Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Çfarë është në të vërtetë një ves apo çdo ves, përveçse pushtimi i arsyes dhe ndërgjegjes nga anarkia e pasioneve” – Zhan Zhak Ruso
Megjithëse z. Fredi Beleri është një qytetar i rëndomtë dhe një politikan i padenjë, çështja “Beleri” është pasqyra ku ne shohim qartë e më qartë, jo vetëm të sotmen, por edhe të shkuarën dhe ku mund të hamendësojmë të ardhmen e marrëdhënieve të vendit tonë me Greqinë.
Qëndrimet e qeverisë dhe shtetarëve grekë të të gjitha kategorive, duke përfshirë edhe politikanët e opozitës në Greqi, ndaj këtij problemi janë dëshmia më e qartë e shumëfytyrësisë, dinakërisë, paturpësisë dhe arrogancës që manifestojnë prej mbi tre muajve si stërnipa besnikë të Megalidhesë, të asaj teorie dhe platforme shoviniste, të gatuar gati dyqind vjet më parë dhe të ruajtur me fanatizëm nën jastëkët politikë të shtetarëve grekë.
Kjo sjellje që shpreh qëndrimin “mbarëgrek” na kujton se sa të drejtë kishte dikur poeti romak Virgjili kur thoshte se “Timeo Danaos et dona ferentes” (Ua kam frikën grekëve edhe kur japin dhurata).
Politikanët grekë bëjnë çmos ta paraqesin problemin si çështje e të drejtave të njeriut dhe e shtetit të së drejtës dhe, nga ana tjetër përpiqen të shiten si “idealistë” dhe pasardhës besnikë të Solonit, duke folur për “ligje të së drejtës evropiane” që i paska shkelur shteti shqiptar dhe ata, pra grekët, as nuk e honepsin dhe as mund ta pranojnë këtë mëkat, prandaj kërcënojnë Shqipërinë dhe shqiptarët se do iu bëhen pengesë për pranimin në BE dhe do të bllokojnë paratë që iu jep atyre BE-ja.
E thënë shkurt, qartë dhe pa diplomaci, politika greke na urdhëron: O bëni çfarë duam e si duam ne grekët, ose ne ju lëmë pa para dhe jashtë BE-së ! Ju nuk keni të drejtë të bëzani pavarësisht se ne grekët mund të japim para, premtime apo edhe kërcënime për ndryshimin e emrave dhe kombësisë së shqiptarëve të emigruar në Greqi, pavarësisht se mund të vëmë si kandidatura për pushtetet vendor në Shqipëri ata që duam ne, ata që kemi trajnuar dhe instruktuar ne, ata që paguajmë dhe keqpërdorim ne.
Po për çfarë ju duhet të diktoni dhe veproni kësisoj dhe ne të heshtim? Mos për përhapjen e parimeve demokratike, promovimin e shtetit ligjor dhe përfaqësimin real të minoritetit grek?! Jo, jo! Për diçka tjetër që nuk e fshehin fare, përkundrazi e shprehin hapur dhe me arrogancë: PËR HELENIZIMIN E NJË PJESE TË TOKAVE SHQIPTARE.
Këtë e pohoi me krenari edhe Beleri në intervistën e dhënë për një gazetë greke një muaj para zgjedhjeve vendore. Ndërsa ishte normale si kudo në botën e qytetëruar të premtonte përmirësimin e jetesës, infrastrukturës dhe plotësimin sa më mirë të të drejtave të banorëve të njësisë administrative ku kishte vënë kandidaturën, Beleri pohonte:
“Zgjedhja ime kryetar bashkie është jetike për helenizimin e Himarës, do të lehtësojë rrjedhën e helenizmit… është e rëndësishme për dekadat e ardhshme dhe jo vetëm për sot”.
Këtë e pohuan edhe politikanët dhe shtetarët grekë, të cilët para botës për sy e faqe hiqen sikur iu digjet shpirti për “demokraci dhe shtet ligjor”. Thuajse në të njëjtën kohë me Belerin, mentori i tij politik dhe nacional-shovinist, kryeministri grek Micotaqis iu drejtohej një grupi minoritarësh në Himarë duke thënë: “Falënderoj himarjotet që kanë mbajtur të ndezur në zemrat e tyre flakën e helenizmit dhe ortodoksisë”.
Si Beleri, ashtu edhe “mbrojtësi i parimeve evropiane”, z. Micotaqis nuk i drejtohen thjesht një pakice që banon në atë njësi administrative dhe vetë dëshiron të quhet greke, por gjithë popullsisë së atyre trevave, duke i identifikuar ata si grekë dhe ortodoksë, pavarësisht se shumica dërmuese e atyre banorëve janë shqiptarë dhe të përkatësisë fetare myslimane.
Mirëpo, këtu dhe për ta nuk çojnë peshë të vërtetat historike dhe aktuale, por thjesht dhe vetëm synimet dhe pretendimet e vjetra, të parashikuara në “Doktrinën Megalidhea” dhe të praktikuara herë pas here, me mjetet dhe metodat që iu lejonin rrethanat historike.
Sot jetojmë në shekullin e 21-të kur Greqia është pjesë e BE-së dhe të dyja shtetet, Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-s dhe, rrjedhimisht, synimet e vjetra mbrohen me metoda të reja, të kamufluara si ndihmë, vërejtje, qortime dhe kërcënime për “realizimin e të drejtave të njeriut, shkelje të legjislacionit evropian dhe të parimeve demokratike” etj.etj.
Po të ishin kohë dhe rrethana të tjera ndërkombëtare politikanët e sotëm “modernë” grekë, sigurisht me përjashtime, do të bënin ato që kanë bërë paraardhësit e tyre, do të helmonin e vrisnin mësues, studiues e përhapës të gjuhës shqipe, do të bënin marrëveshje me Serbinë apo Italinë për ndarjen e Shqipërisë mes vetes, do të bënin marrëveshje këmbimi e deportimi të popullsive shqiptare që banojnë në “Vorio Epir”, do të përgatisnin banditë e terroristë për t’i futur me rrugë tokësore apo ajrore në Shqipëri për përmbysjen me dhunë të qeverive shqiptare që s’iu binden presioneve greke, do të fusnin edhe ushtrinë greke deri në Shkumbin “për mbrojtjen e helenizmit dhe popullsisë greke në tokat e veta”.
Edhe një spurdhjak politik si Kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas (me shumë gjasa, një pasardhës i kriminelit Napoleon Zerva) vjen në Himarë dhe pohon se
“Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm. Duhet ta mësojnë dhe dinë të gjithë se Himara lind luanë. Sjell zërin e Selanikut që gjithmonë është qendër helenizmi në Ballkan”. Dihet se “luanët” janë kafshë grabitqare luftarake, rrjedhimisht Zerva i ri me krahasimin që bën frymëzon rezistencë të dhunshme dhe mosbindje kundrejt qeverisë dhe ligjeve vendase.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Athinës, z. Kostas Bakojanis, duke identifikuar demokracinë me një sharlatan në shërbim të shovinizmit grek, dhe duke u hequr si ithtar dhe kordhëtar i demokracisë, pohonte në Himarë: “Demokracia nuk burgoset… Shteti i së drejtës, demokracia janë principet tona dhe janë të panegociueshme”.
Këta janë fare të qartë dhe nuk lënë vend të pyesësh: çfarë do në Himarë i gjithë establishmenti politik grek.
