Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjigje në emër të Familjes Frashëri, dilemave të znj.Monika
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Përgjigje në emër të Familjes Frashëri, dilemave të znj.Monika
Kendi i KryeredaktoritKryesoreKultureopinion

Përgjigje në emër të Familjes Frashëri, dilemave të znj.Monika

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

 

Dr. Dritan Mardodaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Shkrimi i  znj.Monika Stafa në pamje të parë duket si një shkrim i përgjithshëm dhe i pafajshëm, me nota promovimi për librin e Thomas Frashërit; ndërkohë që nuk është aspak i tillë, ç’ka vërehet që në titullin e artikullit, “Frashëllinjtë si klan” (!)

Njëri kuptim i fjalës “klan” është ai i grupimit të fiseve në lashtësi. Nga historianët shpesh dëgjojmë të përdoret termi: klanet apo fiset e lashta, antike, etj. Dëshiroj t’i kujtoj autores se ndodhemi në shekullin e XXI pas erës sonë, më saktësisht në vitin 2023, dhe jo në Epokën e Bronxit.

Ndërsa në kohët e sotme ky term përdoret edhe për të përshkruar një grup të ngushtë me interesa të përbashkëta, shpesh herë okulte dhe të panjohura për publikun.

Të gjithë e dimë që me këtë term është abuzuar tej mase këto tre dekadat e fundit, pasi nëpër media apo edhe nëpër bisedat e përditshme dëgjojmë shpesh të përdoren termat si: klane interesi, klane mafjoze, etj. Pra, në imagjinarin kolektiv, apo në mentalitetin shqiptar, ky term dashur pa dashur ka marrë konotacione dhe ngjyrime negative, ndaj do këshilloja që të bëhet më shumë kujdes në përzgjedhjen e termave.

Në një pjesë tjetër të artikullit thuhet që janë konvertuar në fenë islame për të patur benefite dhe konveniencë personale! Ndërkohë që ata nuk e patën aq të lehtë rrugën drejt dijes dhe veprimtarisë së tyre rilindase, duke shitur ç’kishin, për të siguruar të ardhurat për arsimimin e tyre.

Perandoria Osmane ka sunduar për afro pesë shekuj në territorin e Shqipërisë dhe nuk mund të themi që konvertimi në fenë islame ndodhi gjatë gjeneratës së tyre. Ata lindën në një kontekst të caktuar ku mbizotëronte një fe e caktuar, në një periudhë shumë kritike dhe të vështirë, në të cilën duhej reaguar dhe punuar fort për të ardhmen e mëmëdheut.

Pa kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, rrezikohej ekzistenca e vetë Kombit dhe Shtetit Shqiptar, pasi kriteri kryesor për njohjen e një Kombi apo Shteti është Alfabeti dhe Gjuha e Shkruar.

Në këtë shkrim shtrohen shumë pyetje dhe teza, të cilat nuk kanë marrë përgjigje të mjaftueshme, dhe në disa raste kundërshtojnë vetveten si psh, thuhet se qëllimi i saj nuk është të flasë për vëllezërit  Frashëri, kur në fakt në pjesën më të madhe të shkrimit, u referohet atyre.

Në këtë artikull thuhet edhe:  “Zhvillimi i Frashërit deri në gjysmën e parë të shek XIX-të lidhet ngushtë me bashkëpunimin që frashërllinjtë vetë patën me sunduesin osman. Por këtë dobësi, nëse do ta quajmë kështu, ata nuk duan ta sjellin ndërmend. Dhe nuk kanë aspak dëshirë të flasin për të”.

Hasemi sërish në një keqpërdorim terminologjik. Termi “bashkëpunim” (i cili është përdorur disa herë) cënon rëndë figurat e vëllezërve Frashëri, të cilët janë krenaria dhe identiteti i Kombit.

Në veprimtarinë e tyre patriotike ata kanë vuajtur persekutimet dhe burgimet e Portës së Lartë. Abdyli vuajti internimin bashkë me familjen e tij në Balliqeser dhe në Bandërma të Anadollit, po ashtu edhe Mehmeti, vëllai më i vogël, kaloi vite internimi në Çanakala. Në internim kanë lindur edhe dy fëmijet e tij, Hysref dhe Irfan Frashëri.

Persekutimi i ndjek edhe sot si një fill i kuq i sofistikuar, origjina e të cilit është viti 1943 në Konferencën e Mukjes, me vendmin për goditjen e familjeve të mëdha, fakt i vërtetuar nga Arkivat dhe i pohuar nga historianët e ndershëm shqiptarë, si i nderuari Paskal Milo.

Në vitin 1973 erdhi në Tiranë Emin Erer, nip i Sami Frashërit, djali i vajzës së tij të vetme, për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur me kushërinjtë e një gjaku. Qeveria e kohës i mundësoi një takim në ambjentet e ish Hotel Dajtit. Për informacione më të hollësishme mund t’i referoheni trashëgimtarëve natyralë, të cilët si për çudi nuk janë ftuar as në ceremoninë e kthimit të eshtrave në atdhe të Mit’hat Frashërit, por u është dashur të interesohen vetë për pjesmarrjen.

Në një paragraf tjetër shtrohen çuditërisht si lojë fjalësh, pyetjet për Naim Frashërin: “poet shqiptar, poet pers, poet shqiptaro-pers, poet shqiptaro-persobektashian apo diçka tjetër” (??!!)

