Nga Ethem Ruka
Sa herë përmendet Qyteti i Studentit, unë por edhe e mijra e mijra të tjerë si unë, fillojnë të rrëzojmë peshën e viteve për tu çmallur me vetveten e moshës 20 vjeçare, të asaj moshe kur njeriu fillon të afirmohet në rrugëtimin e vet profesional.
Kanë kaluar shumë e shumë mote qysh atëherë, por duket sikur ato i takojnë një të djeshme të afërt. Nëse ujrat e lumit nuk rikthehen sërish te burimi, mendjet tona munden. Ato shetitin të shpenguara në gjithë skutat jetës, madje deri aty ku fillon e ngjizet për herë të parë kujtesa jonë fëmjënore.
Mua më qëlloi të banoja për gati 20 vite në konvikte, nga të cilat 4 në Shkollën e Mesme Pedagogjike të Gjirokastër, 11 në Qytetin e Studentit në Tiranë si student e pedagog, por edhe 4 vite të tjera në në Qytetin Ndërkombëtar Universitar të Parisit (Cité Internationale Universitaire de Paris) gjatë studimeve pasuniversitare.
Duket një udhëtim i vështirë, larg familjes e kujdesit të saj, por ky udhëtim vazhdoi në një familje më të madhe sociale, atje ku përditë provon forcën për tu përballur me jetën reale.
Kështu ndodhi edhe në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, vite kur shtëpia ime e dytë u bë Qyteti i Studentit në Tiranë.
I ndërtuar në vitet 1960 në një nga kodrat më të bukur të Tiranës, Qyteti i Studentit ka pritur e përcjellë me dhjetra mijra studentë që u bënë inxhinierë, mësues, artsitë, gjeologë, gjuhëtarë, historianë, biologë, gazetarë, shkrimtarë, kimistë, filozofë, sociologë, juristë, arkitektë, diplomatë, mjekë, deputetë, ministra e plotë profesione të tjera që ndërtuan në vite godinën intelektuale të vendit.
Stafeta e studentore në qytezën e studentit vazhdon nga një brez në tjetrin qysh prej 60 vitesh. Disa nuk jetojnë më, të tjerë janë të moshuar, të tjerë në gjendje aktive e të tjerë ende në auditoret e universitare.
Nëse muret e godinave të Qytetit të Studentit do të kishin gojë, me siguri do të tregonin, histori nga më të habitshmet për endërrat, iluzionet, dashuritë e mëdha, për bëmat e çunave çapkënë që hidhnin ujë me kova për të lagur shokët e tyre që ecnin të shpenguar poshtë godinave, për vajzat me kordele, faqe e buze pa botoks, për nofkat që studentët e një fakulteti shpiknin për studentët e fakulteteve të tjera, për zerat e bukur të studentëve të kantos, për tingujt e kitarave e violinave, për studentët që binin përmbys për të mbaruar detyrat e kursit, për historitë e ekspeditave të gjeografëve, biologëve e gjeologëve, për orët e gjata të studimit në sezonet e provimeve, për historitë e aksioneve në hekurudha e stërvitjet ushtarake e sa e sa histori e ndodhi të tjera.
Ishin vite të bukura, edhe pse kushtet nuk ishin ashtu si do të duhej. Në vitet që ne ishim studentë flinim nga katër vetë në dhomë në dy krevate tip marinari, mbuloheshim me batanie leshi, uji i ngrohtë mungonte, dushi bëhej me grafik në kabinat afër kaldajave me qymyr guri, shpesh dyshekët zinin tartabiqe që ishin të padurueshme gjatë natës, teshat e brendshme laheshin me ujë të ftohtë e me kallëpe sapuni të bardhë Rrogozhine, nuk kishim radio dhe televizorë, por vetëm altoparlantë në çdo dhomë që komandoheshin në mënyrë të përqendruar nga Kinoklubi Studenti, e sa e sa gjëra të tjera.
