Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfitimet për punonjësit e administratës që do të dhurojnë vullnetarisht gjak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përfitimet për punonjësit e administratës që do të dhurojnë vullnetarisht gjak
AktualitetShoqëri

Përfitimet për punonjësit e administratës që do të dhurojnë vullnetarisht gjak

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Dy ditë pushim nga puna për dhuruesit vullnetarë të gjakut. Vendimi që ka hyrë në fuqi prej pak ditësh (pas botimit në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, siguron një sërë lehtësirash për të gjithë punonjësit e administratës, të cilët do t’i bashkohen skemës së dhurimeve vullnetare të gjakut. Krahas dy ditëve të pushimit, të cilat do të jenë të paguara nga puna, për punonjësit që do të dhurojnë deri në tre hërë në vit gjak, do të bëhet e mundur edhe akomodimi i tyre për pushime një javore pranë shtëpive tëpushimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme me çmime preferenciale.

Do të jenë institucionet e administratës shtetërore që do të organizojnë çdo muaj, sipas një grafiku të përcaktuar prej tyre, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, veprimtari të dhurimit vullnetar të gjakut pa pagesë, nga punonjësit dhe nëpunësit e administratës shtetërore. Kjo me qëllim që edhe puna në strukturat përkatëse të mos ndalohet. Institucionet e administratës shtetërore njoftojnë punonjësit dhe nëpunësit e tyre për ditët e planifikuara të dhurimit vullnetar të gjakut.

“Punonjësit/nëpunësit e administratës shtetërore, të cilët dhurojnë vullnetarisht dhe pa pagesë gjak, kanë të drejtë qëtë largohen ditën e dhurimit kundrejt detyrimit të institucionit për të paguar rregullisht ditën e punës. Po ashtu, do të mund tëmarrin pushim edhe ditën e nesërme të dhurimit kundrejt detyrimit të institucionit për të paguar rregullisht ditën e punës. Vetë strukturat përkatëse të administratës do të marrin masa për të garantuar mirëfunksionimin e veprimtarisë së tyre në ditët që punonjësit largohen nga puna për këtë arsye.

- Publicitet -

Pushimet për dhuruesit e rregullt

Sikundër edhe u theksua më lart, për të gjithë punonjësit që do të dhurojnë  tre herë apo më shumë gjak në mënyrë vullnetare gjatë një viti, do të mbulohen edhe pushimet një javore. “Punonjësit/nëpunësit e administratës shtetërore, të cilët dhurojnë vullnetarisht dhe pa pagesë gjak, minimalisht tri herë në vit, mund të akomodohen kundrejt tarifave preferenciale të përcaktuara, për 7 ditë në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, saktësohet nëvendim. Edhe në këtë rast do të hartohet nëj grafik nga institucioni përkatës me dy ministritë e përmendura. Mininistri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ajo e Mbrojtjes dhe e Brendshme, së bashku me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe institucionet e administratës shtetërore po marrin të gjitha masat e duhura për zbatimin konkret të këtij vendimi të miratuar gjatë muajit të shkuar nga Këshilli i Ministrave.

Grupet që mund të dhurojnë gjak

Gjak mund të dhurojnë gjithë gratë e burrat e moshës midis 18-65 vjec. Për të mbrojtur shëndetin e marrësit të gjakut është e rëndësishme që dhuruesi të gëzojë shëndet të plotë dhe të mos ketë sjellje në risk. Të gjithë dhuruesit duhet të kalojnë testin e historisë së sëmundjeve përpara dhurimit.Gjak mund të dhurohet në cdo bankë gjaku spitalore ose në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Shërbimi i mbledhjes së gjakut 24 orë ofrohet në bankat e gjakut nëQSUT dhe spitalin Universitar të Traumës, ndërkohë që në gjithë bankat e tjera të gjakut dhe në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit tëGjakut, mund tëdhurohet në orarin 800-1600.Përpara dhurimit mjeku kryen vizitën mjekësore të kandidatit për dhurues si edhe heton historinë e sëmundjeve të tij përmes pyetjeve mbi shëndetin e përgjithshëm dhe stilin e jetesës. Këtë mjeku e bën përmes një pyetësori standard për seleksionimin e dhuruesve të gjakut. Në se nga ky takim paraprak mjeku konstaton se gjendja shëndetësore e dhuruesit nuk është optimale bën një përjashtim të përkohshëm nga dhurimi të kandidatit për dhurues dhe e fton atë të dhurojë gjak në një moment tjetër. Dhuruesit të përjashtuar i parashtrohen të gjitha motivet e përjashtimit apo shtyrjes së dhurimit.

Si kryhet një dhurim gjaku

Një dhurim i gjakut të plotë zgjat mesatarisht 15 minuta, ndërkohë që një dhurim plazme me aferezë zgjat 30-60 minuta. Një mjek ose një infermier kryen mbledhjen e gjakut nga dhuruesi i cili shtrihet në një poltronë të posacme për dhurimin e gjakut. Pas një dezinfektimi të kujdesshëm të krahut të dhuruesit, kryhet shpimi i venës me një age, e cila është e lidhur në system të mbyllur me qesen e gjakut. Qesja e gjakut vendoset në një nivel më të ulët se krahu i dhuruesit dhe gjaku mblidhet vetëm me rrjedhje të lirë. Mbledhja e gjakut është një procedurë e kontrolluar dhe e sigurtë: të gjitha aget dhe tubat e sistemit të qeseve që përdoren për mbledhjen e gjakut janë sterile dhe me një përdorim të vetëm. Nuk ka asnjë risk infektimi nga dhurimi i gjakut. Trupi i dhuruesit kompenson brenda  24 orësh të gjitha lëngjet e humbura nga dhurimi i gjakut.