Ata, përveç se hiqen si mbrojtës të parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës, të ndihmuar edhe nga banditët politikë të Shqipërisë, pretendojnë se qeveria shqiptare po iu grabit pronat pakicës greke në Himarë. Dhe, a e dini kush pretendon të bëhet avokati i të drejtave të pronës së banorëve të Himarës? Establishmenti politik grek i cili, pavarësisht krahëve politikë, me kokëfortësi, arrogancë dhe mospërfillje ndaj legjislacionit ndërkombëtar, mohon ekzistencën e minoriteteve në Greqi dhe refuzon çdo kërkesë të banorëve të dikurshëm të Çamërisë, të dëbuar nga Zervat e si vëllezërit e tij, për njohjen dhe dëmshpërblimin e pronave të tyre në vendlindjet dhe vendbanimet e stërgjyshërve të tyre.
Një shtet si Greqia, e cila jeton prej një dekade me ndihmat, huat dhe lëmoshat e BE-së, për shkak të keqadministrimit dhe keqqeverisjes së vendit nga elitat e veta politike, i bën presion shtetit dhe popullit shqiptar se do i bllokojë disa fonde që parashikon t’i japë BE-ja.
Nëse BE-ja është një federatë e tillë shtetesh ku edhe anëtari më i padenjë i saj imponon politikat e tij ekonomike si mjete presioni për të arritur qëllime që bien ndesh me vetë normat dhe parimet e BE-së, atëherë ky lloj shteti federativ nuk na nevojitet dhe s’kemi pse i gjunjëzohemi pas derës. Merret me mend çfarë do të bënte politika greke sikur vendi i tyre të kishte madhësinë, ekonominë, ushtrinë dhe forcën politike të Gjermanisë.
Me siguri, do t’i kishin shpallur “hapësira helenike” gjithë territoret e Ballkanit dhe do të gjenin e paguanin qindra Belerë për t’i imponuar si kukulla në thuajse të gjitha njësitë administrative ballkanike, me qëllim “helenizimin e Ballkanit”, duke e shitur si “evropianizim të Ballkanit”.
Në përpjekjet e tyre të ethshme për dominim mbi fqinjët, politikanët grekë bëhen edhe qesharakë. Zëdhënësi i Qeverisë greke pohoi se “Qeveria greke, me një sërë ndërhyrjesh të Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm është koordinuar me shtetin e së drejtës… (lidhur me rastin Beleri- V.M.)”.
A lejon “shteti i së drejtës” që politika, aq më keq politika e shtetit fqinj, të ndërhyjë në një çështje gjyqësore?! Duket qartë që politika greke kërkon të bëjë prokurorin, avokatin dhe gjyqtarin suprem në çështjen penale të një vendi tjetër. Dhe, ndërsa e bën këtë me Shqipërinë, “e koordinuar me shtetin e së drejtës”, kur Kroacia i bën thirrje të lirojë nga burgu rreth njëqind tifozë kroatë pas vrasjes tragjike të një tifozi grek, pasi fajtore nuk mund të jetë turma, por individi dhe bashkëpunëtorët e tij, nëse ka të tillë, grekët i kthejnë përgjigje se “një kërkesë e tillë është ndërhyrje në punët e brendshme dhe cenim i sovranitetit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor të Greqisë”.
Qeveri greke në këtë rast përgjigjet njësoj siç i përgjigjet asaj qeveria shqiptare. Mirëpo ajo nuk e pranon këtë përgjigje, por me statusin e shtetit anëtar të BE-së ndërhyn tek politika shqiptare në mënyrë që kjo e fundit të urdhërojë sistemin gjyqësor për lirimin e Belerit (!). Një ndërhyrje e tillë nga “Maja e Olimpit” konsiderohet normale dhe e drejtë kur bëhet fjalë për një misionar të përhapjes së nacional-shovinizmit grek.
Nëse politika shqiptare nuk e urdhëron sistemin gjyqësore të lirojë beniaminin e politikës greke, atëherë qëndrimi i saj qenka i gabuar, i papranueshme dhe pengesë për pranimin e Shqipërisë në BE. Pra, në anën tjetër, ndërhyrja e politikës në gjyqësorin shqiptar është e gabuar vetëm kur bëhet për persona që nuk i interesojnë Megalidhesë.
Përdorimi i standardeve të dyfishta në përkufizimin e “shtetit të së drejtës”, në marrëdhëniet me shtetet e tjera, si dhe në qëndrimet kundrejt çështjeve gjyqësore në varësi të kombësisë së të akuzuarit lënë pa mend edhe profanët më të spikatur në histori dhe jurisprudencë.
A do të pranohej nga politika greke, dhe çfarë do të ndodhte sikur Rama, Veliaj apo Beci i Shkodrës të shkonin në Prevezë, Igumenicë apo Janinë dhe të bënin thirrje për “mbajtjen ndezur të flakës së shqiptarizmit” dhe “shqiptarizimin” e atyre trevave?! Përveç ligjshmërisë, parimi i reciprocitetit mbetet një nga parimet kryesore të rendit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Këtë duhet ta zbatojë edhe politika greke.
Duke mos e lënë mënjanë “kokëfortësinë greke”, le të kujtojmë thënien popullore “O Malo, të hëngrët tenja, e ke të keqen nga brenda!”. Në një njësi administrative me 10-12 përqind të popullsisë me përkatësi etnike greke (sipas Censusit të fundit), Beleri nuk do të kishte asnjë mundësi zgjedhjeje, jo pse është vetëshpallur grek, por sepse e kaluara e tij e bën atë një grek antishqiptar.
Zgjedhjes së tij i kanë ardhur në ndihmë përkrahja dhe propaganda e opozitës “atdhetare” të Shqipërisë. Një shtetas shqiptar, me prejardhje greke, maqedonase apo malazeze mund të zgjidhej edhe kryetar bashkie i Tiranës apo Vlorës nëse ka dëshmuar integritet moral dhe kulturor, por një njeri si Beleri, i implikuar në akte kriminale në Shqipëri dhe Athinë, dhe që objektiv kryesor afatgjatë të punës së tij shpall helenizimin e tokave shqiptare do të duhej të ishte kandidat për në burg dhe jo kandidaturë për kryetar bashkie.
Opozita e diskredituar dhe e inkriminuar politike shqiptare që e mbështeti kandidaturën e tij, megjithëse e njihte kush ishte, vazhdon ta mbrojë, ta shpallë “të burgosur politik, të pafajshëm” etj. Si gjithnjë, tufën e avokatëve politikë të Belerit në Shqipëri e udhëheq politikani më i inkriminuar, Sali Berisha, përgjegjës për dhjetëra krime të kryer gjatë këtyre mbi tri dekadave, i shpallur non grata nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit madhor”, apo më herët “ordiner i rrezikshëm”.
Pafytyrësia e këtij njeriu dhe papërgjegjshmëria e tij qytetare dhe kombëtare arrin deri aty sa të pohojë se
“Kryeministri i Greqisë nuk e ftoi me të drejtë Edi Ramën (në Athinë me rastin e 20 vjetorit të Samitit të Selanikut- V.M.) për shkak të shkeljes së të drejtave kushtetuese… në farsën elektorale në 14 maj në tërësi dhe rastin Beleri në veçanti… Reagimi i Presidentit Begaj nuk përfaqëson mendimin dhe interesat evropiane të qytetarëve dhe forcave politike të vendit dhe as detyrimet për fqinjësi të mirë, por vetëm mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të tij. Zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar zgjedhore në historinë e pluralizmit politik”.
