo nuk e ha qeni te zotin !
Njeri: Ashtu? Vertete?
Tjetri: Po patjeter. E kupton mire kete shprehje popullore ti?
Njeri: Po, e kuptoj shume mire. Populli i ka shprehjet gjithemone te sakta.
Tjetri: Italia eshte pronarja e gjithe botes edhe islamistet jane vetem qente e Italise. Madje mund te themi qe feja islame eshte qeni i Italise.
Njeri: Po, kjo eshte shume e qarte tani qe e the ti.
Tjetri: Italia ka qe ne kohen e Perandorise Romake qe e sundon te gjithe boten. Asnjehere nuk ka rene pushteti i Romes. Thjeshte Italia e fshehu pushtetin e vet shume mire ne mesjete. Kurse tani keto 250 vitet e fundit ka filluar ta tregoje hapur pushtetin absolut qe ka mbi te gjithe boten. Britania edhe SHBA jane kot sa per shperqendrim qe te duket sikur keto vende e paskan pushtetin mbi te gjithe boten. Por jo more jo! Eshte Italia qe e ka pushtetin mbi boten.
Njeri: Italia eshte edhe qendra e fese.
Tjetri: Po sigurisht.
Njeri: Domethene qe elita Italiane qe sundon boten eshte Shqiptare sepse Italianet jane Shqiptare qe Roma u nderroi gjuhen ne antikitet pasi Roma e pushtoi te gjithe Italine.
Tjetri: Po, shume sakte e the. Prandaj edhe Presidenti i SHBA Xhorxh Bushi kur edhi ne Shqiperi me 10 Qershor 2007 per diten e Lidhjes se Prizrenit e hoqi kollaren e tij ne Fushe-Kruje poshte Krujes pra poshte kembeve te Skenderbeut. Asnje president tjeter nuk ka hequr kollaren ne asnje vend tjeter te botes. Vetem Xhorxh Bushi e hoqi kollaren per te treguar qe erdhi ne shtepi domethene qe Shqiperia edhe Kombi Shqiptar jane shtepia e elites se sundon boten pra Illuminatit edhe me kete veprim ai nderoi Shqiperine edhe Skenderbeun.