Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për 80-vjetorin e “Hostenit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Për 80-vjetorin e “Hostenit”
Histori

Për 80-vjetorin e “Hostenit”

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Nga Pëllumb Vreka

80 vjet, Hosten. Vendi akoma nuk kish mbushur vitin i dalë nga Lufta. Në treg qarkullonte gazeta “Bashkimi”. Më 22 gusht 1945 së bashku me të filloi të dalë në qarkullim edhe një “Fletë” e quajtur “Hosteni”. Termi “Hosten” vinte nga hosteni i bujkut që cyt kaun në parmendë.

Stafi i caktuar për Hostenin operonte në ambientet e gazetës “Bashkimi”. “Fleta” në fakt kishte katër faqe. Në të pasqyrohej Lufta e Popullit Shqiptar kundër pushtuesit. Krijimi i Kooperativave Bujqësore, sekuestrime të pasurive të feudalëve e kulakëve, taksat e larta për këtë kategori etj.

- Publicitet -

Në krye të “Fletës” së Hostenit në të majtë e në të djathtë, si në çdo dokument të asaj kohe qëndronin siglat: “Vdekje Fashizmit” e “Liri e Popullit”. “Fleta”, qysh në ditët e para të daljes në qarkullim sqaronte bashkëpunëtorët se: “Dorëshkrimet nuk ktheheshin” dhe se “Anonimati ruhej me sekret të madh”.

Çmimi ishte katër lekë, me kalimin e viteve do të zbresë në tre, dy dhe në një lekë në vitin 1989 në varësi të tirazhit dhe vlerës së lekut. Kjo “Fletë” satiro-humoristike do të dilte dy herë në muaj. Redaksia fillimisht do qëndronte pranë asaj të gazetës “Bashkimi” deri në vitin 1946, pastaj me rritjen e personelit dhe të tirazhit do vendosej në Bulevardin “Shqipëria e re”.

Lexuesi i këtij shkrimi, duhet të kuptojë mirë që, 80 vjet ekzistencë, me dalje çdo javë, vështirë se do të mund të pasqyrohen me një shkrim por, ne do të sjellim këtu: Pak nga të gjitha dhe më pikantet.

Në të katër faqet e Fletëve të Hostenit do të pasqyrohej në radhë të parë politika e partisë, pastaj ekonomia, jeta shoqërore, bujqësia, si dhe materiale të huaja. Të gjitha këto do të paraqiteshin me tregime, skica, novela, poezi, aforizma, pamfletë e karikatura. Kuptohet që autorët ishin diletantë si në shkrime dhe në karikatura, por megjithatë prurjet ishin jashtëzakonisht të shumta për çdo zhanër.

Shkrimet dhe karikaturat, vetëm në vitin e dytë e më pas filluan të shfaqen me pseudonime si: “Taf Simoni”, “Rrënjë Dali”, “Zonja Shuplaka”, “Çili” etj.

Ndërsa në poezi debutonin poetët me pseudonimet: “Tefo Thumka”, “Zonja Shuplaka”, “Çelua”, etj. Karikaturat akoma ishin pa sigël apo emër. Materiali që mbërrinte në redaksi, nga të gjitha rrethet, ishte i bollshëm. Partia ishte kujdesur që gazetat, revistat dhe posta, me një flotë makinash të organizuara perfekt, që ato të mbërrinin në qytetet kryesore në orët e para të mëngjesit.

Në çdo faqe kishte normalisht pesë-gjashtë materiale por, nganjëherë shkonte në njëzetë syresh. Tematika ishte e larmishme. Luftë kundër kulakëve e feudalëve, sekuestrime, taksa, luftë sabotatorëve, fajdexhinjëve e matrapazeve, burokratë e servilë. Diskreditim i kapitalizmit Amerikan, shovinistëve Grekë, Jugosllavisë titistëve dhe vet Titos. Lavde, Bashkimit Sovjektikëve, vendeve “Motra” Socialiste të KNER-it etj. etj.

Kapitalizmi Amerikan personifikohej me: “Daj Sami”, Izraeli me “Kobure në brezin e Daj Samit”, Titua si “Një qen Bulldog që tërhiqej nga Daj Sami”, etj. etj. Pati edhe karikatura të huaja të marra nga “Krokodil” dhe “Janezh”.

