Nga Adrian Thano
Analiza e Fatos Tarifës mbi “nomenklaturën kryeministrore” botuar sot në DITA i kap me saktësi simptomat e një pushteti tejet të centralizuar.
Vendimmarrja në Shqipërinë e sotme ka pushuar së qeni përfaqësuese. Ajo na rridhka tani pingul, me vrik e me nerv, nga “maja e vetmuar” (siç e përshkruan veten kryeministri në intervista), këtu “poshtë”, tek ne plebejtë. Jo për ta diskutuar, sepse gjithçka qenka vendosur tashmë, por për ta zbatuar.
“Lart”, vetmia e pushtetit që shijohet me verë të shtrenjtë. “Poshtë”, rutina e bindjes.
Por kjo “nomenklaturë” e re e tri-katër dekadave të fundit nuk lindi sot. As nuk shpjegohet vetëm me sjelljen e një kryeministri. Për ta kuptuar plotësisht nga ’90 e këtej, është e nevojshme të kthehemi te momenti kur nisi të rindërtohet.
Është e vërtetë që “revolucioni” i heronjve të rremë të Dhjetorit hodhi themelet e një modeli ku gjithçka ngrihet mbi fasadën. Këtë e kemi theksuar jo pak herë. Por unë dua të ndalem te viti 2008, kur marrëveshja Rama–Berisha dhe ndryshimet kushtetuese që pasuan vunë gurin e parë të një tjetër shtrese të pushtetit të përqendruar.
Ketu duhet hapur nje paranteze e rende, sepse nuk behet fjale vetëm per një manovër politike, por edhe per shkelje mbi gjakun e femijeve dhe te pafajshmeve te Gërdecit.
Kjo e bën dyfish të rëndë atë marrëveshje, pasi Berisha e perdori edhe per te mbrojtur veten dhe rrethin e tij nga pergjegjesia për Gërdecin. Ndërsa Rama, nga ana tjeter, e pranoi dhe e shfrytezoi ate gjak te pahetuar si monedhe per te ndërtuar autoritetin qe nuk e kishte ende brenda PS.
Episodi simbolik mbetet ai i spitalit, ku Rama shkon, i hedh doren ne qafe Berishes. Politika shqiptare prodhoi imazhin më cinik te pajtimit. Dy burra pushteti, te bashkuar mbi nje tragjedi te pambyllur, duke i dhene njeri-tjetrit garanci mbijetese politike.
E kryen pra atë pazar që zbrazi në vijim parlamentarizmin nga përmbajtja por edhe dhanë mesazhin që pushteti mund te shkele mbi gjak, nese kjo garanton kontroll politik. Sic edhe ri-ndodhi në 21 janar.
Për mua, centralizimi i sotëm që analizon Tarifa në shkrimin e tij është vazhdimësi e atij kompromisi. Analiza e “nomenklaturës kryeministrore” fiton më shumë kuptim kur shihet si faza e fundit e kësaj që nisi në 2008. Kalbja e PS-së, gjithashtu.
Vetëm duke e pranuar këtë vazhdimësi, ky debat për demokracinë mund të shkojë përtej personave dhe të prekë rrënjën e problemit.
Kjo temë është ngritur shpesh dhe me këmbëngulje ndër vite, veçanërisht nga i ndjeri Moikom Zeqo, i cili e denonconte në vijimësi në DITA marrëveshjen e 2008-s si goditje themelore ndaj përfaqësimit dhe sovranitetit të votës. Edhe Pëllumb Xhufi apo autori Artan Duka i kanë mëshuar në analizat e tyre këtij qëndrimi, pra është një kritikë e hershme që kjo gazetë e ka mbajtur gjallë.
Nuk ka nevojë të përsëritim që ndryshimet kushtetuese të 2008-s e kthyen parlamentin në sallën noteriale të kryetarëve. Qytetari u përjashtua nga zgjedhja reale.
Por ja ta zemë se ua falëm me dëshirë mbretërve tanë lakuriq të drejtën e sovranit për të zgjedhur. Përse këta nuk afrojnë njerëz me integritet? Pse zgjedhin mediokritetin dhe madje rrugacët ordinerë siç po del së fundmi? Nga padija?
