Asqeri Llanaj*
Kalemxhinj ordinerë, pa kurrfarë vlere intelektuale dhe shpirtërore, vazhdimisht shkruajnë kundër Luftës Antifashiste, kundër dëshmorëve dhe periudhës së socializmit dhe realizimeve të tij në fushën e ekonomike dhe kulturore me akuza të sajuara, si mercenarizëm i shëmtuar, antishqiptar dhe antinjerëzor.
Ndër këta mercenarë qëkërkon të marrë flamurin e revanshizmit është dhe pinjolli i kriminelit Isa Toska, Enkelejd Alibeaj, i cili e di se Isai ka vrarë në Fier dhe Lushnjë 298 të pafajshëm, mes tyre gra dhe fëmijë. Në arkivin qendror të Shtetit, ka me shumicë dokumente që dëshmojnë këto krime.
Le ta dinë shqiptarët se kush ishte krimineli i pashoq Isa Toska.
7 prill i vitit 1939 e gjen të burgosur në Berat.
Për shkak, se kishte rrëmbyer një vajzë në Kuqar, Isai burgoset nga Qeveria e Zogut. Dy muaj para se të falet nga Qeveria fashiste Isai, burgoset i vëllai Faslliu për vrasjen e fshatarit Dervish Mino nga Kurjani. Isai nuk ndenji asnjë muaj iqetë,pasi doli nga burgu. Tani Isai bënte përpjekje për të liruar nga burgu të vëllanë, Faslliun.
Nga fundi i vitit 1940, nga burgu i Beratit, arratiset Faslli Toska. Kjo e shtoi edhe më tepër dëshirën e bandës që kryesonte Isai për të vrarë dhe plaçkitur. Rreth bandës u bashkuan Hamit Matjani, Hekuran Belshi, Barjam Xelari.Banda filloi grabitjet ditën e pazarit tëRoskovecit në Qafën e Sqepurit,grabitën në fshatrat Frashër, Sheqishtë, Kallm, Pobrat, Kolonjë etj. Fashistët italianë ishin në dijeni për këto veprime kriminale të bandës,sepse dot’u duhej një ditë si bashkëluftues.
Njëditë të nëntorit 1942, në shtëpinë e Hysni Toskës vjen Beu Qemal Vrioni së bashku me rrethkomandantin e karabinerisë italiane kapiten Peppedhe një gjeneral Italian. “Fshehurazi” thërrasin Isa Toskën sepse nuk donin që ai të njihet nga populli, si vegël e italianëve. Ata donin të shihnin Isanë në krye të një çete të madhe me flamurin nacional shqiptar të shpalosur. Ata i premtojnë ndihmë të gjithanshme Isait si për vete ashtu dhe për çetën. I premtojnë grada, pare, veshmbathje, armatime dhe ushqime të nevojshme për çetën. Si shpërblim ata kërkojnë që Isai të mos bashkohej me komunistët dhe të mos i përkrahte ata,kur ta donte puna dhe kur të ishte rasti të luftonte kundër tyre.
Marrëveshjen që drejtonte Qemal Beu dhe që kërkonte Qeveria fashiste e Fierit, Isai e pranoi pa asnjë lëkundje. Ai u zotua të krijonte një çetë nacionaliste, e cila, në dukje, nuk do të kishte asnjë lidhje me fashizmin Italian.
Isa Toska nuk e pati të vështirë që gjatë Janarit të 1943 ta rrisë numrin e bandës së tij me mëse 50 vetë. Nga Luari, Kumani, Driza e Roskoveci, ai mblodhi kusarë e plaçkitës me premtime të mira. Ai mori edhe më të pëlqyerit e arixhinjëve në çetën e tij dhe bashkë me ta fillon të bredhë fshatrave.
Vrasjet e para që bëri Isai me bandën e tij ishin Rexhep Hoxhën nga Rusinja dhe Ibrahim Qerimin me të birin nga Luari.
Kur, me lëvizjen e saj plot zhurmë fshatrave, banda e Isait mbërriti në Marinzë, ra në përpjekje me partizanët. Aty ndodhej njësiti partizan “Riza Cerova” i Skraparit, që komandohej nga Zylyftar Veleshnja. Sado që partizanët ishin të paktë, e sulmuan bandën e Isa Toskës nga të cilët u vranë 10 vetë, Isai mezi mund të shpëtonte lëkurën. Nga partizanët ra heroikisht mitralieri i njësitit, trimi Tefik Lapani.
Nga fillimi i marsit 1943 në fshatin Plyk të Fierit formohet çeta partizane “Ismail Qemali” me komandant Beqir Zaloshnjën. Kjo çetë, bashkë me çetën e Skraparit “Riza Cerova” dhe çetën partizane të Myzeqesë, më 12 mars,shkojnë në Luar për të rrethuar bandën e kriminelëve. Isa Toska e kishte nuhatur prej kohe këtë kurth, që po ipërgatisnin partizanët. Për të shpëtuar lëkurën, ai ishte strehuar në ushtrinë italiane, e cila kishte gazermat e saj aty afër, në Zharrëz. Çetën e tij në Kuman në aksionin për të djegur shtëpinë e Isa Toskës pohon Xhelal Staravecka në “Përpara gjyqit të historisë” fq. 233 – 34, 35, merrte pjesë dhe një pjesë e çetës Ballit Cakranit të drejtuar nga Jashar Cakrani. E shkatërruam shtëpinë e Isait fortifikuar si kala në 12 mars. Vazhdon Xhelali atë natë lamë Luarin dhe shkuam në Siqecë, çeta e ballit në jugë dhe çeta ime në veri të Siqecës. Unë me Jasharin shkuam në shtëpinë e Qazim Metës pas pak vjen Kadri Cakrani me Skënder Muçon. Kadriu mu drejtua: ti Xhelal gjen stan pa qen prandaj bëre ç’deshe. I them bëni ndonjë aksion kundër okupatorit. Po do ta bëj kur të dua unë.