Lufta e shovinistëve grekë në vitin 1949 pati një pasqyrim të madh edhe te Hosteni. Kryeredaktori dhe kolegjiumi akoma për disa vjet nuk do t’i vendoste emrat në revistë, përveçse numrin e telefonit sipas sektorëve përkatës si: Politika, Ekonomia, Sekretariati, Financa, Redaktorët për probleme të jashtme e të brendshme, etj.

Në vitet e mëvonshme redaksisë iu dha një ambient akoma më i madh në rrugën “Punëtorët e Rilindjes”, ish godina e kapitenarisë së Zogut, një pronë e njërës prej motrave të tij. Me një vendim të qeverisë së atëhershme (Komitetit Qëndror, Drejtoria e Shtypit dhe e Propagandës), nga prapa godinës u shtua një ambient me tavan xhami për karikaturistët, për dritë natyrale.

Në vitet 1960 filluan të shfaqen në faqet e revistës figura të njohura të penës dhe penelit. Ndër karikaturistët e parë ishin Llambi Blido me pseudonimin “Blido”, Zef Bumçi me “Zefir”, Bardhyl Fico me “Bar”, Enriko Veizi me “Veizi”, një inxhinier nafte, djalë i gjatë, bjond i talentuar (më vonë do të dënohej vetëm pse piu një kafe me një libian në Libi, ku delegacioni kish shkuar për eksperiencë nafte).

Penat e arta si, Dionis Bubani, Naun Prifti, në Fabula, Odhise Grillo, Gjike Kurtiqi, Sulejman Pitarka, do t’i jepnin revistës një stad më të lartë profesionalizmi e larmie të shkrimeve dhe karikaturave. Nga të huajt debutonte i famshmi Azis Nesin, i njohur në Turqi për shkrime në gazetat “Hyriet” dhe “Sabah”. Shkrime të shqipëruara nga Zihni Sako.

Në fund të viteve 1960 u vendos për herë të parë redaksia e plotë me emra, konkretisht: Kryeredaktor, A.Kristo, Anëtare Kolegjiumi: T.Miloti, N. Bulka, K. Dushi, Z. Bumçi, S. Çomora, A. Grashi. Në ballinë, u vendos: “Botim i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë”. Çmimi u ul në 2 lekë.

Tirazhi filloi të dyfishohej sepse pati shumë kërkesa nga lexuesit. U bë resvista më e lexuar nga masat, por edhe më e financuara nga Partia. Deri në vitin 1970 rubrika e përmbajtja ishte po ajo. Lufta për ndërtimin e socializmit, tufëzimi, krijimi i NBSH-eve, forcimi i Luftës kundër burokracisë.

Në çdo numër, kishte patjetër një shkrim të huaj të shqipëruar, kryesisht satirë e humor. Më të spikaturat ishin: “Fjalimi i Dobresë” nga Pjer Pitu 1539-1596, letërsi Franceze. “Mbathua këmbëve me vrap”, nga Zhan Pasra 1534-1602, këto të shqipëruara nga Sotir Caci. “Krenari piktori” letërsi Angleze. “Dieta” nga Ben Andersen, letërsi Danimarkë të shqipëruara nga Ndoc Papleka.

Rubrika: “Saze popullore nga krahinat” ishte një rubrikë nga më të lexuarat, sepse larmia e gjashtë-shtatë mikro teksteve, ndërthureshin nga të gjitha rrethet dhe kjo nuk ishte vetëm për një numër, shkrime këto të dërguara nga bashkëpunëtorët nga të gjitha rrethet e vendit. Kjo tregonte kujdesin që shtypi të shkonte “skaj më skaj” të Shqipërisë.

Në vitin 1989, redaksia, shfaqej në revistë me emra e mbiemra. Në krye të kolegjiumit ishte veteran Niko Nikolla, një burrë babaxhan, shkrimtar, poet e humorist por, i dashur me të gjithë pa përjashtim. Niko qëndroi kryeredaktor plot njëzet e tetë vjet. Kjo falë aftësive të tij. Kolegjiumi i redaksisë përbëhej nga: Ardian Klosi, Dritëro Agolli, Gaqo Veshi, Ilir Pojani (Sekretar kolegjiumi), Jorgji Kacorri, Kol Jakova, Sabaudin Xhaferi, Sabri Godo, Sinan Baboçi, Shaban Murati, Tonin Miloti.

Në këtë periudhë debutojnë talente të tjera si në shkrime edhe në karikaturë ku spikat “Profesori” Dhimitër Ligori, Koço Devole, Bujar Kapexhiu, një talent në zhanrin e karikaturës me natyralizmin specifik të tij, Ilir Pojani, Petrit Konçi, Bardhyl Fico etj, etj.

