Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Pikërisht pse pushteti të korrupton, kërkesat e shoqërisë për autoritet moral shtohen sa më shumë rritet rëndësia e pozitës politike” – Xhon Adams, Ish-President i SHBA.
Ndër figurat politike të opozitës shqiptare, zonja Jorida Tabaku bën pjesë tek një numër i vogël individësh me dinjitet dhe që, përgjithësisht, janë përpjekur të ruajnë integritetin e tyre moral. U çudita pa masë para pak muajve kur i tha njërës nga ministret e kabinetit qeveritar se “Ju zonjë vini nga hiçi”. T’i thuash një individi që është diplomuar në Universitetin La Sapienza të Romës se vjen nga hiçi është guxim vetëdiskreditues. Befas kujtohesh se edhe zonja Tabaku është “rritur” në vathën berishiste, ku askush nuk shpëton pa u prekur nga virusi i tërbimit të zotëruesit të vathës. Prandaj nuk duhet çuditur nga një “lapsus” kaq i parëndësishëm.
Zonja Tabaku ka spikatur me rolin e saj në demaskimin e disa aferave të dyshimta korruptive qeveritare, e sidomos me çështjen e incineratorëve, dhe për këtë duhet përgëzuar. Në fund të fundit, “çdo kalë i kuq e ka një huq”. Ndërkaq, në atë stan besojnë se je dikushi vetëm po të marrësh pjesë në ritualin e “lutjeve” të përditshme poshtë tyrbes së imam Saliut. Pas shkërmoqjes së PD-së dhe, veçanërisht, këto kohët e fundit segmente të caktuara partiake apo mediatike filluan ta sulmojnë zonjën në fjalë pse nuk “mrizon” çdo ditë poshtë pallatit të non gratës siç bëjnë gjelat dhe pulat politikë të prekur nga sëmundja e lisë antidemokratike.
Duke iu përgjigjur njërit prej këtyre sulmeve, zonja Tabaku u shpreh se: “Jam e sigurt se rruga e PD-së për t’u bërë alternativë politike është tek ideja, tek fryma, tek besimi dhe tek parimet… Kriza e sotme (e PD-së) nuk është thjesht një krizë emri. Më së shumti, mendoj që kjo është një krizë idesh, organizimi dhe filozofie drejtimi që ka kapur partinë më të madhe në opozitë”.
Në fakt, nuk është tamam kështu ose, më saktë, kjo nuk është kryesorja dhe as më e rëndësishmja e shkaqeve dhe faktorëve pse partia kryesore opozitare është atje ku është. Partitë shqiptare dhe drejtuesit e tyre nuk kanë pasur dhe as kanë nevojë të “shpikin” parime. Parimet e sistemit politik aktual tashmë janë të njohur dhe vlerat, ndër to edhe besueshmëria e partive dhe udhëheqësve politikë përcaktohet nga fakti se sa sjelljet dhe veprimet e tyre përputhen me këto parime. Idetë janë të rëndësishme, por idealet, përkushtimi dhe morali politik e qytetar janë shumë më të rëndësishëm.
Partia demokratike nuk i ka humbur zgjedhjet dhe besimin e shumicës së shqiptarëve pse nuk njihte parimet apo se nuk kishte kurrfarë idesh. Jo! Ajo i ka humbur zgjedhjet dhe besimin qytetar në mënyrë shembullore për shkak të mungesës shembullore të moralit qeverisës, për shkak të paaftësisë dhe mosdashjes për të mësuar nga gabimet dhe fajet e mëparshme, për shkak të përkushtimit ndaj liderit në vend të përkushtimit ndaj vendit, qytetarëve dhe parimeve moralo-politike nga të cilat duhej të udhëhiqej.
Qytetarët shqiptarë do ia falnin PD-së edhe firmat piramidale, edhe kioskizimin e vendit, edhe lejimin skandaloz të ndërtimeve pa leje apo zaptimeve kriminale të pronave nga “barbarët”, edhe ngjarjen fatkeqe e kriminal të Gërdecit, edhe disa privatizime të paligjshme, por pjesa më e ftohtë dhe më e ndërgjegjshme e votuesve shqiptarë, e cila qëndron diku në mes të spektrit politiko-zgjedhor, nuk mund t’ia falin asaj falsifikimet dhe dhunimet e përsëritura të proceseve zgjedhore, marrjen e pushtetit me dhunën e gangsterëve dhe me tanke e flakëhedhës në 1998, ideimin dhe inicimin e konfliktit veri-jug në 1997, dhunimin e deputetëve të opozitës në vitet 1994 dhe 1996, rrahjen e gazetarëve, djegien e redaksive të gazetave, sulmet e armatosur ndaj komisariateve të policisë në Shkodër, Tropojë etj. dhe, sidomos, vrasjen e protestuesve të pafajshëm në 21 janar 2011, shoqëruar me përbetimin për asgjësim si banditë të kujtdo “që iu afrohet zyrave të mija”.