Mund t’i përgjigjemi me këtë poezi të Naimit:

“Gjuh’ që flisjin perënditë

Atë flisjin pellazgjitë;

Atë kanë Shqipëtarët,

Si q’e kishin dhe të parët

Gërqishten ajo e polli,

Llatinishtja andej dolli.

Bijtë tanë jan’ Elinët

Sindëkur edhe Llatinët

Edhe gjithë Evropianët,

Qi duallë nga Romanët.

Neve jemi më të parë,

Në Evropë nga çdo farë.

‘Gjithë bota vij qëmoti,

Në Tomor tek ishte Zoti,

I faleshin Perëndisë,

Zotit math të Shqipërisë”

Le të gjykojnë për këto, vetë Shqiptarët dhe Shqiptaria.

—–

Autori Dr. Dritan Mardodaj është pinjoll i Familjes Frashëri, (Nahide Shkodra Frashëri). Është diplomuar në Universitetin e Parmës për Trashëgimi Kulturore dhe ka Master Shkencor për Histori dhe Kritikë Arti nga Universiteti i Milanos.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
54 Comments
  • Mon Iku says:
    March 14, 2023 at 4:15 pm

    M.Stafa eshte kerkon te duket intelektuale, dhe flet percart, as vet Monika Stafa nuk i kupton, Dhe e quan veten gazetare, ne fakte eshte nje “lexuese” gjysmake! Si mund te shkruaj nje shkrim nje person qe nuk merr vesh as nga letersia dhe as nga shqipja!

    Reply
  • Shqiptar says:
    March 14, 2023 at 4:27 pm

    Nuk e kuptoj kete tendence negative per te zhvleresuar ikonat e shqiptarizmit. Keq per Skenderbeun, keq per Vellezerit Frasheri, etj. Me siguri, vetem Edi Rama do te na mbetet pas gjithe kesaj histerie.

    Reply
  • Gaqi says:
    March 14, 2023 at 5:01 pm

    Kush eshte kjo Monika Stafa qe arrin te marre neper goje Frashellinjte? Ata qe ringjallen kombin tone shqiptar, ata qe vune bazat e asaj qe sot ne jemi, te mire apo te keqinj, por jemi krenare “ shqiptare” . Si guxon media e nxjerr shkrime te tilla provikuese? Turp.

    Reply
  • M. Shparthi says:
    March 14, 2023 at 5:03 pm

    Z. Dritan solidarizohem me me ju dhe jam dakord plotesisht me trajtimin qe i kini bere kesaj tematike e cila lidhet me veprimtarine dhe rendesine historike te rilindasve te familjes Frasheri.
    Frashellinjte e famshem (Abdyli, Naimi e Samiu), sic e thoni ju, punuan dhe u treten per te ringritur ndergjegjen dhe ndjenjat kombetare te Kombit Shqipetar. Ata jane vertet, dhe do te mbeten, pjese e heronjve me te shquar dhe nderi i kombit tone. Per shqipetaret, kudo ku ata jetojne, Frashellinjte duhet te konsiderohen shpetimtare te kombit tone.
    Ju shpreh respekt gjithashtu qe ju mbroni me objektivitet vepren e te pareve te familjes suaj dhe uroj ta trasmetoni historine e tyre ne pasardhesit tuaj.

    Reply
  • xyz says:
    March 14, 2023 at 5:07 pm

    Shqiptarizmes po i mshojne nga te gjitha anet.Per cka e bejne?Mire qe deri tash kemi te bejme me monika gjysemanalfabete!

    Reply
  • hamdi tobli says:
    March 14, 2023 at 5:36 pm

    A e dini historine e gjigandit te Rodit? Sikush nga xhelozia e dogji statujen,por gjithsesi statuja kujtohet , tjetri jo. Edhe Monika e shkrete duke dashte me pergoju vellezrit Frasheri ,do te vendose veten ne piedestal. Por…. e pamundur!!!!

    Reply
  • I paemer says:
    March 14, 2023 at 5:46 pm

    Jetojme ne kohen kur gjithkush pretendon te shkruaje e publikoje veten, ndaj edhe gazetaret i jane kthyer te shkuares, sigurisht per te mos folur per te tashmen e per te qene “politikisht ne rregull”.

    Por nese ka nje fushe ku ata jane vetem konsumatore, si gjithe te tjeret, eshte historia, madje kur guxojne ta bejne kete ulin figuren e tyre.

    Historine e bejne deshmitaret e gjalle dhe historianet e mirefillte e te mirenjohur dhe jo inxhinjeret, gjeologet, sociologet e gazetaret qe rreken te hyjne ne kete fushe, duke lene pas deshtimin.

    Reply
  • Lutroi says:
    March 14, 2023 at 5:56 pm

    Sa do luteshin kombe te tjere te kishin kolose te tille si Vellezefit Frasheri. Ne nxjerrim lloj-lloj bajgash nga goja. Nuk e di po kjo Stafa-Shoshori seç me ngantèrron…

    Reply
  • Shteruan lumenjte dhe vershuan perrrrenjte! says:
    March 14, 2023 at 5:58 pm

    Analize profesionale ke qef ta lexosh dhe kuptosh se cfare del ne siparfaqe te ujit kur ai ndotet nga njerez pseudo te paformuar si intelektual, analist,gazetar,historian, njerez gjysmak ose aspak profesional qe marrin persiper te analizojne figura te medha te rilindjes kombetare!
    Me pelqeu analiza. Kritike super profesionale qe ja ka nxjerr bojen kallajin Monika Stafes ! Nuk e besoja qe do te ishte ne kete nivel kaq te ulet ne lidhje me analizen e saj per Sami Frasherin dhe dy vellezerit e tij te medhenje Naimin dhe Abdylin!