Politikani shqiptar, i cili qysh nga viti 1992 ka qenë përherë pakicë morale dhe politike e vendit, njeriu që ka ideuar dhe drejtuar të vetmin proces zgjedhor brutalisht të dhunuar (atë të vitit 1996), të njohur si të tillë nga ndërkombëtarët, na shfaqet tani si kryepërfaqësuesi i popullit dhe politikës shqiptare dhe na jep këshilla për zgjedhje të lira e të drejta dhe i shpall zgjedhjet e 14 majit 2023, ashtu si të gjitha zgjedhjet e tjera të humbura prej tij, si “farsa më e shëmtuar zgjedhore në historinë e pluralizmit politik”.
Orkestrës së tij politike i bashkohen edhe disa individë politikë tashmë të zvetënuar, si ish-Ministrat e Jashtëm Tritan Shehu dhe Aldo Bumçi, apo ndonjë ish-Ministër Drejtësie mendjelehtë i cili, pasi na “provon” se Beleri u provokua dhe s’ka prova për fajësinë e tij, shpall kryelartë se ata që mendojnë ndryshe nga ai i përkasin “pemës pa kokrra të patriotizmit”. Është e vërtetë që patriotizmi nuk prodhon “kokrra”, pra nuk mbush xhepat e atyre që s’lënë gjë pa bërë për pushtet e privilegje, por patriotizmi është ndjenja dhe sjellja e atyre që historikisht kanë mundësuar mbijetesën dhe përparimin e kombeve e të popujve, është shkëlqimi i idealizmit mbi errësirën e konformizmit, nënshtrimit dhe dobisë vetjake.
Opozita “parimore” shqiptare, e yshtur nga urrejtja ndaj kundërshtarëve politikë brenda vendit dhe nga dëshirat e ethshme për pushtet, ka rënë në pozitat e shërbëtorit të Megalidhesë që kërkon helenizimin e sa më shumë tokave shqiptare, dhe përpiqet të na mbushë mendjen se gjithë ulërimat dhe hakërrimet e saj bëhen vetëm për parime demokratike. Ata që s’kanë lënë parim demokratik pa shkelur dhe as hapësira të Shqipërisë pa zaptuar, grabitur dhe tjetërsuar në shumë forma të paligjshme, na thonë tani se burgosja e Belerit është vepër e E. Ramës, se ky i fundit e futi në kurth Belerin, se ai duhet ndjekur në gjendje të lirë dhe lënë të betohet si kryetar bashkie pasi nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe se gjithçka bëhet për të grabitur pronat e zonës së Himarës.
Ata na thonë se Rama e futi në kurth, por nuk na shpjegojnë nëse ra apo jo Beleri në “kurth”. Ata, gjithashtu, bëjnë sikur s’e dinë se kryetari i bashkisë nuk ka kurrfarë fuqie të pengojë qeverisjen qendrore në çfarëdo “loje” me tokat pasi pronat njihen e kthehen ose me vendime gjyqësore, ose me vendime të ATP-së që është ent i qeverisjes qendrore. Gjithashtu, regjistrimi i pronave bëhet nga ASHK, e cila është në varësi të drejtpërdrejtë të Qeverisë, dhe lejet e ndërtimit në zonat turistike jepen nga KKRRT si ent i pushtetit qendror. Sa i përket rrezikshmërisë dhe legjitimitetit, nuk ka asnjë nen në legjislacionin shqiptar dhe as atë evropian që urdhëron ndjekjen në gjendje të lirë për këto vepra penale.
Pastaj, mos paraqet më shumë rrezikshmëri shoqërore kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici i cili thjesht uli brekët e veta në zyrë, se sa Beleri i cili, përveç se u zgjodh me vota të blera me para, pasaporta greke dhe bursa studimi në Greqi, ka premtuar t’iu heqë brekët shqiptarëve të Himarës duke punuar për t’i bindur ata se jetojnë në Helada dhe jo në Shqipëri ?!
Ata pëllasin se Rama e ka kapur drejtësinë, por edhe ata vetë përpiqen t’i imponohen drejtësisë, madje nga ndenjëset e opozitës. Merret me mend çfarë do të bënin po të uleshin në poltronat e pushtetit. Ky llum politik i kudogjendur është i gatshëm të shesë vendin vetëm për t’u rikthyer në pushtet, ashtu siç ka qenë i gatshëm ta djegë e fusë atë në kaos disa herë qysh nga viti 1991. Një aktivist i Foltores me emrin Paulin Dardha, që ha e leh në Greqi, thoshte se “Greqia duhet të marrë masa ndëshkuese deri në bllokimin e hyrje-daljeve të emigrantëve”.
Kjo skotë pa din e iman na sjell ndërmend cubat e dikurshëm, të cilët në vitet ’50 të shekullit të kaluar stërviteshin në Greqi e Jugosllavi dhe, të instruktuar e urdhëruar nga eprorët e tyre, futeshin në Shqipëri të armatosur për të vrarë bashkatdhetarët e tyre dhe për të mbjellë terror, në mënyrë që të krijonin kaos dhe kushte për përmbysjen e qeverisë shqiptare dhe sjelljen në pushtet të atyre që do të lehtësonin realizimin në praktikë të Megalidhesë dhe Naçertanies.
Ky qëndrim i një pjese të opozitës shqiptare dhe fakti se në një njësi administrative me gati 90 përqind të popullsisë shqiptare votohet për kryetar bashkie dikush që shpall helenizimin e gjithë trevës, na sjell ndërmend dialogun e Fishtës tek “Anzat e Parnasit”: Si janë, pra shqyptarët e Shqypnia? -Si janë? … Si i don anmiku.
Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare bën mirë që përpiqet të ruaj marrëdhënie të mira me fqinjët, por asnjë qeveri shqiptare nuk duhet t’ia lejojë vetes që për hir të pranimit në BE të bëjë lëshime që i kushtojnë të sotmes dhe të ardhmes kombëtare. Fqinjësia e mirë sigurohet duke ndenjur secili në shtëpi të vet dhe duke shkuar tek tjetri si mik, dhe jo duke e kërcënuar fqinjin pandalshëm me një “Ligj Lufte” në përpjekje të bëhesh zot në shtëpinë e tij, madje duke e shpallur shtëpinë e fqinjit si pjesë të sarajeve të tua, duke mbjellë varreza ushtarësh në kopshtet e fqinjëve për të pretenduar më vonë se ka qenë historikisht kopshti yt.
Për çdo qeveri shqiptare duhet të jetë objektiv pranimi në BE, por duhet të jetë e qartë se anëtarësimi në këtë federatë nuk mund të paguhet me tjetërsim perspektiv të vendit. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë këtu prej mijëra vjetësh dhe do të jenë gjithë jetën, ndërsa BE ka lindur vonë dhe askush nuk e di sa jetëgjatë do të jetë.
Anëtarësimi në BE na nevojitet për të mirën e shqiptarëve dhe jo për kredenciale politike e historike të politikanëve të radhës. Historia do t’i njohë e respektojë ata politikanë që i shërbejnë zhvillimit ekonomik, integritetit territorial dhe shtetit juridik të vendit dhe jo sakrifikuesve të këtyre për hir të bashkimeve me të tjerët. Mund të jetohet edhe pa qenë pjesë e BE-së, madje mjaft mirë, siç kanë jetuar e po jetojnë jo pak kombe e shtete të civilizuar dhe dinjitozë. Është më lavdimadhe përpjekja për përparimin ekonomik, politik e juridik të brendshëm, për vendosje reale të drejtësisë shoqërore në vend sesa sorollatjet apo mburrjet për asocim apo pranim në BE.
