Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET: Ervis Çela grumbulloi nga kokaina mbi 100 milionë Euro, Franc Çopja e këshillonte: Investoji në lingota ari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PËRGJIMET: Ervis Çela grumbulloi nga kokaina mbi 100 milionë Euro, Franc Çopja e këshillonte: Investoji në lingota ari
KronikeLajmi i fundit

PËRGJIMET: Ervis Çela grumbulloi nga kokaina mbi 100 milionë Euro, Franc Çopja e këshillonte: Investoji në lingota ari

Published: August 12, 2025
Shpërndaje

Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Sipas dosjes së SPAK prej 282 faqesh, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë, flitet për sasi të mëdha eurosh cash që transportoheshin në Shqipëri.

Dy anëtarët kryesorë të organizatës ishin Franc Çopja alias Franc Gergely, i cili është arrestuar disa kohë më parë në Belgjikë. Ai e drejtonte prej andej aktivitetin ku kujdesej për pritjen e lëndës narkotike që vinte nga Amerika Latine në Evropë si dhe akumulonte paratë. Më pas shumat e eurove i dërgonte në Shqipëri, ku pritësi kryesor dhe që kujdesej për to ishte Ervis Çela.

- Publicitet -

Rrjeti është zbuluar nga SPAK falë bashkëpunimit me Europol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese europiane, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC.

Në bazë të këtyre komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar biseda të plota për transferimin e parave në Shqipëri. Këto biseda janë përfshirë në dosjen e SPAK që disponon Report Tv. Gjithashtu pasqyrohen edhe foto të shumta të tufave me euro që anëtarët e grupit i dërgonin njëri-tjetrit.

Në një komunikim të Dhjetorit 2020 në orën 12:05, mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, thuhet se eurot do të groposeshin në Shqipëri poshtë rrënjëve të ullinjve.

Këtë e pohonte Ervis Çela, ndërsa Franc Çopja e këshillonte t’i investonte në lingota ari pasi nën tokë paratë do të shkatërrohen.

“Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ulli do të bëjë një gropë për fshehjen e parave. Franc Gergely këshillon Ervis Çelës që paratë cash të akumuluara t’i investojë në lingota ari dhe të mos i groposë sepse rrezikojnë të dëmtohen”, thuhet në dosjen e SPAK.

Pjesë nga biseda e Ervis Çelës me Franc Çopja:

Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullijt rrojnë shumë.

Franc Çopja: Aahaha…kthej flori. Mos fut lek n tokë. Më dëgjo mu…

Ervis Çela: S’ka flori…Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika…

Franc Çopja: E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky…Po mblidhi avash avash…Por mos fut lek n tok… Se t prishen..

Ervis Çela: E di që prishen lekët.

Në datë 13 Dhjetor 2020, në orën 21:07, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre.

Ervis Çela: Marove tu bo gropa?

Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani…

Ervis Çela: Do ja kalosh lales?

Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll…Ahahaha…

Ervis Çela: Ahahaha…i bone 10?

Ardjan Çela: Lala ka më shumë…Po

Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen…Ahahaha…

Ardjan Çela: Flasim më vonë…

Më datë 14.12.2020, në orën 17:03 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Riza Çela të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro.

Në megaoperacionin e SPAK për goditjen e kësaj organizate kriminale, u arrestuan 10 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Ervis Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.

I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferët e autobusëve, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa, të cilët sillnin paratë në Shqipëri. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Artan on RaBexit!
  3. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. E vërteta on ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  5. Artan on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?