Për fat të keq fakultetet nuk kishte ngrohje, ndërsa konviktet e Qytetit të Studentit ngroheshin shumë pak. Ne ngroheshim më shumë me frymën tonë. Aq shumë ndihej i ftohti saqë gishtat e këmbëve e duarve fillonin të fryheshin dhe gati nuk i ndjeje. Po thuajse të gjithëve na kapte morthi prej të ftohtit. Na ënjteshin gishtat e këmbëve e të duarve dhe ndjenim nevojën t’i kruanim me forcë. Aq shumë ënjteshin e skuqeshin gishtat e duarve sa ishte e vështirë të mbaje silografin për të mbajtur shënime gjatë leksioneve.
Më kujtohet njëherë që u ktheva në shtëpinë time të lindjes gjatë pushimeve dimërore me gishta të ënjtur. Nëna u pezmatua shumë dhe më pyeti aq e trishtuar se çfarë më kishte ndodhur. U mundova të mos i tregoja të vërtetën duke i thënë se kishim bërë një ekskursion në malin e Dajtit dhe kisha ndjerë shumë të ftohtë nga këmbët duke shkelur në dëborën e ngrirë nga era e acartë. Ajo mbushi menjëherë një legen me ujë të ngrohtë, shtoi pak kripë dhe më futi këmbët në të. Pas dy tre ditësh gjithçka u normalizua.
Brezi im i studentëve ishte i fortë, i mësuar me vështirësi dhe i regjur me të ftohtin, shiun, dëborën e erën. Në sallën e studimit të godinës 18-të, ku banonim ne studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, edhe muret zinin një cipë të hollë akulli. E megjithatë, salla ishte plotë e përplotë me studentë që lexonin duke mbajtur batanije mbi shpatulla për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Nëse një student i sotëm do të lexonte këto pak rrjeshta me siguri do të thoshte se ky është një trillim i bukur. Pak rëndësi ka. Ajo ishte koha që jetuam në Shqipërinë e atyre viteve dhe unë ndihem krenar që vështirësitë na bënë më të fortë për të përballuar vështirësitë e jetës.
Përtej këtyre vështirësive, ajo që ka mbetur më shumë në kujtesat tonë ishte energjia pozitive atij brezi studentësh, motivimi i lartë për t’i shërbyer vendit, miqësitë e pastra që ndërtuam me djem e vajza nga të gjitha viset e Shqipërisë, përvojat që mësuam nga njëri-tjetri, jeta e gjallë sociale dhe entusiazmi për jetën që nuk la vend as për pesimizëm dhe as për depresion shpirtëror.
Jeta studentore kudo është gati si një bohemë. Të njëjtën gjë përjetova edhe gjatë katër viteve në Qytetin Ndërkombëtar Universitar të Parisit (Cité Internationale Universitaire de Paris), ku kishte studentë thuajse nga të gjitha vendet e botës. Sigurisht, aty kushtet ishin shumë më të mira se në Qytetin tonë të Studentit, por sjelljet e studentëve mbeten të njëjta. Godina ku unë u strehova për tre vite quhej Kolegji Holandez (Colege Neerlandais), ndërsa vitin e katërt në shtëpinë britanike (La Maison Britanique).
Ne fillim u habita sesi në të njëjtën godinë jetonin bashkë djem e vajza. Në njërën anë të dhomës sime kisha një mik holandez, ndërsa në anën tjetër një studente greke nga Janina. U mësova dhe kjo gjë nuk më bëri më përshtypje. Të gjithë ishim miq dhe mblidheshim mbremjeve për të diskutuar, për të luajtur pingpong apo për të pirë ndonjë gotë verë. U gjetëm më të lirë e më të shpenguar dhe kuptuam se jeta mund të jetohej edhe ndryshe. Aty kuptova se të gjithë ishim të barabartë edhe pse të ndryshëm. Filluam të shplanim trurin nga shumë dogma dhe ndryshuam veten.
Berberi ynë ishte Jorgua, një student grek nga fshatrat përtej Kakavijes. Rrija me Liun nga Kina dhe pinim ndonjë gotë raki orizi, me Ba-në nga Republika afrikane e Malit që më sillte pulla poste nga vendi i tij, me Bruno Queratin nga Franca që thuajse çdo mbasdite luanim pingpong, me Halim Dariun nga Fieri që ishte e mbeti një nga miqtë e mi të afërt, me Anamarian nga Spanja që na sillte ëmbëlsira nga vendi i vet, e me shumë e shumë studentë e studente nga vende të ndryshme të Ballkanit, Europës e gjithë botës.