Redaksia për të shtuar propagandën e partisë shpesh organizonte: “Brigadat e shtypit” të cilët ushtronin kontrolle të herëpashershme mbi shpërdorimin e fondeve në ndërmarrje e kooperativa. Këto “Brigada” përbëheshin nga gazetarë të Hostenit dhe bashkëpunëtorët e rretheve.

Në revistën Hosteni kishte një përjashtim të veçantë: Ndërsa në redaksitë e tjera të të gjithë gazetave dhe revistave kishte organizata partie, këtu nuk kishte. Por, partia ishte kujdesur edhe për këtë. Në redaksi ishin dy bashkëpunëtorë të Sigurimit, të cilët në kuadër të “vlerësimit” të shkrimeve, kontrollonin përmbajtjen e tyre.

Kjo për faktin se jo vetëm që vinin shkrime me autorësi, por vinin edhe letra e shkrime anonime, ku kallëzoheshin lloje e lloje problemesh deri tek ato më ordineret si: “Gruaja e X shkon me anëtarin e partisë, brigadierin, Y”. Deri këtu arrinin denocimet.  Por, ama problemi nuk mbyllej këtu, përkundrazi sigurimi i shtetit fillonte menjëherë verifikimin dhe merreshin masat e duhura.

Në vitin 1976 neve (disa syresh) na pajisën me një librezë-autorizim e cila ishte si të thuash: “Karta Bianca”, me atë hyje kudo e me atë të hapnin rrugë të gjitha institucionet.

Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që po afrohej, Hosteni vazhdonte me të njëjtin ritëm punën e vet. Gjatë këtij dhjetë vjeçari u shtuan shkrimet e “Forta” të Sabri Godos i cili e kishte monopol faqen e parë. Fillip Çakulli, një penë e mprehtë duket sikur i kishte munguar Hostenit. Shkrimet e sarkazama, humori e satira e tij ishin të arrira. Në çdo numër do kish patjetër një ose dy shkrime të tij. Ai kishte edhe të veçantë nga kolegët e tjerë sepse studionte e gërmonte humor edhe nga literatura e huaj.

Si “operativ” që ishte, redaksia e kishte pajisur me një motoçikletë çeke tip “Jawa” për shërbime të shpejta. Akoma edhe sot, pa shkëputje nga ato vite ai debuton me shkrime e humor satirik.
Shkrimi i tij, “Shkollat e Natës, problemi i ditës”, ishte i veçantë sepse thumbonte hapur sistemin socialist që kishte shpikur “shkollë nate”, imagjinoni shkallën e kualifikimit e përfitimin e dijes, të turnit të “Natës”…!

Pena tjetër e argjendtë ishte Fatmir Selimi, Alias Lipe Kopani, i cili po ashtu shkruante pothuajse në çdo numër, me emër, por edhe me pseudonim. (Në varësi të rëndësisë së shkrimit), i cili debutoi pa pushim deri para disa muajsh kur u nda nga jeta.

Gaqo Veshi, i pashtershmi, çdo numër do shkruante patjetër me pseudonimin: “Hyske Borobojka”, edhe këtë redaksia e kish pajisur për punë të shpejta me një motoçikletë çeke tip “Jawa”.

Këshilla që më dha Gaqua kur mora “Kartabiankën” ishte: “Pëllumb, nga këta këtu, ti je i veçantë, se nuk je civil, kur të dalësh për kontroll, ji korrekt e mos bëj presione si ca të tjerë. Se këtë vend nuk e rregullon dot një Byro Politike e jo më Hosteni”. Gaqo, qysh atëherë nuk ka shteruar duke debutuar në shtyp edhe sot tek “Telegraf”, “Panorama” e “Dita”.

Në këtë periudhë kishim karikaturisttë talentuar ku tek secili spikaste stili personal, si: Sabaudin Xhaferi “Sabka”, Ilir Pojani (Sekretar kolegjiumi) i cili pavarësisht shkollës së kryer nuk i ndahej “Profesorit” Dhimitër Ligori, për të mësuar më shumë.

Shkrimet, zakonisht ishin të shkurtëra, konçize, disa ishin edhe më të gjatë, deri 2/3 e faqes. Por, kishte edhe shkrime që i kalonin dy faqet e në vazhdim, si ato të Dritëroit, të cilat bëheshin të mërzitshme për lexuesin.