Ndërtimi i një shteti më dinjitoz dhe lufta produktive kundër korrupsionit e padrejtësive do t’i sillnin arkës së shtetit më shumë të ardhura se ato që jep BE-ja çdo vit. Nëse realizohen këto, pastaj BE-ja ose s’do të ekzistojë, ose do t’i pranojë të gjitha kombet evropiane.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Si gjithnjë i saktë.Bën mirë që zgjatesh me insistim.Sepse ka shumë midis nesh që janë të shitur,por sidomos budallenj,ka shumë.
Grekët ngrihen,sepse në krye të vëndit nuk ka më si ai shqiptari që krahas të tjerave,edhe tallej me grekët.I rifte në beteje ( Vidohovë r Kakavi)edhe ushtarake.Ju jepte ndonjë lëmoshë (misër për derrat)dhe i krefte sipas situatës (beli.i Marinelës)I detyronte që të beheshin qull,me qef(mitingu ne Dropull) e që i kërcënoi se po nuk pushuan provokacionet ndaj Shqipërisë.Do ti ngarkojë minoritarët grek,në tokat shqiptare,e do ti shkarkojë në Athinë.Dhe finalja kërcënimi pas provokacioneve për goditje usjtarake.Atëhere sikur u drodhën megalet pak a shumë dhe qëndronin SUS.Deti atje sa frikosoheshin se mos Shqipëria do ti sulmonte me armë bërthamor.Sidoqoftë populli shqiptar e ka guximin dhe trimërinë e asaj kohe.Këto veti, grekët i njohin mirë.Ata kanë më tepër sr 500000 shqiptarë në Greqi.etj.
Po grekët bëjnë mirë të rine urte.
RESPEKT z. Malaj , Cdo fjale ne kete artikull eshte ajo qe cdo shqiptar i vertete mendon per kete ceshtje. KY ARTIKULL DUHET TE LEXOHET NE OREN E HISTORISE BASHKEKOHORE ne nxenesit e shkollave sepse eshte nje koncentrat i asaj qe shteti grek i ka bere dhe i ben popullit shqiptar dhe shtetit te tij te brishte historikisht dhe ne menyre te turpshme ne gati 200 vjetet e fundit . Ne se Europa mbeshtet nje qendrim te tille (shpresoj dhe mendoj qe JO) , kjo Europe kunder interesave tona nuk na duhet .
lASGUSHIII,Greku ja ka futur shqiptareve gjithe jeten,,dhe vetem ky popull ketu nuk i thote dot te rrije urte.
Ato propvokacionet e gushtit qe i kujtoni si Beteja Stalingradit,,i kishte hesapet me te vetet,.Qerroi hesapet me Kmeret e kuq greke,,Nuk kishte lufte me ty. Te vrau kufitare sa deshi dhe kyr vrau Llesh Pal Cupin dergoi komando ne Kakavije,Bllokuan GAZ in e kufirit para Muzines,hipen ne makine,qe te verifikonin,ishte vrare apo ishte gjalle,.Dhe Enveri dergoi telegram:-Bete shume mire,qe ndejtet si muter para grekut.
Ato britmat e Memet Shehut nga Tirana,qe per dy ore vij ne Athine,,ato jane lloqe pazari,,
Nga e thena ne te bere,eshte ne mes nje det i tere.
Me te bere grekut ja ka thyer hundet Turku ne Qipro ne 1974,.Ja vuri edhe kufirin tek thana,sic deshi vete,.Cdo provokacion,ja fut plumbin ne goje dhe KA DINJITETIN,t`i thote Rri urte,se te erdhaa!
Shovinizmi shekullor grek po bashkepunon me Esat Pashe Toptanin e ri , Perbindeshin e Vicidolit dhe SPAK-u hesht!
Sipas standartit te Viktorinove te Canakut mediatik te qeverise Rama, eshte per tu pershendetur kur Rama ben aleance me PBDNJ, por eshte herezi kur PBDNJ eshte ne opozite me Ramen.
Atehere Ramen e paraqesin si Kombetaristin e madh qe lufton me Shovinizmin e madh.
Por…a eshte sulmi ndaj Belerit akt Kombetarizmi nga Rama?
Rama qe pa u bere zgjedhjet ngriti gishtin e hodhi nje lume sharjesh kunder Belerit. Kaq mjaftoi, u hodhen ne sulm “patriotik” kunder tij i tere Canaku i Rames qe ai vete e ka etiketuar edhe Kazan.
Beleri u paraqit si Armiku nga do ti vinte Shqiperise uzurpimi nga Greqia. Dhe oret e fundit para heshtjes elektorale arrestohet “se ka blere vota”
Kjo Drejtesia e krasitur e shartuar nga Rama pra qe ka syze derrase kur eshte fjala per ato bisedat skandaloze te Gjiknurit e Manjes me shefa policie qe i urdheronin per masaker elektorale, na “zbulon” se blerje votash ne Shqiperi ne 14 maj 2023 ka bere vetem Fredi Beleri (!)
Atehere pse Rama pra ka ngritur kete Kryqezate kunder Belerit qe para zgjedhjeve?
Aspak per Nacionalizem (vetem Nacionalist as ka kene e as nuk eshte)
Edi Rama donte nje Klloun te tij ne Basshkine Himare per te kryer atje lirisht abuzime e ndertime sipas oreksit e sipas midese duke i premtuar keto miqve te tij qe me kohe.
Por ja prishi planet zgjedhja e Belerit, e tani Beleri duhet mbajtur ne burg qe Rames ti ecin ato qe u ka premtuar me kohe oligarkeve te tij per atje ne Himare.
Sa per Canakun e tij mediatik, ai e di detyren – duhet te lehin non-stop kunder Belerit nen masken e patriotizmit qe e kane ne ate shkalle sa vete ushqyesi i tyre ne Kryeministri.
Ik ore koqe, budalla qorr, qe shikon deri te dera e shtepise tende…me kujton per fat te keq Fishten e madh.
Pergezime z.Malaj per analizen aktuale te maredhenieve me Greqine dhe ben mire qe rikujton te vertetat e pamohueshme te historise dhe sidomos ne lakuriqesine e Saleh qen Viçidolit i cili duke ndjere eren e burgut ka dale hapur ne perkrahje te antishqipetareve dhe per kete arsye e zgjodhi se bashku me Like hajdutin bastardin Beleri si kandidat i Himares.Drejtesia shqiptare do te beje punen e saj …te presim dhe jam shume dakord me Lasgushin se ka shume idiote te cilet duke ndjekur verbetasi Salehun nuk ndjejne eren e fekales te Belerit dhe si shqipfoles jane vene ne sherbim kokekemnbe tek Greket…Ka nga keta ketu me siper qe nuk kane as sy dhe as tru te kuptojne se po demtojne popullin e vet nqs jane apo ndjehen shqipetare ,ndryshe jane shqipefoles si Beleri me çapaçulet e tij .Ka ikur koha kur Greqia bente me Shqiperine si deshte…ka ikur koha e Saleheve&Like hajduteve
Na eshte bere e zakonshme qe sa here te kemi ulje dhe ngritje ne marredheniet me shtetin shovinist Grek, te leshohemi e te shkruajme artikuj e te analizojme me detaje rrethanat e caktuara te ngjarjes se rradhes. Nuk e di nese ka ndonje shqiptar qe dyshon tek pasinqeriteti i qeverive greke te te gjitha kohrave dhe marredhenieve te tyre me qeverite dhe popullin shqiptar ketej dhe andej kufirit.