Jo. Nga nevoja strukturore e pushtetit. Ky sistem nuk mbijeton me njerëz të mirë, por me individë të varur. Një deputet i vërtetë flet vetë, krijon opinion, kundërshton kur duhet, ndërton profil publik. Një pupac me kostum nuk ka bazë elektorale, nuk ka autoritet publik, nuk ka plan B politik. Pra është totalisht i kontrollueshëm.
Ky është modeli ideal për një kryetar që nuk mundet të qeveris përmes debatit.
Ajo që më shqetëson në fakt nuk janë emrat e pupacëve. Problemi është më i gjerë se ajo sallë parlamenti që nuk e meriton emrin që mban. Është mesazhi i pashkruar i këtij sistemi që bën dëmin e madh. Ai del jashtë asaj salle. MOS U PËRPIQ – thotë ky mesazh. Mos u lodh të jesh i aftë, mos u mundo të jesh i ndershëm, mos u përpiq të mendosh ndryshe. Nuk shpërblehet as dija, as karakteri, as guximi, shpërblehet BINDJA.
Ky sinjal që shoqëria e lexon në listat e pushtetit ku ngjiten vazhdimisht njerëz mediokër, të padallueshëm dhe pa peshë është pasoja më e rrezikshme e modelit për të cilin po flasim.
Sepse kjo nuk prodhon vetëm parlament të dobët, por edhe qytetarë të dorëzuar. Ndaj ambiciozët largohen, kurse të tjerët heshtin. Mesatarja kthehet në normë, shikoni vetëm fjalorin e rrugës që mbizotëron gjithandej e më pas të tjerat.
Në këtë kuptim, mediokriteti në lista nuk është aksidental. Ndryshe nuk do ishte kaq masiv. Do kishim tre a katër torollakë dhe aq. Por jo. Kjo tashmë është një pedagogji e plotë shoqërore.
Pastaj shikoni se si pikërisht arkitektët e këtij mediokriteti masiv ankohen sot për popullin apatik. E mësojnë çdo ditë këtë shoqëri se përpjekja është e kotë, dhe pastaj habiten kur shohin rezultatet e mësimit të tyre. Krijojnë apatinë dhe më pas e vënë në bankën e të akuzuarve.
A ka ironi më të hidhur? Cfarë dallkaukësh qesharakë!
—–
Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Zoti Kryeredaktor, me fal, po ke nje pasaktesi ne percaktimin e momentit kur kjo arkitekturë pushteti nisi të ndërtohet. Nuk eshte 2008, eshte shume me heret, eshte viti 1944. Ndryshimi i vetem eshte aparent, atehere luhej vetem me nje porte, tashti kane shtuar edhe nje porte tjeter. Arkitekti origjinal i ketij lloj pushteti eshte Enver Hoxha. Keta te sotmit vetem sa e kane revizionuar pak per ta pershtatur me shekullin e ri.
Me nje ndryshim, pershtatja ndodhi me teorine e Ballisteve Kuislingeve per demokracine.
Ky eshte “revizionimi” qe ka ndodhur.
DHe, i bie, qe ballistet ishin pasardhes te Enver Hoxhes.
Akoma per balliste flet o Aldrin. Pash Zotin sa vjeç je? Po te pyes se o je nja 95 vjeç e s’te ka dale inati me ballistet, je si ai japonezi qe kujtonte se L2B s’ka mbaruar akoma, o je ndonje buzequmesht qe degjon akoma perrallat e gjyshit 95 vjeçar.
I ke vën pikar mbi i
Vetem idiotet nuk e kuptojne pse “nuk del populli ne protesta”
Pushteti, në formën e tij më primitive, ka gjithmonë një obsesion: kontrollin. Dhe kontrolli nuk arrihet me njerëz të lirë, por me njerëz të varur. Kështu lind preferenca për individë pa biografi – jo sepse janë të pastër, por sepse janë të zbrazët. E zbrazëta është territori më i lehtë për t’u pushtuar.
KOMENT I FSHIRË PËR SHKAK TË FJALORIT TË ULËT
MODERATORI
“Një sundimtar i zgjuar rrethohet me njerëz që varen plotësisht prej tij.” -Niccolò Machiavelli (ide qendrore në “Princi”)
“Sistemi post-totalitar shpërblen jo të ndershmin, por të bindurin.” -Vaclav Havel
Hannah Arendt:
“Pushteti i vërtetë nuk ka nevojë për mendim; atij i mjafton bindja.”
(ide e pranishme në shkrimet e saj mbi totalitarizmin)
George Orwell:
“Partia kërkon pushtet për hir të pushtetit. Ajo nuk i do njerëzit e zgjuar, por ata që binden.”