E megjithatë, Qyeteti i studentit në Tiranë mbeti më i dashuri për mua. Unë, dhe shumë kolegë të tjerë, u emëruam pedagogë në Universitetin e Tiranës. Ne ishim të pastrehë dhe mbetëm sërish konviktorë. Mbrëmjeve mbidheshim në restorante, por jo më si studentë por si pedagogë. Dikush fliste për teatrin, dikush për mjekësinë, të tjerë për shkencën e lëtërsinë. Kjo miqësi që lindi në Qytetin e Studentit vazhdon ende po aq e pastër sa atëherë.
Sa herë kthehem në Tiranë nga rruga që zbret përkrah parkut të Pallatit të Brigadave, sytë më venë menjëherë të godinat e Qytetit të Studentit. Një nostalgji i veçantëtë përshkon të gjithë qenien time. Vetëm të rinjtë nuk vuajnë nga nostalgjia, ndërsa më të moshaurit fillojnë të robërohen prej saj. E shkuara kthehet në histori pastaj në nostalgji.
E megjithatë, Qyteti i Studentit, shtëpia ime e rinisë, vazhdon të qëndrojë po aty, duke pritur e përcjellë mysafirë të rinj nga e gjithë Shqipëria.
Kësaj here profesori ka sjellë për lexuesin realitetin e asaj kohe. Pa dorashka, pa “botoks”. Më pëlqeu!
Jo vetëm bukuria e jetës studentore, iluzionet, ëndrrat e dashuritë, vajzat me kordele “të kuqe”, por edhe tmerri me të ftohtin, kushtet mizerable të jetesës, katër veta në një mini-dhomë, “morri i kuq”, tartabiqet, batanijet zgjyrë, etj. ka lënë aq mbresa te profesori, sa tani në moshën e thyer po i ngjallin nostalgji.
Se mos qash, profesoooor? Mbaje veten!
Na shpinin ne Dajt, me detyrim! Shumica nuk kishim kepuce dhe vinim te lagur dhe te dermuar ne konvikt! Por prape ishte bukur,ishim te rinj!
Pikërisht ke mosha rinore qëndron thelbi i shfrytëzimit në formën më perfekte të mundshme. Të qënit “njomzak i papjekur” është mosha kur qindra e mijëra si ty fluturonit me prasë në bythë duke menduar se stërvitja ju forconte, ju trimëronte, ju bënte mos ta njihnit as lodhjen dhe as frikën, paçka se djersa e papaguar ju rridhte çurk sa në zbor e sa në aksione. Djersa juaj, qarr i tjetrit.
A e ke menduar se ku shkuan dhe kush përfitoi nga ndërtimi i gjithë atyre veprave madhore?
More të paktën 1 qindarkë prej tyre?
Si? Jo? Asnjë kacidhe? Fare, fare?
E po më fal për shprehjen por paskeni qënë komplett trapa. Në fuqi të tretë.
Më pëlqeu. Na Kthyet në kohë. Shumë nostalgji. Faleminderit
Mos fluturo me pras ne bythe “fluturo-fluturo@. Ti as i ke dhene ketij vatani, as ke cfar i jep, deri sa je bere pras nga trute.
Leri ato qe ndertuan kete vend sikurse po ta tregon prof. Ethem Ruka, se kane cfar tregojne… flm profesor qe na kujton rinine universitare!
Periudha e studenteve te viteve 80, te cilen e kam jetuar edhe une ka qene nje nga me te veshtirat ne jeten time. Sic e pershkruan edhe autori, ishte mjerim migjenian. Shpresa e vetme ishte “mbarimi i shkolles” Disa momente mund te kene qene te bukura, por …edhe ne oborrin e burgut, bien rreze dielli dhe cel “fshehtaz” ndonje lule. Une jam “kunder” ekzaltimit te asaj periudhe. Rinia e sotme jeton nje jete me te pasur, me te lire, pa paragjykime dhe permban me shume dashuri dhe marredhenie. Rinia e sotme ka kushte te jashtezakonshme; qytete me te mira, bare, restorante, shtepi me te mira, makina, lirine per te udhetuar brenda dhe jashte vendit; Pa asnje dyshim, une nuk dua te kthehem mbrapa asnje dite te asaj kohe.