Ne te gjitha rastet, nje popull i forte, nje qeveri serioze, zhvillimet negative apo pozitive i sheh tek vetja.
Opozita, e cila duhej te ishte konservatore, dhe çeshtjen kombetare duhet ta kishte flamur te veprimtarive politike deri edhe nacionaliste, vendosi dhe perkrahu ne zgjedhje nje kriminel ordiner, nje shqipetar gjak prishur, nje njeri te vetshpallur si sherbyesi me i ndyre i qarqeve me shoviniste te Greqise, kunder Shqiperise dhe popullit shqiptar. E dime qe me e pakta qe mund te thuash eshte se Non Grates tashme i ka ikur jo vetem busulla, por edhe mendja, pa u futur thelle ne qellimet e mbrapshta te tij. Ai dhe aleatit te tij me ide “te majta e socialiste”, Ilir Meta, e gatuan kete gjelle qensh me qellimin qe te kishin nje dore ne mundesite ndertuese te zones bregdetare te Shqiperise se Jugut. Ata jane, ne i njohim, por jo deri ketu. Turpi do ti mbuloje perjete si te shitur tek armik/miku yne grek.
Me armik/mikun grek duhet te flesh me njerin sy mbyllur e me tjetrin hapur. Kete gje shkolla, historia, familja, te paret e te sotmit, nuk ja kane mesuar aspak Kryetrapit te Qeverise Shqiptare. Ky njeri i paditur dhe elifmatrak ne te gjitha gjinite e aspektet e jetes, ne te gjitha drejtimet e shkollave dhe universiteteve te mundeshme, mendon se duke u kthyer ne nje klloun oborresh te vendeve te Evropes Perendimore, do te marre titullin Lider Global, sikurse tallen nen ze ne shume sallone diplomatike. Ky delirant nuk e ka kuptuar se te gjitha shtetet serioze kane nje udherrefyes te mbrojtjes se Çeshtjes se tyre Kombetare. Kane dokumente te cilat nuk mund ti shkele askush, sa here qe qeverite nderohen, apo sa here qe nderohen prapanicat ne kolltuqet e zyrave te shtetit. Politika e jashtme dhe marredheniet me fqinjet problematike, nuk mund te jete nje politike personale, hau hiu e tralala, -jam me mikun tim, jam me vellain tim, motra ime e vogel, ha ha ha, hi hi hi etj. Ky individ prototip i mungeses se seriozitet, eshte vene disa here me shpatulla per muri, por ashtu sikurse Zef Deda ( tek Kunati i Shokut Xhemal ), largohet se ka nje pune tjeter, duke ja ulur vlerat dhe dinjitetin shtetit shqipetar por edhe shqipetareve kudo qe ndodhen. Ata nuk merren seriozisht dhe jane anatemuar si njerez te prapambetur, kriminele etj. Dhe sidomos ne Greqi, ku nuk punojne me letra por ne te zeze, nuk perfitojne pensione, nuk mund te arsimohen ne gjuhen shqipe, trajtohen keq, shpesh edhe barbarisht, dhe jane prone dhe skllever te pronareve greke ne pune dhe ne qejfet e tyre. Por askush nuk thote nje fjale ne mbrojtje te tyre.
Politika e jashtme e nje vendi zhvillohet nga disa institucione dhe jo nga nje njeri i vetem. Presidenti, Parlamenti, Komisioni i Jashtem i Parlamentit, Kryeminstri, Qeveria, Ministria e Puneve me Jashte, Drejtorite e Marredhenieve me Jashte ne çdo institucion si dhe drejtime e sherbime te tjera, si SHISH etj, duhet te punojne vetem me nje orientim, vetem me nje busull, vetem me seriozitet maksimal dhe me programe strikte. Ne kete menyre nuk do te kishte asnje mundesi qe te kishim konflikte sepse marredheniet do te zhvilloheshin mbi bazen e reciprocitetit, dhe per çdo nderhyrje, kujtdo do ti tregohej vendi nepermjet institucioneve. Presidentit dhe Kryeministrit do ti vinte rraqdha te fundit per te folur pasi te ishin shprehur institucionet perkatese.
Mbas shume presioneve, dhe mbasi nje kryediplomat i sapo emeruar Grek, tha se shqiptaret kishin qelluar veten ne kembe, dhe mbasi na thane e çnuk thane, dhe mbasi ne menyren me greke te mundshme, nuk na ftuan ne darken greke, me ushqim grek qe gjithmone brenda ka nga pak helm, Kryetrapi yne beri nje leter qaramane dhe i dha pergjigje duke qare dhe duke u lutur.
Ketu te çon politika personale dhe barcaletat neper oborret e perendimit. Srioziteti, Perfaqesimi, Institucionet, Perkrajha Popullore, Duart e Pastra, Deshira per Ti Sherbyer Atdheut dhe Jo Vetes, krijojne lideret e vertete dhe shtetin e vertete, te cilin, ne rrugen tone te mundimshme drejt tij, akoma e kemi larg, sepse na drejtojne tradhetaret, te shiturit, delirantet, elifmatraket, te korruptuarit deri ne qelize, me soj e me sorrollop.
Vertet Preza1Shume poshteruese letra qe i dergon Micotaqit me titull:Me mire mos e kisha pare ate darke!
Tani kushedi cfare gomarlleku tjeter do te beje,per te fituar perseri zemren e padronit Micotaqi.
Nuk e ka per gje te lepije,ate qe peshtyu.
Grekerit kane punen e tyre ne kemi tonen! Une e di qe Saliu eshte spiun i disa vendeve perth por edhe me larg! E kuptoj se Saliun nuk e lene me te terhiqet! Por ,sinqerisht, nuk kuptoj keta injorante qe akoma mbrojne Salen! Shqiptare veriore hesapi,primitive! Dikur ndruheshim ta permendim Veriun per injorance por Saliu na beri te flasim hapur!
Po more demo , si puna jote qe nuk le hale pa’ futur turinjte tend te qelbur . “Me mire mos e kisha pare ate darke” , nuk eshte leter derguar Micotaqit , por eshte pergjigja e Rames , per pyetjen e nje gazetari ne konference shtypi . Por , po te shikosh cdo gje me syte dhe mendjen te pushtuar nga urrejtja dhe inati ndaj kryeministrit si puna jote , ka rrezik qe te ngaterosh edhe gropat e haleve ku ti ushqehesh cdo dite .
Parlamenti grek shpertheu ne entuziazem per arritjen e marrveshjes detare me Shqiperine sipas oreksit tyre, kuptohet. Dicka qe propaganda bajate e Rilindjes mundohet ta fshehe.
Tani vazhdoni aty ku e keni, te patriotiku Rama qe perleshet me Shovinistet greke.
Oooo Ed Rama po behu nje here burrre para greqerve se po na perdorin me keq se qente e rrugeve, eshte turpe per nje kombe si ne me argumenta dhe me fakte,dhe jo si ky llumi qe eshte ne foto njeriu me i zi ne te gjitha kohet e ne te gjitha trojet shqipetare.
“Parlamenti grek shpertheu ne duartrokitje per arritjen e marrveshjes se detit” , thote ky loq.a “skeptiku” . Per cilen marrveshje , more kare , kur kjo ceshtje eshte akoma ne piken ZERO ? Do te shkohet ne Gjykaten Nderkombetare pas kushedi sa vjetesh , do te vihet ne kalendaret e kesaj gjykate deri sa t’i vije rradha , pas 5-6 vjetesh te tjera , keshtuqe , pas 10-12 vjetesh , do te merret vesh , se cili parlament do te duartrokase , ai grek , apo ai shqiptar .
