Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PENSIONI: Sa shkon pagesa mujore pas aplikimit të rritjes me 8.6 për qind
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > PENSIONI: Sa shkon pagesa mujore pas aplikimit të rritjes me 8.6 për qind
EkonomiKryesoreShoqëri

PENSIONI: Sa shkon pagesa mujore pas aplikimit të rritjes me 8.6 për qind

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Pjesë e skemës së rritjes me 8.6 për qind duke nisur nga data një tetor do të jetë edhe pensioni social. Autoritetet e Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se me aplikimin e kësaj rritjeje që do të bëhet si pasojë e indeksimit, pensioni social do të shkojë në vlerën e 9,327 lekëve.

Kështu, çdo pensionist rezident në Shqipëri mbi moshën 70 vjeç (që nuk kanë të ardhura), do të përfitojnë rritjen e pagesës mujore me 739 lekë më shumë.

“Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona në shkallë vendi”, konfirmojnë zyrtarët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

- Publicitet -

Vendimi për rritjen e pensioneve u miratua ditën e djeshme edhe nga Këshilli i Ministrave, ku dhe u zyrtarizua indeksimi i pensioneve në masën 8.6 për qind për të gjitha pagesat që mbulon skema e sigurimeve shoqërore (pensione pleqërie, familjare, invaliditeti, pensionin social dhe trajtimet e tjera të veçanta).

Nga data një tetor mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me 8.6 për qind, duke garantuar një mbrojtje më të mirë të kësaj shtrese të popullsisë. Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë”, bëjnë me dije autoritetet e sigurimeve shoqerore.

Kush përfiton pension social?

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, çdo i moshuar që nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme, dhe që ka mungesë, apo nivel të ulët të ardhurash mund të aplikojë për të përfituar një pension social. Për të siguruar këtë lloj pensioni duhet që të përmbushen disa kritere, që kanë të bëjnë me moshën e pensionit, qëndrimin në Shqipëri për një periudhë të përcaktuar, mospërfitimin nga skema e detyrueshme, si dhe nivelin e ulët të të ardhurave.

Kështu, të drejtën për të siguruar një pension social e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 70 vjeç, kur fakton nëpërmjet dokumenteve përkatëse qëndrimin e përhershëm në Shqipëri për të paktën 5 vitet e fundit, kur nuk plotëson kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme, si dhe ka të ardhura që janë më të ulëta se sa ato që mund të sigurojë nëpërmjet pensionit social.

Sikundër ndodh me të gjitha shërbimet e tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, edhe aplikimet për përfitimin e pensionit social nga të gjitha kategoritë përfituese, mund të bëhen vetëm online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”.

Sipas procedurës së konfirmuar, shtetasi, që plotëson kriteret për trajtimin financiar me pension social, plotëson kërkesën nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, ndërsa dokumentet origjinale duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar, pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku aplikuesit kanë vendbanimin.

Për të bërë plotësimin e kërkesës çdo qytetar duhet që të hyjë fillimisht në portal, në adresën www.e-albania.al , dhe pasi të bëjë identifikimin përkatës si qytetar, duhet të zgjedhë shërbimin aplikim për pension social dhe të nisë plotësimin e të dhënave të përcaktuara në formularin përkatës. Në pjesën e parë të kërkesës për këtë lloj pensioni plotësohen të dhënat personale të aplikuesit, për të vijuar me pjesën e dytë, ku shtrohet kërkesa për pension social sipas kushteve të përcaktuara në ligjin përkatës. Ndërsa, pjesa e tretë e kërkesës përmban dokumentacionin shoqërues, më tej në pjesën e katërt duhet plotësuar deklarata për gjendjen social-ekonomike, si dhe në pjesën e fundit bëhet nënshkrimi i kërkesës për përfitim. Pasi të bëjë dërgimin e tij online, aplikuesi duhet të plotësojë edhe dosjen e dokumenteve origjinale të kërkuara, të cilën duhet që ta dorëzojë pranë Postës Shqiptare, e cila më pas e përcjell në adresë të strukturave rajonale të sigurimeve shoqërore.

Dosja e dokumenteve që kërkohen për caktimin e këtij pensioni përfshin: kopjen e dokumentit të identifikimit të aplikuesit, certifikatën familjare që mund të shkarkohet në portalin e-albania, deklaratën për gjendjen social-ekonomike e cila plotësohet nga vetë aplikuesi, vërtetimi që konfirmon qëndrimin në Shqipëri për të paktën pesë vitet e fundit që sigurohet nga strukturat e gjendjes civile, vërtetim nga organet tatimore nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike që lëshohet nga Drejtoria Rajonale e Tatim–Taksave, certifikata pronësie nëse disponojnë të tilla, si dhe vërtetimin për ndihmën ekonomike, nëse është përfitues i saj.

 

Kushtet për tërheqjen e pagesave të pensionit social:

  • Për të mos rrezikuar marrjen e këtij pensioni, përfituesi duhet të paraqesë një herë në vit konfirmimin për gjendjen social-ekonomike.
  • Pensioni social duhet të tërhiqet nga përfituesi çdo muaj.
  • Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet, në qendrat e përcaktuara të pagesës.
  • Pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit.
  • Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?