    Reply
  • Rezi says:
    March 14, 2023 at 6:06 pm

    Ç’gazetare kur një herë quhet Monika Shoshori Stafa, një herë Monika Stafa. Po kërkon identitet e na hiqet historiane. Po ç’ju ka kapur të ulni vlerat e shqiptarëve, e nuk mjafton puna e lufta e dy brezave, që e quani komunizëm, gënjeshtër me bisht, por shkoni deri tek pellazgët, gërmo Tare gërmo…

    Reply
  • IZ says:
    March 14, 2023 at 6:29 pm

    Turp nuk ke moj injorante e peshtire? Po kush ju paguan ju qe keni marre persiper te hidhni balte mbi krenarine e kombit qe nga Skenderbeu tek Rilindasit, tek Lufta per pacvaresi e deri tek heronjte e luftes antifashiste. Ju jeni maskarenjte qe ju paguan serbi e rusi te zhdukni dhe ate pak dashuri qe ka mbetur per kete vend dhe kete popull per ta zhdukur perfundimisht nga faqja e dheut. “Por rron e rron dhe s’vdes shqiptar I” ka thene Fan Noli I madh. Ju betel sa turperoni vehten tuaj, plehra

    Reply
  • RADIKA says:
    March 14, 2023 at 6:50 pm

    TRE MONIKA NE JETE NJOHA
    NGA KAMBOXHIA ISH E PARA
    QE PRICESHE LAHEJ ME QUMESHT
    KUR KETU II KISH HUMB FARA

    E DYTA QE NJE FSHATARE
    MILIONERE E BERI FATI
    PARATE NUK DI KU TI COJ
    E KA ZENE TAKSIRATI

    DHE E TRETA E VERTETA
    HIC SIC ESHTE NGA HICI DOLI
    SDI SE KUSH NE PALLE E NGRITI
    PORSI ZARATHUSTRA FOLI

    QIELLI SKA NJE YLL SI UNE
    NDOSHTA MUND TE MOS KETE FAJ
    NE DONI TA NJIHNI .MIRE
    LEXONI .CKA SHKRUAR PER TE KASTRIOT MYFTARAJ

    Reply
  • Pinoku says:
    March 14, 2023 at 6:59 pm

    Shkrimin e Stafës nuk e kisha lexuar deri më tani. Por kur lexova komentet këtu u bëra kurreshtar dhe e lexova. Nuk ishte kushedi çfarë. Por nuk ishte as heretik! Kishte edhe të vërteta tê pamohueshme. Dhe nuk e ulte figurën e Frashërllinjve. Është 100 përqind e vërtetë se kthimi në fenë e pushtuesit të krijonte shumë lehtêsira. Të paktën nuk t’i merrnin fëmijët për jeniçerê dhe nuk paguanje taksën e “rajasë”. etj etj. Por gjithsesi kjo nuk do të thotê asgjë. Frashêrllinjtê mbetën shqiptarë në deje dhe gjak. Është e vërtetë se ata janë ndikuar nga kultura orientale e bektashinjve, ashtu si Naum Veqilharxhi. Kjo në sensin romantik dhe poetik. Përsa i takon nacionalizmit ata mbetën 100 përqind shqiptarë atdhedashës dhe të respektuar. Mua më duket se ështy ky MarkDodaj që ka kërcyer kot si kacagjel. Gjoja për të mbrojtur nderin e Frashêrllinjve! Ose ndofta që të flitet edhe për të.

    Reply
  • SB says:
    March 14, 2023 at 7:27 pm

    Në fakt nuk e kam lexuar shkrimin e Monikës por e vërteta është që nëse nuk i përkisje besimit islam nuk ecje dot në politikë dhe kjo i ka favorizuar shumë vëllezerit Frashëri. Se cili brez u konvertua prapë nuk përbën ndonjë rëndësi, dihet që familjet shqiptare u konvertuan jo se besonin në islam por sepse kishin lehtësira. Puna është çfarë qendrimi mbajtën ndaj çështjes shqiptare, dhe në këtë rast asnjë nuk e mohon kontributin e tyre. Pikërisht tek kjo qendron madhështia e tyre dhe jo tek përqafuan besimin islam, bektashi apo të krishterë.

    Reply
  • Bravo Korça says:
    March 14, 2023 at 7:27 pm

    Monika Stafa është leshko, leshko e pandreqshme edhe në kohën e leshkove që i japin kohë në ekran dhe faqe në media.