Nje pyetje per Kritikun, cila mareveshje eshte ne piken Zero?
Dhe nje pyetje per Viktorin, kush e dha idene dhe e zbatoi Censusin ne Shqiperi me cilesimin e perkatesise Kombetare?
Shkrim kot, i mbushur me mllef nacionalist dhe racist, urrejtje dhe aspak realist…
3 pyetje duhet tu ishe pergjigjur:
Pavaresisht se Beleri mund te mos jete personazh i pranueshem, ne kete east si nje individ i barabarte me te tjeret:
1. Flagrance nuk kishte
2. Provat nuk i di asnjeri pervec prokurorise dhe gjykates, por me qellim u hodh ne gjyq popullor per denim populist nacionalist dhe nuk lane drejtesine te fliste. KM kishte gjithe muajin qe e shante me fjalorin me denigrues ne media gje e papranueshme duke paralajmeruar qe do merrej personalisht sic dhe u mor.
3. Gr nuk kerkoi gje tjeter, por te lihej sipas ligjit te betohej dhe pastaj nqs gjykata do e denoje ai shkarkohet, pir jo nuk u la sepse e dine qe mund te dale ndryshe.
4. Per momentin ai nuk eshte i denuar nga asnje gjykate, thjesht i dyshuar. Gjithe gjykatat kane shqyrtuar vetem masen e arrestit dhe jo themelin, kete e shprehu dhe gjko ne vendimin e saj. Por gjyqi popullor u be kastile
5. Nqs e zeme se eshte fajtor, ligji denin ne menyre te barabarte dhe shitesin dhe bleresin e votes. Pse nuk jane arrestuar edhe shitesit e votes?
Sa per deklaratat qe citon qe ka thene i keni perkthyer keq sic ju intereson duke shtremberuar origjinalin.
Keto pyetje jane analiza e vertete. Por juve nuk ju intereson kjo, por thjesht km nxiti kete vale urrejtje me qellime te tjera qe ka ne Himare dhe te orientuar edhe nga babai ne Anadoll.
Altin, cfare eshte “mllefi Nacionalist”?
Altin, po ta jap pergjigjen vete.
Shkrimi nuk ka fare mllef nacionalist, po nje bojatisje me boje nacionalisti e Politikesu Antishqiptare te Rames, dhe Sales bashke, qe e kane nxjerre Shqiperine ne Pazar per te shitur dhe per te blere, ca u do qefi atyre.
Shesin troje dhe det, dhe blejne pushtet, (blejne Vota)
Ketu shkrimi nuk ka pike nacionalizmi, po nje narrative qaramane kunder politikave shoviniste greke, te cilat autori mundohet ti paraqesi te dokumentuara, keq, dhe me citate te pafuqishme qe te ngrene shkrimin ne nivelin e analizes. Citatet i referohen opozites. Nacionalizmi nuk dallohet fare, as kur permend tradhetine e opozites me Belerin, as kur permend sulmet e Belerit, apo shkeljet flagrante te pavaresise se Shqiperise te Kryebashkiakeve greke, as kur permend baterdite e Zerves ne Jug. Bile, as kur nuk permend, se te gjitha keto ne te kaluaren nuk ndodhen vetem kur ishte ne pushtet Enver Hoxha.
Jo si thote Demo, po Greqia i hante kaken Shqiperise ne kohen e Hoxhes. Tani gjen kohen e lebetitet Demo, se po e shesin SHqiperine. Demo ka kohe tja haje bajgat Enver Hoxhes deri sa te jete gjalle demo, dhe te gjithe me radhe pas tij
Te kthehemi te nacionalizmi i shkrimit..
Ku eshte nacionalizmi? Te breket e ulura te shqiptareve te grekezuar te Himares?
Ketu e ka pak gabim Viktori, se gjithe Shqiperia i ka breket e ulur para Athines.
Me sakte, breket ja ka ulur Rama gjithe shqiptareve, jogreke.
Deti ne piken Zero, thote kritik mavria me siper.
Ca thua o cope gomari?
Po Greqia ne cfare Pike e ka diskutimin e territorit te saj me Shqiperine?
Ka kohe per 10-12 vjet ta japim Detin perfundimisht, apo ta marrim?
Si thua ti Kritiku?
E ke Detin tendin, apo jo?
Altini i ben muabetet si ja do mushka (gerqia) drute……
“Edhe unë jam tradhëtar si ty o Fredi,” i thotë jo njeri i rëndomtë por kryeministri i Shqipëris, Edi Rama, duke i rrahur supet, Fredi Belerit, në prani të kryeministrit të Greqis , qirje Qirjako Micotaqisit, në Derviçan.
Me të dëgjuar kët deklaratë të sinqertë që nuk mund të jetë shaka, as qyfyre për të kaluar kohën, Micotaqisi nuk vonoj, mbas 3 orësh vrapoj me Fredin prej dore në Himarë dhe
nën duartrokitjet dhe brohoritjet e shqipëtarëve të konvertuar në grekër bastardë, si Fredua, nën tundjet e flamujve blu grekë, shpalli helenizimin e Himarës shqipëtare historikisht dhe juridikishtqë duke cilësuar Fred Belerët heronjë të helenizimit.
Nashi, i nderuar Viktor, në qoftë se në Derviçan nuk do të ishte një aktor demode që luan si karagjoz rolin e kryeministrit të munguar të Shqipëris, por do të ishte kryeministri i vërtet i Shqipëris që kurr nuk do ti lejonte vehtes ti rrihte supin Fredos dhe kurr nuk mund ta lejonte dinjiteti i tij si burr shteti të bënte muhabete të llojit që edhe unë jam si ti tradhëtar o Fredi, më thuaj zoti Viktor, do të guxonte qirje Qirjako të shpallte publikisht zajednicën e pavarur greke të Himarës në jug të Shqipëris?
Kur mbasi shpalli pamvarsin e Himarës duke e shpallur atë defakto tokë helene Micotaqisi avancoj duke e bër edhe de jure me caktimin si kryetar të bashkisë së Himarës helene tradhëtarin shqipëtar Fredo të kthyer në hero të helenizimit, harroj mesazhin në Derviçan që është një tradhëtar tjetër që ka në dorë minoritetin grek dhe helnizimin e Himarës, një tradhëtar me bole kryeministrore dhe jo një tradhëtar i mjerë , një maskara i rëndomtë si Fredi.
Edi Rama u xhindos që u nënvleftësua kaq shumë nga “miku”, “vëllau ” i tij Micotaqisi mbase edhe nga ajo që për problemin e helenizimit të jugut të Shqipëris dhe gjetkë, qirie Kocijasi ka deklaruar me sinqeritet që janë 100 miljon euro në dispozicion të ministris së jashtme helene dhe
këto para pse ti mar një tradhëtar pa vlerë si Fredua kur kemi tradhëtarin të nivelit kryeministror Edua dhe
i xhindosur për këtë nëvleftësim, tradhëtari Edua pregatiti me sukses kurthin me operacionin drejtuar personalisht nga ai si drejtor real i SHISH (ajo fëmra që e përzun nga qevria e Kosovës është thjesht drejtoresh dekorative) duke përdorur agjentët provokator “Peshkatari” dhe “Spiun patronazhistja” dhe
e kllaposi në burg tradhtarin Fredo dhe Micotaqisi nuk ka nga t’ja mbaj, helenizimi i Himarës dhe i detit përball bashkë me Himarën është në dorën e tradhëtarit të vetofruar që nuk është maskara mjeran si Fredua por është kryeministri i Shqipërisë Edua.
