Nga Sefer PASHA
Kam ardhur tek varri i rrënuar i Shote Galicës në vendin e quajtur Teqja e Fushë Krujës. E vështroj varrin sikur të jem aktor e po luaj ndonjë film dokumentar. Heroinën e Kosovës për të cilën janë shkruar një vargmal me libra, janë realizuar filma, balete e janë kënduar në koncerte qindra këngë, fati pas kaq motesh e ka braktisur. Varri është mbuluar nga ferrat, drizat, myshqet e pluhuri. Mbi pllakën e plasaritur vallëzojnë një çift hardhucash. Përbri varrit në një rrugë të verbër lëvizin udhëtarë të vetmuar, gjahtarë të fshehtë, kositës bari, vrasës, trafikantë të drogës e njerëz që e kanë humbur rrugën. Edhe për shkak të autostradës Tiranë – Shkodër varrin po e përthith pylli i ndërtimeve që çdo vit bëhet edhe më i egër. Askush nuk e viziton më varrin e femrës më me emër në Shqipëri. E para është Shote Galica e pastaj renditen të tjera gra e vajza që kanë bërë histori. Dikur vinin me dhjetëra autobusë me nxënës si dhe turistë nga bota. Tani vetëm vajton era e maleve të Krujës dhe një shpend i zi. Vendasit thonë se është një korbë dhe, si të jetë vajtojcë nga ato të Radishevës, mërmërin fatin e Shote Galicës…
***
Që kur pas zgjedhjeve u bë Kryeministër Fatos Nano një grup atdhetarësh nga Prishtina, nga Galica e Azem Galicës dhe nga Radisheva, ku ka lindur Shote Galica bënë disa kërkesa që eshtrat e Shote Galicës të zhvarroseshin dhe pastaj ato të varroseshin pranë burrit të saj Azem Galicës në Drenicën e Pashës. Por të gjitha kërkesat, takimet, konsultat dhe në bisedat me deputetë dhe njerëz të jurisprudencës përfunduan në koshin e plehrave. Herë me po, po dhe herë jo, jo. Këshilltarët e Nanos përgjigjeshin se Shote Galica nuk mund të zhvarroset. E kundërshton komuniteti i kosovarëve që banojnë në Fushë – Krujë. Por trokitjet nuk u sosën edhe kur u ndërrua pushteti i Fatos Nanos. I njëjti avaz që nga Galica e Radisheva e nëpër zyrat e shtetit shqiptar ku ndërrojnë “foletë” punonjësit e partive politike. Asnjë zgjidhje e qashtër. Kosovarëve të interesuar u thuhej tipikisht shqiptarçe se “çështjen e zhvarrimit të eshtrave të Shote Galicës e kemi në shqyrtim”. Por deri më sot asnjë mendje kreative dhe vizionare nuk i ka dhënë zgjidhje. Kosovarët venë e vinë dhe i përsëritin kërkesat në trajtat më të ashpra përtej limiteve gjersa çështja përsëri zerohet.
Prej luginës filloi të fryjë era e vjeshtës. Pa i hequr sytë nga fotografia e Shote Galicës era e rrëzës së malit më kujtoi “Baladën e burgut të Ridingut” të Oskar Uajlldit. Dhe ashtu i hutuar recitoja vargjet: – “O erë e mjerë, ç’të kishim bërë/ që s’na u ndave në ketë mjerim”. Pse shkove kaq larg m’u duk sikur më tha Shota që nga pllaka e varrit? Ngrije zërin dhe këndo vargjet e këngës që këndohet në Radishevën ku kam lindur: “Ç’janë këto gjamë qi po i bjen era?/ Po liftojnë Rugova e Peja/ Na u ka rrasë serbi tek dera”.