    Reply
  • demo says:
    March 14, 2023 at 7:58 pm

    Nje njohese e percipte.Duke qene e tille,E SIPERFAQSHME,,FASADE,luan me fjalen.Pra,eshte nje laperdhare e fjales. Injoranca vesh gjithmone rroba me shkelqim.Ate pak qe ka degjuar kjo SHURRA jo nga librat por nga rrjete sociale,e shet per Kompetence..Presim Kopetentin -thoshte Sudja(Sude Kadena).
    E lexova shkrimin e saj tek Tema dhe me nervozoi.Kopetenti i Temes e kishte fshire komentin tim.
    Te shkruash per Vellezerit Frasheri,duhet te njohesh se pari sfondin historik kur u mbrujten,Vendin ,krahinen,lidhjet midis tyre.Vertet Frasheri ishte nje Fshat,por ishte nje qyteze e lulezuar me fise qe rrihnin kurbetin.Kishte Frasherllinj bektashjane si djemt e Halit beut,,Keta me origjine jane nga Gremshi i Tomorrices,,fshat spahijsh,prej nga vjen Arkitekt Kasemi.Te afermit(kushurijte)e tyre nuk jane te paret e Kristo Frasherit,por jane Butkat,Alickat,Rust etj.Ka Frasherllin Muslimane,ka Frasherllinj kaurre,ka Frasherllinj Vllehe,Ka Frasherllinj Jevgj.Kristo Frasheri,thoma Frasheri nuk kane fare lidhje farefisnore me Vellezerit Frasheri.Nuk e di ky Thomas Frasheri,i biri kujt eshte?
    Te shkruash per Naim Frasherin,duhet te lexosh me rrenje Naim Frasherin,jo te leshosh kalambure ne ere:Ishte poet shqiptar?Ishte Persian,Ishte Shqiptaro-pers,APO DICKA TJETER?
    Kjo dickaja tjeter,kjo eshte c`eshte!
    Oj shurre big brotheri! Kush e qiu ate televizionin tend?I dhjefsha mu ne varr atij isghit malokut te Kukesit,qe vdiq ne krye te detyres,mu ne hale te Lanes,.
    Keto sharabajgat e televizioneve duhen NDALUAR ME LIGJ TE MERREN ME THEMELET E KULTURES KOMBETARE.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    March 14, 2023 at 8:38 pm

    Frasherllinjte nuk i ve dot n‘dyshim njeri dikush i shfrytzon me bo emer ose per ca klikime ne teper. Interesant esht fakti qe lartesine Zhab Murat se komenton dot ne idiotsin e tij por Frasherllinjte po!

    Reply
  • Moni Ka Shes hori says:
    March 14, 2023 at 9:08 pm

    Moni Ka Shes hori: https://telegraf.al/opinion/kastriot-myftaraj-monika-stafa-kjo-kamikaze-intelektuale-iraniane/

    Reply
  • LEON says:
    March 14, 2023 at 10:02 pm

    Dileme hamletjane…Ishte poet shqiptar,Ishte shqiptaro pers,apo dicka tjeter??????????
    Ishte Klan Celentano.

    Reply
  • VEZHGUESI says:
    March 15, 2023 at 2:54 am

    Shkrimi i z. Dritan eshte nje mllef personal dhe i pargumentuar mire..: tek e fundt z. Dritan deshmon paaftesine intelektuale qe t’i kundervihet zj. Stafa, shkrimi i se ciles vuan nga e njejta miopi e optikes permes se ciles vleresohet historia komplekse e familjes Frasheri. Askush nga te dy si Monika e Drjtani s’kane te qarte thelbin e termit “klan”, dhe pikerisht nga ky fakt do te duhej kryer ballafaqimi pa asnje paragjykin o prapagjykim i pershtatshmerise se perdorimit te ketij termi. Banalizimi i skajshem i perdorimit te termit “klan” nuk duhet te na shpjere me pas ne nje bumerang censure, sepse do te krijonte me pas nje klime te tipit autocensure… Z. Dritan shpalos permes shkrimit nje mediokitet shembullor e karakteristik te atij qe rreket te analizoje “ftohte”.., por nderkohe emocionet personale i pengon perpjekjeve per te te bindur me argumente. Shkrimi i z. Dritan eshte thjesht nje proteste e dobet, qe nuk e “rrezon” shkrimin po aq te dobet e te pakriter te zj. Monika, shkrim i zbehte dhe pa bosht arsyetimi, qe eshte larg se qeni nje tentative sintetike bindese analizuese: Keto dy artikuj jane deshmi shqetesuese reflektuese e nivelit pa standarte te kritikes dhe historiografise shqiptare qe si edhe vete shoqeria vuan nje krize e kaos e peshtjellm skandaloz.

    Reply
  • Vedat Shehu says:
    March 15, 2023 at 4:02 am

    Monika Stafa demonstron hapët Antishqiptarizmin Mesjetar të Perçarjes fetare para se të dilte në Skenë e Ilirisë (Ballkanit) Myslymanizmi Anadollak. Të dy simolet e Kryqeve të Ungjilit shtetëror sundues në Iliri; si ai Lindor më shumë dhe ai Perendimor më pak i egër, kishin ndaluar mme ligj deri me vdekje që të flyen e të shkruhej gjuha Shqipe. Këtë Antishqiptarizëm e ushtrtonte Patriku i Bizantit, i cili u kovertua në Patrik i Stambollit, mrahu i djathtë i Sulltanit për sundimin paqësisht të kristianëve ortodoks të Ilirisë (Ballkanit) të lidhur me Simbolin e Kryqit të Ungjillit Lindor, ndaj të cilit ishin prrjashtuar Shqiptarët. Këtë përjashtim ndaj ungjillit ia imponoi edhe Sulltanit dhe së bashku gjuhën shqipe e ndaluan zyrtarisht dhe Ilirët apo Shqiptarét klasifikohrshin sepas riteve të gjuhëve të etiketuara të shenjta që i drejtohedhin Perëndisë; Grekë ose Turq. Këtu duhet theksuar e vërteta që ortodoksët në trojet e Ilirisë të quajtur grekë, nēpermjet Patrikut të Stamboliit ishin më të privilegjuar të Sulltanit sesa myslymanët e quajtur Turq.
    Pse del për çarëse Monika Stafa duke shprehur mentalitet mesjetar fetare të ideologjisë sunduse anti shqiptare dhe antishkencore?
    Me siguri i shërben forcave të padukshme që e paguajnë duke e maskuar me tolerancën demokratike ndaj feve tolerancë që nxit përrallat si këto që janë shpifje të Monikës Moderne

    Reply
  • lato says:
    March 15, 2023 at 5:40 am

    Mos u merrni shume me kete Moniken.Kjo eshte nje leshe,,nje Down,qe do te duket me e zgjuar se sa eshte,duke zhgarravitur portretin e Naimit.