Këto faje, në të vërtetë krime, të qeverisjeve berishiste dhe mungesa e plotë e pendesës dhe ndjesës nga ideatori dhe autori kryesor i tyre, si dhe nga tufa pa kurrfarë identiteti dhe dinjiteti që e ka përkrahur, brohoritur dhe ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme atë, i kanë bindur shqiptarët me sadopak përgjegjësie morale, qytetare e kombëtare se kjo çetë parapolitike që i shfaqet publikut si pseudopolitike është e pandreqshme dhe e dëmshme, madje e rrezikshme.
Pra, nuk është faktor kryesor i degradimit politik mungesa e ideve, organizimit apo filozofisë së drejtimit, siç pohon zonja Tabaku, por është mungesa alarmante e moralit të sjelljes në pushtet dhe opozitë, është mospërgjegjësia e skajshme në vendosjen e interesave momentale të pushtetmarrjes apo pushtetmbajtjes mbi interesat afatgjata të popullit, vendit, paqes dhe harmonisë shoqërore e qytetare.
Dikush, me të drejtë, mund të thotë se edhe qeverisja e sotme nuk është dinjitoze, por e korruptuar dhe e padenjë. Qeverisja e sotme ka shumë të meta dhe faje të ndëshkueshme dhe është e korruptuar, por shumica e shqiptarëve, midis dy çetave politike të korruptuara preferojnë të zgjedhin atë që shfaqet më qytetare kundrejt asaj vulgare, çetën më të moderuar kundrejt asaj ekstremiste dhe, në fund të fundit, çetën aleate të Perëndimit kundrejt çetës non grata nga Perëndimi.
Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të mund të bëhet alternativë qeverisëse, dhe kjo është brengosëse për cilindo që ia do të mirën vendit, për aq kohë sa shumica dërmuese e figurave dhe figurinave të saj politike do të shfaqin mungesë vetëdiskredituese parimësie e morali në sjellje dhe qëndrime ndaj bëmave të kaluara të saj dhe të autorëve kryesor të bëmave. Shqiptarët dhe miqtë perëndimor të tyre janë të bindur se ndryshimi i dëshiruar nuk do të ndodhë për aq kohë sa do vazhdojë të tregohet përkushtim, përshpirtje dhe besnikëri e verbër tribale ndaj fajtorit kryesor, Sali Berishës, që e diskreditoi Partinë Demokratike.
Të sillesh siç po sillen një skotë njerëzish do të thotë se nuk je gjë tjetër veçse një Berishë në miniaturë dhe meriton të njëjtin vlerësim, përçmim dhe fat si të atij. Një nga figurat e PD-së, z. Fitim Zekthi pohonte se, “Kësaj panorame i shtohen talljet e shëmtuara të disa deputetëve të opozitës të cilët, për disa kohë, dikë e quajnë vrasës, trafikant, njeri që ka vila të vjedhura, njeri që është përgjegjës për vrasje në shpërthimin e Gërdecit apo për vrasje në fushatën zgjedhore në Elbasan dhe, më pas, thonë se nga dashuria për vendin do të bashkohen dhe do të rregullojnë Shqipërinë. Kaq ashiqare, e pamoralshmja nuk është shfaqur ndonjëherë, dhe kaq ashiqare e pamoralshmja nuk ka ulëritur së thëni se jam e moralshme”.