Të nesërmen më 13 mars forcat italiane të përforcuara me ushtri nga Vlora dhe forcat e Isa Toskës dhe nën drejtimin e tij filloi shpejt luftën. Çeta që komandoja unë, ajo e ballit me Jashar Cakranin dhe çeta e Myzeqesë iu përgjigjëm. Nga çetat partizane u vra komisari çetës së Lushnjës Hysen Kajo, dëshmori i parë. Zumë një pike dominante dhe vramë shumë italianë e nga forcat e Isait. Ne u larguam menjëherë në Gjinoqarë dhe forcat italiane zunë pikën tonë. Aviacioni italianë e dinte pikën tonë dhe bëri kërdinë mbi forcar e tyre.
Vrasjen e Jasharit e mbulon një mister. Jashari ishte shumë i rrezikshëm për Ballin.Jashari për natyrën atdhetare do të kalonte me nacionalçlirimtaren. Për vrasjen e Jasharit, thotë Xhelali, babai Jasharit, Sulua, akuzon Kadriun (po aty fq. 236).
Pas betejës së Ruzhdijes më 13 mars Isa Toska u konfirmua hapur aleati besnik i padronit italian. Njëditë banda e tij ndesh me një tufë bagëtish që shtegtonin prej Skrapari në Myzeqe. Isai vret të 7 çobanët e gjorë dhe u merr bagëtitë! “Unë do të vras cilindo që të më thotë se është nga Skrapari” – thoshte duke zgërdhitur dhëmbët, si ndonjë i çmendur.
Jo larg shtëpisë së vet, në një hon 40 – 50 metra të thellë, me emrin Haraç, kishte caktuar vendin ku pushkatonte viktimat e tij. Krimineli Isa u thosh xhelatëve të tij për të çuar një njeri në Haraç, kjo donte të thoshte se ai njeri duhej pushkatuar.
Njëditë Isai me bandën e vet doli në Qafë të Stefanit për të grabitur ndonjë maqinë, që mund të kalonte andej. Për t’i treguar qeverisë fashiste se i shërbente me besnikëri, ai mendoi të kapte ndonjë person të dyshimtë, simpatizant të luftës nacionalçlirimtare.Isai ndalon autobusin që shkon nga Berati në Vlorë dhe kontrollon pasagjerët për t’i grabitur.I shkojnë sytë tek një njeri qëmban veshur një triko të kuqe.Ishte sekretari i komunës së Ngraçanit, Isak Baboçi dhe një tjetër, Kiço Naço, me gravatë të kuqe: “Qënkeni komunistë, – u thotë, – Dilni përjashta. Koçi dhe Baboçi kundërshtojnë, por më kot, ata dhe një ushtar tjetër Isai i dërgoi në Haraç”…
Isai hyrithellë në rrugën e krimeve. S’kishte ditë që të mos grabiste fshatarë, të mos digjte shtëpi dhe të mos vriste njerëz të pambrojtur. Në fillim të prillit1943 bashkë me forcat italiane, djeg shtëpitë e fshatit Kolonjë të Lushnjës. Aty pushkatoi katër veta, që mundi t’i kapte në befasi; partizanët më të vjetër Pasho Zoto, Petro Bozon, djalin e patriotit Llazi Bozo, Vasil Bozon baba i komunistit Todi Bozo. Pushkatoi babain e partizanit Banush Plyku. Isai vret Seit Vloshin me të vëllanë; Sulo Sadikun me të vëllanë dhe të birin, po nga Luari; Jakup Lazen nga Siqeca, vrau Rakip dhe Sherif Ramushin, anëtar të çetës së tij se i zunë partizanët, u morën pushkët dhe i lëshuan.
Të njëjtën fat pëson dhe familja e Hate Seitit dhe e Hyso Banushit. Këto familje ishin nga Klosi i Mallakastrës. Prej kohe banonin në çifliqet e tyre në Zharrëz. Plaku Hate, me tre djemt e tij, merrej me punë bujqësore. Ishin punëtorë të mirë dhe njerëz të ndershëm. Dy djemtë e Hysos, Nexhua dhe Hakiu, venin në shkollë, në Liceun e Korçës. Ata ishin të rinj përparimtarë.
Isa Toska, duke dyshuar se mos këto dy familje Klosi, për shkak të lidhjeve miqësore që kishin me fshatrat e Mallakastrës së Sipërme, ku ziente lufta partizane, mund t’i bënin ndonjë të keqe vendosi t’i shfarosi.
Ruan çastin, kur të gjithë djemtë e burrat e dy familjeve janë në shtëpi. I rrethon natën, u vë zjarrin shtëpive dhe detyron njerëzit të dalin. Lidh plakun Hate dhe djemtë i çoj tek vendi i pushkatimit, Haraç.

