Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përçarja për Ukrainën: Evropa samit në Paris, SHBA takime me zyrtarët rusë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përçarja për Ukrainën: Evropa samit në Paris, SHBA takime me zyrtarët rusë
AktualitetBote

Përçarja për Ukrainën: Evropa samit në Paris, SHBA takime me zyrtarët rusë

Published: February 17, 2025
Shpërndaje

Liderët kryesorë evropianë pritet të mblidhen këtë të hënë në Paris për të diskutuar politikën e mbrojtjes, dhe mundësinë e një armëpushimi në luftën në Ukrainë. Në bisedime pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja dhe Danimarka, si dhe përfaqësues nga Këshilli i BE-së dhe NATO-ja.

Takimi është organizuar me urgjencë, ndërsa zyrtarët amerikanë përgatiten për një takim me një delegacion rus në Arabinë Saudite të martën. Ministri i Jashtëm francez ka deklaruar se ky samit nuk duhet të “dramatizohet më tepër seç duhet”. Samiti vjen në një moment kritik të luftës, teksa presidenti amerikan Donald Trump ka marrë një rol aktiv për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndër temat kryesore të diskutimit në Paris pritet të jenë edhe shpenzimet ushtarake. Trump ka bërë thirrje që vendet evropiane të rrisin buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së, ndërkohë që objektivi aktual i NATO-s është 2%.

- Publicitet -

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është nisur drejt Arabisë Saudite për bisedime me zyrtarë rusë, me synimin për të negociuar një përfundim të luftës në Ukrainë. Atij i janë bashkuar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, dhe i Dërguari Special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Ende nuk është konfirmuar se me kë do të takohet Rubio, por mediat e huaja raportojnë se ai ka zhvilluar paraprakisht një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të shtunën

Burime për BBC bëjnë me dije se Kievi nuk është ftuar në bisedimet e Arabisë Saudite. Megjithatë, të dielën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “do të përfshihet” në këtë proces.

Takimet në Paris dhe në Arabinë Saudite mund të shënojnë një pikë kyçe në përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?