(nga romani “1984”, përmbledhje e idesë qëndrore të librit)
KOMENT I FSHIRË PËR SHKAK TË FJALORIT TË ULËT
MODERATORI
Jam dakord me komentuesin @¿? siper, qe e percakton fillesen e problemit qe para 80-vitesh. Do te shtoja per sa i perket 35-viteve te fundit te pseudo demokracise, se Katovica e Ramiz Halese eshte faktori kyc i zhvillimeve te dekadave te fundit ne Shqiperi.
PARODI
QELBËSIRAT E PUSHTETIT
Popull i lodhur, fare pashpresë,
i tradhëtuar dhe i gënjyer,
nga kjo kastë politike në 35 vjet,
ndihet i vjedhur dhe i zhgënjyer.
Tërë kohës premtime bosh,
sikur në parajsë do jetojnë,
politikanët u bënë milionerë,
njerëzit më s’po ëndërrojnë.
Sapo mbarojnë 4 vite qeverisje,
plot mitingashë atje te sheshi,
kryeqelbësirën ta heqin me votë,
të vënë një tjetër qelbësirë leshi.
Në 3 dekada as vota s’mjaftoi,
se qelbësirat ta blejnë e vjedhin,
ngritën lart e ulën veç diktatorë,
popullin e shkretë nuk e pjerdhin.
Na tregojnë përralla mbi drejtësinë,
sikur mbizotëron meritokracia,
sikur vdesin për demokracinë,
urrejnë kryesoren, ajo është liria.
Kanë frikë nga fjala e lirë,
dhe çensurën përdorin si mjet,
patronazhistët i ke kudo,
me dallkaukë mbahet ky shtet.
Policia përherë si një vegël,
që keqpëdoret nga çdo pushtet,
herë me gaz e herë me plumb,
rroftë autokrati, ai është mbret.
Menjëherë ngrihen debate në media,
kush lëpin i pari qelbësirën mbret,
me sofizma e analiza me porosi,
se pastaj nga mbreti shpërblimin pret.
Politika në këto 35 vite tranzicion,
na vodhi gjithshka s’na dha asgjë,
populli i pafajshëm është fajtor,
që këta bastardë në pushtet i lë.
Pa asnjë vizion për të ardhmen,
postet për militantë e injorantë,
që vjedhin për vete dhe pushtetin,
me urdhëra nga sharlatanë delirantë.
E lanë këtë popull mjaft të varfër,
ia hoqën dhe atë pak fije dinjitet,
veç ju o shokët e partisë mos u zini,
populli bar ha, rroftë qelbësira mbret.
Dhe te shtoj dhe dicka tjeter, per mua eshte jo profesionale qe Moderatori nderhyn dhe redakton e cungon komentet e lexuesve. Mire te artikujt e Zotit Tarifa qe perdoret censure ndaj komentuesve, por te pakten mos te nderhyje te artikujt e Thanos. Nuk po e shajme, por po veme ne dukje nje magesi te Gazetarise ne Shqiperi, neqoftese duan ta quajne shtyp i lire dhe i pavarur.
U kujtua me vonese. Duket si “mea culpa” por shume vone se nuk mund te riparohet me asgje. 25 vjet me vonese pasi i beri apologjine me voten e tij e ca me shume asaj qe Tarifa besoj e di (apo jo?!) “pushtetit grotesk” apo “sovranit grotesk” te Foucault.
Klithjet ne shesh “O doktorro” dhe daljet me “Sopate” qe benin per te qeshur që nga Fatos Nano e ata poshte ne shesh ishin shenja te pagabueshme te ketij lloj pushteti qe projektohej ne fillimshekulli. Ironia e tallja me këdo e qe vazhdon e sot e kesaj terhoqi si me magnet gjithë qelbin e këtij vendi.
35vjet! Sa breza dogjen keta perversë, njëri alkolik bixhozçi, tjetri klloun i droguar e ai në krye të tyre vrasës!