Komenti im (qytetare) i perket ASD, jo MSH sic eshte publikuar.
Sakte, ka qene nje periudhe e veshtire. Gjysma e dyte e viteve 80-te, periudhe kur mua me ra rasti te studjoj, ishte shume e veshtire. Vitet 70 kane qene me mire, thoshin te afermit. Ne studjuam me perkushtim, u pershtatem me kushtet, kur tolloni nuk na lejonte te blinim asgje pervec recelit apo margarines, frutt mungonin ne tre etj. Mencat kishin probleme. Nuk duhet krahasuar me sot. Sigurisht ka shume probleme, por nuk ka krahasim
Me keto kronika ke prekur ne nerv gjithe ate grupmosh te atyre viteve, si dhe breza te tere studentesh, qe ashtu si ti po rendin drejt fundit te kufirit te moshes se dyte, qe ti me te drejte i quan nostalgjik. Faleminderit profesor !
Shume e vertete une kam qene ne vitet fundi 1980 fiillimi i 1990 . Tmerr veshtiresi ekonomike,fotohte ,veshtiresi udhetimi . Dakord kemi pasur petagoge te mire ,serioize ,shoqeri te forte,pak informacion ,biblioteka qe shfrytezoheshin fort libra te mire e te filtruara por shume shume te pakte . Cdo brez ka betejat e veta. Edhe keta te sotmit perballen me pabarazine ekstreme prostiticionin per mnijetese por edhe liriine dhe kushte me komode,mundesi informacioni qe shperdorohet . Nuk krahasohen dot te dyja periudhat .
Profesor Ruka jep nje pershkrim te jetes konviktore mbeshtetur ne experiencen e tij. Une kam qene banus ne qytetin e studentit ne vitet 70te dhe mund te them se jeta konviktore nuk ishte e veshtire por normale. Ushqimi ishte normal dhe mund te them se me i mire se ai i shume familjeve te asaj kohe ne Shqiperi. Eshte e vertete qe dushet ishin me grafik sipas godinave ose fakulteteve por mos harroni se ne ato vite shume studente te zonave te thella aty shikonin dushe per here te pare. Pastaj per te qene realiste shumica e shqipetareve njehere ne jave benin dush ne ate kohe; kujtoni qe ishte 50 vjet me pare!!!.
Persa i perket te ftohtit z. Ruka e ka egzagjeruar pak kete teme. Ne flinim jo 4 por 6 veta ne nje dhome por kujtoj se kishim nje kalorifer ngrohjeje ne dhome dhe nuk mbaj mend qe te na enjteshin ndonjehere kembet apo duarte nga te ftohtit. Aq me teper klima e Tiranes nuk ishte aq e ftohte.
Kuptohet qe jeta ne konvikt nuk ishte aq e mire sa ne familje por prape ne ishim te shendetshem dhe patem kushte e mundesi te mesonim mire dhe te ndiqnim edhe aktivitete sportive e kulturore edhe pse shumica nga ne ishin bursista shteti.
Pastaj studenti kudo, jo vetem ne Shqiperi, quhet “shtrese e varfer” sepse rron me paret qe i japin te tjeret.
Per ilustrim: nga mesi i viteve 80 isha ne nje universitet te Frances dhe nje dite ne deren time (ne konvikt) trokiti nje student francez dhe pasi u pershendetem mu lut ti jepja 5 franga (afersisht 1 dollar). Une ja dhashe (thashe do kete ndonje hall) por nga kurioziteti e pyeta pse kerkonte para dere me dere (me dukej cudi se kerkonin para dhe francezet). Ai mu pergjegj: Nuk kam qene ndonjehere ne Paris ndaj po perpiqem te mbledh ndihma per te vizituar Parisin.
Per komentusin Demq (ziu): Po te kishin aq mend dhe vizion Kuislinget dhe Bejleret si M.Kruja do kishin hapur ndonje universitet ne Shqiperi dhe nuk do ta linin 90% te popullit analfabete. Ke ngelur shume arkaik o Demo Ziu edhe vete perfaqesusi i bejlereve Eqerem Vlora thote ne kujtimet e tij per vitet 30 te: klasa e bejlereve u kthye ne klase parazite, nuk kishte ide dhe vizion per Shqiperine ndaj humbi mbeshtetjen dhe rolin udheheqes ne politiken shqipetare.