Ditë e enjte 1 prill 1943, ditë pazari në Fier. Forcat mercenare të kriminelit Isa Toska ndaluan një grup fshatarësh nga Cakrani që kishin bërë Pazar dhe nga informacionet e spiunëve fashistë, veçojnë Lamo Hasan Muratin dhe bashkëfshatarin e tij Shaban Sulo Malenaj, i kontrolluan dhe pasi u zunë materiale propagandistike kundër fashizmit, i lidhën me tela me gjëmba, i çuan në kuesturën fashiste, ku gjetën edhe 7 të tjerë, i rrahën, i torturuan dhe të nëntë i çuan në “Haraç” të Luarit i pushkatuan dhe pas 5 muajve u lejuan të afërmit për të marrë trupat. I nxuarën nga gropa, u njohën nga rrobat e i morën. Këta ishin: Lamo Hasan Festaj (Gropasi), i cili la 4 fëmijë më i madhi 10 vjeçemë i vogli tre muajsh, nënën dhe gruan, Shaban Sulo Malenaj që la tre fëmijë, Nexhip Sinoymeri dhe Jorgo Sopiku nga Gjirokastra, Shefqet Aliu nga Skrapari dhe katër të tjerë që ishte e pamundur të identifikoheshin. Këto janë krime monstruoze të kriminelit Isa Toska. Edhe sot pas afro 80 vjetësh, Petrefit dhe Asllanit u dridhet buza kur e kujtojn babanë, Lamon, por të revoltuar thonë: çfarë ka nipi i Isa Toskës, akoma nuk u ngopën me krime dhe vazhdojnë të mohojnë të vërtetat? Neve fëmijët dhe nipërit e këto ngjarje e krime s’i harrojmë
Nga mesi i korrikut, (17 korrik) forcat militaro – fashiste filluan sulmin e dytë mbi Mallakastrën e vogël e të pafajshme. Në Qafën e Shkallës, në kufi me fshatin Patos – Cakran, ishin pozicionuar çetat territoriale të Cakranit e Vreshtasit. Në luftimet midis këtyre forcave territoriale dhe aty militaro – fashiste me mercenarët toskistë, pati të plagosur e të zënë robër.
Nga çeta territoriale Vreshtas u zunë 5 robër:
- Rustem Haxhi Haxiaj – komandant i çetës Vreshtas.
- Zenel Haxhi Haxhiaj
- Bektash Brahim Haxhiaj
- Daut Brahim Haxhiaj
- Hysni Ismail Haxhiaj
Nga çeta territoriale e Cakranit u zunë dy robër:
- Sulo Hasan Gropasi
- Osmën Merko Canaj
Të shtatë këta fshatarë që u zunë robër, iu dorëzuan kriminelit Isa Toska, i lidhën me litar kafshësh, i rrahën dhe i çuan në qendër të Cakranit, ku imbajtën një natë mbyllurnë një dhomë mekashtë dhe të nesërmen i vunë flakën kashtës, duke i mbytur me tym e i dogjën në mënyrën më çnjerëzore, me urdhër të kriminelit Isa Toska dhe nën mbrojtjen e fashistëve italianë.
Në Varibop, forcat fashisto – militare me bashkëpunëtorët e tyre, të udhëhequr nga kriminele Isa Toska, duke u përplasur në luftimer me çetën territoriale të Varibopit në kufirin Cakran – Varibop, zunë robër dhe vranë 6 varibopas mbrojtës të lirisë:
- Muço Dano Selimaj – bënë veprim çnjerëzor, i prenë kokën. Krimi i dytë çnjerëzor i Isa Toskës
- Qani Xhelo Lulaj
- Qerim Jonus Selimaj
- Skënder Velo Velaj
- Seit Hyxhi Lulaj
- Kadri Xhepo Alibeaj
Por fashistët e pamëshirshëm, me bashkëpunëtorët e tyre zjarrvënës, në krye të të cilëve ishte krimineli Isa Toska, me urë zjarri në dorë dogjën shtëpitë e të lashtat e të gjitha familjeve që ishin të lidhura me LANÇ në fshatrat Cakran, Kreshpan, Vreshtas, Gorishovë, Buzmadh, Varibop, Gjonç – Selishtë, Hambar, rrëmbyen pasuritë, si rroba, plaçka, bagëti e prodhime bujqësore që fshatarët nuk patën mundësi t’i tërhiqnin. Militarët fashistë në këtë operacion dogjën dhe vranë mbi 70 fshatarë të Mallakastrës. Pas operacionit fashist, Këshillat Antifashiste Nacionalçlirimtare morën detyra të sistemoheshin e të ndihmoheshin fshatarët, të ktheheshin në shtëpitë e tyre të djegura dhe të organizohej puna për riparimin e tyre.
Fashistët dhe veçanërisht ballistët, u munduan ta propagandonin këtë raprezalje si një mësim e si një nënshtrim të cakranjotëve e të Mallakastrës, duke fajësuar drejtuesit e këtij rebelimi, si: Mehmet Shehun, Bilbil Klosin, Nuredin Aliun e të tjerë patriotë mallakastriotë. Por në popull u shtua më shumë urrejtja ndaj pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve ballistë dhe u rrit besimi se vetëm me luftë të armatosur mund të çlirohet vendi. Shumë djem e vajza u regjistruan në formacionet partizane. Ata nderuan dëshmorët e lirisë që ranë në këtë luftë.
Në frontin Selishtë – Gjonç – Tojkan i ndarë nga lumi Vjosë, ishin forcat fashiste të ardhura nga Selenica e Vlora me varka. Në këtë anë ishin vendosur forcat territoriale të Gorishovës, Gjonç – Selishtës, Buzmadhit, Vreshtazit dhe një pjesë e çetës së Cakranit. Lufta ishte e furishme, plumbat binin si breshër mbi forcat e çetave torritoriale mbrojtësedhe pas 24 orë luftimesh, forcat fashiste pushtojnë pozicionet tona në Selishtë, ku pati shumë të plagosur e të vrarë nga forcat fashiste, nga çeta Gjonç – Selishtë zunë shumë robër. Mbi të gjitha, ndaj tyre u bë terror, rrahje,ngarkesa me arka me municion dhe, më në fund, pushkatim.
