Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëzimet e fundit: Nga struktura e testit, tek vlerësimi, çfarë duhet të dinë maturantët për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Udhëzimet e fundit: Nga struktura e testit, tek vlerësimi, çfarë duhet të dinë maturantët për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë
KryesoreShoqëri

Udhëzimet e fundit: Nga struktura e testit, tek vlerësimi, çfarë duhet të dinë maturantët për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë

Published 3 Qershor, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Maturantët kanë nisur tashmë me përgatitjet finale për provimin e dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2023 në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë, që do të zhvillohet ditën e mërkurë, në datën 7 qershor.

Edhe për këtë provim testet do të jenë të diferencuara në varësi të llojit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer.

Autoritetet e dikasterit të Arsimit sqarojnë se pyetjet ose kërkesat në test do të jenë të tri niveleve të vështirësisë. Sipas ndarjes së planifikuar 40 për qind e pyetjeve do të jenë për njohuritë e nivelit bazë, 40 për qind për nivelin mestar, si dhe 20 për qind për nxënësit e shkëlqyer.

- Publicitet -

Struktura e testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë

Duke qenë se provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen vetëm me shkrim, kompetencat gjuhësore dhe letrare që do të vlerësohen në këtë provim janë: Të lexuarit e teksteve të ndryshme, të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale, përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit, analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare, vlerësimi i letërsisë shqipe dhe asaj botërore në periudha të ndryshme letrare dhe historike.

Referuar këtyre përcaktimeve, ekspertët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit bëjnë me dije se testi do të jetë i strukturuar në tre pjesë. Pjesa e parë do të ketë në përmbajtje një tekst joletrar ( që mund të jetë përshkrues, rrëfyes, informues paraqitës dhe argumentues) dhe do të jetë i panjohur për nxënësit.

Pyetjet për njohuritë dhe aftësitë gramatikore, drejtshkrimore e të pikësimit do të integrohen me tekstin joletrar.

Pjesa e dytë do të ketë në përmbajtje një tekst letrar, fragmentet e të cilit do të merren nga veprat letrare që janë përcaktuar në programin orientues. Në vijim të shkrimit do të gjeni edhe listën zyrtare të veprave nga ku do të merret ky fragment për provimin e gjuhës dhe letërsisë së këtij viti.

Ndërsa pjesa e tretë e testit përfshin esenë. Nëpërmjet kësaj të fundit çdo maturant do të dëshmojë formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit. Tema e esesë mund të lidhet me njërën nga pjesët që janë në përmbajtje të testit, ose mund të jetë një tematikë krejt ndryshe.

Orari i zhvillimit të provimit

Plotësimi i testeve për provimet e Maturës Shtetërore 2023 do të fillojë në orën 10:00. Kundrejt këtij orari të përcaktuar për nisjen e plotësimit të testeve, autoritetet e arsimit sqarojnë se maturantët dhe kandidatët e tjerë do të duhet të paraqiten në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara orës së fillimit të provimit dhe duhet të ketë dokumentin e identifikimit, si dhe mjetin e stilolaps që duhet për plotësimin e testit.

Çdo maturant do të ketë në dispozicion plot 2 orë e 30 minuta për të plotësuar testin e lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Vlerësimi me pikë

Sipas skemës së përcaktuar në rregulloren e këtij viti mbi vlerësimin e testeve, është vendosur se secili provim do të vlerësohet maksimalisht me 60 pikë. Ndërkohë që për të qenë kalues, maturanti duhet që të marrë detyrimisht 25 për qind të këtyre pikëve maksimale me të cilat vlerësohet testi, si në lëndën e matematikës, gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, ashtu edhe në lëndën me zgjedhje.

Kandidatët që do të rezultojnë mbetës në provimet e sezonit të muajit qershor, provimet do të mund t’i japin gjatë sezonit të vjeshtës. Por, këta maturantë nëse do të jenë kalues në sezonin e vjeshtës do të mund të garojnë për studimet e larta vetëm për kuotat që do të jenë në dispozicion të raundit të dytë.

Sa i tako rregullave të plotësimit të testit, autoritetet e MAS sqarojnë se maturanti apo kandidati i viteve të shkuara përjashtohet nga provimi kur konstatohet se: “Ndryshon vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë të tjerë, kur bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit”.