    Reply
  • Lec kabashi. says:
    March 15, 2023 at 5:49 am

    ___ Kjo MONI-ka , ka — MUNI ,por nuka mend. Njerez te ketij kallepi me e pakta
    kane rreshqtje , por jo oak kan dashakeqesi kombetare, hyjne ne kallepin gjakshprishurve , gjsk pshurrurve, bisht oerdredhurve, kurriz perkulurve. Keta lloj kallepsezesh duhen evudentusr mire ne menyre ne kohe te pershtateshme te kthehen ne te pa demshem. Boll eshte goditur ai vendnd nga lloj lloj gjarperinjsh.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    March 15, 2023 at 6:48 am

    Edhe autori i studiuar ne Itali jep pergjigje tipike shqiptari te shekullit te 19-te. Ne vend te komentoje librin komenton se c’thote dikush per librin. (!?) E ne kete vorbull futen komentues bashke me Gazeten Dita e ne fund harrojne se ku e kishin llafin.
    Ndonje llaf per librin a ke?!

    Reply
  • Udha e shkronjave says:
    March 15, 2023 at 7:04 am

    Nuk ekziston tezë dukshëm antishkencore dhe antikombëtare sesa të bësh pohimet Frashëllinjtë klan, vëllazëri, dinasti.

    Reply
  • Pena says:
    March 15, 2023 at 7:10 am

    O njerez, ku qendron e keqja ketu, Frasherllinjet kane qene te krishtere, si gjithe Iliria, si ka qene dhe Skenderbeu, e verteta duhet thene siç eshte. Nje pjese e ketij fisi te shquar eksiston ende ne Gradisht te Lushnjes. Turqizimi i Ballkanit eshte nje fenomen i njohur, nuk e ndryshon dot. Me mbiemer Naço ka ne Skrapar, te cilet pa dyshim nuk jane mysliman, por jane kthyer ne mysliman dhe jane i njejti fis me frasherllinjte.

    Reply
  • demo says:
    March 15, 2023 at 9:56 am

    Flmnderit Moni Shes Hori! Lexova shkrimin e Kastriot Myftarajt.

    Reply
  • Boku Rie says:
    March 15, 2023 at 12:23 pm

    Lexojeni me kujdes analizen e “Droctor”(!)Monika Stafa, lexuese e lajmeve ne Top Channal.
    https://www.tiranadiplomat.com/2023/03/10/frashellinjte-si-klan/

    Reply
  • Abu says:
    March 15, 2023 at 12:29 pm

    Mos e ke fjalen per ate Naco mysiymanin qe ka emrin e pafe Elvis ne vend qe ta kishte Eqerem.Tobe strahfullah.Vallahi bilahi qe ben bamiresi per familje pa strehe me bekimin e Baba Erdogan.

    Reply
  • LOL says:
    March 15, 2023 at 1:07 pm

    MOS U LODHNI KOT TI GRISNI MASKEN KESAJ BIBES SEPSE KA VITE QE JA CJERRE I MADHI KASTRIOT MYFTARAJ

    MONIKA ESHTE NJE PJELLE BASTARDHE E FISIT NE SHERBIM TE PARASE SE NDYRE SLLAVE E ANADOLLAKE

    Reply
  • Erdogan says:
    March 15, 2023 at 1:18 pm

    Ate thone edhe Greket qe Arnauet e turqizuar kane qene Epirote.
    Nje Glosa (gluhe “shqip”) nje Histori,nje Komb.
    Une nuk di ndonje Emer femre Pellasgia ne Gegerine Osmane por vetem ne Toskerine Greke.
    Pellas-Gea ka kuptimin qe jane banore te lindur Aftohthone me qendren e tyre Pellas ne Maqedhonine Greke.
    Ne qofte se Naim turku ka thene qe Pellazget
    Gerqishten ajo e polli atehere perse shkuan ne Stamboll kur Vellezerit e tyre Greke te Epirit te Jugut me ne krye Heronjte Arvanitas kishin dekada te tera qe luftonin per tu cliruar nga Osmanet?
    Perse kjo vjershe e perpunuar qellimisht nga Osmanolloget nuk eshte botuar me pare?
    Populli i vetequajture Skiptare po Mashtrohet nga “historiane” dhe politikane te shitur tek ata qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    March 15, 2023 at 2:16 pm

    Si Monika, ashtu edhe artikullshkruesi, janë përshesh me shumë ujë. Bjeri t’i biem.