Dhe unë ashtu bëra. Tek po lexoja emrin Shotë m’u kujtuan tregimet që kam mbledhur në Radishevë dhe në Galicë të Drenicës së Pashës. Shota e vogël mësoi prej atit të saj Halil Sejdisë se përse kjo pjesë e Kosovës quhet Drenica e Pashës. Komandanti i ushtrisë turke quhej Jashar Pasha. U përpoq që ta nënshtronte Drenicën. U kërkoi drenicasve që t’i sillnin një nga vajzat e bukura që t’i shërbente. Por populli i Drenicës e sulmoi. Dhe Jashar Pashës në fill i shpëtoi koka. Dhe kështu këtyre viseve u mbeti emri Drenica e Pashës. Ç’fat të çuditshëm që ka kjo grua i thashë vetes. Në Kosovë dhe në Shqipëri ajo njihet me emrin Shote Galica. Por në fakt në dokumentin e lindjes nuk e ka emrin Shotë. Ati i saj Halil Sejdia dhe e gjithë familja në Radishevë vajzës që u lindi pas gjashtë vëllezërve ata u gëzuan dhe emrin ia vunë Qerime. Por për çudi në vitet që rrodhën vajzës së vogël askush nuk i thirri me Qerime. Ati i saj Halil Radisheva nisi ta thërriste qysh të vogël me emrin Shotë. Me këtë emër në Kosovë i thërrisnin rosës. Shotë në Kosovë u thërrisnin vajzave me trup të vogël. Ashtu qe dhe Qerimeja. Me shtatë të shkurtër e topolake. Dhe ati Halil Radisheva filloj t’i thërriste “Shota e babës”. Ai kurrë nuk e kishte menduar se me emrin përkëdhelës Shotë të bijës Qerime do t’i thërrisnin jo vetëm familja, por tërë Radisheva, Galica ku ajo u martua me Azem Galicën, Drenica, Kosova, Shqipëria dhe Evropa.
***
Nuk i ndaj dot sytë në shkallë vështrimi nga fotoja e plasaritur e puthitur açik pas pllakën së mermerit. Portretit të Shotës si të jetë një perlë fishtiane i bie në sy cepi i gërshetit. Në rininë time, kur u bëra burrë e deri sa u përmbys socializmi të gjitha vajzat dhe nuset imitonin “rosën” e Radishevës. Në të gjitha shkollat e mesme vajzat i shikoje me ngazëllim të epërm që të thurnin gërshetat si Shota. Shprehjet “sa shumë që i ngjan Shotës moj goce” ishin në fjalorin e përditshëm. Valltari Besim Zekthi në rolin e Azem Galicës nuk e realizoi dot një valle me motive nga Drenica e Pashës se nuk u gjet një kërcimtare që t’i ngjante nga gërsheti Shote Galicës. Mendimet m’i ndërpret një fshatar që po kalonte sipër varrit të Shote Galicës i hipur mbi kalë. “Vate Shota” më tha ai pa i folur unë. U çudita. Nuk ka më Shote Galica vazhdoi ai. Edhe pllakat e lapidarit ia vodhën. Kam dëgjuar se do t’ia rrëmbejnë eshtrat dhe do t’i çojnë tek burri i saj në Drenicë, Azem Galica. Kështu e do edhe zakoni. E ndërpreva dhe i thashë se kush e thotë këtë gjë. “Kështu flitet lart e poshtë kësaj rrëze” u përgjigj ai.” Tek burri të shkojë” ore mik. Tek Azem Galica. Në kohën e mbretit Zog nuk e ndihmuan. Shotën e sëmurë me plagë të gangrenizuara nga plumbat e lanë pa bukë me të tre fëmijët jetimë që i kishte me vete. Dhe Shote Galica për të mbajtur fëmijët jetim të trimave të Drenicës u detyrua dhe e shiti kalin e Azem Galicës. Kur ma tha këtë gjë u drodha. E pyeta me këmbëngulje se kush nga vendasit e bleu kalin e Azem Galicës. Fshatari ngriti supet. Mbase e di baba që është 90 vjeç. Baba e ka parë me sytë e tij Enver Hoxhën në janar të vitit 1968 kur ai qau si fëmijë tek lapidari kushtuar Shote Galicës. Ishte shumë e re tha Enver Hoxha. 32 vjeçe. I kam thënë vajzës Pranverës që të lërë një gërshetë si Shota nga Radisheva e Drencës së Pashës.