Është shumë domethënës fakti që Sekretari i Shtetit i SHBA-së, z. Blinken nuk takoi në Tiranë askënd nga opozita politike shqiptare. Jo pse ai nuk do që Shqipëria të ketë opozitë dhe as pse ka rënë në dashuri me Edi Ramën, por thjesht dhe vetëm se nga kanalet e tij diplomatike, politike dhe të inteligjencës është informuar se, pothuajse të gjithë elementët kryesor opozitarë janë shpirtërisht dhe moralisht me njeriun e shpallur non grata nga qeveria amerikane. A beson ndokush se nuk e di diplomacia dhe qeveria amerikane se edhe Lulzim Basha dhe ca të tjerë gjysmë të distancuar kanë të njëjtën mendësi si ish-padroni i tyre? Një shtet serioz, aq më tepër edhe me peshën e një superfuqie botërore, është i tillë edhe sepse nuk harron. Basha e ka shprehur vetë dikur me krenari se: “I përkasin shkollës berishiste”. Më vonë, vetëm pak ditë pas shpalljes së Sali Berishës non grata, z. Basha doli dhe e shpalli publikisht si “aset të PD-së dhe Shqipërisë”. Domethënia ishte plotësisht e qartë. Njeriu i shpallur nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit të madh”, për Shqipërinë na qenka pasuri e çmuar. Një mendjelehtësi e tillë do të kishte vazhduar sikur SHBA të mos e vinte Bashën përpara zgjedhjes: ose shuarjen e perspektivës së vet politike ose përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së. Duke iu dhimbsur vetja më shumë se babushi politik, ai zgjodhi të ardhmen e vet politike. Në atë kohë pakkush besoi se po i humbiste të dyja, ndërsa sot shumëkush beson se ka humbur edhe veten.
Kur PD humbi zgjedhjet e 2017, Sali Berisha pohoi se “Duket se Rama kishte këshilltarë më të mirë se Basha në fushatë…”. Me figura të tilla politike si Noka, Bardhi, Balliu etj. dhe me “këshilltarë” si njëfarë A. Lela që shkon poshtë dritares së non gratës dhe shpall se “Pak më poshtë, në selinë e Qeverisë po takohen disa të korruptuar. Disa janë shqiptarë e disa janë amerikanë, por siç e kërkon edhe tradita e të korruptuarve… nuk ka ngjyrë e shtetësi korrupsioni. Iu përket kryesisht maskarenjve… A po vjen Antoni Blinken, ashtu siç thotë, për sigurinë në Ballkan, apo vjen ndoshta për projektet e Sorosit? Ta pranojmë të dashur miq se Edi Rama është projekti më i madh i Sorosit në Tiranë. Me nismat e tij të vazhdueshme antishqiptare, ai ka qenë vazhdimisht i ndihmuar, lobuar nga Xhorxh Soros dhe i biri, Aleks Soros”, me të tillë njerëz pra PD-ja as është dhe as ka gjasa të bëhet alternativë qeverisëse.
Përpjekja e dëshpëruar për t’i mbledhur shqiptarët në 20 shkurt për të protestuar kundër Qeverisë, gjoja si në 1991, është një vetëvrasje tjetër politike, pasi protestohet për të nxjerrë nga salla e reanimacionit politik një njeri që në dhjetor 1990 u ngrit me ngut nga shiltet familjare të kupolës komuniste për të rrëmbyer stafetën e kundërkomunizmit dhe përfundoi i izoluar në shiltet e korrupsionit vetjak e familjar, i damkosur si minues i demokracisë prej Zyrave Botërore të Antikomunizmit. Shqipërisë i nevojitet shumë PD-ja, por jo PD-ja non grata, por PD-ja me autoritet moral, autoritet që nuk fitohet duke mjaullitur apo lehur poshtë tyrbes së imam Saliut.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
E vleresoj shume zonjen e Tiranes.
Zonja Tabaku ka tregur respekt per frymen e parimeve dhe vlerave demokratike duke ruajtur me integritet figuren e saj dhe duke mbeshtetur ringritjen e pds ne lartesine qe kerkon koha nga Lulzim Basha. Krejt e kunderta ndodh tek foltorja e vicidolit qe eshte mberthyer tek tyrbja e Haxhi dede Baba Saliut ku trushplaret cdo nate i luten babait te tyrbes per te bere mrekulline politike ne moshen 80 vjecare. Imazhi i ketij grupi trushplaresh eshte tallagjarja e Tiranes Adriana nockederrja me gojen hapur dhe syte lart tek dritarja e wc se tyrbes ne katin e 8te si dhe Vokshi sygerdoqja qe na tremb femijet kur del ne ekran me ato vetullat shpifarake qe ja ka marre borxh Clirim Gjates se vicidolit.
