Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përdhunimi i dy vajzave në Berat, familjet e dy djemve të arrestuar: E inskenuan për xhelozi dhe inat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përdhunimi i dy vajzave në Berat, familjet e dy djemve të arrestuar: E inskenuan për xhelozi dhe inat
AktualitetKronike

Përdhunimi i dy vajzave në Berat, familjet e dy djemve të arrestuar: E inskenuan për xhelozi dhe inat

Published: December 16, 2023
Shpërndaje

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Berat, ku u përdhunuan dy vajza që ishin kunata. Për pasojë u arrestuan dy të rinjtë e moshës 20 dhe 33-vjeçare. Ditën e sotme ka thyer heshtjen familja e 33-vjeçarit Andon Shoshari dhe familja e vajzës 16-vjeçe.

Të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se ata kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur një marrëdhënie (bashkëjetesë) me dy djemtë.

Kunati i Andon Shosharit pohon se e gjitha është një gënjeshtër. “Andon Shoshari ka bashkëjetuar (si të martuar) dy vite më parë me 16-vjeçaren, kur ajo ishte 14-vjeçe, ashtu siç bëjmë ne romët dhe kanë ndenjur disa muaj bashkë e më pas janë ndarë.

- Publicitet -

Ne jetojmë ngjitur me familjen e vajzës, kemi edhe hyrje dalje familjare, vajza është e fejuar. Andoni kishte dalë për kafe me shokun e vet dhe familja Kovaçi ku vajza është fejuar e kanë bërë nga inati duke e detyruar vajzën të denoncojë Andonin, pasi kishin marrë vesh se ajo kishte qenë më parë e martuar me të. Andoni është në burg pa prova e pa fakte, vetëm duke u bazuar në fjalët e vajzës” -, ka thënë ai.

Rudina Jashari, nëna e 16-vjeçares pohon se Andoni është djali i kunatës së saj, me të cilin vajza e saj, Farija ka pasur një lidhje disa vite më parë. Ajo deklaron se të dy djemtë janë djem të mirë dhe nuk e kanë kryer atë vepër. Sipas Rudinës, vajza e saj është gënjyer nga familja e të fejuarit dhe ka gënjyer në polici për ngjarjen. “Mua kunati, vjerra dhe i fejuari i çupës nuk ma lënë ta takoj çupën time” – shprehet Rudina, e cila kërkon nga shteti që vajza ti kthehet në shtëpi.

Babai i 20-vjeçarit Andon Shoshari, ka deklaruar se të gjithë akuzat ndaj djalit të tij janë të pavërteta, se gjithçka është bërë për inat, pasi ai ka pasur një lidhje me vajzën 16-vjeçe dhe pastaj janë ndarë. Ai deklaron se familja e tij dhe e vajzës janë në miqësi mes tyre, se vajza është vajza e kunatit të tij.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur për xhelozi pasi djali kalonte çdo ditë në lagjen “Uznovë”, ku jeton familja ku është fejuar vajza. Babai i Andonit, ka pohuar se pasi ishin informuar për denoncimin, ai e ka çuar vetë djalin në polici për tu sqaruar. Sipas tij, duhet të kryhen hetime të plota pasi djali i tij nuk ka bërë asgjë. Ai deklaron se komuniteti i tyre i marton vajzat sapo mbushin moshën 12-vjeçe dhe mediat nuk duhet të flasin gjëra të pavërteta.

Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, dy të rinjtë e akuzuar për përdhunim janë dërguar në ambientet e paraburgimit të Fierit dhe pritet që Gjykata e Shkallës së Parë Berat të vendosë për ta, brenda afateve ligjore masën e sigurisë, ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi vajzat.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt takim me Ramën
  • Drejtori i Policisë Korçë paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit
  • Të dhëna tronditëse në SHBA, 100 persona vuajtën mbi 4100 vite në burg gabimisht
  • Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar
  • 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

Komentet e Fundit

  1. Shqiperia e Shqiptareve on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. cuf dabjoni on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Studenti on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  4. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on Pushteti i padukshëm
  5. E on E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?