Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pensionet, shembe këtë mur…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pensionet, shembe këtë mur…
EkonomiLajmi i fundit

Pensionet, shembe këtë mur…

Published: November 13, 2024
Shpërndaje

Nga Koço Broka, Ekonomist

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Kjo pyetje më doli natyrshëm kur me fillimin e diskutimeve të projektbuxhetit të shtetit, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financat për vitin 2025, ato u paraprinë nga sugjerimi për organizimin e disa seancave ku midis të tjerash  u kërkua të organizohet një seancë e posaçme për sigurimet shoqërore, pensionet ku të analizohet buxheti i sigurimeve shoqërore, për arsye se shoqëria po ballafaqohet me problematika të e sigurimeve shoqërore e pensioneve qoftë publike qoftë private, politikat fiskale, çështjet e çmimeve të shportës etj…

Sugjerimi që ish nga një deputet i mazhorancës, mbështetur edhe nga deputeti i vetëm i opozitës, u miratua njëzëri nga i gjithë Komisioni. Tani mbetet të organizohet seanca e posaçme për të diskutuar buxhetin e sigurimeve shoqërore.

Ky aspekt, sado rutinë të duket në pamjen e parë, nuk mund të mos më tërhiqte vemendjen jo thjesht për faktin se diskutimit, të gjërë të cështjes të pensioneve-sigurimeve shoqërore nga mbarë shoqëria nëpërmjet pjesëmarrjes në takimet e diskutimet e kryeministrit, trajtimet e shumta të përditshme në media, protestat përballë kryeministrisë për rritjen e pensioneve, po i shtohet një seancë e posaçme diskutimi nga ana e deputetëve, por sidomos dhe për një fakt  të dhimbshëm që zor se nuk mund të mos bjerë në sy:- Në R E L A C I O N I N përkatës mbi PROJEKTLIGJIN“PËR BUXHETIN E VITIT 2025” të Këshillit të Ministrave, të prezantuar nga Ministri i Financave. Në këtë relacion ashtu si në atë të vitit paraardhës, ndryshe nga gjithë relacionet e tjera mungon dhe nuk është prezantuar tabela  Buxheti i ISSH në terma përfituesish për periudhën… që jep një informacion të detajuar për ecurinë e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore të paktën deri në dy vitet paraardhës dhe pasardhës të projektbuxhetit të vitit që diskutohet. Përfshirja e saj në relacionin përkatës, ose të paktën në seancën e pritshme ka një kërshëri të lartë, qoftë për atë se ndryshe nga vitet e mëparshme kur ish shpallur vetëm indeksimi i pensioneve, tani është premtuar rritje e tyre.

Ndërkohë në LIGJ-in Nr.7703, datë 11.05.1993 PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, Neni 77 -Marrëdhëniet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore me ministrinë përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore, paragrafi 2 parashikohet:-“Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore një herë në 5 vjet do t’i paraqesë ministrit përgjegjës për çështjet e sigurimeve shoqërore dhe, nëpërmjet tij, Këshillit të Ministrave perspektivën për 5 vjet.” A do të parapriprihet zhvillimi i kësaj séance, nga informacioni përkatës se si do paraqitet ecuria e sigurimeve shoqërore në perspektivën e 5 viteve të ardhshme?!

Ndërkohë si del edhe nga Relacioni mbi PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2025”, dhe në këtë buxhet në fakt nuk parashikohet  rritje e pensioneve, ndërkohë që politikanët flasin rëndom për rritje pensioni?! Ndërsa sipas deklarimeve të Ministrit të Financave, rritja e të ardhurave për  kontributet e sigurimeve shoqërore për vitin  2025 veç faktorëve të tjerë do të vijë kryesisht nëpërmjet…” : forcimit të kontrollit të punës në të zezë, nivelit së pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale, vlerësuar në masën 1 miliardë lek”?!

Kjo do të thotë se me aksionin e angazhimin e shumëpërfolur të luftës kundër mosdeklarimit të sigurimeve shoqërore dhe pagës reale në sektorin privat, në fakt është mishëruar në projekt- buxhetin e vitit 2025 ajo që thotë populli, u mbars mali dhe polli një mi. Kujt i shërben ajo tymnajë aq e madhe për luftën kundër informalitetit, futjen e në burg etj si këto?!

Në kushtet kur çështja e pensioneve është bërë çështje dite e mbarë shoqërisë, është e pritshme që jo vetëm tabela që ka shoqërur Relacionet e projektbuxhetit në vite, duke treguar  ecurinë e treguesve kryesorë  të shpenzimeve të sigurimeve shoqërore  në 3 vitet paraardhëse  dhe  në  2 vite pasardhëse  tej atij të projektbuxhetit, por edhe informacioni i parashikuar në nenin 77 të ligjit për Sigurimet shoqërore, për perspektivën për 5 vjet  të tyre, është e nevojshme që ato të vihen në dispozicion të Komisionit të Ekonomisë dhe Financës për tu diskutuar në seancën e posacme.

