Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i dhanë “dritën jeshile” paketës së 13-të të sanksioneve pak para përvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas raporteve, paketa e re e sanksioneve përfshin masa kundër kompanive nga vendet e treta që konstatohet se po kontribuojnë në shmangien e sanksioneve kundër Rusisë, dhe në veçanti ndalimin e shitjes së produkteve me përdorim të dyfishtë (ushtarake dhe civile).
“E mirëpres marrëveshjen për paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë”, komentoi Presidentja e Komisionit në postimin e saj në platformën X.
“Ne duhet të vazhdojmë të degradojmë makinën e luftës së Putinit”, vuri në dukje Ursula von der Leyen, duke theksuar përfshirjen e 2,000 kompanive dhe subjekteve juridike që ajo i sheh si “presion në rritje ndaj Kremlinit”. “Ne po kufizojmë më tej aksesin e Rusisë në dronët”, shtoi presidentja e Komisionit.
“Paketa më e gjerë e sanksioneve”
“Kjo është paketa më e gjerë e sanksioneve e miratuar nga BE”, thotë Presidenca belge e Këshillit Evropian në një njoftim lidhur me këtë.
Paketa do të kalojë me miratimin me shkrim për t’u ratifikuar zyrtarisht më 24 shkurt , thuhet në të njëjtin njoftim.
Hungaria në fakt po vononte miratimin e listës, pasi donte që kompania bërthamore ruse Rosatom, e cila mbulon 50% të furnizimit me energji elektrike të vendit, të përjashtohej nga masat kufizuese . Me gjithë këtë vonesë të lehtë, megjithatë, “paketa” e re do të ratifikohet në 2 vjetorin e pushtimit rus.
Në të njëjtën listë, në të njëjtën kohë, janë edhe institutet ruse që kanë marrë përsipër “trajnimin” e fëmijëve të rrëmbyer nga Ukraina.
Shtatë vende jashtë BE-së nën mbikëqyrje të ngushtë
Në thelb, “paketa” e re e sanksioneve thekson trajtimin e anashkalimit të tyre.
Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Kirgistani, Uzbekistani, Serbia dhe Armenia monitorohen nga afër nga BE, ndërsa i dërguari i posaçëm David O’Sullivan ka vizituar të gjitha vendet, Turqinë tashmë dy herë, për të bindur qeveritë lokale të bëjnë më shumë që sanksionet të mos anashkalohen.
Vitin e kaluar, BE-ja prezantoi një mekanizëm për të kufizuar anashkalimin e sanksioneve, i cili lejon Bashkimin të kufizojë hyrjen e mallrave nga vendet dhe jo nga kompani të veçanta.
j.l./ dita

Ooooo ju hengrete mortja,,20 mendje,jane hic mendje.Femija me ebe shume,del sakat thote populli i mencur i lashtesise shqiptare. Sot Sulmi rus kundr Ukraines mbush 2 vjet.Akoma nuk i pasket vendosur Sanksionet?
Qerrja juaj eshte shume e avashte. Kina ,Koreja Veriut,Irani,nuk presin Samitin e X,Y,per te derguar Arme ne Rusi..Parlamentet i kane me nje dore,megjithese nuk eshte nevoja fare.Sa te arrijne predhat dhe fysheket ne Ukraine,,iku Baht-muti e Baft gremismi.Kerkesa behet sot,,armet arrijne pas 6 muaj,.Gjysma arrijne,gjysma vidhen,,Te mjere luftetare qe vdesin ne llogore pa armatim,sepse tabute dhe pengesat ligjore te Burokracise se korruptuar Evropiane,jane si kali germuq,qe ta le karrocen ne mes te rruges.
Lironi gazetarin Julian Assange o plehra AngloAmerikane qe merrni pjese dhe ne Genocidin Palestinez. Ju dergoni Arme, ushtare dhe para per te ndihmuar Izraelin qe te beje genocid ne Palestine. Ju shofre fara ju ndyresira hipokrite
Cfare ben shtetari hajdut?
Kryeministri hajdutMinistri hajdut,Shtabi i pergjithshem i kryeministrit hajdut,,ben Hatane.
Ben hatane jo vetem popullit te vet,por edhe Rajonit,Aleateve.
Sikur Sali Berisha mos kishte mbyllur fabrikat e armeve,municioneve,exploziveve,Jo vetem do punesoheshin 5 mije shqiptare,por do te kishte te ardhura ne buxhet dhe do ndihmonim edhe Kosoven dhe Ukrainen.
4 miljone fysheke qe prodhonte Policani ne vit,,200 mije kallashnikove qe prodhionin Gramshi dhe Policani,,para se BE,keshilli evropes,parlamenti evropian,Bundesshtagu gjerman te Ratifikonin marreveshjet,,Ata ukrainet kishin vdekur ne llogore.
Do ti ndihmonte Shqiperia e vogel,por me nje potencial te madh te prodhimit te armeve..
Te pakten mos te vdisnin pa fysheke,si po vdesin sot ushtaret ukrainas ne Baftmut,se i ka qelluar bafti keq,qe te presin pleqte e plakat e Evropes sa te vijne ne nje mendje.