Robërit e çetës territoriale Gjonç – Selishtë që u pushkatuan ishin:
- Çule Furori
- Tili Goliku
- Miti Goliku
- Aqif Ganiu
Është për të ardhur keq që këta të pushkatuar quhen viktima, pavarësisht se komuniteti i njeh dëshmorë.
Nga çeta territoriale e Gorishovës, përveç të plagosurve,u zunë robër dhe u pushkatuan:
- Harun Muhamet Alushaj Hazis Feti Karosi
- Hysni Ceno Kalemaj Muharrem Hyso Seitaj
- Refit Mehmet Sinani Islam Braçe Begaj
- Ismail Osmën Seitaj Hazbi Braçe Begaj
- Jonus Nure Begaj Maliq Ferat Tahaj
- Luto Jemin Begaj Ramis Ferat Tahaj
Bilanci i operacionit fashist, në bashkëpunim me zjarrvënësit banditë e hajdutë të Isa Toskës, të korrikut 1943, në zonën e Cakranit e të Mallakastrës ishte i rëndë. Në këtë operacion, fshatarët u shpërngulën nga shtëpitë e tyre, të cilat u dogjën. Në 20 fshatra të zonës së Cakranit prej 935 shtëpi, 80 % të shtëpive të atyre që u angazhuan në luftë kundër forcave fashiste e toskiste u dogjën dhe plaçka u rrëmbye çdo gjë që gjëndej në shtëpi. Po kështu u dogjën dhjetra e qindra hektarë tokë të mbjella me të lashta, u vodhën dhe u shpërdoruan disa mijëra krerë bagëtish të imta e gjedhë dhe ajo që është më e rënda, u vranë në mënyrë çnjerëzore 29 robër lufte të çetave territoriale të zonës së Cakranit.
***
Nuk po gjykojmë ndërgjegjen e këtij njeriu që tregon shenjat e egërsisë familjare, por gjykojmë për ata që e zgjodhën dhe e vunë në krye të një partie të ashtuquajtur demokratike, një pasardhës krimineli, i cili me sa duket nuk mund të shkëputet nga trashëgimia e tij. Këta tellallë politikë e kanë më lehtë të mohojnë transformimet e periudhës së socializmit, se sa të ndihmojnë në rregullimin e problemeve konkrete në Shqipëri, të cilat në asnjë periudhë të historisë së Shqipërisë, nuk kanë qenë më të acaruara dhe më të pashpresa.
Por revanshizmi është fenomen botëror, ai shtrihet në politikë, në ekonomi, në ushtri, në marrëdhëniet shoqërore dhe familjare. Misioni i tij mbështetet nga oligarki financiare për shkatërrimin e çdo vlere të vërtetë historike, politike, estetike, etike, duke e çuar botën në kaos.
Revanshisti Alibeaj, pas shkatërrimit të vlerave ekonomike në Shqipëri, jep direktiva kërcënuese për të zhdukur edhe realizimet letrare dhe artistike, sepse ato përmbajnë dhe fiksojnë të vërtetën historike të asaj epoke. Për të zhdukur atë të vërtetë, që dëshmon për punën e bashkuar të popullit, këta mercenarë do të vazhdojnë të kërcënojnë dhe të ushtrojnë presion, për të zhdukur atë krijimtari, në të cilën kanë kontribuar mijëra krijues nga fusha të ndryshme të letërsisë dhe artit.
Këta intelektualë të rremë, pasi “mangjëllyen” vetveten edhe publikun, lëshuan kundër të Pandehurit, Film Shqiptar, akuzën se: “ngjall nostalgji për socializmin”, “shoqëria ka ngecur në botëkuptimin socialist”, çka provon se kemi të bëjmë me faktorë të pastër politikë. Njëherazi ata kërkojnë të varfërojnë trashëgiminë kulturore shqiptare për brezat që do të vijnë. Diskutimet e tyre arbitrare, arrijnë në kufijtë më ekstrem të komizmit! Askushët, kërkojnë të zhvleftësojnë shkrimtarët dhe artistët më të mirë të të gjitha kohërave!
Mendimtarë përparimtarë nëpër shekuj, janë shprehur se rëndësia e arit qëndron pikërisht në riprodhimin e jetës dhe në vlerësimin e fenomeneve të saj. Ishin kushtet shoqërore që i bënë artistët dhe njerëzit të interesohen gjallërisht për krijimtarinë artistike, lindën prirjen për t’i dhënë veprave të veta rëndësinë e vlerësimit të fenomeneve të jetës.
***
Është e kuptueshme që larot e bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe agjenturave të huaja, të mos e duan shembullin e këtyre figurave heroike, ta lënë Shqipërinë pa kontribute në koalicionin e madh Antifashist të Luftës së Dytë Botërore, pa sakrifica historike, sikundër ishte Vlora në 1920, dhe dyluftimi me rusët në bazën heroike të Pashalimanit.