I nderuar Viktor , tradhëtari Fredua, mbasi do të ndërhyjnë Borelët , Mishelët dhe Van der Lejnt e BE, mbase dhe Eskobarët e SHBA, do të lirohet nga burgu, do të vazhdoj të jetë kryetari i bashkis së Himarës së pavarur helene, dhe
më e rëndësishme për të cilën po bëhet sherr midis Greqis dhe Shqipëris, miljonat e ministris së jashtme helene për forcimin e miqësisë shqipëtaro greke do të shkojnë atje ku duhet e jo në dorë të Fredrave të rëndomtë, tradhëtar pa vlerë, kështuqë
përveç zajednicës së pavarur serbe në veri të Kosovës do të kemi për ekuilibër edhe zajednicën e pavarur greke në jug të Shqipëris , ndërkaq kryeministri Rama do të bëhet më i fuqishëm jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht në arenën ndërkombëtare.
Per Aldrin . Japim , apo marrim det ,kete do e vendose gjykata nderkombetare , as neve dhe as greku . Sot per sot , kufiri detari nuk eshte vendosur dhe asnjeri nuk e ka te tijin . Kaq e thjeshte eshte . Sipas ligjeve nderkombetare , mosmarrveshjet midis shteteve per kufij detare apo tokesore , i zgjidh gjykata nderkombetare , osé lufta .
Cfare pike 0?Kujt ja tregon piken 0,ky?kujt ja tregon gjukatat nderkombetare, ky more?Dhe na ngushellon qe vendimi i gjykatave te Hages do zvarritet,do vonoje nja 10 vjet,,o gomari o i zoti gjer atehere..
Jo,or jo,.Nuk do ja lejme kufijt e Shqiperise ,zvarritjeve,hileve,SE ME KETO HILERA E HENGRI GJOBEN 130 MILJON EURO TE BECHETIT KY..Gjoja nuk do i paguante,si nje rrugac ordiner,,por Becheti eshte me Rrugac,me mafioz,me bir kurve,se ketij i ka vdekur,por Beccheti e ka kurven gjalle dhe e meson .Bankat boterore,FMN,te,bankat evropiane,Bangat Kreditore ja kane mbledhur rrup sup,e po paguan si Ceco,PO PAGUAN..Keshtu si Becheti do psojne edhe kufijte detare me Greqine po shkuan ne Hage.Ka nje Vendim te Gjykates kushtetuese qe njeh vetem kufijt e Komisjoneve te Fuqive te Medha dhe pike.
Kufite tokesore dhe detare me Greqine jane vendosur ne terren Nga Komisjonet Nderkombetare te Fuqive te Medha.Te shpallen dhe te botohen nen per nen Vendimet e Konferencave Nderkombetare te Firences 1925 dhe Parisit 1926,.Nuk ka Gjykate Nderkombetare permbi Vendmet e Konferencave Nderkombetare per Ndarjen e Kufijve.Ashtu si ja tund Greku Turqise Vendimet e Konferences se Lozanes per ndarjen e kufijve tokesore dhe detare dhe NUK PRANON TE DERGOJE KUFIJTE ME TURQINE NE GJYKATA NDERKOMBETARE.
o kritiku, dole qe je kurve e Rames. Japim apo marrim nuk eshte thjesht nje mardhenie tregu per nje mall tregu. Kufijte e nje shteti nuk jane mall tregu, o qelbesire e Rames. Territoret e nje shteti nuk jepen e nuk merren si tja doje qefi feudaleve te pusht shetit. SOvraniteti i shtetit eshte Sovranitet territorial, mbi te gjitha,. Sovraniteti territorial eshte Sovrantitet Kushtetues, mbi te gjitha. Dhe nuk ka Gjykate nderkombetare ta diskutoje.
Sipas teje, more Pis i Rames, sa here qe te doje bytha e Belerit dhe Micotaqit dhe e Rames, aq here do diskutohen kufijte e Shqiperise. Pse Greqia nuk i diskuton kufijte e Saj? Pse Shqiperia nuk i kerkon ne Gjykaten Nderkombetare Camerine, po i ofron Detin Shqiptar?
Pse e mban Belerin ne BUrg Rama?
Cfare pretendimi ka Rama per BElerin?
Ka ca kohe qe Putini kerkoi nga Shba te rishihet traktati i shitjes se Alaskes nga car Alexandri per nje shume qesharake prej 7,2 miljon dollare dhe ftoi SHBA ti drejtohen sebashku Gjykatave Nderkombetare.Shteti Amerikan nuk pranoi te dergonte Alasken ne Gjykatat Nderkombetare,si npo ben edvin Rama me Kufijte detare.
Shteti Amerikan i dergoi Aktin e shitjes,me te gjitha pikat e marreveshjes dhe dokumentat e Kesteve te paguara pike per pike.Ka nja dy jave bqe Flota ushtarake Ruse zhvilloi ne kufijte e Alaskes Manovra te perbashketa me Ushtrine kineze.Ushtria amerikane dergoi menjehere tre Aeroplanmbajtese me 300avione,,12 kryqezore dhe anije te tjera shoqeruese.
Qe ti kthejme pergjigje Kritikut dhe gjithe qorrave dhe kurvave te tjere qe pretendojne se nuk kemi ca bejme me Detin.
Nderkohe Rama mban Belerin ne burg me pretendimin se eshte Ceshtje e Brendshme, me vendim te Gjykates shqiptare, atehere me cfare te drejte Rama MOHON VENDIMIN E GJYKATES KUSHTETUESE QE DETI SHQIPTAR NUK DISKUTOHET DHE NUK CENOHET?
Nese Kushtetuta eshte shprehur se Kufijte territoriale te Shqiperise jane te pandryshueshem, dhe te paprekshem, perse Rama nuk respekton dhe nuk zbaton vendimin e Kushtetueses?
Te lumte Z. Malaj, plotesisht dakord! Flm!
Ne vitin 2002 trubulloi ujrat ne Shqiperi Greku Epirot me I felliqur dhe me I fuqishem ne Amerike Nikolas Gaxojani alias Nick Geixh ( prinderit e te cilit e kane shtepine 4 kilometra nga Shqiperia).
.
Felliqsia e pare ishte se “shoqerizohej” nga ambasadori amerikan per ta ndihmuar qe te pajtonte Nanon me Meten dhe per tu pajtuar me Berishen te cilin e hodhi me bythperpjete ne 1997-en me miqte e tij te fuqishem amerikane..
.
Per kete mjafton te kujtojme ULERIMEN E Ish-kongresmenit amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane Dioguardi kur deklaroi: Berisha na tradhtoi
“Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”
Berisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh “Berisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve
si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington….
.
Vemendje ju lutem per fjaline e fundit PERSERIS..
****ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington…***
2
Po per kete vizite te vitit 2002….ish-atdhetari.Gery Kokalari ne nje leter denoncuese ne Top-Dash-in e Washingtonit terheq vemendjen per rolin “ MISH DHIJE” te ambasadorit amerikan
ku shprehet…e para..pse ambasadori amerikan i kërkoi Berishës të takojë Geixhin? dhe e dyta.. Çfarë roli, ka USA në përpunimin e kësaj vizite? A ka atje ndonjë PERSON në Kongres në veçanti që vepron si avokat mbrojtës i provokacioneve të Geixhit në Shqipëri?