Ne te kundert Sistemi Socialist, pamvaresisht nga mekatet qe pati, i ngriti aresimin dhe nivelin kulturor te shoqerise shqipetare ne nivele mjaft te larta krahasuar me vitet para luftes se dyte boterore.
Sakte!
Qytetare je e sakte, por do ishte mire ti kujtoje keture brezave se cfar donte te thoshe te ishe femer shqiptare me universitet…ne nje shqiperi qe sapo kishte dale nga feudalizmi turkoshak i beut, agait…pse jo i zogut (oops “mbretit”-sa qesharak!).
Preferoj te lexoj vuajtjet e verteta te nipit te Mustafa Krujes,qe nuk e lejuan te shkollohet,se sa vuajtjet e fshatareve ne qytetin studenti. Ju,kllasa punetore fshatare ndertuat nje ngrehine qe ju shemb e gjithe.Sepse ju nuk dini te ndertoni.Ju dini vetem te shkaterroni.Ku shkel rraca juaj le pas toke te djegur.Edhe kultura juaj eshte fallco.Fakultetet tuaja vlenin sa ishin gjalle profesoret burgjeze.Edhe aksionet,fakultetet,veprat shkencore,..Populli po hiken prej jush.Shqiperia po boshatiset.
demo ziu,…. sarkazem eshte qe shkruan me siper, apo e mendon vertete ? Na jep nje indicie …
O demo turku. Po ai soji e sorollopi jot i krujes pasi ja shitet shpirtin tuaj, gjakun e heronjeve te Skenderbeut dhe vendin pashait turk, i pite gjakun atyre qe donin vendin dhe vehten Shqiptar, kristiane, te paret e vendit. Rinia 1945-1990 nga anadollizmi juaj i kishte shkollat e pergjitheshme dhe profesionale te hapura.
Brezi i studenteve 1956-1990 aspiruan te falin nga dogma e luftes se klasave (qe ne fakt e shpiket ju qe i vodhet vendit kristianizmin dhe shtupet me hekur te skuqur komshiun “kaurr” e i moret pronen “qe ju dha baba-sulltani” e u bashkuat me pushtuesin), ne qe ne vitet ‘90 u shqyem per demokracine. Dhe e di ti dem-turku se endrrat e te shkolluarit i kapercejne mendjet e shurtera, dhe aspiruam te shuae ate lufte te nur klasash? Po nuk ishte e thene! Erdhet ju qe e nje-mije-fishuat kete lufte, e bete me te eger, me te vrazhde. Ato qe i vune gjoksin plumbin ta clironin nga pushtuesi e bene gabimin e madh, por te njoftonin se “te fus ne burg nese nuk ben keshtu”; kurse ju fare turku, e keni kthyer ne modernizem. Ju i hoqet buken e gojes “komunistit”, qe ne te vertete nuk kishte me shume se “krahun e punes”. Ju jeni turp i shqiperise! Ju nuk keni kurajo, nuk kishit atehere, nuk keni as sot. Nese sot ikin rinia, jeni ju qe e bete keshtu. Jeni ju qe moret cdo prone publike e na u “ringjallet nga shtypja”, nderkohe cdo “komunist” mori “leshin”. Ishit ju qe provatizuat me parate e prones publike qe luftuat per 40 vjet, cdo lloj prone. Ju na qenkeni rrace e zgjuar? Ju jeni vetem turkoshake. Shpesh me vjen turp per te pret e mij qe ishin aq te pasur, me aq shume prona sa cereku i shqiperise, dhe qe ja falen popullit ne 1946, prona qe i uzurpuat ju rrace turku se ishit mesuar tua jepte baba sulltani.