***
Lëviz nga vendi dhe nis të pastroj barin dhe gjembat e kuq të verës. Nëpër pllakat e hequra të mermerit ferrat kanë hedhur rrënjë e kanë lëshuar sythe. Askush nuk mendon për varrin e harruar. Pjesa më e madhe e kosovarëve të ardhur nga Drenica e Pashës dikur, kanë emigruar. Kanë mbetur ca pleq. Dhe këta janë të fundit. Jam takuar shpesh me ta. U vjen keq për varrin e Shotës. Por nuk kanë takat. …E ndërsa e pastroj varrin me aq sa mundem mendja ime harbon për në Galicë të Kosovës. Kam shkuar disa herë mes për mes pyjeve të Përçevës dhe të Gllaverës të komunës së Rahovecit, ku është humnera më e madhe që njihet me emrin “Çuku që kërcet”. Aty Shote Galica me trimat më 17 korrik 1924 në thellësi të shpellës e fshehën trupin e Azem Galicës. Ishte amaneti i tij. Trupi i Azem Galicës të mos binte në duart e çetnikëve serbë. Në buzë të humnerës së shpellës “Çuku që kërcet” kam dëgjuar tregimet e malësorëve. Trupin e Azem Galicës trimat e çetës e afruan në buzë të shkëmbit, ku siç thuhej po të hidhje një gur ai fillonte të tringëllinte pambarim derisa të binte në fund të humnerës. Si në ndonjë tragjedi atje në mes të errësirës vikat zëri i Shote Galicës: – “Sillni konopët!”. Dhe trimat zbatuan urdhrin. Shote Galica mbante një fener. I përkëdheli me dorë fytyrën Azemit, i rregulloi kësulën e bardhë në krye dhe trupin e të shoqit e mbështolli me dy jorganë. Trimat e lidhën trupin e mbështjellë prej Shotës me një litar të gjatë. Nipërit e Halim Përçevës, i cili bashkë me Shotën ka ulur me litar trupin e Azem Galicës tregojnë se fjalët e fundit të Shotës të larë në lot kanë qenë: – “Azem! Ngreje kryet dhe një herë! Shiko shokët, Drenicën dhe Kosovën. Ti në male e pate folenë”. Trimat filluan ta lëshojnë litarin e gjatë. Shota priste në merak. Po litarët mbaruan. Fundi i shpellës nuk dihej. Pastaj Shota i urdhëroi trimat: – “Shtrëngoni zëmrat vllazën. Lëshojeni!” Dhe shokët e çetës e lëshuan trupin e Azem Galicës.
Sa herë e kam dëgjuar këtë tregim atje në pyjet e Drenicës e kam kujtuar Shote Galicës. Dhe tani pranë varrit të saj këtu në arat e djegura të Fushë Krujës bie në mendime. Përse nuk e lejojnë që edhe trupi i Shotës të shkojë në Galicë tek i shoqi. Azem Galica shumë mote më vonë është nxjerrë nga shpella e Perçevës. “Jeta e njeriut është si stinat e vjetit” thonë në Radishevë dhe në Galicë. Unë besoj në misteret e kësaj bote. Jam i sigurt që kur Azem Galicës t’i shkojë tek varri nusja e tij e bukur Shota ata të dy do të kuvendojnë gjerë e gjatë. Dhe kanë se çfarë të tregojnë.