Kjo e fundit është bërë imperative sidomos me rezultatet e Censusit 2023, që ka një vit që është realizuar, por rezultatet e tij e sidomos projeksionet përkatëse për ecurinë për vitet e ardhshme, sidomos për popullsinë në moshën e punës, të punësuarit me sa duket nuk po vihen në dispozicion as të vendimarrësve politikbërsve deputetëve nga INSTAT gjatë diskutimit të buxhetit?! Koha kërkon një pamje sa më të saktë të realitetit dhe jo thjesht informacione për të tërhequr vemendjen.

Pa këto të dhëna konkrete, në kushtet kur popullsia në moshë pune zvogëlohet ndërsa numri i pensionistëve shtohet duke arritur 30 përqind të popullsisë gjithsej, duke i vënë dy objektivat kryesore të skemës të pensioneve, realizimin e një pensioni dinjitoz nga njëra anë dhe ruajtjen  e gjendjes të shëndoshë financiare të skemës të pensioneve dhe ajo po ecën midis Shillës dhe Karibdës  zor se mund të ketë një diskutim dhe debat luajal dhe të besueshëm në këtë seancë.

Këtu nuk është fjala për tu karforsur e mbytur deputetët me tabela, shifra e fakte të shumta, por për të ofruar ato tregues, të dhëna e fakte bazë, pa të cilat kjo seancë e posaçme, me një rreth deputetësh të mirënjohur e të specializuar për çështjet ekonomike e financiare shumë prej tyre dhe pedagogë, të mos degradojë në një debat shterp politik, lojë kongulleshkash apo propozim sudesh, se unë e dua pensionin 500 euro sa Evropa, pensioni minimal të bëhet 300 euro, pse jo 400 euro e jo 200 sa është minimum jetik etj si këto, që po shohim përditë. Pa këto të dhëna zor se mund të ketë një analizë të thellë dhe sidomos një konkurrim alternativash që pritet të  ofrojnë zgjidhjen më të mirë, në këtë në seancë të pritshme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

II

Ndërkaq nuk mund të mos të tërheqë vemendjen  deklarimi i disahershëm i Kryeministrit z. Edi Rama, duke folur edhe për skemën aktuale e të ardhshme të pensioneve, nënvizon “”me faktet nuk luftojmë dot. Faktet janë fakte dhe këtu në vendin tonë, në mexhlisin ku bëhen debatet ka shpërthyer një luftë me faktet nga të katërta anët dhe çdolloj opinioni dhe çdolloj gënjeshtre paraqitet si fakt, por në fakt, faktet nuk janë opinione”  I dëgjon jo pa kërshëri këto dhe natyrshëm të lind pyetja tjetër :-Po a është i gatshëm vetë z. Kryeministër  të ballafaqohet me faktet e jo thjesht me gjysëm të vërteta?!

Përgjigja e kësaj pyetje të sjell parasysh intervistën e fundit të tij në “Opinion”, ku pas replikave me z.Blendi Fevziu  ky i  fundit ia kalon fjalën një pensionisteje e cila nuk mungon ta pyesë drejtpërdrejt  z. Edi Rama:- “Si ka mundësi, n.q.s ju do kishit një pension 150 mijë -200mijë-ose 250-mijë më minimalja…si mund të jetonit në një muaj dhe si do ta nxirnit muajin?…Me jep tani shpjegim si mund të rrohet?!