“Hallall CE qe si demokrat i flakte ke ditur te “zgjedhesh”. epitete per kundershtaret tuaj politik por qe i ofrohesh shume shkrimit dhe vijes se Viktorit qe mundohet te lavderoje ndonje nga opozita per te mbuluar urrejtjen qe ka per to. Nuk me duket aspak çudi qe Viktori, Bedriu, Mero , Bollino e shume te tjere anetare te PS-es ose adhurues te Rames ( anetar i ciles eshte bere dhe Demo ) qe nuk arrini kurre te shihni te meta tek partia juaj (sepse ju ushqen) megjithese ka 11 vjet jo vetem qe na vjedh por edhe e largoi popullin nga vendi si asnje tjeter dhe e deklaroi me mburrje dhe pa pike turpi se do i zevendesoje me bangladeshas apo afrikane… Kjo tregon se per ç’demokraci na flisni ju dhe Viktori.
QI o breske QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Ne kete vend 30 vjet pa shtet
s’eshte vetem nje per tu QIRË
Shqiptaret me te varfrit ne Ballkan
Viktori i Malajve pellet qe pa GDHIRË!
Bir Selman i Nenes
ke te Qish me PARË
Te qish Tabak-Tauket
Apo FevZinjte ZAGARË!
Nese EDvin Sali Meta,Muti
meritojne litarin si te ‘PËRVEÇËM’
Tabaako-Tauket,bashke me SpiroP..
Meritojne qeline,burgim te PERJETSHËM!
Si pjese,33 vjet pjese e haremit
protagoniste te TRAGJEDISE
Si vrases te nje populli te tere
si Zjarrvenes te ish SHQIPËRISË!
Te konsiderosh ‘Virgjeresha’pas 33 vjetesh
prostitutat e haremit te SS-Serb Salise
do te thote te besh ‘shenjtore’,shenMari
tere SpiroP….’Vrimat’ e shQInat e EDvin BOJAXHISË!
Mire qe nuk heshti,as vrisni vehten
se ini thjesht Zagare e jo BURRA
Po populli nuk u’a ka per borxh
ta tallni ,provokoni’,me Tabake-Tauke SHURRA!
Tre dekada nje fare ‘parlaMenopauze’
kthyer ne stalle majmerije,stacion NDERZIMI
Ku ushqehen ,nderzehen lope shterpa laramane
Nga Salianje,EDvine,qe i urdheron Sali doktor-EQIMI!
Fakti se ka akoma ndjekes hajduti Saleh i Viçidolit tregon se ne shoqerine tone ka akoma me shumice maskarenj te cilet mbase kane vene pasuri me Salehun por jo ne menyre te ligjeshme pra me korrupsion,vjedhje,vrasje ,grabitje ku Bathorja eshte deshmia e gjalle e grabitjes se prones Tiranesve.Pra keta makarenj ne nje fare menyre jane borxhlli ndaj Salehut dhe jane te detyruar t’i shkojne pas dhe ne kete turme te verber bejne pjese dhe ata qe kane dosjet e qelbura ku dhe Salehu i ben presion dhe pjesa e trete jane pijanecet apo te papunet qe pelqejne birrat dhe nuk kane se si te mungojne ne kete proteste.Sa per znj Tabaku dhe ajo eshte e njejta kopje si Vokshi etj e cila hallakatet midis Salehut dhe Bashes per te pere se nga do te anoje peshorja per te siguruar nje vend si deputete ashtu si i pafytyri Bardhi dhe idiotet Noka,Balliu apo Salianji etj perfytyroni te drejtojne vendin keta persona kur besoj as familja e tyre nuk i voton.Kjo proteste ke nje te mire se do t’i harxhoje ca lek Shkelzenit dhe jam i sigurte se Tabaku do te jete nje pjesetare aktive e protestes pra ca me hir dhe ca te tjere me pahir.
Malaj veri emer krimit per te mos u akuzuar si grevethyes i informacionit te lire,pa varur e profesionist!
Tek Ish rruga e ‘Barikadave’…tani e BBBBBB-Biberave,Butkave,Berishave,Beogradasve,Ballinjve,Baòave ‘socialSSaliste’ e Neofashistit integralist allias BOJAXHIUT-EDvin ,prane pro0kurorise se leshit te hajdareve e llallave eshte ndertuar nje K U LL Ë…Qe thuhet sipas thash e themeve qe eshte e TABAKUT!
