Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfaqësues të rrjetit B40 mblidhen në Tiranë për ndryshimet klimatike, Veliaj: Për 8 vite Tirana arriti në 10 mln turistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Përfaqësues të rrjetit B40 mblidhen në Tiranë për ndryshimet klimatike, Veliaj: Për 8 vite Tirana arriti në 10 mln turistë
Uncategorized

Përfaqësues të rrjetit B40 mblidhen në Tiranë për ndryshimet klimatike, Veliaj: Për 8 vite Tirana arriti në 10 mln turistë

Published: May 22, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në forumin për ndryshimet klimatike, i cili bëri bashkë përfaqësues nga rrjeti i qyteteve B40. Në qendër të diskutimeve ishin aksionet klimatike të ndërmarra nga qytetet, ndërsa u hodhën propozime që mund të përfshijnë të gjithë rrjetin. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi bashkëpunimin mes qyteteve të rrjetit B40, për ndërtimin e një sistemi që funksionon për të mësuar nga eksperiencat e njëri-tjetrit.

Kryebashkiaku theksoi se detyra e të zgjidhurve me votë është të marrin vendime në kohën e duhur, si mbjellja e pemëve apo lirimi i hapësirave pedonale. “Kur transformimet ndodhin shumë shpejt ka disa njerëz që i duartrokasin, thonë: ‘Shumë mirë, të mbajmë ritmin’. Ka disa njerëz që, si themi ne, ‘i zë makina’, kanë një lloj nauze nga zhvillimet e shpejta dhe thonë: ‘I duam gjërat siç ishin’. Por, detyra e atyre që merren me politikë dhe zgjidhen me votë është të marrin vendime. Ka vendime që janë urgjente, kur vjen puna për të mbjellë pemë, për të pasur hapësira pedonale, për të mitiguar problemet që sjell erozioni, stuhitë ‘flash’, apo temperaturat e larta”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se nuk mjafton që një qytet të mbjellë pemë dhe një tjetër t’i presë ato. Sipas tij, në rrugët kryesore ku kalojnë njerëzit për të shkuar në punë ose shkollë, janë përzgjedhur pemë që krijojnë hije urbane, çka mundëson sadopak uljen e temperaturave.

- Publicitet -

“Nuk mjafton që një qytet të bëjë histori suksesi duke mbjellë pemë dhe një tjetër t’i presë pemët. Ky lloj organizimi është si një orkestër, që funksionon së bashku. Ne jemi duke rritur atë që quhet tenda e gjelbër e qytetit, për efekt të uljes së temperaturës. Po të shikoni rrugët kryesore të qytetit, ne përzgjedhim pemë që krijojnë strehë, për t’u siguruar që kur qytetarët shkojnë në punë, në shkollë, apo fëmijët kur shkojnë në kopësht dhe çerdhe, të ecin në rrugë me temperaturë më të ulët. Dua të kujtoj se Parku i Liqenit të Tiranës sot është një nga vendet më të vizituara, por nuk ishte i tillë para 8 vitesh. Atëherë kishim vetëm gjysmën e Liqenit funksionale, gjysma tjetër ishte e zaptuar”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se po punohet edhe për projektin që pritet të finalizojë ndërtimin e disa shtigjeve të gjelbra, që do të lidhë dy parqet qendrore me njeri-tjetrin. “Me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të bëjmë edhe disa shtigje të gjelbra, që i lidhin dy parqet qendrore të qytetit me njëra-tjetrën. Pyetja është: Kush e ka detyrën t’i bëjë këto punë? Përgjigjja është: Patjetër bashkia! Bashkia do investohet edhe për Lumin e Tiranës, që të sigurohet se nuk përmbyt më, dhe në 6 vitet e fundit, pasi punuam 2 vjet, përmbytjet nga Lumi i Tiranës janë një histori që i kemi harruar. Por, për disa punë të tjera, na ndihmojnë edhe qytetarët, si në rastin e mbjelljes së pemëve”, u shpreh Veliaj.

Duke vijuar më tej, ai u ndal edhe te transformimi ekonomik i Tiranës në dekadën e fundit. Ai u shpreh se para 8 vitesh, Tirana kishte 25% të produktit tekstil dhe 25% këpucë, ndërsa sot kjo përqindje ndahet në turizëm dhe punë digjitale, që paguajnë 10-fishin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?