Në vend të përgjigjes të kësaj pyetje të drejtpërdrejtë, Kryeministri flet se prodhimi PBB në vitin 2013 kur u morr pushteti, ishte  9.6 miliard Euro  duke arritur 24 miliard  Euro në 2024 ose duke u rritur 2.5 herë e duke vazhduar më tej me krahasimin me vendet e rajonit duke theksuar se këto të dhëna kanë si burim Fondin Monetar Ndërkombetar dhe organizata të tjera ndërkombëtare… Duke bërë Kryeministri këtë parashtrim, ndonse në vetvete i saktë,  operohet me gjysëm të vërteta. Ai përsërit motamo, metodën e përdorur nga kundërshtari i tij politik kur ishte në pushtet si radhën e parë ashtu dhe të dytë. Nuk thotë gjysëm fjalë se sa është rritur Produkti i Brendshëm Bruto real apo qoftë ai nominal në lekë në vitin 2024, ndaj atij në vitin 2013, pa të cilat nuk mund të njohësh  të vërtetën r plotë të ecurisë në fakt, të PBB në Shqipëri gjatë kësaj dekade. Është pozitive që nga përfaqësues të mazhorancës në takimet me pensionistë  pohohet se:- “Është fakt që kategoria e pensionistëve është kategoria e cila ka përfituar më pak nga zhvillimet ekonomike.” Por kjo nuk mjafton. Kjo është e nevojshme  të shoqërohet me publikimin e ecurisë së PBB nominale dhe reale dhe kjo të krahasohet më ecurinë e pensionit mesatar, minimal dhe maksimal por dhe me ecurinë e pensionit suplementar. Gjithësesi ky deklarim dhe sidomos përgjigja ndaj pyetjes të drejtpërdrejtë të bërë nga pensionistja, kërkon një përgjigje të drejtpërdrejtë:- Marrjen e nismës nga z Edi Rama për miratimin e Vendimit nga Këshilli i Ministrave për studimin, miratimin zyrtar e shpalljen e  Minimumit Jetik, duke qartësuar  të së pari njërën anë të medaljes Skillën apo Karibdën.

Këtu është Rodi Këtu kërce / Këtu është trëndafili këtu vallzo-do të shkruante pyeti.

Natyrshëm lind pyetja :-A do ta japë përgjigjen e drejtpërdrejtë Kryeministri, Edi Rama, apo do të vazhdojë rrugën e paraardhësve të vet në pluralizëm, që edhe kur kanë marrë VKM, për kryerjen e studimit të minimumit jetik, kur janë njohur me rezultatet e tij, nuk kanë konkluduar me miratimin zyrtar dhe publikimin e tij, por kanë vendosur arshivimin e tyre, duke ia lënë pluhurit të haresës duke iu shmangur edhe pyetjes së drejtpërdrejtë të pensionistes…dhe politikave që shoqëron pashmangërisht publikimi zyrtar i minimumit jetik. Zëri i drejpërdrejtë i pensionistëve, por edhe më gjërë i bën apel Kryministrit aktual:

-Shëmbe këtë mur! (Zoti Gorbachov shëmbe këtë mur)

Mirë do të ishte që ky studim të fillojë të realizohet që këtë muaj e  të prezantohet para fushatës të zgjedhjeve të vitit 2025, ku forcat politike të shpalosin anën tjetër të medaljes duke treguar rrugën si dhe sa do të rritin pensionet sipas alternativës së tyre, duke mos cënuar qëndrueshmërinë fiskale të skemës si ndodhi në vitet 2005-2013. Përballja me faktet është e domosdoshme si për mazhorancën ashtu dhe për forcat e tjera opozitare që është e nevojshme të shpalosin alternativat e tyre për këtë sfidë të mbarë shoqërisë sonë.

III

Përballja me realitetin e saktë me faktet e tij, kur shtrohet çështja e harmonizmit të pensionit të denjë me një sistem të shëndoshë të sigurimeve shoqërore e rritjen e pensioneve, nuk mund të kufizohet vetëm me politikbërsit dhe vendimarrësit. Ajo madje nuk përjashton as akademikët, profesorët doktorët, pedagogët e Universiteteve kur shpjegojnë e trajtojnë qoftë edhe teorikisht apo aq më tepër në medja këto tema dhe flasin për rritjen e pensioneve.

Sistemi i  pensioneve “ pay as you go” që ishte në monizëm u trondit seriozisht nga menaxhimi i tij jo në përputhje me zhvillimet e vrullshme demografike, dduke shpënë në vetë tronditjen dhe shembjen e ekonomisë së planikuar, në vendin tonë.

Në vend që reformimi i tij  të shoqërohej në kohë, me elementë e shtylla të tjera pensionesh  private  si në vende të tjera të ekonomisë së tregut,  ai vazhdon të mbetet  ende sundues në vendin tonë pamvarësisht nga zhvillimet e ndryshimet e vrullshme demografike dhe moshimit të popullsisë. Ndërsa me kalimin në  ekonominë e tregut,  në tërësi pranohet vitaliteti i privates ndaj publikes, deri tani nga profesorati, nuk ka ndonjë shpjegim bindës, përse në vendin tonë sistemi privat vullnetar i pensioneve ka mbetur rakitik e  nuk po shfaqet më vital se sistemi publik i detyrueshem i pensioneve?! I pari (sistemi privat vullnetar) mbetet në minorancë ndaj të dytit, dhe ndërkohë  vazhdon e ushqehet mentaliteti monist për të kërkuar para së gjithashe mbi të gjitha nga shteti!?