…Fjalën e merr i pari Azem Galica. E mban mend, i thotë ai Shotës. Të dy prej Gjergjevikut po lëviznim të hipur në kuaj për të dalë në Fushën e Kralanit. Por e humbëm rrugën. Thirra një djalë që po kosiste dhe i thashë të na nxirrte në katundin Gergovac. Djaloshi më pyeti se kush isha dhe unë i thashë se isha Miliq Keresta. Djaloshi sikur ta kishte pickuar gjarpri më tha : “Pse ti je Miliq Kresta, ai çetniku që grabit çikat tona dhe ua shpie shkive në Beograd?” Po ju përgjigja. Ç’at grue e kam rrëmbyer sot. Dhe i tregova kalin ku ti Shote rrije e na dëgjoje. Djaloshi nuk foli. Tha vetëm një fjali. “Pas ani hajde!” Dhe nuk e zbërtheu më gojën. Bëmë një copë rrugë dhe unë e pyeta: – A vjen knenaj Azem Galica i veshur tebdil? Kam dëgjuar se e kanë vrarë tha djaloshi i bërë pikë e vrer. Nuk po më njeh i thashë aty për aty. Jo, valla, u përgjigj djaloshi që nxinte si retë e Çiçavicës. Unë bre djalë jam Azem Galica dhe ajo e hipur në kalë është gruaja ime Shota. Më fal, o Azem Galica, tha djaloshi. Prej idhnimit fola ashtu. Si është e mundur i thashë vetes që për së gjalli të Azem Galicës Miliq Keresta të grabit çikat tona. Si mundet të jetë tek Rrasa e Kralanit Miliq Keresta kur është gjallë Azem Galica?
Pastaj nis të tregojë Shota. Dhe ngjarjet e tyre nuk kanë mbarim…
Nuk e di se sa e saktë është ajo që më tha malësori i Fushë Krujës se po përpunohet kurthi që të rrëmbehen eshtrat e Shote Galicës. Por lufta për ta zgjidhur zyrtarisht vazhdon. Informacioni i fundit më vjen nga komuna e Skënderajve. Në Galicë dhe Radishevë po mblidhen firmat që trupi i Shote Galicës të vejë tek buri i saj Azem Galica. Një tis misteri e mbulon këtë dramë. Po bëhen mbi njëzetë vjet dhe vazhdon i njëjti avaz.
Mbështetem tek pllaka në formë trekëndëshi ku janë shkruar ca parulla partie. Nëse nuk do të ketë zgjidhje juridike fundja le t’i rrëmbejnë eshtrat e Shote Galicës. E ç’krim do të quhet ky? Cila do të jetë akt – akuza nëse edhe unë do të jem një ndër nga ata që do t’i rrëmbejmë eshtrat dhe do shkojmë t’i varrosim në Galicë të Drenicës së Pashës? Kurrë nuk kam kryer ndonjë vepër penale. Sa krenar do të jem kur t’m’i vënë prangat.
Kështu mendoj tek varri i braktisur i Shote Galicës.
E hodhe helmin e gjarperit, Sigurimi!
Paska qare enver hoxha tek varri Shotes!Kane qene lot krokodili,si lotet tek rivarrimi Nako Spirut,,tek rivarrimi Qemal Stafes,.Enver Hoxha nuk qau per te jatin.Vetem per vdekjen e vet qante enver hoxha.
Ahmet Zogu me sa pat mundesi i sistemoi kosovaret ne Rrashbull,ne Fushe Kruje,ne Myzeqe,ne fushe te Elbasanit,i fali toke e truall per shtepi.Edhe sot aty i ke Kosovaret.Kurse enver hoxha i sistemoi ne Spac e Burrel,ne kampe Internimi ne Seman,ne Karavasta.Enver hoxha e urrente Kosoven dhe kosovaret dhe ju zagaret e sigurimit jeni krijuar per te gjuajtur kosovaret.Cdo kosovar qe hynte ne Shqiperi ishte nje armik,qe ju e ndiqshit dhe e perndiqshit jo deri ne Spac,,por deri ne varr.
Ne ju njohim,por kosovaret ju tolerojne,ju quajne edhe vllazen shqiptare,,ju pranojne edhe ne Kosove.
Oj Kosove!Sigurimin shqiptar e krijoi Dushan Mugosha dhe Miladin Popovici.Nga vez e gjarperit del gjarper,nuk dalin zogj.
