Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimet në ligj për sigurimet shoqërore, ja çfarë do ndodhë me këtë kategori të pensionistëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ndryshimet në ligj për sigurimet shoqërore, ja çfarë do ndodhë me këtë kategori të pensionistëve
EkonomiKryesore

Ndryshimet në ligj për sigurimet shoqërore, ja çfarë do ndodhë me këtë kategori të pensionistëve

Published: September 18, 2023
Shpërndaje

Efektet e përjashtimit nga pagesat e kontributit për sigurimet shoqërore te pensionistët e vetëpunësuar si të vetëm në sektorin privat llogariten nga 1 Prilli 2023 sipas ekonomistëve.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, përjashtimin e kësaj kategorie vetëm nga sigurimet shoqërore, pagesat për sigurimet shëndetësore për periudhën 3-mujore (prill-maj-qershor) janë në vlerën e rreth 8,200 lekëve nga rreth 33,000 lekë që paguhej më parë për periudhën 3-mujore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi për Monitor se “Për të vetëpunësuarit e vetëm si pensionist duke zgjedhur kategorinë i vetëpunësuar që përfiton nga pensioni i pleqërisë nuk paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore. Ndërsa për sigurimet shëndetësore paguajnë mbi dyfishin e pagës minimale pra me 2,720 lekë”.

- Publicitet -

Pensionistët që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat më përpara paguanin kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Përfituesve të pensionit të pleqërisë, koha e punësimit nuk u njihej si periudhë sigurimi.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar i miratuar më 20 Korrik 2023 në seancë plenare përfshin si masë lehtësuese që pensionistët, të cilët vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat, të mos paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat: 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar.

Nga masa lehtësuese përfitojnë 1,484 pensionistë të vetëpunësuar në sektorin privat sipas të dhënave në relacionin e projektligjit. Vlera mujore e kontributit që paguajnë ata është rreth 14,2 milionë lekë, ndërsa vlera vjetore është 169,8 milionë lekë. Kjo vlerë do të pakësohet nga të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore.

Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk përfshin përjashtim përjashtimi nga pagimi i kontributeve për pensionistët e punësuar në sektorin privat. Lidhur me arsyen e mospërjashtimit të kësaj kategorie në relacion argumentohet se për personat e punësuar kontributet paguhen ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Nëse do të përjashtoheshin nga pagesa e kontributeve të punësuarit në sektorin privat, do të deformohej tregu i punës, do të dëmtohej skema e sigurimeve shoqërore dhe do të kishte problematika në administrimin fiskal. Punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin vetëm pensionistë.

Përjashtimi nga pagesa e kontributeve i pensionistëve të vetëpunësuar si të vetëm në sektorin privat nuk krijon pasoja negative, përveç se pakëson të ardhurat në degën e sigurimeve shoqërore të barrë lindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute. Pagesa e kontributeve në këto dy degë nuk i siguron kësaj kategorie të pensionistëve një mbrojtje të shtuar”.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani qëllon anijen dhe mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërpërgjigjet me bombardime
  • Dua Lipa kritikon qeverinë shqiptare: Ndryshimet për zonat e mbrojtura, shqetësuese për mjedisin
  • Koncerti i Kanye West, reagon rrjeti investigativ OCCRP: Mjet për të mbuluar protestat në Tiranë
  • Vrasje pas mesnate në fshatin Bërxullë në Vorë
  • Misteri i Mojtaba Khameneit: A ishte ai figura e fshehur në funeral?

Komentet e Fundit

  1. Futja kot.. on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. 3D on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. 1thundrak on Cinizëm me “5 yje”
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Fashisti Edi Rama me topen Blendi Nyja nga mbrapa on Cinizëm me “5 yje”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?