Të gjitha shkrimet e karikaturat paguheshin. Pavarësisht kostos së lartë të Hostenit, financimi për të nuk prekej. Për këtë, zyra e financës kishte shumë punë, aty vinin borderotë e miratuara nga Komisioni i Vlerësimit për të gjithë profesionistët dhe bashkëpunëtorët. Jo më kot, në ballinë fjalia e Hostenit fillonte me: “Revistë Politike”. Pra politike, shkurt armë në duart e Partisë…!

Çdo vit, redaksia organizonte konkurse me një pjesëmarrje të madhe dhe me shpenzim maramendës, sepse sejcili merrte një zarf! Në vitin 1980 p.sh në konkursin e radhës, çmimin e parë e fitoi novela e Dritëro Agollit, për tregime Naun Prifti, për skica Astrit Nuri, për pamflete Sabri Godo, për fejtone Ymer Minxhori, për reportazhe Miço Kallamata, për poema, Petrit Meksi, për fabula Themi Bello, për karikatura Bardhyl Fico, për fotografi Vasil Koçi.

Të mos harrojmë këto ishin vetëm çmimet e para, kishte edhe të dyta edhe të treta edhe inkurajuese. Jemi në vitin e tollonave për ushqimet bazë.

Në vitin 1972 u emërua kryeredaktor i paharruari, shkrimtari, humoristi, miku i të gjithëve, buzagazi, Niko Nikolla. Në revistë krahas materialeve brenda vendit pati edhe shumë shqipërime, si të Andrea Arfit, nga mjeshtërit e satirës dhe humorit si: Sordelo Digoito, nga Lombardia. Shqipërimi i Dhimitër S. Shuteriqit i poemës: De Profundis, apo të Petrarkës 1304-1374.

Gjatë aktivitetit të revistës, pati edhe abuzime në emër të saj në formë “Gjobash”, por pati edhe raste komike: Në Kukës, një bashkëpunëtor i Hostenit, pasi kish siguruar një kamion Zis, fton kryetarin e Komitetit Ekzekutiv për një rrugëtim deri në fshatin X. kryetari kish marrë edhe nja tre-katër “Sejmenë” dhe hipën të gjithë në karroceri. Rruga ishte copë-copë, gropa e pellgje me ujë, Zisi shkonte sa majtas, djathtas. Kur arritën në fshat, kryetari tha: “More ç’na bëre kështu, na shkunde veshkat”

“Shoku kryetar – ia ktheu gazetari, këtë rrugë e maj karrocerisë fshatarët e bëjnë përditë, pranda shtro rrugën!!!” Sigurisht rruga u shtrua por edhe gazetari mori një….dënim.

Pati edhe një rubrikë të veçantë: “Qyfyre nga regjimi qyfyr”. Me materiale të kohës së qeverisjes së mbretit Zog. Aty dalin në pah, vjedhjet, debate shterpë në parlamentin Zogist etj. këto materiale revistës iu vunë në dispozicion nga Arkivi Qëndror.

Në numërin e fundit të Hostenit, K. Grillo shkruan një reportazh për një nga vendet pak të dëgjuara në Botë, përtej oqeaneve, Sri-Lanka ose    Ceiloni. Një vendi i cili provoi për vite të tëra Luftën Civile, ku mbizotërojnë Luftëtarët pro Kinez, Tigrat e Tamilit. Ky shkrim i botuar në revistë tregon për larminë e shkrimeve e karikaturave që ka patur Hosteni, me material të vendit dhe të huaja.

Sot janë shtuar së tepërmi, televizione, gazeta, revista e portale të ndryshme investigative, të cilat hulumtojnë në çdo sektor të jetës së vendit. Ato ndihmojnë në zbulimin e aferave korruptive, vjedhjeve e shpërdorimeve të Fondeve Shtetërore.

Hosteni me botues Filip Çakulli ndjek po të njëjtën rrugë si më parë. Por, gjithsesi sot nuk mund të krahasohet me emisionet investigative, të cilat shfaqen në TV. Kanë mjete e fonde të bollshme. Numri një, hë për hë në këtë zhaner është emisioni “Fiks-Fare”, investigative por edhe i larmishëm, kur drejtor vazhdon të debutojë shkrimtari, humoristi, skenaristi, Filip Çakulli. Filipi nuk ka rreshtur në aktivitetin e tij qysh nga viti 1973 e deri më sot.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Orban
  • Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  2. Lumi Vlores on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  3. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  4. Telniku on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Lirim on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?