Kerko poqese je gazetar nese ka KRIM ne shpronesim,ne urbanistike,leje ndertimi,investim!!!!!!!!
Pa bere fare histori e komente per lojtaret politike qe, jane me shumice kam nje pyetje per “zonjezen” Tabaku:
Nga Vjen,nga ka Dale,si e ka bere Karieren e saj Profesionale e Politike ?????
Ka moral Tabaksja e rruges Fortuzi te fyeje?????
😏🥹🥲😂🫢🤗.
Jane te gjithe edhe Z. Tabaku, sic kane qejf t’i thone jane femijet e Hienes sali! Mjafton kaq per te kuptuar se kush jane keta politikane te pjelle nga nje Bishe vrastare, nje Njeri i semure psiqik si saliu!
VO:
-Përgëzoi V.Malaj që di të bëjë mirë ANATOMINË e fakteve jo vetëm të sotme,por 33 vjeçare në Shqipëri.
-Besoi 99 % e Shqipëtarve janë të bindur se Sb ka kën & është FATKEQSI KOMBËTARE Nr.1(Shqipëri-Kosovë),ku Amerika u vonua shumëpërfolur ta shpallur NON GRATA, Nr.2 është DREJTËSIA e kapur prej tij 100 % në 1992 me kursin plepist 6 mujor..dhe Nr.3 MEDJET e kapura në 2005 = 98 % ,përveç Rep.TV që po e sulmon ashpër & Gazetave:DITA & TEMA..ku të parën nuk e ka djegur dot akoma.
-Sa i takon TABAKUT,ajo është vazhdimësi e frymës së 2B(Berishiste+Bashuste) dhe nuk ka KOCKË të dali kundër rrymës që Ata sundojnë,Ndryshe përfundon si A.Hajdari,S.Olldashi,A.Spahia,P.Arbnori,G.Pashko,etj,etj.
-Muaj më parë Sb deklaroi se”..Midis NËNËS & PARIMIT..Preferoi parimin..”.Kjo tezë nuk u hodh kotë:Si gjithmon në 33 vite Sb ka mashtruar Shqipëtarët me PARIME sipas mënyrës së tij të diktuara nga Ata që e prunë në Pushtet në 1990,DUKE e ditur se ishte KOMUNIST,BLLOKMEN DHE SPIUN i rrezikshëm me gruan me nënën Sërbe e UZNO(UDB e sotme)..!
-Shkurt:Përsakohë Gjykatat po mbajnë ZVARR dhënien e VULËS PD zyrtare të L.Bashës,tregon se SHBA nuk kan më besim te asnjë copë e PD-je & opozite,ndaj Sek.Shtetit Blinken i abandonoi të gjitha frakturat opozitare..!
-Në të gjithë shpurën opozitare 33 vjeçare nuk ka shanse të kandidoi asnjë personazh tjetër përball S.Berishës nëse Ai nuk jep vet dorheqjen nga politika aktive.
-Dhe përsakohë nuk ndodh kjo..Edi Ramës i ka “PJELL MUSHKA” për të qëndruar gjat në pushtet,pavarësisht se mund të arrestohen edhe 50 % e Ministrave aktual.
-Lavdet që i bëri S.SSH-Blinken Edi Ramës nuk ishin pa DMTH,Në kushtet e SITUATAVE Botërore,Rolit të Shqipërise & E.Ramës në krahë të SHBA+BE për 12 vite,Mbështetjes se drejtësisë së RE që nga 2013,mbështetjes që ka ER në arenën nd/Kombëtare,kur përball tij ka ca PUTHADOR TË SB NON GRATA,Që i mban syt nga LINDJA,i ngjashëm me PUTININ,i cili eleminoi K/Opozitarin Navalny sikurse Saliu futi në burg politik F.Nanon për ta nxjerr nga politika dhe tashmë rrezik për jetën..!
