Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PDK bllokon sërish derën Kurtit para qeverisë: Të thirret seanca konstituive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PDK bllokon sërish derën Kurtit para qeverisë: Të thirret seanca konstituive
AktualitetKosovë

PDK bllokon sërish derën Kurtit para qeverisë: Të thirret seanca konstituive

Published: August 20, 2026
Shpërndaje

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. PDK-së i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

PDK-ja prej disa ditësh po qëndron para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit, ndërsa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të institucioneve.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët kërkuan kthimin e procesit në Kuvend dhe konstituimin e institucioneve. Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri, tha se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore, ndërsa për këtë, sipas saj, nevojiten institucione funksionale.

- Publicitet -

“Ne sot kemi ardhur edhe nga Vushtrria. Nga një komunë me qytetarë punëtorë, me biznese, me të rinj dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Por që nuk po e merr vëmendjen e duhur nga qeveria, as mbështetjen prej saj. Vushtrria ka nevojë për investime, për projekte zhvillimore dhe për një qeveri që i trajton komunat dhe qytetarët me përgjegjësi. Qytetarët e Vushtrrisë nuk duhet të ndihen të lënë anash. Edhe pikërisht për këtë na duhen institucione që punojnë, na duhet një kuvend funksional, ku këto çështje ngrihen, diskutohen dhe kërkohet llogaridhënie. Prandaj, kërkesa është e thjeshtë. Procesi duhet të kthehet në kuvend, seanca duhet të vazhdojë, institucionet duhet të konstituohen”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se aksionet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre për, siç u shpreh, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit.

“Edhe sot me Partinë Demokratike të Kosovës për të gjashtën ditë radhazi jemi këtu për t’i kërkuar deputetit Albin Kurtit, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të konstituojë institucionet e vendit për cka ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mos ta keqpërdorë këtë besim. Albin Kurti ka kapur qeverinë, presidencën, kuvendin e mbi të gjitha e ka kapur edhe grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e saj të cilët nuk kanë guxim për të ardhur në sallën e kuvendit për të bërë konstituimin e institucioneve.  Jemi edhe sot, për të gjashtën ditë radhazi dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen ose realizimin e kërkesës sonë, për të kërkuar një gjë të vetme, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit”, tha ajo.

 

Ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit. Kadrijaj thotë se nëse vazhdon kjo situatë, do të organizojnë protesta të cilat do të jenë edhe masive.

“Po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka qartësuar periudhën kohore se cilat do të jenë ato periudha që duhet të konstituohet kuvendi edhe me pas zgjedhja e presidentit. Kto pikërisht janë arsyet, ne kemi kërkuar që të respektohet. Askush nuk është mbi ligjin. E mbi ligjin nuk është as Albin Kurti, i cili po mendon që është njëfarë shefi që mundet me bë dhe me interpretu ligjin dhe kushtetutën ashtu siç i dëshiron vetë. Kjo nuk do të ecë, ne nuk do të ndalemi së organizuari deri në konstituimin e plotë edhe të kuvendit po edhe zgjedhjen e qeverisë. E ka obligim qytetar dhe duhet sa më shpejt të mblidhet në sallën e kuvendit, ta konstituojë në plotni kuvendin po edhe zgjedhjen e qeverisë. Nuk ka rrugë kthim prapa, nëse Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ne do të vazhdojmë me protesta të cilat do të jenë edhe masive”, tha ajo.

Kosova mbetet pa Kuvend të konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht. Lidhur me këtë afat, 14 organizata joqeveritare iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën. Seanca konstituive ishte caktuar të niste më 6 gusht. Megjithatë, procesi u ndërpre pasi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për diskutime me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Kurti argumentoi se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin
  • PDK bllokon sërish derën Kurtit para qeverisë: Të thirret seanca konstituive
  • 35 vatra zjarri në 24 orë e fundit, 5 mbeten aktive. Të angazhuar 382 forca operacionale
  • “Lista e zezë” e Teheranit: Cilat vende mund të goditen nga Irani, në Europë?
  • Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. demo on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  3. Dashi on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Dashi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Realiteti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?