Kërkon të krijosh përçarje ti mut muti. E dinke mirë që nga veza e gjarpérit, dalin vetëm gjarpérinj, sepse vetëm kështu spjegohet helmi që mban dhe nuk të liron! Ke 30 vjet që vetëm vjell vrerë, duke na gënjyer me “historitë” e bejlerëve, zogistave, ballistave, fashistave, nazistave, serbistave, grekérve dhe soji e sorollop!
demo maskarai= Enver Memishaj (kryetar i ShIK në Vlorë në 1997) shërbëtor i Saliut me prejardhje balliste
Komentues të dashur, vlerësojini ju tani komentet e këtij gjarpëri saliserbist
Klasa po9litike renegate që erdhi në fuqi pas 1992 me Sali Bishën goditi rëndë herojtë e dëshmorët e atdheut e kombit ,u ngriti përmendore tradhtarve të kombit.U lanë në mëshirë të keqëbërsve monumentet e herijve e dëshmorve ,siç kan lënë varrinë e heroinës SHote Galicës ,më duket vepër e skulptorit madhë Kristaq Rama ,inaguruar në v. 1962 Nga Enver Hoxha .Pra veçë varrit shumë të bukur e nderoi SHote Galicën me titullin Heroina e popullit.I thurën dhe këngë shumë të bukura trimërie të cilat mbeten në fondin e artë të folklorit shqiptar.Ja dy strofa :
*Shota e Azemit!..
Hajde Shote, mashalla –
Me Azemin, krah për krah !
Shota e Azemit –
Mbesa e Skënderit !
E veshun si burrë –
Nuk u trembe kurrë !
Rrugën që ti ndoqe –
frymëzoi gjithë popullin !
Shota nëpër male –
Shqiponjë kosovare !
Shota n’ borë e n’ shi –
Luftoi për Shqipni !
Shotë, moj heroinë,
Nderove Shqipninë !
Sugjerim ,Respekte pa fundë gazetarit *****Sefer Pasha ,për sensibilizmini te Gazeta Dita .Vërtet je Pasha JE ATDHETAR. Por ki kujdes zhvarrosja bëhet vetëm me ligjë .Nuk preket varri i Heroinës Shote Galicës !!! Ai zhvarroset vetëm me komision ligjor -shteror ,jo rrëmbim !. Dihet ë serbët e urrejnë tmerrësisht çiftin ,ata e kan në “grykë të pushkës” Shote Galicën bashkë me trimin Azem Galica ,por këta i vunë Serbët në grykë të topit,se pushuan luftën kurrë për atdhe .Z. Sefer ,merre mundimin tako kryeministrin Rama ,mendoi se zgjidhë problemin ,i ati skulptor e ideoi dhe ralizoi varrin simbol të Shote Galisë ,i takon të birit EDI Ramës ta rehatoj Heroinën afër bashkëshortit Azemit në Galicë të Pashajt kosovë .Sa për ata kosovarët e Fushë krujës e paskan harru ,e kan mbulu ferrat.
O demo o shërbëtor i reaksionit dhe obskurantizmit më të zi
O demo o shërbëtor i reaksionit dhe obskurantizmit më të zi.
Nga e bere “Mbesen” e Skenderit o lo…….e me comentin Fteri?
Ai ishte Epirote dhe sipas “historianit) te famshem Xhufit u Pagezua nga Greke Orthodhokse ne Katolike per “aresye Strategjike”!
Akoma nuk ka mbaruar kjo “Strategy” o to……e?
Heronjte tuaj Oanllinjte qe nga Deputete i Parlamentut turk Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet, Hamzate, Mah-Mutet, Enveret, Qemalet, Idrizet, Sulejmanet etj i quanin Kaurre te Derrit ata qe mbajten Identitetin dhe Kombesine Greke qe nga koha e Majmunit.