Thano !!!, por kjo vlen dhe për Fatosin (Tarifën jo Nanon që instaloj shtetin e krimit dhe anti meritokracinë e të fortëve): Sot kemi një shtet që drejtohet nga një bandë mikste kriminelë e hajdutë – Qeveritarë e vegla të tyre. Rama e Berisha si dy binjakë siamezë në 2008 betonuan këtë formë regjimi dhe spastrimi i tyre duhet të jetë hapi i parë për rikthimin në demokraci…. mos u merrni me shërbëtorët e tyre njerëz të përdalë/la ose që pranuan të jenë …të paudhë… Përpara duhet Nurenbergu për kapobandat ( 20 të Saliut e 20 të Ramiut) dhe pastaj ushtaret me një kontroll pasurish ( Vila e apartamente e benxa të shtrenjtë) e konfiskim sipas taksave të papaguara dhe me përjashtim tërë jetën nga punësimi në administrate më një Ligj Kushtetues, e kush ka hak dhe burgun le ta provoj se e meritojnë… Mjaftë më me investime strategjike, PPP-ra e pseudo koncesione ……. Ndryshe Selanik e tatëpjetë kështu ka qenë e kështu do jetë!!!
Me domethenes eshte komenti i @Zdromsit
se “mea culpa” e F.Tarifes sot. “Eshte teper vone e nuk mund te riparohet me asgje”…. shkurt fjales,
kemi marre fund!
Plotësisht dakord. Ky sistem është global dhe quhet: “Mediokraci”. Për më shumë mund të lexohet autori francez Alain Deneault.
Ndaj ambiciozet largohen,
te tjeret heshtin,
Ja i ke thene te gjitha o Thano djali,
pa pas nevoje fare per Tarifa avdalli,
se eshte shpopullimi arsyeja me e pare,
pse nuk proteston ky Popull shqiptare,
kane ikur e po ikin kush kete pushtet s’ka duruar,
te gjithe ne kembe tja mbathin me valixhe ne duar,
se ketu kane mbetur Lugatet qe vjedhin ne pushtet,
perballe fukarenjte qe te Lugatet shesin voten vete,
pastaj : nuk e ka ne gen ky Popull te protestoj,
a nuk ishte ky qe 47 vjet Kermanizem duroi?
Nese ne Shqiperi ka nje Gjykate Kushtetuese, ajo duhet te hedhe poshte nderhyrjet ne Kushtetuten e Shqiperise te dy diktatoreve Salih Berisha dhe Edi Rama, ne mesnaten e 21 prillit 2008.
TRENO t’kisha thon, mos perdor fjal t’pista. Mir ta ka bo moderatori.
Ceshtja eshte se keshtu vijne punet kur je I pasur. E blen partine, voten, kandidatet, pensionistet dhe drejtore apo projekte evropiane dhe boterore. I thua vetes, nuk do gjeje kurre ky popull nje gjigand si une. Zahmet e ka te duroje ato te shkreta cfryrje gazi. Kjo per te majte apo te djathte. Psh, Trampi a nuk del vete ti sqaroje popujve Te botes tabelat e taksave doganore? E kush mund te jete me gjigand se ai ne First America, apo make America great again? E provoi doktorri me slogane madheshtore, po ky gjigandi yne ia ka marre ne kthese marifetin e fitimit Te zgjedhjeve duke ndare fondet e shtetit si mallin e babait. Ose eshte nen shantazh. Plot qeshin po tu thuash se sherbimet e huaja kane sjelle ne krye te partive njerez qe s’u thone dot “Jo”
Gjynof ky TRENI, duhet t’ket probleme mendore. Moderatori ia heq komentet me fjal t’pista, ky vazhdo po me at’gjuhe. Pun inteligjence….
Ok,Z.Thano:
– Ju lexoj- Ju,MOIKOMIN,B.ISLAMIN,Ben Dukën..para 2013.!
-Nuk besoj që Saliu & Edi e lexojnë DITËN.!
-Saliu dëgjon të birin në TV ZENI.
-Kanceri 2008 u imponua nga Saliu KM,Edi në atë kohë nuk dinte nga lidhej GOMARI VIÇIDOLIT..dhe nuk e mposhte dot VRASËSIN E MADH..ndaj pranoi komprimisin,ndryshe do eleminohej si Hajdari e KO..
-Në zgjedhjet e 2009 EDIT I SHKULI VESHIN AMERIKA,Pasi ishte implikuar vetë me HIROSHIMËN E GËRDECIT dhe duhej antarsimi në NATO,Kjo u pa qëkurse Edi i ra shpatullave Saliut-VAZHDO LËROI NËNË E BABË KËTIJ VËNDI.?