Dhurimi i gjakut mund të jetë “rastësor” ose “periodik”. Dhuruesi konsiderohet si periodik kur dhuron gjak më shumë se dy herë. Objektivi i gjithë qendrave transfuzionale është shtimi i dhuruesve periodikë, të cilët janë më të kontrolluar dhe më të sigurtë për pacientin se sa ata okazionalë.

Për të mbrojtur shëndetin e dhuruesit dhe të marrësit të gjakut mbi çdo dhurim gjaku kruhen disa testime. Testimet që kryhen mbi çdo dhurim gjaku në vendin tonë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të marrësit të gjakut janë si në vijim: “Testim për antigen e antitrupa për virusin e imunodeficioncës humane (HIV), testim për antitrupa ndaj virusit të hepatitit C, testim për antigenin sipërfaqësor të hepatitit B, testim për antitrupa ndaj treponema pallidum (Syphilis) HCV ARN, HIV ARN dhe HBV ARN.

Ndërsa testimet të cilat kryhen tek dhuruesit vullnetarë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të dhuruesit janë: Kreatinemi, Proteinemi, Gjak komplet, Ferritinemi ALT, Kolesterolemi, si dheTrigliceridemi. Në se këto ekzaminime nxjerrin në pah vlera jo normale dhuruesi informohet nga Qendra e Gjakut ose nga organizata partnere që e ka rekrutuar.

Përdorimi i gjakut

Janë të shumta sëmundjet kur transfuzioni i gjakut është vërtet një mjekim jetëshpëtues. Në aksidente dhe ndërhyrje kirurgjikale, në raste të sëmundjeve kronike të gjakut sikurse janë anemitë e lindura si: talasemia, drepanocitoza, për të kaluar gjendje shëndetësore kritike që i dedikohen sëmundjeve të gjakut si leucemitë, apo përdorimit të kemioterapive në rastin e të sëmurëve me kancer. Po ashtu duhet për kemioterapitë të cilat përdoren për të shkatërruar qelizat tumorale mund të dëmtojnë edhe qelizat e palcës së kockave ku prodhohen qelizat e gajkut dhe për këtë lind nevoja e zëvendësimit të tyre me transfuzion.

 

Përjashtim të përhershëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që kanë:

  • Sëmundje kardiovaskulare
  • Sëmundje infektive si (Hepatit viral B, C, TBC, HIV, Sifiliz)
  • Kryer transplante
  • Diabet insulinovartë
  • Sëmundje autoimune
  • Tumore malinje
  • Epilepsi
  • Sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi, si dhe përdoruesit e alkoolit dhe drogës.

 

Përjashtim të përkohshëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që kanë:

  • Marrë antibiotik ose sapo kanë mbaruar kurën 7 ditore me antibiotik.
  • Kollë dhe dhimbje fyti.
  • Kryer një ndërhyrje kirurgjike brenda vitit.
  • Gratë gjatë shtatzënisë dhe një vit pasi kanë lindur, si dhe gjatë ciklit menstrual.
  • Bërë tatuazhe apo pircinge në 4 muajt e fundit.
  • Marrë transfuzione gjaku gjatë një trajtimi mjekësor apo ndërhyrjeje kirurgjike.
  • Bërë një vaksinë.
  • Kryer marrëdhënie seksuale të rastësishme.
  • Alergji të ndryshme në fazën akute.
  • Kryer ekzaminime endoskopike.

 

Sa shpesh mund të dhurojmë gjak?

  • Të rinjtë që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe peshojnë 50 kg dhurojnë 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj (me miratimin e prindërve).
  • Burrat mund të dhurojnë 4 herë gjak gjatë një viti, me një diferencë prej 12 javësh midis dy dhurimeve të gjakut.
  • Gratë në moshën e pjellorisë këshillohet të dhurojnë gjak 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj.

 

Sa gjak dhurohet ?

  • Sasia maksimale e gjakut të marrë sipas ligjit në fuqi për secilin dhurues është 450ml (±10%).
  • Marrja e gjakut zgjat rreth 5 deri 8 min, dhe kryhet me materiale mjekësore sterile dhe njëpërdorimshe. Sasia e gjakut të dhuruar zëvendësohet brenda pak orëve, ndërsa duhen rreth 20 ditë që të rifitohet numri normal i qelizave.

 

Çfarë duhet bërë para dhe pasi dhurohet gjak?

Ditën që do të dhuroni gjak hani një mëngjes të lehtë dhe pini sa më shumë lëngje, si para ashtu edhe pas dhurimit të gjakut. Këshillohet të mos përdoren pije alkoolike dhe duhan. Mos kryeni aktivitete fizike të forta. Përpara dhurimit të gjakut mjeku do të bëjë kontrollin dhe vlerësimin klinik të dhuruesit (peshën, rrahjet e zemrës, tensionin, hemoglobinën), dhe do të kryej një bashkëbisedim të shkurtër me qëllim përpilimin e një pyetësori, gjë që përcakton aftësinë dhe pranimin për dhurim të gjakut.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?