Nëse intelektualët e rremë, nuk i duan këto filma, kjo s’do të thotë se na infektohen fëmijët me të vërtetën historike, por se tek filmat shqiptarë të periudhës së socializmit, mbetet e fiksuar në ekran, tradhtia dhe qëndrimet antipopullore të bashkëpunëtorëve të fashizmit, realizimet e mëdha ekonomiko-shoqërore të popullit të bashkuar. Dhe këto realizime ndodhën në shtetin me prapambetjen historike më të madhe në Evropë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore!
Përse duhet t’i edukojmë brezat me urrejtje, për ata që i kushtuan jetën Shqipërisë dhe e ruajtën tërësinë territoriale të saj, kur paraardhësi i tyre i shiti trojet shqiptare tek të huajt?! Përse duhet ta edukojmë brezin e ri me mohimin e atyre vlerave që e kanë nderuar Shqipërinë në Europë dhe në botë?
*Kryetari Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Cakrani”

Ore ti shkrues,.Na thuaj cfare e ka konkretisht Enkelejd Alibeaj,Isa Tosken,jo lloqe pazari,.
Isa Tosken e luftuan ballistet e Kadri Cakranit,jo partizanet.Isa Tosken e vrane xhandaret e Fierit ne mes te pazarit dhe jo partizanet.Na permend dhe kriminelin Banush Plyku,qe ka qene ne fillim bandit i Isa Toskes,pastaj doli partizan. .Ky i rrembeu gruan Isa Toskes,,Ay i vrau babane. Shko pyet andej nga Plyku e nga Luari.Edhe ne Divjake po deshe.
Z. Enkelejd Alibeaj është ai që kërkoi t’i hiqet e drejta e fjalës deputetit socialist Bujar Çela më 28 Nëntor, 2021 sepse u uroji shokëve dhe kolegëve këtë festë me kartolinën “Enver Hoxha me Flamur”. Kasandra.
o demo, e ka parardhes te krimit. Shikoni cfare ndyresie keni bere ku te ballit dhe kolaboracionistet. Dhe qaheni si kurvat, pse i keni lyer duart me gjak dhe kerkoni ti lani me gjepura maskarenjsh per Socializmin dhe Enver Hoxhen,
Ore Demo, akoma nuk e ke mësuar që Alibeaj është nipi i Isa Toskës?! Ky po kerkon që PD-istat t’a kthejnë këtë parti, nga gjoja “Demokratike”, të themeluar nga studentët në dhjetor 1990, në një parti neo-fashiste, si të kohës së kriminelit Isa Toska.
demos= enver memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997 i vjen inat që ia dënuan paraardhësit ballistë dhe ishte i persrkutuar, ndaj vjell vrer mbi LNÇ dhe socializmin, se po të mos ishte për ta, ai do ishte bir beu dhe tepër i pasur, ndërkohë që do shfrytëzonte të tjerët. si në kohën e zogut. ja pra pse mërzitet kaq shumë shulku Enver.
Ballisti Demo
Të humbte vula
Harram i paç
Byrek e pula
Do të hiqesh dem
Po ske më brire
Te haje mut
Do qe më mirë
Ore po me nje avaz ju rreckamanet,,me fyerje,me pula me enver memishaj,qe une nuk e njoh fare.!Ju qe e quani Enkelejd Alibeajn pasardhes te Isa Toskes,,sqarojeni mire Linjen trashegimtare te Enkelejd Alibeajt.
Se qe Isa Toska nuk ka asnje lidhje ne Ballin,kete po ua sqaroj UNE.
Po si nuk u lodhet duke genjyer 80 vjet?
Ankohuni ne Beograd dhe Moske. aty jane kusherinjte e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popoviçit.
enkeledi ësht nipi i isa dhe faslli toskës.
ti demo= enver memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997 duhet të paktën ta njohësh alibeun
E di qe po i beni Reklamen me te mire Enkelejd Alibeajt?Prej Jush do fitoje Zgjedhjet Parlamentare dhe ka per tu bere Kryeministri Shqiprise.Mbajeni mend kete qe po them.
KUR TE SHAN I LIGU,TE MIRIT I SHTOHET PAHAJA.
Enver dobicin,zhagajdhurin e gjylos e hoqem ne kurris 50 vjet.
Klyshte e enverit Sali Berishen me maloke dhe kopilat e Daja Spiros po i vuajme keto 30 vjet.
Zgjidhni more njehere OXHAKUN,se OXHAKU e beri kete vend,nuk e bene rreckamanet.
Dyert e Medha duhet te marrin ne dore Qeverrisjen e Vendit,,Ja ka thene xha Hyseni Kadri Hasbiut:Nuk behet qeverria me qen sallhanesh. A ka mbetur niperi nga Bejleret e Cakranit?Ay Alizoti Beratit,,mos eshte nip sternip i Alizot pashait te Janines Dere e madhe ne Juge?Keta duhet ta qeverrisin Shqiperine,se nuk behet dhi e zgjebosur,Dash percor,..Nuk ka qafe per kembore-thote populli lab.
Une nje gje mora vesh qe Demo eshte i poshter dhe Alibeaj eshte nip i Isa Toskes …por mire Demo qe eshte i poshter por pse nuk thote autori se ne ç’menyre eshte nip i Isait ky Alibeaj…a ka nene e baba apo gjysh e gjjyshe ky.Alibeaj qe ti bejne lidhje me Isa Tosken ??
E vetmja pergjigje eshte sharje ,ofendime e fyerje…..asgje tjeter !!