Ky mentalitet është gati i kapërcyer për çdo emigrant shqiptar në SHBA. Për fakt të keq jo në të gjithë Universitetet e fakultet me vendit tonë, shpjegohen dhe trajtohen si për studentët por dhe mbarë publikun ligjësitë e brendshme që rregullojnë marrëdhëniet midis parametrave kryesorë të  sistemit “ pay as you go”, pamvarësisht vendit e shtetit apo kryeministrit që e realizojnë këtë  system pensionesh.  Ka një lidhje të brendshme të hekurt midis përqindjes së kontributit  që mbahet mbi pagën  ose të ardhurat dhe numurit të pensionistëve, shkallës së varësisë së sistemit i shprehur në raportin kontribues/pensionistë, raportit midis jetëgjatësisë së popullsisë në tërësi, jetëgjatësisë së periudhës kontributive dhe periudhës së gëzimit të pensionit; që precipitojnë në shkallën e zëvendësimit, që shprehet në përqindjen e pensionit (mesatar) ndaj pagës (mesatare) dhe kësaj të fundit me produktivitetin e punës etj. Nuk mund të mos shikosh se ndërsa numuri i doktoratave për sigurimet shoqërore në vendin tonë  i tejkalon 7, shumë syresh dhe profesorat kur dalin në medja shfaqen më tepër si babagjysh i vitit të ri?!

Për fat të keq nga  elementët e mësipërm,  nuk u nxorën mësime e nuk u dhanë rekomandime serioze për pasojat qe patën ato në falimentin e buxhetit të shtetit në monizëm por ve ç

Anërisht me kalimin në ekonominë e tregut dhe kryerjen e proceseve transformuese, kur  ndodhi se raporti u varësisë të sistemit të pensioneve të detyrueshme në vendin tonë ra nga 4.5 në vitin 1990 në 1 në vitin 1994. Ky nivel iu bënte dhe i bën ende apel kujdo, përfshirë  individët se pamvarësisht nga vazhdimi i sistemit  “pay as you go”, në kushtet se si u zhvilluan proceset transformuese nga ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut nga forca politike që  e udhëhoqi  drejtoi e realizoi këto procese , me shkatërrimin e industrisë ekonomisë në tërësi,  u humbën dhe përfitmet e dividentit demografik mbi bazën e të cilit ishte ndërtuar ky sistem, sipas të cilit ato realizohen kur numuri i kontribuesve ishte dukshëm më i madh se sa ai i pensionistëve… Ndërsa kur numuri i tyre është 1:1, sejcili individ duhet të mendojë seriozisht për veten e vet, se sa i duhet të kursejë gjatë periudhës së punës për të përballuar shpenzimet pas mbarimit të saj, në periudhën e pensionit, duke zgjedhur  alternativat më të mira të shpërblimit të përdorimit të kursimeve, pensionit të detyrueshëm, pensionit privat, depozitimit bankar, aksioneve obligacioneve etj mundësi që hap ekonomia e tregut?!

Në dekadën e parë tranzicionit në vendin tonë  niveli real i pensionit ishte dukshëm më i ulët se sa ai në monizëm ndonse në të njëtën kohë  shumë më i lartë në terma nominale apo në dollarë. Në vitin 1997, pensioni mesatar mujor real në qytet ishte sa 45.1% e atij në qytet, ndërsa në fshat 25.5 % e tij ( Shih Prof.Dr.Ilia Telo- Mirëqënia dhe minimum jetik). Në kushtet kur  në plan të parë mendohej për kokën. ndonse ky problem ishte  shumë i mprehtë dhe evident, ai nuk dilte në plan të parë, ndonse që nga zgjedhjet e vitit 1992 u bë një nga ankorat kryesore të alternativës të Partisë Socialiste  të konkurrimit ndaj mazhorancës.

Politikbërsit  dhe vendimarrësit në vendin tone, nga ana e tyre në këto kushte  i hodhën sytë në një element të ri të sistemit të pensioneve në kapitalizëm në, Pensionet Suplementare, që ka si element kryesor priviligjet e një pjese të shoqërisë.

Jënë vërtet simpatike thirrjet e një deputet të njohur të opozitës aktuale se “ Sot kemi një model ekonomik që funksionon për 5 %, ndaj pensionistët i gënjejnë me lugën bosh”

Atakimin e këtij modeli në fushën e pensioneve  e  ngriti hapur sidomos Banka Botërore kur u diskutua reforma e pensioneve  në vitin 2014. Por politikbërsit dhe vendimarrësit, deputetët e gjithë krahëve politikë e shmangën këtë apel dhe i vunë brylin. Është tepër pozitive që këtë problem e ringre një deputete, pensioni i së cilës është pjesë e kësaj 5%”. Natyrshëm lind pyetja : A është e gatshme të presë realisht degën mbi të cilën është ngritur pensioni  i vet, dhe  pensioni e kësaj elite?! A është e gatshme që pensioni i vet dhe gjithë elitës të realizohet në përputhje me kontributin e dhënë të sigurimeve shoqërore me të njëjtin kthyeshmëri ashtu si është pjesa dërmuese e pensionit publik të detyrueshëm ?! Le të shohim sencën e Komisionit Ekonomik dhe Financës do të kemi thjesht përsëritjen e këtij sllogani apo ndonjë propozim konkret për ndryshimin e modelit ekonomik që funksionon për 5  përqindshin ?!

