Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pazari amoral i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pazari amoral i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra
AnalizaLajmi i fundit

Pazari amoral i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra

Published: August 26, 2025
Shpërndaje

Më 11 maj, Kryetari i PD, Sali Berisha, me votat e demokratëve, i dhuroi 4 deputetë Partisë së Lirisë dhe nga 1 deputet secilës nga partitë Partia Republikane (PR), Partia për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia për Demokraci, Integrim e Unitet (PDIU) dhe Partia Agrare Ambientaliste (PAA), duke katandisur PD-në në vetëm 42 deputetë.

Por Berisha nuk ndalet këtu. Ai ka nisur një pazar të ri, për të katandisur grupin parlamentar të PD-së me 35 anëtarë, duke dhuruar deputetë demokratë partive të vogla aleate, që këto të krijojnë grupe të veçanta parlamentare. Sipas deklarimeve publike, Berisha do t’i dhurojë edhe 3 deputetë të tjerë Ilir Metës për të krijuar grupin parlamentar të Partisë së Lirisë, ndërsa 3 të tjerë do t’ua japë 4 partive të vogla për të formuar grupe parlamentare.

Ky pazar amoral, i ngjashëm me marifetin e fshatarëve që regjistrojnë tufa bagëtish fiktive për të përfituar subvencione, ka të njëjtën logjikë: përfitime financiare dhe privilegje administrative, pa ndonjë efekt real për prodhimin apo aksionin politik.

- Publicitet -

Në rastin e fshatarëve, ata marrin bagëti hua sa për të plotësuar numrin ligjor dhe përfitimet shtesë nga shteti. Në rastin e Berishës, deputetët dhurohen partive të vogla vetëm për të fituar fonde dhe privilegje shtesë brenda parlamentit.

Krijimi i këtyre grupeve partiçka nuk ka lidhje me forcimin e opozitës, por me përfitime konkrete: kryetarët e grupeve marrin 5% shtesë page, 20% më shumë në fondin e dietave, dyfishim të pagesës për telefon dhe karburant, ndërsa grupet parlamentare përfitojnë zyra, fonde shtesë, sekretare, punonjës administrate dhe përfaqësim në delegacione ndërkombëtare.

Kjo skemë nuk është e re. Në vitin 2021, partiçkat e Fatmir Mediut, Vangjel Dules dhe Shpëtim Idrizit morën deputetë hua nga PD-ja dhe krijuan grupet parlamentare kukulla “Për Demokraci e Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.

Ashtu si fshatarët që regjistrojnë tufa bagëtish fiktive për të përfituar subvencione, Sali Berisha dhe aleatët e tij po përdorin deputetë demokratë për të përfituar përfitime të pakufizuara në parlament, duke i shndërruar grupet parlamentare në instrument të pasurimit personal, dhe jo në forcim të aksionit opozitar – shkruan faqja online Pamfleti.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • cuf dabjoni says:
    August 26, 2025 at 6:08 am

    Ne cdo vend te botes Gruo parlamentar krijon cdo Parti qe ka nje minimum deputetesh te tjerat krijojne grupin miks ose quhen te Pavarur.

    Reply
  • opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise says:
    August 26, 2025 at 6:52 am

    Autori aq fort moralist i ketij “moraliteti” sigurisht qe deshiron te mbetet anonim pasi i vjen turp ti vere ketij “moraliteti’ emer mbiemer poshte!
    Ky pra qenka pazari amoral – kur opozita mundohet te krijoje disa grupe parlamentare me deputetet e saj.
    Kurse moraliteti maksimal sigurisht eshte nga Partia Rama qe fut ne zgjedhje Tom Doshin si kryetar te Socialdemokracise e shton pastaj ne rradhet e veta deputetet apo keshilltaret bashkiake qe Toma sjell me cantat me leke apo dhe idete Socialdemokratike qe shperndan nder malokeri!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 26, 2025 at 7:27 am

    Dihet qëllimi Sali Sërbit:Të shkatrroi sa më shumë financat e Shtetit.Kjo ka filluar që në 1990 kur me TEORIN SHOCK VODHI,SHITI,SHKATRROI PËR SKRAP MBI 500 ND/JE E INSTITUCIONE = ME 500 MILD.$.! Pa përmendur 130 mil.$ pasuri Ushtarake,Firmat rentiere mbi 2 mil.$,Të naftës mbi 6000 ton në ditë (93-97) për S.Millosheviçin,etj.
    Dhe mëkënse 101 krimet e Sb që nga 1991 dihen,tashmë përgjegjsin e tij pa ndëshkim duhet ta SHOHIM TE DREJTËSIA E TRADUR PREJ TIJ 1992.!
    Në shtator nuk do të ketë SEANCA TË RREGULLTA KUVËNDIRE,POR SALLAT RUSO-SËRBE: SHPIFJE,FLAKADAN,TYM E FLAKË…DERISA BE (SHUMICA E PPE ME NË KRYE GREKËT E BELERIT)TË SHTYJË NEGOCIATAT PËRSËRI.!
    FLM DITA.

    Reply
  • MeteH says:
    August 26, 2025 at 9:32 am

    Or Kapterr Lalaj qe Gomarice madhore mbete tere jeten e nuk mesove kurre as te shkruash shqip – Seanca KUVENDIRE !!

    Reply
  • Fjala says:
    August 26, 2025 at 10:09 am

    Atehere parlamenti ri ka detyre te ndryshoje ligjin per krijimin e grupeve parlamentare. Grup krijon çdo parti qe ka minimum 15 deputet. Ne rast se nuk i ka, keta dalin deputete te pavarur pa asnje perfitim. Keshtu shkrihen keto grupe parlamentare qysh diten e pare. Parlamentare, ruani popullin dhe jo tezen deputete !

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 26, 2025 at 10:36 am

    O te hengerte mortja or shejtanmalok! Ne pleqeri te thelle plaku behet si kalama,,ben hilera kalamajsh,.Po i beri ay shejtani Adriatik Lapja me 1 mandat,qe e shetiti neper gjithe fisin,,ne fund mandati i ra Tezes ne Amerike,,.. Telebingo!!!!!!!!

    Reply
  • Balle per Balle says:
    August 26, 2025 at 3:16 pm

    Ne kete vend te qeverisur me Moralitetin me absolut nga Rama (fillimisht me Ahmetaj e Veline nga pas e tashme me Balluken), keta komisionet parlamentare qe pritet te krijoje opozita mbetet te jene i vetmi imoralitet…

    Reply
  • Nik says:
    August 26, 2025 at 4:56 pm

    Farsiteti i partive ne parlament duhet të ndalohet me ligj!!!

    Reply
  • ..... says:
    August 27, 2025 at 9:11 pm

    Balle per Balle, me duket se qellon me rikoshet; nuk besoj te jeshe kaq i ekulibruar se nuk besoj se ke qene atlet trau. E zbulon veten qe kur ketu flitet per Saliun me manovrat e tij, ndersa ti lexon emra te tjere, ndersa per Saliun nuk te mbushet goja ti zeshe emrin ne goje por thua opozita. Fundja mire ben: qeni leh atje ku ha !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?