Lere prof. Ethemin te flae me zerin e zemres, nuk ka ti as vend ku shkelin kepucet e tij rrace e poshter turkoshaku, per te mos permendur pamundesine intelektuale e keni patur per tu shkolluar! Na dolet sot te gjithe te shtypur! Lavdi atyre qe e bene ate sistem shkollimi vetem sipas merites! Po, une e gjithe familja ime, pasaniket kryesore ne shqiperi ne vitet 1920, te perndjekur nga nje turkoshak qe behet minister nga sulltani e ne mengjes zgjohet “mbret”. Shqiperia rrace turku-derman, ka vetem nje mbret – SKENDERBEJ, GJERGJIN E KRISHTERIMIT, atij qe te paret e mij i falwn besen, shpaten, rinine…
Mos e bej pis neper dhembet e tu periudhen 1945-1990, nuk ka lidhje me ty! Atyre qe e shkelen lavdine e heronjeve, jua dhame reston ne 1990, ne te rinjte e asaj kohe, prof. Etheminme shoke. Ishit ju qe nuk rronit dot pa dhune qe sollet dhunuesit, i pasuruat me Pa-DIJENINE tuaj ekstreme! Udheheqa juaj e 30 viteve e beri kete popull te mos kete dinjitet. Ne, studentet e universitetit shqiptar ju lame 1.6MW energji elektrike, dergum energji ne cdo maje mali- ju derguar kandile pishe! Ne ju lame 1.6mWx24hx90lek= 5 million Euro ne dite prodhim qe nuk di kush ku shkon! Me kaq ky popull rron “me luge floriri”.
Me fal Demoziu, se ti as ke kuptuar ne gjenerata mga keto gjera, as qe arrin ti kuptosh..deri sa te thote baba-sulltani.
Ha,ha more Demo “pasaniku”! Vetëm pordhët të kanë mbetur, se je një injorant kalibri, që ja bën qejfin vetes sikur je beu, zogisti, fashisti, apo personi që të kanë ngrënë hakun. Po të ishin akoma bejlerët zogolljanë, Shqipëria do të kishte mbetur si te vjershat e Migjenit. Sa për pjesën që po largohen shqiptarët nga Shqipéria, arsyeja është se shpërthyen pusetat septike dhe doli muti në sipërfaqe. Akoma nuk jeni të kënaqur, ju vemje të ndyra me çfarë i bëtë Shqipërisë këto 30 vjet, dhe ushqeheni me vrerin që keni grumbulluar, derisa një ditë, ai vrerr do t’u helmojë veten tuaj dhe të qëroheni nga kjo Botë.
Ha shqip ti demoziu apo ja mbyt në tym sipas qefit?
Sipas autorit (zgurdulloi mirë sytë dhe rilexoje shkrimin), studentët e konvikteve nuk është se kanë vuajtur. Ata kanë patur vërtet mjaft vështirësira, por ama, edhe pse në ato kushte, dinin ta shijonin si duhet jetën. E kanë shijuar bile dhe më mirë se ruspijet e sotme të botoksit që gdhihen semaforeve vetëm për një gojore.
Pastaj braktisja masive lidhet me uljen e nivelit të jetesës. Dhe kjo për arësyet që dihen (kthetrrat e pastra).
Ja di kuptimin shprehjes “ishim më mirë kur ishim keq”?
Gomar ti (demo)
Gomar kush te vuri
Sot a neser
Valon druni
Te dh…..a rracen qe ka lene pas plehera si puna jote o’demo.
Desdemon, po ku njeh rraca e poshter e ketij “pasanikut turk” fjalen student?
Ky nipi i ketij Krujes qe paska ngel pa shkolle, cfar ka bere vecse u pasurua nga baba sulltani pasi tradhetuan te gjithe ato qe luftuan kunder pushtuesit, babe-sulltani i shperbleu me pronat e luftetareve kristiane shqiptar.
Sikurse ka ndoshur ne keto 30vjet, ka ndodhur ne 1600-en. Ato qe e mbrojten vendin me gjak, iken “nga syte kembet”; jo prej turkut por prej turkoshakut-demo!
Po sa lodhemi, kush ja doli me kete rrace te psohter qe vetem qahet “sa i kane shtypur gjate komunizmit”! Dhe mire e ka Dardani, ngriten nje sistem super-shtypje klasore mbas ‘90 sa ja kalon cdo lufte klasash!
Rrace turku je demo-turku, qe per baben e ndertuat mostren tuaj arkitektonikr mu ne veshet e parlentit! Dhe doni ta degjojne ato qe i vune shpaten ne hryke kesaj hordhije aziatike, te rrine ketu e te degjojne nje vemje qe pellet 5 here ne dite! Rinia e populli shkojne atje ku derguat fisniket shqiptar.