IV

Në këtë kuadër nuk mund të mos të dalë parasysh, ajo që ka tërhequr vemendjen edhe Kryeministri z Edi Rama në podcasting me moderatorin Blendi Fevziu se “…fakti dramatik kur filloi spostimi i shtypit të shkruar drejt on lin edhe filluan tu binin tirazhet, të gjithëve u kanë rënë tirazhet, disa më shumë disa më pak, por të gjitha gazetat e mëdha edhe ato me më reputacion kanë pasur rënie tirazhesh dhe filluan të adaptoheshin duke hapur faqet e tyre online dhe filluan të bëjnë shkurtime.  pjesa e parë e trupës që u shkurtua dhe kategoria më e goditur nga shkurtimet brenda botës të shtypit të shkruar ishin hulumtuesit e fakteve, checkers-at të cilët u konsideruan të panevojshëm, të tepërt, sepse për të bërë hulumtimin e fakteve përpara se të jepet vistoja për daljen e një artikulli do kohë… “ Kjo dukuri botërore ka përfshirë dhe median shqiptare, si atë të shkruar ashtu dhe vizive. Viti 2024 do të mbahet mend për numurat e pafund të artikujve dhe emisioneve televizive për pensionet, me disa dhjetra prej tyre në javë,  disa mijra në vit duke krijuar një çoroditje të paparë, për shkak të sensasioneve, dezinformatave  lajmeve të rreme,  duke mbetur larg frymëzimit të zgjidhjeve të mundshme e më të mira të problemeve të pensioneve. Kjo edhe për mungesë të hulumtimit të fakteve domethënëse, pa dhënë një pamje të saktë të realitetit. Vërtet nuk munojnë disa shoqata e gazetarë të vecantë fact-checks, por vetëm aq nuk mjafton. Mungojnë gazetarët profesionistë të tipit Vangjush Gambeta dhe vetë gazetaria është pjesë e problemet në polarizimin që vihet re jo thjesht në demokracinë në vendin tonë por dhe në botë . Personalisht i përkas mendimit se aktualisht jemi ende larg gazetarisë konstruktive, që ka lindur dhe po zhvillohet sot në botë. Sipas babajt të saj në Danimarkë, -“ Ne duhet të jemi “miku më i mirë” i publikut, jo miku më i mirë i opozitës, apo i qeverisë apo i oligarkëve në këtë anë apo atë anë. Ne duhet të jemi bashkëpunëtorë për të vërtetën dhe jo konkurrentë për të botuar sensacionalizma”

Por le ti referohem hulumtimit të ecurisë së disa fakteve më domethënëse të sistemit të pensioneve të detyrueshme publike në vendin tonë. Duke u mbështetur në lejtmotivin e ISSH, Transparencë-Informacion-Komunikim, duke iu referuar të dhënave të publikuara vite më pare nga ky institucion por dhe kërkuar drejtpërdrejt prej tij, duke i përpunuar ato, mendoj se është e dobishme për lexuesin të njihet me shifrat fakte të tabelës së mëposhtme.

Tabela Nr 1

Kontribues dhe të ardhura të sigurimeve shoqërore  për vitin 2023 krahasuar me 2018
Emertimi -sipas subjekteve Kontribues (persona)   Të ardhura (në milion lekë)  Te ardhura per kontribues në vit lekë Te ardhura per kontribues ne muaj lekë Pagesa e kontributit ne % ndaj pages Paga e perllogaritur ne 2023 ne lekë Paga e perllogaritur ne vitin 2018 Rritja e pagës në 2023 ndaj 2018
Ndërmarrje Buxhetore  143,958  38,678 268676 22390 0.245 91386 66031 138.4%
Ndërmarrje Jo Buxhetore  21,616  6,733 311482 25957 0.245 105946 78979 134.1%
Firma private 394,746  68,165 172681 14390 0.245 58735 32764 179.3%
Të vetpunesuar  140,119  3,874 27648 2304 0.23 10017 15270 65.6%
Shuma 700439 117450 167681 13973
Burimi si për kontribuesit dhe të ardhurat gjithsej sipas subjekteve, si për vitin 2023 dhe 2018 është ISSH, ndërsa kolonat e tjera janë të përllogaritur nga autori..