    Reply
  • Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:
    March 15, 2023 at 3:59 pm

    Do vdesesh nga marazi o i gjori ti “erdokar” , paske nje jete shume te trishtuar dhe papunesia te detyron te shkruash mbrockulla qe brenda nje fjalie i pergenjeshtron vete….po ti e ke shume te veshtire ta kuptosh. “Pellasgjia” thote tutkuni eshte ” i lindur i tokes dmth autokton” , pellas-gjea …dmth , pjelle e gjirit, ne ate kohe shume afer tokes……..pellas – nuk te kujton pak fjalen pjelle ? Qe ti do ta perkethesh : e lindur ? ( e njejta gje) …..Kaq per sot koqe se shume u mora me ty , nuk e shikon qe sta var njeri?

    Reply
  • Aldrin says:
    March 15, 2023 at 4:24 pm

    O idiotet dhe analfabetet, si Monika, qe komentoni “KONVERTIMIN”. Gjithe bota eshte konvertuar ne nje fe apo ne nje tjeter. Po konvertimi i botes Latine ne te krishtere si ndodhi?
    A nuk u be me ligj nga Justiniani?
    Pra, teorite e konvertimit nuk kane te bejne me dobesite e individit, po me imponimin shteteror dhe masiv te nje “klani”, sic e perdor anal fabetja Monike, dhe gjysmaket e tjere krenare “orhtodhiare”, qe kujtojne me mall qendresen orthodhokse ndaj osmanizmit.
    Kane arsye te jene krenare. I qendruan fese, po mohuan kombin.
    Ndersa, te kthehemi te myslimanizimi i shqiptareve. Nuk u be per lehtesira, o idiote muslimane.
    U be per mbijetese.
    Shqiptaret ishin i vetmi komb qe luftoi dhe i beri qendrese Perandorise OSmane. Per kete arsye hakmarrja e Portes se Larte ishte me e egra kunder shqiptareve. a mund te rronte nje komb qe u vu nen sater? 20 mije vete u therren si delet pse ishin te krishtere. Pse nuk u therren greket? Pse nuk u therren serbet?
    Cila eshte arsyeja pse u treguan me te ashper turqit me shqiptaret sesa me kombet e tjera?
    Kesaj pyetje jepini pergjigje ju beqirat greke, pastaj flisni per lehtesira, ju idiotet e tipit Stafa.
    U mbush vendi me felliqesira dhe idiote qe arrijne dhe marrin neper goje Frashellinjte
    Shqiperia ka marre fund me budallenjte dhe kafshet idiote qe po rrit, se sa me pushtuesit. Asnje turk apo serb nuk ka bere kaq dem ne historine e Shqiperise sa kane bere idiotete moderne qiptare, si Stafa, Ramuti, Gjebrea.. SI thosh Gjebrea> Ka te drejte te festoje Festen KOmbetare te Greqise..Pleeere
    Apo kurvat e Rames? Kane te drejte te degjojne Goren Kallashnikovin
    Qeeelbesiraaaa moderne=Kelliraaaa

    Reply
  • Pena says:
    March 15, 2023 at 4:37 pm

    Jo Abu, ai e ka Elvis Naçi me i ne fund, behet fjale per Naço me a ne fund,

    Reply
  • Janaq Jano says:
    March 15, 2023 at 4:40 pm

    Naim Frasheri quhet nga kombi Naim Shqiperia. S’ka e lindur akoma ata pinjolle te hedhin balte euridicionit te Frashellinjve. Nuk mund te behet ne kete menyre e famshme nje injorante.

    Reply
  • Erdogan says:
    March 15, 2023 at 7:34 pm

    Istoria (Histori “shqip”) zoti Aldrin eshte shkruar nga Greket o Idiot me comentin Aldrin deri ne 1453A.D kur ra Kostantinopolis, Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
    Per 1100 vjet Perandori Greke nuk egzistonit you Arnautet o Aldrin.Me pas you u bete me turq se turqit me poste si Vezire,Pashallare,Bejlere,Agallare,Dervishe,Hoxhallare,Muhipe etj.
    Pas asaj Kata-Strofi (Drejt Ktheses “shqip”) e renies se Kostantinopolis ne 1453A.D nga mori edhe flamurin (fllug angl) Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis nuk egzistonit you o Aldrin.
    Jeorgios Kastriotis ishte krenare sipas Marin Barlettit per Kombin dhe Heronjte e Lashte Greke te Epirit.
    Nuk u convertua ne Katolike “per aresye strategice” sipas Xhufit.
    Nga kjo periudhe historia u shkruajt nga Osmanet.
    Deri sa u hap Skolio (shkolle “shqip”) e pare shqipe.
    Perralla se Arnautet nuk i lane te shkruanin “historine e tyre” jane per popullin Idiot te vetequajture Skiptare.
    Heronjte e Arnautise kane braktisur Identitetin,Ndergjegjen,Kombesine Epirote kaq e thjeshte dhe kane luftuar per Baben.

    Reply
  • Dh. Xh.Guri Naimit D. says:
    March 15, 2023 at 7:52 pm

    Sa te legova emrin Dr.Dritero Mardonaj.me origjine- Trashelliu-u impresionova dhe e lexova me vemendie.Keq me vjen qe kontaktoj kaqe vone une 87 vjecar, bir i *Dangellise Naimjane*…Me ndieni.po e falenderoj per Poezine e Naimit te madhe sjelle .Komentuesit duhet lexuar me laps ne dore…*Vellezerit FRASHERI jane KREATYRE e Rilindies sone kombetare… keqinterpretuesit -ti vene gishtin KOKES! Ju them Une; *Pasuesi veteran* Guri Naimit D.