-Në 2011 SALIU URDHROI VRASJET..Dhe Arvizu e cilsoi BURR SHTETI..Dhe i vodhi zgjedhjet e bashkisë 2011 me 10 vota të PKSH,ku përsëri ARVIZU LLËR PËRVESHUR I DHA OK.!
-Ramën e ka mpishtur Amerika si nip biroisti ndërsa Sb e vendosi vet në Pushtet 1992..për të rrlzuae Kominizmin e vdekur..
-Rama duke u lën i VDEKUR në rrugë ’97 dhe duke u kërcënuar në 2011,TASHMË DUHET TU LËROI NËNË E BABË SALIZMIT DHE GJITHË ATYRE QË I KËRKOJNË TË IKI SE NUK IKËN SALIU NON GRATA.!
Teoria e Non Gratës se me KM E.Eamën nuk fitohen zgjedhjet..është shfajsim për humbjet 99 % që nga 1992 dhe 11 herë radhazi.
Se nuk ikën Saliu dhe nuk fiton dot e ka fain Rama. se fiton më shumë në mandatin e 4.?
Edi duhet të KORIGJOI QEVERISJEN E PS-në dhe jo të zgjedh kryetarin e PD,ku YURI KIM DEKLAROI ME SB PD DO TË HAJ BAR.!
TARIFA dihet pse e sulmon E.Ramën,po ju çkeni që i referoheni Atij.?
Dosjet për ERIONIN DHE BALLUKUN JAN SHPIFJE TË QYRETARIT DIXHITAL MBI 2-3000 TË VERIORVE QË PAGUHEN ME PARAT E POPULLIT PËR MBROJEN E SB DHE SI BANDË TRITOLESH QË NGA 1991 SHKODËR.
Ata që kërkojnë me insistim largimin e S.Ramës,kërkojnë 1 kockë prej TERRORISTIT NON GRATA..
Kush e do të mirën e këtij vëndi të varfër për 35 vite kryesisht nga Berishizmi,DUHET TË KËRKOI NXJERRJEN JASHTË LIGJIT TË COPËS SË PD ME SALIUN..DHE DALJA PARTI E DYTË I PARTIVE TË VOGLA DERI 2029.!
SALIU NUK IKËN VET PA E FUTUR NË BURG OSE IZOLIM NGA POLITIKA PREJ SPAK,GJKKO..PËR 101 KRIME VRASJE MBI 20.000.!
RAMA NUK IKËN SE NUK E LEJON BE..I VETMI VËND NË BALLKAN PA PROBLEME,PËR VEÇ SALIZMIT SI BAJGË NËPËR KËMBË SI SPIUN I SHUMFISHT “PENICILINA-BISTURIA” DHE PSIKO 1970.!
SPAK,GJKKO kan në dorë REFORMIMIN E PD PA SB..PO IKU AI PIRAMIDA FARAONE BIE VETË..
MABDEJ IKËN DHE RAMA.
KJO RREGULLON SHQIPËRINË..PASI DEMI KAPET PREJ BRIRI E JO PREJ KOQESH.
FLM DITA
Zoti Thano jeni penë shume e mprehtë
Marrveshja e 2008 mes Rames dhe Berishes ishte nje pakt pushteti, jo nje reforme per demokracine. Ajo forcoi dy kryetaret, mbylli sistemin dhe i hoqi qytetarit zerin real. Qe nga ai moment vota u be mekanizem stabiliteti per elitat dhe jo mjet ndryshimi. Pasojat i paguajme ende sot, me nje politike te mbyllur, opozite te dobet dhe mungese perfaqesimi. Per mua zgjidhja eshte nzryshimi me force
Fatos Tarifa po hiken i pavleresuar nga kjo bote.Sevo Tarifa nuk la karroqe me shkollen e qenve te Saukut,pa bere ambasador,Fatos Tarifen nuk e beri.Moor po korrjer ambasade ta kishte bere,.Shkonin jashte ca dallkauke,qe as emri nuk i dihet,as lagja nuk i njeh per diplomate,vecse kur vdesin del lajmerimi:Vdiq Diplomati i shquar filan fisteku.