Nga të dhënat e tabelës dhe vështrimi me kujdes i tyre rezulton një dyshim i arsyeshëm për saktësisnë e të dhënave të prezantuara nga ISSH, sidomos për subjektet -Të Vetpunësuar në zonën urbane, por për rrjedhojë dhe ato nga Firma private. (Vetëm pas këtij rregullimi mund të nxirret një përfundim plotësisht i saktë. Por në mungesë të tij po i referohem të dhënave në dispozicion) Duke i referuar të dhënave të ISSH përllogarritjes të të ardhurave për kontribues dhe nga kjo i pagës mbi bazën e së cilës, janë paguar kontributet në kushtet për vitin 2023, për këtë grup rezulton një pagë mesatare prej 10017 lek, që është shumë e ulët se paga minimale mbi të cilën paguhen zakonisht kontributet e sigurimeve shoqërore, nga ky grupim por edhe më i ulët se ai i vitit 2018?! Kjo nuk ka si të ndodhë. Për rrjedhojë ka një dyshim të arsyeshëm. Por këtë dyshim të arsyeshëm mund ta saktësojë, se si janë të dhënat e vërteta të besueshme vetëm ISSH.

Nga të dhënat e kolonave 2 rezulton se për vitin 2023, në vendin tonë në skemën e detyrueshme, numuri i kontribuesve urbanë të sigurimeve shoqërore ishte 700439 vetë, përveç

kontribuesve vullnetarë dhe ata të zonës rurale. Duke shkuar dhe dy grupet e fundit numuri I tyre shkon  në  783,271  kontribues gjithsej për skemën e detyrueshme publike, pa përfshirë kontributet që mbulon shteti. Por duke iu referuar vetëm kontribuesve urbane mbi bazën e të cilave mund të gjykohet në tërësi mbi skemën e pensioneve të detyrueshme sipas kolëns 3 rezulton se  janë realizuar 117 miliard e 450 milion lekë gjithsej në vit, ose 13973  lek në muaj, kur numuri i pensionistëve gjithsej ka rezultuar 704,999 vetë.Këtu duhet parasysh se numuri i tyre vazhdon të rritet kreshendo me një ritëm rritje rreth 2% në vit  pamvarësisht efektit Covid 19.  Në se në vitin 2018 numuri i pensionistëve gjithsej  ishte  635735 vetë, ata pësuan me një rritje 10.9 % deri në 2023.

Por ndërkohë niveli i të ardhurave nga kontributet për një kontribues në vitin 2018 ishte vetëm 9487 lekë në muaj, duke pësuar një rritje prej 147.3 përqind. Kjo rritje shumë e lartë është rrjedhojë e rritjes së pagës minimale sidomos pas vitit 2020 e këtej dhe rritjes së pagave në sektorin publik në vitin 2023 që vazhdoi për vitin 2024e vazhdon dhe shtrin efektin e vet dhe në 7 mujorin e 2025. Por këta faktorë zor se mund të veprojnë në këto përmasa në vitet në vijim, por do të kenë përmasa të vogladuke patur si dysheme indeksimin e pagave sipas inflacionit, që pritet të fillojë nga viti 2026. Në kushtet kur numuri i kontribuesve urbanë është thuajsa sa numuri i pensionistëve gjithsej, dhe niveli i kontributit mesatar në muaj është vetëm rreth 14 mijë lekë në muaj, dhe raporti kontribues/pensionistë pas një rikuperimi ka rënë në 1.17 dhe ka prirje të shkoje 1:1, është e qartë se mundësia për një rritje të dukshme të pensionit është e kufizuar.

Natyrisht vazhdimi i rritjes së pagës në sektorin publik për vitin 2024 dhe për rrjedhojë dhe deri në 7 mujorin e 2025, krijon një mundësi për një shtim të bonusit. Kjo situatë gjithësesi kërkon një luftë reale kundër informalitetit  si në trajtën e mosdeklarimit fare të pagave ashtu dhe në trajtën e nëndeklarimit të tyre. Në se deri tani Drejtoria e përgjithshme tatimeve iu ka dërguar dërguar shkresë 37.331 tatimpagues të identifikuar me risk në fushën e informalitetit, dhe këta të fundit duhet të reflekojne deri në 20 Nëntor, transparenca se sa prej tatimpaguesve sidomos i atyre që punojnë me kontrata me sektorin public, po i përgjigjen Tatimeve dhe sa jo dhe si do veprohet me këta të fundit, merr një rëndësi të posaçme.