-FLM VM,DITA
Ti , komentuesi ” edi ” , qe je shquar vazhdimisht si perk,rahes i zellte i bajralktarit serb tge Vicidolit , mbyll syte per te mos poare asgje per malin mme mekate te bajraktarit dhe je i prirur te kerkosh qimen ne veze per kundershtarert politike . Kjo eshte zgjedhja dhe e drejta jote , por natyra ka ligjet e saj dhe nuk i bihet murit me koke . ME SALIUN NE KRYE DHE FIGURAT E DEMASKUARA DHE TEJKONSUMUARA RRETH TIJ GJATE KETYRE TRE DEKADAVE , ESHTE BUDALLALLEK ME BRIRE DHE VERBERI POLITIKE , ESHTE VETEVRASJE PER OPOZITEN QE USHQEN ENDE SHPRESA PER T`U RIKTHYER NE PUSHTET . MBLIDHENI MENDJEN E BEJENI TOP , SE SOT NUK ESHTE ME POPULLI I PARA `90 – es dhe do te kalbeni vetem duke u zvarrisur me shpresa te vdekura .
Ti , komentuesi ” edi ” , qe je shquar vazhdimisht si perkrahes i zellte i bajraktarit serb te Vicidolit , mbyll syte per te mos poare asgje per malin me mekate te bajraktarit dhe je i prirur te kerkosh qimen ne veze per kundershtarert politike . Kjo eshte zgjedhja dhe e drejta jote , por natyra ka ligjet e saj dhe nuk i bihet murit me koke . ME SALIUN NE KRYE DHE FIGURAT E DEMASKUARA DHE TEJKONSUMUARA RRETH TIJ GJATE KETYRE TRE DEKADAVE , ESHTE BUDALLALLEK ME BRIRE DHE VERBERI POLITIKE , ESHTE VETEVRASJE PER OPOZITEN QE USHQEN ENDE SHPRESA PER T`U RIKTHYER NE PUSHTET . MBLIDHENI MENDJEN E BEJENI TOP , SE SOT NUK ESHTE ME POPULLI I PARA `90 – es dhe do te kalbeni vetem duke u zvarrisur me shpresa te vdekura .
Ne keto ujra te turbullta te krizes qe po kaloni , gjen rastij te flirtojne edhe njerez te rrezikshem naziskine si Gazmend Bardhi me shoke , qe nuk i pelcet fare menderja per Saliun , por e shikon si kale te ngordhur dhe vrapon t`i marre patkonjte .
Unë do të desha të “abstragonja” pak. Supozojmë se e ashtuquajtura gjykatë me të ashtuquajturit gjykatës të padenjë dhe të pafytyrë vendos që vula dhe sigla e ish – Partisë Demokratike, i takon formacionit të Lul Bashës. Në këtë rast do të më pëlqente që Basha të largohej nga politika, (të iki përgjithmonë në Hollandë) dhe PD-në zyrtare t’ia linte dikujt që nuk është njollosur si mbështetës i Sali Berishës. Në këtë mënyrë do të kishim një PD të re. Po ashtu do më pëlqente që edhe partia e Arlind Qorit të fitonte mbi 10 përqind të votave në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të kishim një parti me një program vërtet të majtë, por njëkohësisht antienveriste. Atëhere mund të shpëtonim një herë e mirë nga këta që kanë qeverisur këto 33 vjet shkeërdhato-kraci. Dhe mund të fillonte një epokë e re për vendin.
Ja the or ja the, por kujt ja the?!
Tabaku eshte thjesht nje Bretkoce e fryre ne ate pellg te qelbur berishist
Me ka bere pershtyptje menyra si u soll Z.Tabaku ne nje mbledhje ku ishte dhe z.Rama.
Disa nga akuzat mund te ishin edhe te verteta, por duheshin me teper te dhena per te
shfaqur nje urrejtje te jashtezakoneshme per te. Mu “duk si nje Jakobine”, qe donte
ti priste koken Rames me gillotine, pa i bere nje gjykim ligjor.
Kjo me la pershtypjen e nje individi ekstremist, qe po te jete ne pushtet mund te kaloje
shume kufijt e zgjidhjeve te problemeve sipas ligjeve.