Ku di Demir-demo se cfar do te thote te ngesh nga asgje ate industri qe e kishte zili bota, ate plejade universitaresh qe u plaken majave te maleve per te derguar civilizimin….
Flm. Prof. Eqeremi per artikullin qe sjell prane gjenerates tone kujtimet e “heronjeve te vertete shqiptar”, qe kaluan neper veshtiresite e shkolles e punes! Cfar morem: asgje – nga gjithcka qe dhame ne rinine tone! Te gjitha i moren keto Demot qe “shtypem” ne!
PLOT BRENGA E HALLE
BREZAT SHKOJNE E VIJNE
CA BEHEN MARTIR
CA KOCKAT LEPIJNE
Shume emocion!!!
Sa koqe qenke o demo! C’lidhje kemi ne me ikjen dhe Shqiperia po boshatiset? Berishistet jane tragjedia e ketij vendi!
Demo rrofsh me pak ke thone 80 vite histori
Profesori Ethem Ruka, sado që t`u duket paradoksale disave, është në rolin e tij. Në rolin e Edukatorit të Brezave.
Një rol, të cilin e realizon në dy nivele: Në nivelin e parë, atë të shkencëtarit dinjitoz dhe Autorit të “Biologjisë”, që e ka realizuar prej dekadash tanimë.
Por edhe në rolin e Edukatorit të brezave që vijnë. Ky personalitet i rrallë i këtij vendi, iu thotë brezave:- “Mos u gënjeni nga propaganda kapitaliste shqiptare. Rinia, është njësoj e këndshme, njësoj e gëzuar, në të gjitha kohërat”…
Përgëzime, i nderuar Profesor Ethem Ruka!
Te mos harrojme se pas ardhjes se komunizmit ,Ballistat ishin me te shumt ne numer,fismedhenjte e Shqypnis…disa u exekutuan jo te gjithe…ja ashtu kot…Pollen femije gjat komunizmit ,u shtuan me…Tashi jane biznesmedhenjt e Shqiperis ,te kapin prej zhele te heqin nga shtepia dhe Kafenet e tyre.
Shkrimi eshte shume i bukur e i vertete.Kush e ka jetuar ate kohe student e kupton.Veshtiresi si vete gjendja ekonomike e Shqiperise te asaj kohe.Edhe ai pak liberalizem qe u tentua u shtyp me egersi nga shteti diktatures.E me gjithe privimet,studentet e asaj kohe e bene detyren kundrejt Atdheut,studjuan e punuan kudo neper Shqiperi.Kush flet per tallavan e sotme,jo vetem qe nuk e njeh ate kohe por dhe nuk do ta njohe e ta analizoje.Propaganda,antikomuniste e “kapitalisteve te rinj”qofshin ata edhe ish studente te asaj kohe u ka errur shikimin e gjykimin.Degjojme ne medja e lexojme ne gazeta per studente qe per te vazhduar studimet duhet te shesin trupin,se nuk do tía dije kush per to.Veshtiresit nuk e zbehin bukurin e jetes por te bejne me te forte per te realizuar endrat e jetes.
Socrati ka shkruar: Fukaralleku pregatite njerez ,kurse pasuria remalia. Kjo eshte arsya qe sot shume kane arritur te jene ne fund te kultures dhe te fuqise mendore,se mendojne per qejf dhe te mos e vrasin mendjen.Atehere seicili shikonte te mbijetonte.Ashtu sich kane shkruar: We have to fight in the struggle of life to survive. Por eshte veshtire per disa qe jane perkedhelur ne jete dhe su ka munguar asgje.
Jeta do e provoje secilin ku do arije.Por kur vijne mendt,sihane as qent thote nje proverb shqipetare.
Gjermani thote: Me dhembet tona hapim varin tone se nuk dijme si te jetojme me thjeshtesi dhe kulture.
Pergezime professorit,te jete mire familjarisht.