Berisha po emeroi ne Diplomaci bashkeshpellaret e Lugut zi,sepse n`ato shpella kishte lindur Diplomacia,.Keta flejne me ujkun ,me Arushen.Kjo eshte A-ja Diplomacise.Vetem Fatos Nano vuri doren ne zemer per Fatos Tarifen .E emeroi ambasador ne SHBA.Qe atehere jeton me kujtimet e SHBA se.po keto nuk mjaftojne,se ky bir kurve Edi Rama,nuk ka lene laraske bishtgjate,pa bere ambasadore,,Fatos Tarifen-jo.12 vjet e gjysem viti ja beri temenate Edi Rames.Tani boll me.
Padyshim Adi qe titullin e ke te sakte – “Mos u perpiq” eshte pershkrimi me i sakte i filozofise qeverisese te Rames 4 here Kryeminister.
Por pyetja ime jo vetem per ty, por me se pari per Fatos Tarifen eshte kjo:
Perse u deshen qe Rama te behej per here te 4-t kryeminister, qe ti dhe Fatos Tarifa te sokellini sot kunder tij?
Ku ishit ju “Adam”-er, edhe ti, edhe Fatos Tarifa, mandatin e pare, te dyte, te trete te Edi Rames si kryeminister???
Perse NUK JU PASHE NJEHERE TE THONI qe ne mendjen e Rames, zhvillimi i ketij vendi dhe shqiptareve nuk ishte ai i bazuar ne Dijen, Shkencen, shqiptaret e mire-arsimuar ne USA e gjetke, politikat publike qe hapnin mundesi per individin dhe aftesite e tij per te lulezuar, te Verteten dhe te Drejten, Konkurrencen reale dhe Cilesine POR ishte “zhvillimi” i mbeshtetur ne drogezimin e vendit, ne trafiqet ilegale, ne nxitjen e shqiptareve te emigronin ku te mundnin larg Shqiperise, ne remitancat, ne vjedhjen e parase publike dhe taksave tona, ne stimulimin te nje grushti oligarkesh vote-bleres per Edi Ramen?
Si nuk ju pashe njehere ti vini ne dukje liderit tuaj, pergjate mandateve te tij te famshme ate per te cilen po thoni sot., “nomeklaturen kryeministrore”?
Si nuk ju pashe njehere ti vinit emrin qe meritonte qeverisjes se Edi Rames – qeverisje autokratike, amatoreske, banditeske, hajdute, vrasese e te vertetes dhe te drejtes, por vetem e keni levduar, perkunder vazhdimit nga ju te dy te anatemimit te Berishes se ngordhur nga mosha dhe amerikanet dhe jo nga konkurrenca politike?
Ky ishte Fatos Tarifa, kur Edi Rama bente sikur reformonte universitetet dhe arsimin e larte me nje palo Ligj, me palo njerez, me pseudo-ide? Perse Edi Rama, deri dje, me palacolleqet e tij ne Arsimin e Larte ishte burre i mire per Fatos Tarifen ndersa sot qenka shendrruar ne Kryeminister qe vet vulos, vete vendos? Ti vete, ku ishe kur Edi Rama, ne vend ta rilindte e vrau shpresen me keq sec vrau Berisha 4 vetat ne bulevard?
Ku keni qene ju te dy, kur Edi Rama pa pike turpi dilte dhe jo vetem thoshte genjeshtra, por edhe ua impononte njerzve me force sipas mendesise, “une jam ne pushtet, e verteta eshte ajo qe them une, jo ajo qe thoni ju!”? Keni numeruar ju te dy ndonje nga genjeshtrat e tij?
Ku ishte Fatos Tarifa, perse nuk e degjova te ngrinte njehere zerin dhe te kritikonte Edi Ramen kur ai, nga njera ane i binte gjoksit se gjoja ua kish nevojen te shkolluarve jashte ndersa ne qe u kthyem ne Shqiperi na la rrugeve? Apo atehere Rama ishte burre i mire dhe Fatos Tarifa shpresonte se duke i bere lajka dhe duke ju lepire Edi Rames ky do tia varte Tarifes dhe inkorporonte ne qeveri?
Dhe pyetja ime e fundit per ju te dy:
Ose, perse moret sot guximin te mos merreshit me me Berishen por te merreshit direkt me Ramen dhe ta quanit ate dhe qeverisjen e tij me emrin e vertete? Apo ngaqe tani po shihni se po ndodh ajo qe e pata paralajmeruar Ramen vite me pare publikisht – Edi Rames i ka sosur vaji i kandilit me amerikanet dhe 6 shpullat qe i jep USA Rames permes projektligjit per demokracine ne Ballkan jane preludi i fundit politik te Edi Rames?