Sali Berisha është pjesë integrale e bandës së mirë organizuar deri në përsosje të kryekusarëve me antarë kusarët Fatos Nano, lir Meta dhe Edi Rama, që nën tymnajën e sherreve fallco kanë bashkpunuar me njeri tjetrin për të grabitur haptazi shqiptarët dhe vëndin në permasa të llahtarshme sa që dëmet dhe shkatrrimet që kanë shkaktuar për 30 vjetë ja kanë kaluar edhe atyre të pushtuesve më barbarë së bashku për 3000 vjet histori të kombit shqipëtar. Të më thoni vetëm atë se cili pushtues ka arritur gjer më sot që të përzer shqiptarët si këto 30 vite pushtim të këtyre kusarëve të marrosur në nivelin e spastrimit etnik dhe shtëpit, fshatrat, qytetet e braktisura ku po ngrysin vitet e fundit të jetës gati një miljon pensionistë së shpejti do të kthehen në varrezë e frikshme të kombit shqipëtar dhe
në qoftë se komploti i bandës së Edi Ramës, vllaut të tij siamez Vuçiçit, McGonigalëve të rekrutuar prej tyre në diplomacin e SHBA dhe BE, diplomacis dhe inteligjencës ruse të Putinit, do të realizoj me sukses grushtin e shtetit për rrëzimin e qeveris së Albin Kurtit dhe të vendosin një “lider të shquar dhe kryeministër të mirë” si Edi Ramë-Pashiq-Zerva i Shqipëris, në Ballkan nuk do të ekzistoj më komb shqipëtar.
Detyra e Sali Berishës si pjesë integrale e bandës së katër kryekusarëve është që, duke e vën në kushte arresti shtëpiak, pa e dënuar fare për krimet makabre të tij, duke deklaruar vehten si udhëheqës i opozitës dhe gjoja kundërshtari që do të rrëzoj kolegun e tij kusar Edi Ramën, të mos lejojnë krijimin e opozitës reale që do të shpëtoj shqipëtarët nga pushtimi 30 vjeçar barbar i kusarëve horror Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos e Edi Ramës.
Këtij qëllimi i shërben edhe përbaltja dinake e Viktor Malajt e zërit më pozitiv në radhët e PD, Jorida Tabakut që do të shoqërohet me artikuj, emisione në studjot TV nga Viktor Maljat për të çvlersuar, baltosur dhe mbytur në embrion tentativat e organizimit të opozitës reale të të të rinjëve në politik si Adriati Lapaj, Arlind Qorri …….
Është shqetsuese që shqiptarët opozitarë të pushtuesve kusarë po bjen viktimë duke ndjekur pas një nga katër anëtarët e bandës së mirë organizuar, Sali Berishës. Me të vërtet prisni të shpëtoni vehten duke rrëzuar Edi Ramën e duke vën në qeverisje kolegun dhe bashkëpuntorin e tij, polikriminelin e afirmuar Sali Berishën?
Shqipëtarë, mblidhni mëndjen sa pa u shpërbër si komb, mos u mashtroni nga artikujt që përbaltin çdo individ që do të tentoj të organizoj një opozitë të vërtet kundër kusaris kombçfarosëse.
Tabaku eshte nje vemje e lustrosur, kesisoj vemja mbetet vemje. Mire do ishte qe keta analize te V.Malajt ta lexonte edhe S. Balla, qe pergjithesisht ben analiza te sakta, por per kete Tabakun shpesh nuk e skanon sic duhet, madje duke e lustruar si figure te paster qe artikulon, vishet bukur dhe ka patur “sukses” me komisionin e inceneratorve, nderkohe qe ceshtjen e kishte ne proces SPAK dhe faktet ishin te zbuluara.
E kuptoj shume mire urrejtjen qe keni per Berishen sepse kete urrejtje kam dhe une (sepse jo qe nuk beri asgje pe demokracine por na vodhi) por ama me vjen keq kur mbroni apo nuk flisni asgje kunder qeverise se Rames qe jo vetem po na vjedh, jo vetem po na detyron femijet tane te largohen nga vendi por sikur te jete nje gje normale, si padron i ketij vendi, u ben thirrje biznesmeneve qe te marrin punetore nga Bangladeshi !
ME DISA ZAGARE SI JU
PUSHTA HILEQARE
QE NUK KANE TRU
AS SA NJE GOMAR
KY VEND KA MBARUAR
TURPIN NUK E NJIHNI
GJER NE FUND TE JETES
SI QEN DO TE LIHNI
GJERSA NUK KUPTONI
SE SAL E EDVIN
KANE TE NJEJTEN FECKE
SPYESIN PER SHQIPERINE
PA FLAKUR NE PLEHRA
PS E PD
ME MIRE HANI M….