Por kjo kërkon një informacion të saktë dhe të besueshëm ndërkohë si të numurit të kontribuesve ashtu dhe masës së pagimit të kontributit si në tërësi ashtu dhe për çdo grup subjektesh. Në se krahasohet masa mujore e kontributit mesatar në sektorin privat,në kolonën 5, ajo është shumë më e vogël se në sektorin publik, sin ë ndërmarrjet –institucionet buxhetore ashtu dhe ndërmarrjet jobuxhetore por ndërkohë si rrjedhojë sidomos e rritjes shumë të madhe të pagës minimale, rritja kontributit si në tërësi dhe vecanërisht për sektorin privat si rezulton  nga të dhënat e tabelës, ka qënë  shumë e madhe.(shih kolonën e fundit 9)

Nga sa më sipër bëhet e qartë se për një rritje të pensioneve gjithë shoqëria jonë duhet të përballet me faktet dhe duke ndjekur shëmbullin e gazetarisë daneze, i nevojitet  të mbajë një qëndrim konstruktiv që të mundësojë jo thjesht konstatimin por të kontribuojë për zgjidhjen e problemit, rritjen e pensioneve që si e evidentova  i duhet të ecin midis Shillës dhe Karibdës . Duke mbetur rruga e luftës  kundër informalitetit si rruga kryesore në të dy trajtat e tij , duhet patur parasysh se vitet e fundit sidomos pas reformës në drejtësi, dhe më pas korektimit hierakik të pagave në sektorin publik, nga njëra anë vihet re një rritje jo e zakonshme e pensioneve suplementare, ndërkohë ulje e pensioneve mesatare të reja dhe shtimi i pensioneve të ulta  me të cilat të cilat zor se mundësohet përballimin e nivelit minimal të jetesës.  Kjo do të thotë se në buxhetin e shtetit  vitet e fundit nuk kanë munguar paratë  për 5 % e të pasurve dhe të privilegjuarve, apo për nivelin më të lartë të tyre, ndërkohë të varfërit varfërohengjithnjë e më shumë duke u lënë tani për tani  në fatin e tyre. Koha kërkon shmangien e demagogjisë dhe këtij realiteti të hidhur.

Në këtë rafsh seanca e ve çantë për pensionet ne Komisionin e Ekonomisë dhe Financave  është një ogur i mirë për një debat luajal që të ndihmojë në rrugëzgjidhjet më të mira të mundshme që ofron rritja e mirë e të ardhurave buxhetore 3 vitet e fundit. ISSH dhe Ministria përkatse që menaxhon politikat e sigurimeve shoqërore, është e nevojshme  që ti ofrojnë  krahas informacioneve të tjera të dhënat e faktet e kontribuesve dhe masës së kontributit për gjithë subjektet kontributive, të prezantuar në tabelën 1, si për vitin 2023, 2024, por edhe për 5 vitet e ardhshme si e parashikon Ligji mbi Sigurimet Shoqërore.

Ndërkohë njohja dhe ndryshimi  që në projektbuxhetin e vitit 2025 që të gjithë atyre që paguajnë sigurimet shoqërore në sektorin (firmat) privat, që  tu kthehen mrapsht nëpërmjet rritjes përkatse të pensionit do të ishte një ogur dhe është një rrugë e që shpreh gadishmërinë e polikbërjes e sidomos mazhorancës, përfshirë Kryeministrin që  pa pritur reformën e pensioneve, tu vijë në ndihnë të gjithë personave që janë korekt me shtetin, detyrohen të punojnë për të përballuar nevojat e tyre edhe pasi kanë mbushur moshën në pension. Premtimi i Kryministrit në takimin me pensionistët e Korçës, nuk duhet të mbetet në eter, por është e nevojshme të materializohet ne ligjin e buxhetit 2025. Kam bindjen se Ministri i Financave nuk pritet të jetë pengesë për këtë premtim të kryeministrit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • pensionisti veteran says:
    November 13, 2024 at 11:59 am

    Gjeja me e pa kuptimte qe eshte krijuar natyrisht per te bere ndere jane pensionet speciale.Mendo u jane dhene se fundi pensione speciale dy aktoreve Sotiraq Bratko dhe nje tjetri qe se mbaj mend po e kam pare ne nje filem rol te plote e ne nje tjeter rol te periferik,aq sa te pyesesh nuk i dine emrin dhe besoj me moshen. qe kane punuan nja 10 vite e iken ne Greqi.Marin pension ne greqi dhe pensionin dhurate nga Rama si shoke instituti.Si keta ka me qindra

    Reply
  • Pensionisti ekonomist pa teste partije kurre says:
    November 13, 2024 at 12:35 pm

    Ti veten ekonomist nuk je!I ndjeri Pjeter Arbnori merrte pension ,me shume se paga e kryetarit te kuvenditKoleget tane ekonimist i drejtoheshin si pensioninst.Shume shpenzime per udhetime e djeta ke marre i zoti Pjeter!?Koperativistet,qe paguheshin minimalist,sit nuk u njihet vitet e punes qe u moren jeten,se ky shtet nuk u ka ruajtur letrat!?Te pa punet ne komunizem emertoheshin parazite,Me kete motiv futeshin ne burg.Katundaret qe nuk kane qene ne pune te shtetit,ne burg, vetem me ditet mjerane te puneve ne kooperative jane jetuar,o pseudo ekonomiste!?!?