Nese keshtu, kjo nuk eshte as guxim, as mencuri; Guxim dhe mencuri per ti vene emrin e vertete gjese, Edi Rames, Qeverisjes se tij nuk eshte kur ti e thua sepse e thone amerikanet! Guxim dhe mencuri eshte kur ti e thua qe diten e pare! Kur e thua ngaqe kur krahason mendimet dhe veprimet e Edi Rames me “modelin” dhe “standartet” NORMALE, konstaton jo thjesht devijance por qenien antipod!
Une kam qene kunder Rames qe diten e pare!
Qe diten kur pashe se qellimi i Edi Rames nuk ishte as zhvillimi i vendit, as zhvillimi dhe cilesia e universiteteve dhe arsimit te larte, as lulezimi i aftesive dhe prosperiteti i individit dhe shoqerise POR VETEM QENDRIMI NE PUSHTET, dhe engledisja e tij lart e poshte ne nje jete sallonesh ngjarjesh, tryezash nderkombetare, aeroportesh, dhe elite nderkombetare duke brockullisur marrezira qe vetem mendja e tij mund ti shiste per genuinitet dhe mencuri!!!
Edmond Cata PhD.
Shumica e shqiptareve jane dakord me konstatimet e Autorit.
Por, atyre nuk u prishet thuajse asnje pune, se i quajtem edhe dallkauke qesharake. Çeshtja eshte se çfare duhet bere?
Energjia intelektuale, obligacioni i medias shqiptare per demokracine ne Shqiperi, duhen perqendruar ne mbeshtetjen
e filizave te rinj politik, ne pastrimin e tyre nga ferrat dhe te infiltruarit, ne bashkimin ne nje front te revoltes popullore
kunder te keqes se madhe qe eshte: Oktapodi Korrupsioni Politik 35 vjeçar.
Nuk shoh ndonje gje te re ne kete shkrimin e famshem te Tarifes dhe mbeshtetjen ndaj tij te Thanos per nje gje qe e di tashme cdo idiot ne Shqiperi.
Dicka më me interes eshte te thuhet qe jemi nje popull debil qe jeton me paranoja te se shkuares (enveriste ne rastin konkret) dhe shkon mbas prijesit, qofte ky dhe nje sharlatan si ky psikopati aktual.
Sigurisht! Deanult e ka zberthyer e analizuar siç duhet diktaturen e ekstremit te qendres, ku Shqiperia jone i bie te jete kryeqendra, thene ndryshe e mediokritetit apo siç me te drejte shkruan Thano: -Mesatarja kthehet në normë!
Demi me i madh i Saliut, Fatosit dhe Edit eshte ai i shperdorimit te mundesive dhe te shpreses te ndjekesve te tyre per ta pare Shqiperine, e mbushur me burime te pashtershme por qellimisht te keqadministruar, si nje vend normal ku shqiptaret jetojne me dinjitet e prosperitet.
@Bojken Sina:
Sigurisht! Deanult e ka zberthyer e analizuar siç duhet diktaturen e ekstremit te qendres, ku Shqiperia jone i bie te jete kryeqendra, thene ndryshe e mediokritetit apo siç me te drejte shkruan Thano: -Mesatarja kthehet në normë!
Demi me i madh i Saliut, Fatosit dhe Edit eshte ai i shperdorimit te mundesive dhe te shpreses te ndjekesve te tyre per ta pare Shqiperine, e mbushur me burime te pashtershme por qellimisht te keqadministruar, si nje vend normal ku shqiptaret jetojne me dinjitet e prosperitet.
Nëse liria do të thotë diçka, ajo do të thotë të drejtën për t’u thënë njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë. (George Orwell)
Nëse nuk besojmë në lirinë e shprehjes për njerëzit që i përçmojmë, atëherë nuk besojmë fare në të. (Noam Chomsky)
Liria e shtypit është e garantuar vetëm për ata që zotërojnë një të tillë. (A. J. Liebling)
Aty ku shtypi është i lirë dhe çdo njeri di të lexojë, gjithçka është e sigurt. (Thomas Jefferson)
Kur media dhe gazetaria nuk konsiderohet mision për të vërtetën dhe shërbim ndaj publikut, atëherë ajo është thjesht një mjet në shërbim të interesave të pronarit, dhe çensura bëhet mjeti për nxjerrë atë çfarë do dhe jo atë çfarë duhet. (Anonim)