Autori i shkrimit thote gjysem te verteta ,se ashtu i intereson dhe nuk e çon deri ne fund shkrimin si u vra Isa Toska dhe nga kush u vra…
Ate qe lexova eshte qe heroizmi i papare i partizane te lavdishem i paska rrujt trapin Isait i cili per 4 vjet paska vra e paska pre nje zone te tere nga e cila kane dale 10 mije partizane dhe jane kane rene deshmore 10 mije e 100 ….
o, demo; sinqerisht po te pyes;
kur thua dere e madhe, do te thote
se ka edhe dere te vogel .
se thua biznesmen i madh, do te thote
se ka dhe punetore (te vegjel) .
se thua i pasur, ka dhe te varfer .
se thua kriminele, ka dhe viktima .
a jep nje pergjigje (per gjithe rruzullin toksor);
c’ju duhen kto te pasurit, te medhenjte,
te fuqishmit, kriminelet, ketyre fukarenjve,
punetoreve, viktimave te mjereve, te shfrytezuarve ???…
Asqer(ushtar) .Per Isa Tosken e morem vesh nga ky shkrim i gjate.Me qe je pa pune bej nje shkrim edhe per Enkelejd Alibegun sepse kete kemi sot ne arenen poltike.Di gje ti ne ka qene i denuar si hajdut xhepash apo ka bere ndonje prapesi?Eshte i perzjere me korupsion(jo llafe pazari por vendim gjykate),ka vrare njeri ose shok te partise?Eshte perdorues droge?Eshte tregetar droge?Ka bere pazare te shese nga trualli shqiptar te huajve me perjashtim nga prona private.Ju lutem vetem shkurt e qarte,jo gjate se na bezdis dhe nuk kemi durim te lexojme.
hahaha demo = Enver Memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997 ka rrjedhur nga trut fare tani që ësht plakur.
je aq budall sa thua e mbajtëm enverin në kurriz për 50 vjet. kto numrat i shtoni si tju doj qejfi. nga 45 e çoni 47 e çoni 50. vitin tjetër 60.
enver hoxha në 45 erdhi dhe në 85 iku. pra 40 vjet.. bile vitet e fundit nga 82 deri 85 janë të ramizit. se enveri nuk bënte fare politik. ishte paralizuar.
demo o enver memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997 duhet ta dish që tomorr alizoti është nip i fejzi alizotit, që ishte ministër i arsimit dhe njëfarkohe i brendshëm në kohën e Zogut. kur erdhi fashizmi vajti iu përul viktor emanuelit dhe shkoi në kosov në 41.
dhe pa merak, nuk vjen alibeaj në pushtet se dhe pak populli do bëj revolucionin
Jeni shtuar shume ju pikepyetjet,xy-nat, ca me +,ca me-,ca me www,ca me fenix si akrepa,gaforre me kokeposhte,ti qe njihke Tomorr Alizotin dhe Fejzi Alizotin,,mire po te thone Ylli dhe Mali ketu lart.A ka baba ky Enkelejd Alibeaj,A ka gjysh?.Si quheshin?Cfare lidhjesh kane me Isa Tosken?Keto te na sqaroje autori shkrimit,qe e quan Alibeajn si nip te Isa Toskes. Edhe te jete e vertete nuk ka asgje te keqe,.se lufte klasash enveriste nuk do bejme.Ai vete them une qe s`ka qene as 10 vjec kur ra sistemi,keshtu qe fux dege nuk ka qene.
ka pasur gjyshin ballist isa toskën.
na hape karin o envero.
alibeaj, vet nga mbiemri dukey që ësht i persekutuar, dhe gjysh ka isa toskën.
ti çke ti, me nickun tim dhe të tjerëve.
ti enver memishaj sorry demo je
O ?+ , a je ne rregull nga trute e kokes ? Duket sikur kerkon te thuash shume dhe me ne fund nuk thua ASGJE ? Shko vizitohu te mjeku , se duket qe vuan menderisht !
pse rrota e karit çmë dërdëllit mua o bole e enver memishajt. enkelejd alibeaj ësht nipi i isa toskës. kaq se kupton o trap
Kur ishim të vegjël, gëzimet tona, qetësia jonë, lodrat e ëndërrat tona pushuan së ekzistuari në hapësirën tonë gjeografike dhe jashtë saj, në gjithë Shqipërinë, Europën dhe Botën, pasi filloi lufta në vitet dyzetë që përfshiu e shkatërroi pothuaj të gjithë fshatin i cili në kohën e luftës u quajtë “Peza e Fierit” që përmëndet edhe tani në përvjetorët e këtyre ngjarjeve historike. Krapsi me gjeografinë fizike, malet, kodrat, pyjet dhe distanca nga Fieri, plotësonte më së miri kërkesat e luftës çlirimtare. Prandaj në Kraps janë krijuar edhe dy çeta Partizane, një e fshatit e tjetra territoriale “Ismail Qemali” që më pas u inkuadrua në brigada Partizane. Nga Krapsi “po të mundem edhe një breshkë po ta gjej do ta therë” thoshte në atë kohë një bashkëpunëtor i fashizmit. Armatime e municione të shumta grumbulloheshin në vende të ndryshme të fshatit dhe nëpër familje tona. Cetat Partizane u krijuan me 10 mars 1943, ne mes te KRAPSIT, te cezma e Plakes e jo ne Plyk. Komandant i Cetes “Ismail Qemali” ishte Beqir Zaloshnja nga Verbasi, zv/komandant Banush Plyku, i cili ishte edhe komandant i cetes se Krapsit, komisar Xhelal Staravecka nga Krapsi, me vone Myzafer Trebeshina. Ceta” Ismail Qemali” perfshinte fshatrat Kraps. Plyk, Verbas, Dukas, Zharrez, Patos, Margellic…
Herë pas here na njoftonin e largoheshim nga strehëza jonë e dashur, iknim e quheshim muhaxhirë, Nga kodra mbi fshatin Vadhizë më 25 qershor 1943 shikonim me dhimbje se ju vu flaka shtëpive të Krapsit dhe te Bogdaneve ne Plyk, në një moment Babai na thotë “tani po digjen shtëpitë tona”, dukej tym e flakë të jashtëzakonshme. Nga kërkimet që kam bërë kam gjetur shishe me mjaltë të deformuara dhe mullirin e kafesë me pjesën e sipërme të shkrirë që u modifikua më pas me llamarinë dhe e përdorte nëna ime. Po Bletët të vendosura rreth mureve të shtëpisë, ku vajtën, ikën, i muarën apo u dogjën? Djegija e Mallakastrës filloi në Kraps e vazhdoi me radhë, Cakrani u dogj ne korrik 1943..Po Fieri? Fieri nuk u dogjë pasi aty qëndronin e banonin pushtuesit njëri pas tjetrit me të njëjtit kolaboracionistë. Zjarrin Krapsit e gjithe Mallakastres, ne ate moment e degjuam dhe mesuam se ia vuri Isa Toska bashke me Italianet. Mesuam edhe ndonje emer te
bashkepunetorve te Isait qe i vune flaken shtepive te fshatit tone.