Respekt per pedagoget e asaj kohe ! Ishin te pregatitur dhe seroze ! Ishin te nje niveli shkencor maksimal ! Respekt per shume pedagoge te fakultetit te Inxhinerise Mekanike te asaj kohe ! Sa do desha te degjoja edhe nje here leksionet e matematkes nga i madhi Prof. Qazim Turdiu , Fatmir Sinoimeri , Rexhep Shpati , Petraq Dushniku , Kasem Bokshi , apo leksionet e lendes Se Kristalografi Mineralogji nga Aleksander Çina , apo leksionet e gjuhes ruse nga Agron Duro . Respekt veçanerisht per Prof. Kristaq Kuneshken , Liko Ismailin , Zydi Casllin e Rexhep Vaqarrin e Rezistences Materjale .? Aleksander Bushatin e Ylli Shehun e shume e shume te tjere te cilet na pregatiten me aq zell e pergjegjshmeri profesionale ! Faleminderit Prof. Ruka ! Na zgjove kujtimet !
U ngiten studentet per te krijuar, “nje bote te re”.
Nuk kishin ngrohje ne dimer dhe mbeshtilleshin me batanie.
Kur i doli frika dhe studentet dolen ne protesta, per nje bote me te drejte , me te mire, dhe sistemi komunist u rezua, dolen ne skene edhe disa fenomene te pa njohura.
U befasova ne ate kohe tek nje nga godinat ne qytetin e studentit, kur pashë:
1. Ne nje dhome, ne nje suste krevati, kishin aplikuar tensjonin e rrjetit elektrik.
2. Susta ishte skuqur dhe dhoma ishte shume e nxehte.
3. Që ta freskonin nuk e kishin zgidhur telat elektrike, por kishin hapur dritaret dhe derene dhpmes ne noridorin e godines e kishin lene hapur.
4. Ne koridor pashe nje djale dhe i thash se si ka mundesi te ndodhin keto veprime.
5. Nuk kemi çfare te bejme, vazhdimisht na digjen siguresat, nuk i degjojne ankimet tona.
6. Ne ate godine jetonin edhe pedagoge.
7. Donin te ishin te lire, donin demokraci, ishin nen “kontrollin e instikteve por jo te llogjikes”
8. Nje pjese e vogel, “do te doja te thoja, shume e vogel” por qe “rezatoj efekte shkaterruse” kudo qe keto personazhe u ndodhen ne shqiperi ne ate kohe, e qe kane lene “gjurme te thella” edhe sot.
BO BO BO BO;
cfar ndyresirash ka ky vend, qofshin analfabet
katunar malok qytetar kryeqytetar, te arsimuar
me shkolle, pa shkolle akademik, mik
apo armik
te gjithe njelloj, derra injorant te poshter e te peshtire .
shahet vetem..Komunizmi .
as kanibalizmi i
komunitetit primitiv, as skllavopronaria as feudalizmi,
sidomos ai anadollak,
as analfabetizmi dhe diktati sadist zogollian
as sharlatanizmi krimial, I KOHES SOTME
JO JO .
athere, (ne ato kohra pra) dhe sot (qe nga 90-ta), po;
rronin dhe rrojne sot ne “demokraci, mire njerezit .
dhe pse rende primitive ose shtazore .
kishte botoks (qe na u pelqyeka shume sot), kishte interrnet,
mode moderne, show biz .
bollek, paqe dhe dashuri engjellore,
midis njerezve gjysem ..Thundrake .
hahaha “gjysem-thunderrake”! Super gjetje per ta “vene ne piedestal” kete rrace harbute “te shtypurish nga komunizmi”!
Ne, ish universitaret seri 1990-ten i shtypem keto, demo-krutano-turkoshaket?
Lere me mire THJESHT se nuk e kuptojne dot Darvinizmin keto!
Po mqs ra fjala, pse 1/2 thunderrake, kush e ka regjistruar evolucionin, apo Universiteti KRISTAL i Met Burgaxhiut?
“… si nuk kam nje grusht te forte, ti bie malit qe nuk degjon…”
Faleminderit prof. Eqeremi, ish bashkestudenti jone i halleve, mundimeve, studimeve, impenjimeve, ndryshimeve…per memoriet qe na ke sjelle me kete artikull!
P.S: askush, asnjehere nuk e ka dashur te shkolluarin ne kete vend, madje e kane luftuar … keqas!