Gjithashtu, maturantit nuk i njihet rezultati nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit, nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED, si dhe në rastet kur është marrë masa e përjashtimit nga provimi. Maturanti ka të drejtë që të kërkojë fotokopjen e testit të tij në përfundim të të gjitha provimeve, por pavarësisht kësaj nuk do të ketë rivlerësim testi. Kopjen e korrigjuar të testit do mund ta merrni edhe online, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara nga QSHA.

Për herë të parë, në maturën e këtij viti do të lejohet edhe rivlerësimi i testeve. Kështu, maturantët e pakënaqur me notat e marra do të mund të kërkojnë jo vetëm kopjen e testit të korrigjuar, por do të mund të bëjnë edhe rivlerësimin e tij.

Llojet e pyetjeve që do të përdoren në test janë:

  • Pyetje me alternativa.
  • Pyetje me përgjigje: E vërtetë/ E rreme; Po/Jo; E saktë/ E gabuar.
  • Pyetje me përgjigje të shkurtër ose me plotësim.
  • Pyetje subjektive me përgjigje të kufizuar.
  • Pyetje subjektive me përgjigje të zgjeruar, ese.

Veprat nga ku do të merret fragmenti letrar që do të jetë në provim:

Homeri “Iliada”

Nxënësi vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e 17 mëvonshme, si dhe interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës “Iliada”.

Eskili “Prometeu i mbërthyer”

Nxënësi interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”, si dhe analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.

Dante Aligeri “Ferri”

Nxënësi interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit, si dhe vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit”.

Shekspir “Hamleti”

Nxënësi interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”, si dhe vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore.

Gëte “Fausti”

Nxënësi vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”.

Hygo “Katedralja e Parisit”

Nxënësi vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Katedralja e Parisit”.

De Rada “Këngët e Milosaos”

Nxënësi vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson poemën “Këngët e Milosaos”, si dhe dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës.

N. Frashëri “Lulet e verës”

Nxënësi vlerëson kontributin e Naim Frashërit në çështjen kombëtare dhe në lëvrimin e gjuhës shqipe, dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e Naim Frashërit, si dhe interpreton, analizon dhe vlerëson poezitë e vëllimit poetik “Lulet e verës”.

Balzak “Xha Gorio”

Nxënësi analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio” dhe identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.

Albert Kamy “I huaji”

Nxënësi formulon idenë e Kamysë për absurdin, analizon raportin: absurd, shpërfillje, shpresë, revoltë, në veprën e Kamysë, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “I huaji”

Lasgush Poradeci “Ylli i zemrës”

Nxënësi analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe, analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit, veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”.

Migjeni “Novelat e qytetit të veriut” dhe “Vargjet e lira”

Nxënësi vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputjen nga letërsia pararendëse, trajtimin e temave tabu, vargu i lirë, etj, portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij. Gjithashtu interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”

Dritëro Agolli “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

Nxënësi analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave”

Nxënësi veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”.

Azem Shkreli “Lirikë me shi”

Nxënësi analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe; – përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Lirikë me shi”.

J L 3 Qershor, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo
Posto një koment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri në pyllin e Pishporo përhapet me shpejtësi, pritet ndërhyrja nga ajri
  • Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri (EMRAT)
  • VIDEO: “Fishekzjarrët ndezën abazhurin gjigant”, si nisi zjarri në lokal, ku humbën jetën 114 dasmorë, mes viktimave dyshohet dhe çifti
  • FOTOT: Xhama të thyer e forca të shumta policie, gjurmët që kanë mbetur tri ditë pas sulmit në Banjskë
  • Zbardhen diskutimet në takimin e Ramës me Melonin: Italia do të mbështesë fuqishëm integrimin europian të Shqipërisë

Komentet e Fundit

  1. fery në Dy kryeministra të BP kërkuan “Republikën e KFOR” në Kosovë? Ka qenë Rama në bisedën me dyer të mbyllura, apo gazetarja serbe spekulon?
  2. intelektuali në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  3. Aldrin në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  4. Aldrin në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  5. Fjale me vend në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?