Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për arrestimin e Belerit protestuan ashpër, Greqia arreston 5 blerës të votave në zgjedhjet parlamentare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Për arrestimin e Belerit protestuan ashpër, Greqia arreston 5 blerës të votave në zgjedhjet parlamentare
BoteKryesore

Për arrestimin e Belerit protestuan ashpër, Greqia arreston 5 blerës të votave në zgjedhjet parlamentare

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Për arrestimin Fredi Belerit për shitblerje votash në Himarë, pati reagime të ashpra nga Greqia, ku vetë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis tha se nuk do ta toleronte një sjellje të tillë.

Ndërkohë, këtë të dielë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Greqi, janë arrestuar 5 persona pak orë para nisjes së procesit zgjedhor, nën akuzën e shitblerjes së votave.

Kjo tregon një standard të dyfishtë nga qeveria greke, e cila e cilësoi të papranueshme që Beleri, kandidat për bashkinë e Himarës të arrestohej dy ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që për shitblerjen e votave Greqi nuk ka tolerim dhe pesë persona janë arrestuar vetëm pak orë para nisjes së procesit të votimit.

- Publicitet -

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut të Thesalisë, arrestimet kanë ndodhur në orët e vona të së shtunës, ku efektivët kanë sekuestruar 197 karta identiteti, pasaporta, dy fotokopje të kartave të identitetit dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante një kartë të një kandidati për deputet dhe pesë fletë votimi me emrin e kandidatit tashmë të shënuar.

Dy prej të arrestuarve iu gjet edhe një shumë totale prej 6060 eurosh.

Nga ana tjetër, edhe pse në qeli dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, Fredi Beleri, është shpallur fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 votave që ka fituar Jorgo Goro.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri mesnatën e 12 majit.

Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i Policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave.

Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

Në 13 maj, gjykata e Vlorës, caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Belerin dhe dosja hetimore për blerjen e votave, i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben.T says:
    May 22, 2023 at 2:25 am

    Pas vjedhjeve te votave edhe ne Greqi,
    besoj se problemi Belerit u mbyll,
    me humbes kete te fundit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?