    Reply
  • lexuesi says:
    March 16, 2023 at 8:56 pm

    Nuk mendoj se duhet lincuar kaq ashper nje gazetare se paska disa pasaktesi ne shkrim.Edhe vete autori i artikullit ka bere nje kritike fine dhe aspak te ashper.

    Reply
  • demo says:
    March 17, 2023 at 8:54 am

    Po me ke je o dhimiter,se nuk te morem vesh?Je me kete sternipin e Naimit,apo je me moniken e top canalit?Fol ne mbledhjen e organizates,se ke qene dhe anetar partie,,Gjithe jeten mbete As mish as peshk.

    Reply
  • Bravo Korça says:
    March 17, 2023 at 9:54 am

    @ Lexuesi – mbase ke të drejtë por kjo o mik nuk rresht së turbulluari me gjysmë të vërteta e hamendje sonambuli që i shet si zbulime shkencore. Vetëm një i mangët e i paturp mund t’a bëjë këtë.

    Reply
  • Guri Naimit D.(Dh.Xh) says:
    March 17, 2023 at 3:13 pm

    I nderuari *demo*-opoziatar po vellezer*,une nuk flas sipar berihait,po me bindiet e mia;(pavaresisht se me vjen keq,per kufizimet qe me shoqerojne,pas semindies, qe me 1964te.sot 87 vjecar)..Rroj me bindie ATDHETARE-fatmiresisht-*GURI NAIMIT D.*savene emrin-NIPIT”-miku im e pa harruar i ndieri Pr. Apostol Kotani-Bir i SHQERI -Dangelise).PERJETESI-*Vellezerve Frasheri*…
    Ju uroj MBRODHESI .Mos dysho ..me ke JAM…*VELLEZERIT FRASHERI i kam TABAN!*..nje jete MESUES..(keq me vjen per*kufizimet qe kam,mbi te gjitha-gjuhet e huaja-*IZOLUAR*nga semundia-*ATO-MARRE*.) Ju prifte e mira.Si 87 vjecar me lente shendeti te kthehem ne Atdhe,) ku ESHTRAT dua te me PREHEN,atje ku lindur…Mes Dangellise Naimjne-ZAVALANIN-bite dhe bijat e Tij emer LENE-Gjyshi im me 1913te, si -Kapedan RENE>NDERIUI Qarkut te Gjirokastres sa; KRENARIA e Dangelli-Shqerise,krah Papa Stathin me Pasues te tjer atdhetare-Amanete LENE- *Atdheun-KRYEFJAE!*-me; Lavdi *VELLEZERVE FRASHERI*.Me lente shendet 25 Majin*Diten e Naimit*sa; 110 vjetorin e RENIE se Gjyshit-Jano P Xhoga Kapedani-ti festoj mes vendlindies;*Dangellise Naimjane*- 88 vjetorin NIS. Me lente ZOTO!…..
    VO.Ju te nderuar lexues; me falni- per *gjoksit*rene… Mire u gjeca;kete 25 Maj;*DITA NAIMIT*
    Toronto 17 -03-2023.

    Reply
  • ¿? says:
    March 18, 2023 at 11:22 pm

    Po mjaft o plak i rrjedhur pordhe ne kete forum pa thene asgje te vlefshme vec gjoksit tend rene deri sa e ke bere tunel tejpertej. Si 87 vjecar qe je rriji bythes siper e mos na ca derrasa. Plak i rrjedhur!

    Reply
  • vlonjati says:
    March 19, 2023 at 7:43 am

    Edhe ti o Guri Naimit ashtu si Naimi flet per Shqiperine e Atdheun nga larg Atdheut dhe mbi te gjitha nga nje vend armik i partise tende,njelloj me Alban Degen !

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    March 19, 2023 at 7:49 am

    No coment. lexo pseudonimin qe shkruaj.Kristianizmi e Myslymanizmi jane doktrina arabe

    Reply
  • demo says:
    March 19, 2023 at 12:09 pm

    Kico Fotiadhi,Tefta Radi,Dhimiter Gjoka,Genta Popa,Redi Prifti,,Vertete lexues lajmesh,por edhe Ikona te Ekranit.Nuk kane pasur arsye te Shtirren,,U ka mjaftuar Dritarja Ekranit per te prezantuar Bukurine Intelektuale,per tu bere Modele te Ekranit.Te behen shtirraqer,si shtirraqja analitike Sonila Meco?,.
    Apo si Gjithollogja me tre mbiemra, Sheshori,Shoshori,Stafa.Te Deklamosh publikisht Histori Arti,kur nuk e ke bagazhin shkencor per nje ndermarrje te tille,.Te shpallesh si Zbulime Etimollogjike,fjale qe nuk ja di as prejardhjen,as kuptimin,behesh qesharake dhe jo studjuese.Kete pune e ben perdite ne ekranet e televizjoneve njfare Agron Dalipaj,por ne katedren e gjuhes ne UT,Agron Dalipaj zevendeson Estraden ne Ekran.Ashtu si ne Rubriken e komenteve jane nje Erdogan,dhe nje wwwBalena.

    Reply
  • Fatmir Xhamallati says:
    March 20, 2023 at 5:19 pm

    Monika–Stafa–tregohet–e-paafte-per-tatrajtuar-kete-teme-gje-qe-duket-ne-“dilemen”;Poet-Shqiptar,poet-Pers,poet-Shqiptaro-Pers-etj..Kur,nuk-kenjohuri-te-mjaftushme-per-dicka-mosfol-emos-shkruaj-per-te!