Dy javë pas djegjes së Krapsit na njoftojnë të largohemi nga fshati menjëherë pasi na kanosesh si gjithmonë rreziku nga pushtuesi. Kjo ishte në korrik 1943. Pjesa më e madhe e banorëve të fshatit u dyndën te vau i Gjanicës, u ngjitëm te qafa e Shkozës, morëm rrugën automobilistike dhe zbritëm në Kreshpan te xhamija e shkatërruar, minareja e këputur në mes nga mortaja. Atë natë u shpërndam nëpër familje në Kreshpan dhe të nesërmen lëvizëm drejtë fshatit Hametbejas e Varibop ku arritëm pas dite. Në Varibop u vendosëm në një shesh dhe përjashta qëndruam ato dite e netë, asnjeri nuk na pyeti e as na foli. Nëna donte të piqte bukën por nuk kishte saç dhe na thotë ne vëllezërve, kushurinjëve dhe shokëve të gjenim ndonjë teneqe për të pjekur bukën. Ne po shikonim jashtë shtëpive me radhë e nuk po gjenim teneqe. Shtëpitë ishin të bukura, të sistemuara, një e dy katëshe si shtëpitë e mia kur ekzistonin para dy javëve. Duke vazhduar kërkesën për teneqenë, u ndodhëm para një shtëpie të bukur dhe në fillim të shkallëve në një shesh, ishte një nënë që nuk pushonte së qari e rënkonte e mallkonte prej një dhimbje të madhe dhe mallkimi i saj pas rreth dy muaj u realizua. Ne u mblodhëm rreth kësaj nëne dhe u shtangëm para dhimbjes së saj, lotët e saj rrëke që dilnin nga një dhimbje e jashtëzakonshme por ne nuk e dinim, vazhdonte të qante, rënkonte, mallkonte e nuk pushonte. Kur aty na thanë se ajo qanë pasi djalin 20 vjeçar ia kishte therur Isa Toska me sharrë të gjallë, nuk duruam, po si do duronte ajo nënë për djalin e therur me sharrë nga një katil, përbindësh i lindur kriminel?. Ne ikëm të llahtarisur, e lamë teneqen dhe prindërve u treguam këtë ngjarje të tmerrshme dhe kuptohet llahtaria prindërore e tyre dhe atë natë as u poq e as u hëngër bukë. Në vitin 1982 në ZP është shkruar gjatë për këtë histori kriminale. Autori u ekzekutua para prefekturës së Fierit ku ishin gjermanët nga një Xhandar që likujduan njëri tjetrin dhe atë momentë shpërthyen mitralozat gjermane dhe u shpuan pjepra e sharqinj se ishte ditë Pazari, ditë e martë e vitit 1943, ma tregonte Xha Arifii, që ishte në këtë ditë me bostanet e tij te cilet i la te shpuar nga plumbat. Me kapitullimin e Italise, gjenerali i Italianeve Isa Toska mbeti pa mbeshtetje, prandaj me disa nga banda e tij vajti ne Fier per tu lidhur me gjermanet. Aty prane rezidences gjermane (ku eshte prefektura sot), i del perpara xhandari qe ishte nga Pogradeci dhe i thote” “Ku vete, te bashkohesh me hasmin e te vrasesh vellezerit e tu” ? Nxoren pistoletat dhe vrane njeri tjetrin .Lajmi u perhap rrufe se shpetuam nga nje kriminel i tmerrshem, as i pergatitur apo stervitur por i lindur si i tillle. Po ate dite na thone : a i pat 5 partizanet te fusha e Krapsit prane Gjanices, kapercyen vaun dhe shkuan drejt Kreshpanit me koken e Isa Toskes ne hu, per te njoftuar popullsine e kesaj treve te tmerruar nga krimet e atij krimineli?.Keto te rregjistruar ne kujtesen time sikur kane ndodhur die.
Isa Toska, një natë për disa minuta zhduku të gjithë të pranishmit e një familje në Zharrëz dhe shpëtoi një djal që nuk kishte lindur dhe bashkë me nënën ishin te prindërit e saj. Isai vriste burrat kundërshtarë dhe gratë ja u jepte me detyrim mbështetësve të tij. Keshtu ka ndodhur dhe kjo me emra te vertete.