.
3
Duke bere aludimet me situaten e sotme me Belerin dhe duke qene se e njoh ne menyre milimetrike perfshirjen e BELERIN ne akte terroriste mjafton kjo sekuence nga dosja hetimore e masakres Peshkepise ku
.
-prokurori merr karton te kuq nga Vetingu I Spakut sapo filloi prangosjen
-ne dosje jane asgjesuar dokumentet me me rendesi
.
-pala greke nuk ndihmoi ne rakordimin e numrave tearmeve te gjetura ne makinen ku ishte dhe Beleri
Sekuenca nga dosja orgjinale
######
Në datë 19.03.1995 informohemi se policia greke ka ndaluar në vendin e quajtur “Hani i Delvinaqit”në Pogon të Janinës shtetasit grekë, Jorgo ANASTASULI, Apostol KARVELLAS, Mario Spiro KUTULLA, Jorgo Roland KRISTO, Fredi Foto BELERI, nga Himara; Harallamb PAPA nga Krioneri, Gjirokastër dhe Jorgo PAPA nga Saranda.
Arsyeja e ndalimit të këtij grupi ishte se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke në makinën, me të cilën ata lëviznin, u gjet një sasi e konsiderueshme armatimi dhe pajisje për kryerjen e akteve terroriste. Grupi i ndaluar po kthehej nga Shqipëria ku kishte shkuar për të kryer një akt diversioni ndaj një reparti ushtarak në Llongo të Gjirokastrës. Aksioni nuk është kryer pasi janë zbuluar nga rojet e repartit ushtarak. Organet e drejtësisë në Greqi nisën një proces gjyqësor, ndaj individëve të sipërpërmendur ku akuza fillestare ishte: “Pjesmarrje në aktin terrorist Peshkëpi, Shqipëri”.
.
Ne vend te mbylljes;
Edhe nje coban dhish te lexoje vetem paragrafin e mesiperm do perkufizoje Belerin( dhe banden) si Terrorist real ne masakren e Peshkepise dhe masakren e dyte te deshtuar ne Llongo te Gjirokastres.
.
Eshte turp per kedo ne PLANETIN TONE te akuzojeMico Taqat e Greqise te cilet po bejne egzaktessht cfare poshtersirash kane bere greket per 200 vitet e fundit me Shqiptaret..
.
Turpi I mbetet xha Bidos se Amerikes dhe horr-opjanet e Brukselit qe e dine saktesisht qe Beleri eshte terrorist dhe bejne rolin e shurdh-memecit..
.
Eshte me shume se I urryer qendrimi I EDI RAMORTJES qe duhet ta fale Belerin per vjedhje votash dhe ti VENE PRANGAT SI TERRORIST.
.
Eshte me shume se I urryer qendrimi USALI SERBIBERISHES per te cilin eshte hera e pare qe nje veprim thellsisht antishqiptar po e reklamon pa ju dridhur qerpiku nen zgerdhimjen e Kimes se Rradhes se Bidenit qe me Non Graten ndaj Berishes tyre vulosen ne menyre komike tradhetine ndaj kombit shqiptar,,
Shame..shame
Per kritik-kikirikun – Ate qe aq mire e fsheh qeveria e Rames, marreveshjen detare te kopsitur ne favor te Greqise, e nxorri te zbuluar pra euforia e shfaqur ne parlamentin grek per arritjen e asaj marrveshje. Dhe greket nuk entuziazmohen ashtu kot, por ti vazhdo e beso rrenat e Rames ME GJYKATA NDERKOMBETARE qe u betua edhe se kishte paditur per shpifje ate gazetarin Peter Tilde te BILD qe botoi ato bisedat skandaloze te Gjiknur-Manjave me shefa policie ku i urdheronin per masaker zgjedhore…te kujtohet? E pastaj kur gazetari gjerman ja nxorri bojen e rrenes u detyrua te pohoje se ja kish mbytur kot e asnje padi nuk kishte bere ndaj BILD.
Per çeshtjen e Detit.
Ka vetem nje mundesi qe te shkosh ne The International Court of Justice ( ICJ ) ( Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ) ne Hage, dhe International Tribunal for the Law of the Sea ( Tribunali Nderkombetar per Ligjin e Detit ) ne Hamburg.
Ne keto gjykata shtetet ( Palet ) shkojne per kundershtite midis tyre vetem ne rast se bien dakort te dy palet per te bere kerkese per gjykim. Vetem njera pale nuk mund te shkoje.
Pranimi nga pala shqiptare qe te shkoje per tu gjykuar ne gjykatat nderkombetare eshte nje shkelje e rende e kufijve detare dhe tokesore te Shqiperise.
Precizim, je i sakte. Po, me mire te lexojne te gjithe komentin e :
Tabloja sinoptike e zgjidhjes së mosmarrveshejs midis individëve Edi Rama dhe Qirjako, sepse ai koment shpjegon shume qarte skenarin e ndarjes se Shqiperise midis Greqise dhe Serbise nga Edi Rama.
Ky koment duhet te behet copy paste nga te gjithe
Para me shume se 10 vitesh, paraardhesit e kesaj gjoja elite greke e çuan Greqine, dmth vendin e tyre, ne falimentim total nga madhesia e borxhit te akumuluar. Gjermanet talleshin me ta duke ju thene: “shisni disa ishuj dhe paguani borxhet”. Ishte EU qe e shpetoi.
Korrupsioni, nepotizmi, fryrja e administrates ne kufij te papare ne krahasim me vendet europiane, ishin disa nga tiparet e asaj elite dhe kesaj elite aktualisht.
Po te lexosh librin “ Greece’s ‘Odious Debt, The Looting of the Hellenic Republic by the Euro, the Political Elite and the Investment Community, tronditesh nga korrupsioni i ketyre elitave qe na tregojne ne shqiptareve, çfare eshte demokracia.
Shume sakte “chess
player “…
Doja te shtoja diçka tjeter lidhur me kete teme te rendesishme.
Z. Rama ne shume raste ka treguar papergjegjesi te madhe shteterore. Nje nga te fundit eshte premtimi, dhe tash siç permendi vete ne intervisten me gazetarin e “Kathiremini”, realizimi e vendosja e bustit te Konstandin Micotaqis ne Deviçan! Si ish kryeinistri i Greqise qe beri viziten e pare ne Shqiperi ai mbahet mend per gjashte pikat, kerkesat shoviniste ndaj Shqiperise! Nuk ka asnje lidhje me Shqiperine vendosja e bustit te nje armiku te Shqiperise ne Shqiperi! Ky zoteri kryeminister nuk pyet institucionet perkatese te Shtetit Shqiptar por ben premtime dhe pastaj vendime thjeshte personale, jo qeverritare e shteterore. Duket sheshit qe me kryeministrin aktual te Greqise ka bere nje mareveshje, deal personale, “ti me mundeso nje ekspozite personale ne Athine” dhe “une Edi Rama do te nge nje bust per babain tend ne Derviçan”. Kjo eshte thjeshte tregeti midis dy personave, me interesa thjeshte personale, por e keqja e madhe eshte qe ekspozita e Rames iku dhe harroet shpejt, ndersa busti i armikut mbetet pergjithmone si nje gozhde tjeter nastadini e Greqise per Shqiperine dhurate nga Edi Rama!