Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për herë të tretë, Gjykata e Apelit të Romës vendos kthimin e emigrantëve nga Gjadri në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Për herë të tretë, Gjykata e Apelit të Romës vendos kthimin e emigrantëve nga Gjadri në Itali
Lajmi i funditPolitike

Për herë të tretë, Gjykata e Apelit të Romës vendos kthimin e emigrantëve nga Gjadri në Itali

Published: January 31, 2025
Shpërndaje

Dështon për herë të tretë tentativa e Qeverisë Meloni për të akomoduar emigrantët në kampin e Gjadrit në Lezhë.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës kanë vendosur të mos konfirmojnë ndalimet e para të disa prej 43 migrantëve të mbyllur në qendrat e ndërtuara nga Italia në Shqipëri dhe të kthejnë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë Evropiane.

43 emigranët që ishin dërguar në qendrat përtej Adriatikut do të kthehen nesër në Itali. Vendimi për të mos konfirmuar ndalimin u mor nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës, të cilëve iu dha kompetenca për të vendosur me një dekret të qeverisë.

- Publicitet -

Në aktvendimin e gjykatës theksohet se procesi gjyqësor duhet të pezullohet derisa të vendosë Gjykata e Drejtësisë së BE.

Për shkak të kësaj pezullimi, nuk mund të respektohet afati 48-orësh për konfirmimin e ndalimit, ndaj të ndaluarit duhet të lirohen, siç ka vendosur më parë edhe Gjykata Kushtetuese në raste të ngjashme.

Në qendrën e Gjadrit ndodheshin 43 migrantë, pasi 6 të tjerë ishin transferuar më parë në Itali për shkak se ishin të mitur ose në gjendje të cenueshme. Seancat për konfirmimin e ndalimit nisën mëngjesin e sotëm me pjesëmarrjen e azilkërkuesve përmes videokonferencës dhe me praninë e gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit e Romës.

Refuzimet e mëparshme

Në dy rastet e tjera, në tetor dhe në nëntor, gjyqtarët kishin pezulluar ndalimin dhe migrantët ishin kthyer të gjithë në Itali.

Vendimi i parë është më 18 tetor dhe kishte të bënte me 12 kërkues azili nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në qendrën e Gjadrit. Gjyqtarët, sipas urdhërave të ngjashme, nuk e kishin konfirmuar ndalimin për “pamundësinë e njohjes si ‘vendet të sigurta’ të shteteve të origjinës së personave të ndaluar, me pasojën që nuk mund të aplikohej procedura kufitare dhe, siç parashikohet në protokoll, transferimi jashtë territorit të Shqipërisë i personave migrantë, të cilët kanë të drejtën të kthehen në Itali”.

Vendimi i dytë është më 11 nëntor

Këtu përfshihen shtatë të huaj, gjithashtu egjiptianë dhe bengalezë. Krahasuar me rastin e parë, qeveria kishte nxjerrë një akt për të përcaktuar listën e re të vendeve të sigurta. Megjithatë, ky akt nuk ka ndryshuar përfundimin e çështjes.

Gjyqtarët kanë pezulluar gjykimin për konfirmimin e ndalimit dhe e kanë lënë gjithçka në duar të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane.

Por në thelb nuk ka ndryshuar asgjë: kërkuesit e azilit janë liruar

Në të njëjtën kohë, gjyqtarët kërkuan nga Gjykata e Luksemburgut sqarime mbi përputhshmërinë, e cila është cilësuar si “dyshuese”, e aktit të qeverisë me normat evropiane. Vendimi për këtë çështje pritet më 25 shkurt nga ky organ i BE-së.

 

d.t/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë Ramës të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg
  • Ndryshuan hartën, jo modelin
  • Çfarë i vendos në disavantazh të diplomuarit shqiptarë në RMV
  • SPAK: Balluku u thirr për t’u njohur me akuzën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë Ramës të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  2. Xha Teme analisti on Valë protestash kundër Reformës Territoriale, qytetarët dalin edhe në Memaliaj, Dimal e Klos
  3. prehistoriku on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  4. Vlora 97 on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  5. Dursakja on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?