Lum si ata qè dhanè Jetèn pèr Shqipèri. Kurdoherè e nè çdo kohè qè pèrmendet emri i tyre tè ngjallin njè emocion aq tè madh, saqè ai loti i ngrohtè tè gudulis faqen. Jeta e Shote Galicès èshtè njè frymèzim i gjallè i trimèrisè dhe emancipimit. Njè foto e tyre ku Azemi èshtè ulur dhe Shota nè kèmbè i mbèshtetur tek supet e tijè, janè mbledhur e gjitha veprimtaria e Jeta e tyre heroike pèr Liri e Bashkim Kombètarè. Lavdi!!! Besoj qè varret e shenjta tè tyre duhet tè vendosen pranè njèri tjetrit, nè mos atje ku mendon zoti gazetarè, tè bèhet njè varrezè pèr Heronjtè e Kombit tè Shqipèrisè sè Bashkuar, atje nè Prizren.
Ca a kini keta emra cicavica me vica? Nderroni emrat se nuk jane shqip.
SHQIPTARET KENDEJ DRINIT
I LLASTOI FATI
GJITHE TROJET E TJERA
HASMI NA I XHVATI
KETA BYTHPAMBUKER
NUK DUAN TJA DIJNE
PER KOSOVE E ILIRIDE
PER ULQIN E CAMERINE
KOSOVES NE FYT
I KANE VENE LITARIN
KETA HORRA E QORRA
LUFTOJNE KOSOVARIN
I PARI DOVLETI
KOKA MOS I QOFTE
BERE PALE ME SERBIN
ZOTI E MALLKOFTE
NUK PYET KOSOVARI
PER KETA JEZIT
DITA DO TE VIJ
DO TE DAL NE DRITE
Ky shkrim bashke me komentin tim moderatori e ka nxjerre nga arkiva 2-3 viteve te shkuara.Dy heronj te qendreses kombetare me kane lene dy fjale te Mencura,jane dy te njohurit e mi te 36 viteve te shkuara,,Heroi i Rezistences ne Burgjet komuniste Bardhosh Gjonzeneli dhe Heroi i Kosoves Haziz Zhilivoda.
Ishin muajt e pare sapo ishte formuar shoqata e te perndjekurve politike.
Bardhosh Gjonzeneli me tha:-Te kisha dhembe te kafshoja,dija une ku i ngulja dhembet.
Hazis Zhilivoda me tha:3 milone jemi,,Po te ishte per te vrare,,dija une ke vrisja.
Keta burra qe e vuajten mbi kurriz burgun e enverit,na mesuan se kemi hasmin serbo-grek te forte tek gardhi.
Ketij Ersoganit i them qe ta dinte Skenderbeu se kishte greke,qe pretendonin EPIRIN, DO TE LUFTONTE ME GREKET, ashtu si luftoi me Venedikun.Po se ne cfare vrime ishin futur greket ne kohe te Skenderbeut,,jo Epiri,po as Athina nuk kishte greke.
Bullgare,rumune,Hungareze,shqiptare,serbe Bosnjake,Kroate, bene qendrese Turqve sipas takatit,,por vetem greke nuk ka.Nuk ka nje beteje Turko-greke.Edhe ato masakra qe beri sulltan Mehmeti ne More,i psuan shqiptaret arvanitas qe banonin Atje prej shekujsh..sa e detyroi Skenderbeuan te prishe paqen me sulltanin dhe ti bjere garnizonit qe kishte ne Manastir. Se nga u fanepsen greket ne 1821,,se si u bene greke camet e Sulit Marko Bocari e Noti bocari,Ali Farmaqi,odhise Andruci,Gjon Gjika Terbaciot si Johann Capo d`istria,Todhi Duka Bitheguri si Kollokotroni, pick e semes sa mbaruan pune greket i vrane te gjithe,,Te gjitheee,agjente,te Turqise. Odhise Andrucin e hodhen nga kull e Parthenonit,qe mbrojti me Jani Kulluriotin,Ketij i vrane te birin,Gjon Gjiken presidentin e vrane,Te gjithe keta shqiptaret qe luftuan per te perzene turkun,,kur u be shteti me emrin Greqi thirren:-Prit o junaaan,se nuk e patem keshtu llafin!Kujt i thone Greqi?
Vendit tone i thone Arberiii.Ne jemi Arberore!
Duhej dhe nje revolucion tjeter per te perzene unanin nga Arberia dhe Moreja.