E MOS NXIRRNI ZE
Shoku Viktor, mund te kesh simpati per Jorida Tabakun si femer (edhe une kam) si grua (edhe te tjeret kane)…por mos shko aq larg ta quash Tabakun “politikane e opozites” se asaj mund ti vijne shume aroma, ama vetem arome Opozitarje nuk i vjen fare (ashtu sikur dhe krejt qymezit Basha qe i perket)..
Pse,Ka morale goca e Tabakhones?Fevziu e Ka mbjelle gje aren e saj?Kjo fotoja me Historiani Fisher jà zbardh shume te shkretin morale,sepse nuk Ka asnje distancim prej saj
Morali eshte teme e veshtire per tu trajtuar ne gazete,per cfare morali mund ti flasesh nje te riu ose te reje sot i rritur nen regjimin SalisjaN.Saliu me ardhjen ne pushtet mbolli prostuticionin,u shiten vajzat Shqiptare rrugeve te Italise nga ata qe sot kane gazete e bisnese,bile ndonjeri eshte dhe deputet ne parlament,ne nivelin arsimor qe eshte rinia Shqiptare sot e ka te veshtire te kuptoj moralin,aq me teper kur e degjon nga perverse si Ermal Mamaqi e Bes Kallaku,shikojne big brather e perputhen ky eshte morali sot,nuk besoj se zonja Tabaku ben dallim,kush fle me qen zgjohet me pleshta.
historia perseritet,a jane tabaken ardhacak nga Irani? ashtu si kampi me iranian sot perseritet historia vendi plot me mbetje aziatikoarabesh
Mire te tjereve ja di prejardhjen po a e ke pyt veten ndonjehere nga vjen,nga sa lexoj komentet qe ben e marr me mend,nese do e dish dhe ti nga vjen do te vi turp qe je dhe gjall e ha buken kot.Tabaku si do te jete eshte qytetare,lindur e rritur ne Tirane po ty qe te ka zene mamaja me ndonje brigadier a sekretar partie nga ata te Enverit.
@labi
mbiemer arber 100%
Çfare do te thuash ti me pseudo Detari?
PO OR PO. 100% MBIEMER (arber, dardan, epiriot) SHQIPTAR AUTOKTON.
Me Mbiemrin TABAKU ka Patriote (arberor, dardan, arvanitas) ne Shqiperi, Dardani, Greqi.
Ti grek mavrí shko te gjesh origjinen tende tutje matane detit egje, andej nga deti i zi Mavrí.
Origjina e vertete e grekeve nuk duhet mesuar nga propaganda greke, por nga Literatura te Paaneshme Europiane dhe Boterore.
Link: GREEKS OF CAUCASUS
Link: GREEKS OF CAPPADOCIA
Link: GREEKS OF CASPIAN SEA
Link: GREEKS OF ASIA MINOR
Link: GREEKS OF AFRICAN DESCENT
Pra: Ne ato vende te Azise dhe te Afrikes eshte origjina e vertete e grekeve.
N.q.s. ndonje grekofon shqipshkrues nuk e gjen dot origjinen e vet andej:
Atehere, nuk eshte gje tjeter veçse (nje shqiptar i shitur).
TAKAKU ESHTE YLL NE NGJITJE
SI DIKUR BASHA
BEN PJESE NE EKIPIN E SORES
NDAJ PDse I RA HASHA
KIMI E BORATI
E KANE NGRIT NE PALLE
SI BREGUN DUMEN BODEN
PD se KUNDER TI DAL
ESHTE TAKTIKE E RAMES
NJE E DHE NGA NJE
JA PRET KRAHET SALES
DHE E LE PA GJE
O Malaj,krimet nuk falen .Krimet gjykohen ,ndeshkohen dhe te kujtohet deri sa vdes.Kjo eshte praktika perendimore.Ti je pak kamunist me rehabilitim,amnistim e dengla te tjera.
E lexova perseri dhe në shumicën dërmuese të ideve ka te drejtë.
Interpretimi im kur flitet se mund të falen shumë veprime nga e kaluar, nuk nenkupton:
Nxirë edhe një herë shpatën
Dhe prit sa më shumë koka,
Për të shpëtuar nga kjo situatë.
Por nënkupton:
Gjella me kripë dhe kripa me masë.
Gjella me kripë dhe kripa me masë
Pro të mos kalohet në veprime ekstreme, sepse në një kohë të gjatë
ku ligjet nuk janë respektuar dhe zbatuar mund të j