    Reply
  • Vigjilenca says:
    November 13, 2024 at 2:07 pm

    Rama ka 10 vjet që tallet me pensionistët. Nëse Ai do ta merrte seriozisht dhe problemet e pensioneve i kishte zgjidhur dhe qeveria do të luftonte korrupsionin. Kështu dhe pensionistët do të jetonin më mirë dhe qeveria do të ishte më e përgjegjshme.
    Tani ajo është kthyer në qeveri ordinere, pa plane, që çdo gjë I lë rastësisë dhe pa asnjë studim ekonomik sistematik.
    Tani një milion shuplaka që populli ja drejtoi opozitës, tani po bien mbi kurrizin e tij, ai po e mban duke u kërrusur çdo ditë, por tani dhimbjes që ka marrë nga këto shuplaka do t’i vësulet politikës degjeneruese dhe mashtruese të politikanëve të neveritshëm e mjeranë të këtyre 34viteve që e shtypën, e vodhën, ja pinë gjakun dhe hodhën tej, tani i erdhi fundi dhe hakmarrja do t’i lajë hesapet. Në krye ai do të zgjedhë bijtë e tyre të ndershëm, ata që duan shqiptarët dhe Shqipërinë. Jashtë politikanët hajdutë, armiqtë më të rrezikshëm të popullit shqiptar, pjellë e keqe dhe e shëmtuar e këtij vendi.

    Reply
  • xyz says:
    November 14, 2024 at 11:51 am

    Ky nuk êshte shkrim gazete. Ky êshtë disertacion. Autori duhet ta kishte “kompresuar” shumë këtê analizë ekonomike dhe tê trajtonte veçse një problem. Por ai êshtê hapêrdarê shumë. Dhe shkrimi e humbet kështu interesin. Edhe disa fakte nuk i spjegon mirë. si pash kur pohon se PBB-ja ështê shumëfishuar nê Euro, por jo në Lekê?!Gjynah se mund tê dilte shkrim i mirê;

    Reply
  • produkti i brendshem bruto ! says:
    November 14, 2024 at 1:07 pm

    Parole,parole,kush e merr vesh kete ekonomist ? Faktet flasin ndryshe statistikat shqiptare nuk jane serioze! Thone qe i kemi nxierr nga FMN ,nga fondi per zhvillim europian,nga banka botrorore, kemi nje zhvillim bruto, 15% ose 12% me shume se vitin e kaluar ! krahasur me vitin 2013 produkti bruto eshte rritur dy fish krahasur me produktin para 2013, dhe tre fish nga produkti bruto i xhi di pi se , pra pensionet jane rritur krahasur me indexin, e e pensioneve te viti 2015. pra keto jane shifrat e fondit monetar,nderkombetar ! dhe keta nuk genjene nuk i themi ne qe ka rritje, po po ka rritje ! Tani ne vitin 2025 pensionet e ulta do te rriten 20% me shume se se pensionet e viti 2013, ku zhvillimi bruto ishte posht indeksit te pensioneve te vendeve te rajonit, maqeoni,greqi,serbi !
    Pra kontributet jane ritur Ministria e financava, dhe bordi i bankes shqiptare per zhvillim parashikojne qe ne fund te viti 2025 pagat e pensioneve te ulta te rriten me 25% nderasa ato te administrates me 100%
    –
    Ne kerkojme te rrisim pensionet por Partia Demokratike na ka lene nje grope te madhe ku pensionet ishin shume te ulta me 0.012%
    Pra qeveria jone premton se pensioni bruto, dhe produkti i zhvillimit agro industrial,do te rise mirqenien e pensionisteve , kete jua premtojme !
    –
    Vitin e ardheshem ! Kemi lidhur nje marveshje me banken boterore , qe te risim ne maximum te ardhurat nga produkti i brendshem dhe exportet !
    –
    Pa export nuk ka import, dhe pa import nuk ka export !

    Duro Kalemi, ekonomist dhe keshilltar prane kryeministrit ,me experience 15 vjet ne ministrine e financave te dy qeverive berisha meta dhe rama

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?