Me pare, Isa Toska ne familjen e Banushit, konsiderohej si djali i tyre, ata konsideroheshin si vellezer, por me vone me zhvillimin e ngjarjeve familjare, miqesore e te luftes, ata u ben armiq. Keshtu do te ndodhte, pasi ata e njohen Isa Tosken se ai nuk mund te ishte e qendronte miku i tyre. Ndodhi qe nje miku i familjes se Banushit dhe mbeshtetes i luftes, ne momentin e largimit nga kjo bote , i la amanet familjes se Banushit vajzen e tij, ta trajtonin si bijen dhe motren e tyre. Familja e Banushit e mori kete vajze dhe e trajtuan si motren e tyre, por nje dite dite Isai kerkoi ta merrte per grua kete vajze, megjithese ishte i martuar. Familja e Banushit, nuk mund te shkelte ne amanetin e dhene dhe vendosmerisht kundershtoi kerkesen e Isait, duke i thene se ajo eshte motra jone dhe ti keshtu duhet ta konsiderosh, pasi ti je edhe i martuar. Ketu filloj prishja dhe u acarua me tej gjate qendrimit ndaj luftes. Dikur ishin shokë e miq por u bën armiq. Për këtë një ditë pazari Isa Toska, kap të jatin e Banushit, i cili jo shume kohe me pare e kishte strehuar, ushqyer si femijte e tij, dhe e torturon pranë urës së Fierit, i pret mishin me gërshërë dhe gjymtyrët dhe pas dy orësh i zbraz disa plumba.
Ne vitin 1944 pas disa kohesh, Banushi vjen me nje grup partizanesh edhe te shoqen Partizane, te gjithe te veshur me rroba ushtarake. Banushi calonte nga kemba dhe ne pyesnim se pse calon Banushi, ai nuk ka qene keshtu me pare? Na thane se ne nje prite qe i kane bere Isa Toskes, eshte plagosur nga Isai qe leviste gjithmon me autoblinde.
Nga Hametbejas e Varibop pas dy ditësh na njoftuan dhe u kthyem në shtëpi. Kuptohet se te ne ishin të pranishëm gjithmonë partizanët por rrallë vinin ballistat. Nuk goditeshin me njëri tjetrin por hidhnin romuze por pa zarar deri në fund të gushtit 1943. Në gusht te ne kanë ardhur dy grupe ballistësh, një grup prej 50 vetësh qëndruan dy orë në hijet e akasjeve aty pranë shtëpive të djegura, ndërsa disa ditë më vonë dy të rinj qëndruan për darkë por babai im i vuri në siklet,duke u thene pse nuk luftoni ju, hasmi ka ardhur , cfare kohe prisni, partizanet po luftojne, ata thane se keshtu thote udheheqesit tane, ata skuqeshin, ishin djem të mirë nga qyteti. Pas gushtit e deri sa mbaroi lufta nuk shkeli këmbë ballisti as te ne e as në fshat. Ditët e pazarit në Fier, tetor ka qënë kur shikoj në hyrje të urës (ishte prej druri, disa metra në drejtim të kundërtë me rrjedhjen në krahasim me urën e tanishme) ishin roje me pushkë me bajonetë hapur, dy ballistë në njërën anë dhe dy në anën tjetër. I them Babait se këta nuk po vijnë nga ne si më parë, po këtu pse janë? Babai më thotë se janë bashkuar me hasmin, me gjermanin. Kjo urë dhe e Sheqit u hodhën në erë nga gjermani kur ikën por ballistat mbetën pa punë. Kur ishin Italianet edhe gjermanet, ballistat rrinin te pa shqetesuar ne qytet, edhe me pushke ne krah i kemi pare duke kaluar ne mes te qytetit dhe kuptueshem pasi ishin bashkepunetore, ndersa partizanet as imagjinohej te shkelnin ne qytet. Burri i tezes ishte Partizan, nje nate fshehur futet ne qytet, pa u shmallur me familjen, brenda 10 minutave gjermanet rrethojne shtepine. Ai shpeton, del nga dera e pasme, marin bashkeshorten,le femijen disa muajesh, burgoset ne burgun e Peqinit me komande te perbashket ballisto-gjermane.
Enkelejd eshte nip ne familjen e kriminelit Isaa Toska, Isa Toska nuk kishte ndonje ideal as te mire as te keq Ideali i vetem i tij ishte te bente ligjin ne fshatrat e Mallakastres, duke vrare dhe duke plackitur ideali i Iasa Toskes ishte pasurimi nepermjet plackitjes grabitjes nepermjet terrorit!
Isa Tosken e kemi te gjalle sot, me grupet kriminale me gangstere, hajdute,drogaxhinj, te cilet jane te lidhur me politikanet e “djathte” te “majte”
Dhe ky nofull gomari, Enkelejd Alibeaj, dmth nipi i Isa Toskes nuk eshte gje tjeter vecse nje nejri qe nuk ka piken e formimit intelektual, ose te nje gjasme “burre shteti”
Konkluzion : si pasoj e ketyre bajgave qe e qujne veten “anti-komunist” me ne krye Sali Berishen (sot non-grada) Shqiperia dhe populli shqiptare po vuajne nen thundren e krimineleve grupeve te ndryshme kriminelesh, si Martinaj ect …qe as kapen dhe as denohen ! Isa Toska (si figure, dhe si model) eshte akoma gjalle!