    Reply
  • Luiza Tushaj says:
    March 22, 2023 at 9:58 pm

    Me nje gje nuk bashkohem.me Ju, kur shkruani: i ndreruari dhe historiani i ndershem prof. Paskal Milo.

    Paskal Milo eshte historian i çnderuar jo i nderuar.
    Nje specie qe vazhdon ti sherbeje komunizmit nuk mund te jete njeri.
    Ai ka kerkuar publikisjt te rehabilitohet figura e diktatorit Enever Hoxha. E nji sherbetor qe kerkon rehabilitimin e nje gjakatari, krimineli si E.Hoxha dije se asht po aq kriminel sa Hoxha.

    Reply
  • Albert Frasheri [email protected] says:
    March 30, 2023 at 1:53 pm

    Dr. Dritani, e çmoj si te vyer kontributin tuaj ne kete çeshtje themelore per identitin e kombit tone. Ju falenderoj m eurimet me te mira per te gjitha pamjet e jetes suaj.
    Albert Frasheri

    Reply
  • Partizanët ishin mercenarë says:
    April 2, 2023 at 12:29 pm

    Çdo tradhëti politike bëhet për para ose për/nga sex ! Kush fshihet prapa Top-it ???

    Reply
  • Nga Mon Iku ke gjithe etj qe fyeni says:
    April 5, 2023 at 7:44 am

    Mua ,personalishte nuk me rezulton ashtu Gazetarja M.S , por nji nder gazetaret me aktive ne jeten jovetem Letrare te shoqerise pro ne disa Tematika qe ne fund te fundit ,ben te levize mendimin e nji shoqeria dembele e ne gjume ,pooor edhe nqs juve do ju dukej e tille (gjithmone sipas jush ) perseeri duhet te tregonit pak Rrespekt si gazetare por edhe si Femer ,qe me sa duket ,nji rrespekt i tille vs Femres ,nuk qenka pjes e kultures tuaj . Un ,edhe njiher personalishte do ja dija per nder e me plot Rrespekt do ja dija per Faleminderit z.Monika Stafa ,per kte angazhim te saj ,per kte posivitet qe bie ne te gjithe Tematikat ne medie ,duke ber te shikojme te kaluaren ,nga kjo perspektive e te sotmes dhe vleresojme ate qe kan qen te paret tane por edhe ate se cilet jemi ne sot . Tregoni pak rrespekt jovetem me Femren ,por ate qe punon ,ate qe i afron dicka shoqerise Shqiptare me ate qe mundet ,duke ber qe kjo shoqeri siedhe ajo e Botes ,te vihet ne levizje sepse Levizja eshte jete . Rrespekt Monika …

    Reply
  • Andis says:
    April 7, 2023 at 12:22 am

    Dhe kur mendon se sa shqiptare kane vuajtur ne diktature e neper burgje dhe tani e gezojne pushtetin keto qelbesira e vemje si Berisha-Meta-Rama-Basha-Mediu-Ndoka.

    Reply
  • Ejvis Frasheri says:
    January 28, 2024 at 9:08 pm

    l nderuar z. Mardodaj,

    kuptimi i fjales “pinjoll” ne shqip eshte realisht: Pasardhës i drejtpërdrejtë i një familjeje ose i një fisi,pra ne rastin konkret duhet te jeni mbartes i mbiemrit Frasheri (fisit Frasheri nga Frasheri i Permetit) ose ta keni pasur para martese mbiemrin Frasheri.
    Shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri patriarkale, ku linja e qenurit pinjoll dominohet nga elementi i atesise dhe jo nga memesia(pra nga faktori Nene, sepse nuk jetojme ne matriarkat, por patriarkat). Ju jeni per mendimin tim pinjoll i Lekdodajve, por nuk mund te quheni pinjoll(sipas perkufizimit) i Frasherllinjve, por ky eshte dhe mbetet mendimi im. Termi “pinjoll” duhet perdorur vetem duke respektuar linjen e Atesise, sepse po u perdor ndryshe behet rrokopuje dhe dalim te gjithe ndoshta “pinjolle” te Skenderbeut…

    Gjithsesi mund te gaboj edhe une konkretisht ne interpretim dhe mund te keni te drejte Ju.

    Une vete pershembull mbart mbiemrin Frasheri nga babai, por nuk kaloj ne deklarata te te qenurit “pinjoll” per anen e familjes se nenes sime.

    l nderuar z.Lekdodaj,

    nje gje kane te perbashket te gjithe pasardhesit e Frasherlinjve te vertete te Frasherit: Jane modeste, te matur dhe nuk mburren kurre. Nese i gjejme tek vetja keto veti, atehere jemi vertet Frasherlinj. Nese i keni trasheguar nga nena keto veti, atehere jeni Frasherlli ne shpirt dhe ne gjak edhe pa qene pinjoll sipas perkufizimit! 🙂

    Reply
    • Nathalie Clayer says:
      March 13, 2024 at 5:13 pm

      z.ja Ejvis Frashëri,
      a keni nje email
      desha te ju kontaktoj,
      Me Respekt,
      Nathalie Clayer

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington
  • “Po nxjerrin emigrantët nga shtëpitë”, Trazira dhe sulme raciste në Irlandën e Veriut
  • Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  • Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
  • SHBA sulmon Iranin, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë mbi bazat amerikane

Komentet e Fundit

  1. albi on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. L.H on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  3. Mersin Kurti on Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  4. Bureto on Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  5. Heu bre.. on Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?