Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET: Ky p***a gjobaxhi Endri Meksi po bën presion për tenderin e supervizimit të rrugës së Ramë Gecit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PËRGJIMET: Ky p***a gjobaxhi Endri Meksi po bën presion për tenderin e supervizimit të rrugës së Ramë Gecit
KronikeLajmi i fundit

PËRGJIMET: Ky p***a gjobaxhi Endri Meksi po bën presion për tenderin e supervizimit të rrugës së Ramë Gecit

Published: January 1, 2026
Shpërndaje

Nga Prapaskena

Siç e kemi paralajmëruar më parë, Endri Meksi, çuni i Kompetentit të Piramidave Aleksandër Meksit, rezulton pjesë e dosjes 16 mijë faqe të SPAK-ut për zv/kryeministren Belinda Balluku. Meksi, sipas përgjimeve në dosje, përdor median e tij si instrument presioni dhe shantazhi për të përlarë para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. Sipas dosjes voluminoze, Meksi përdor televizionin e tij mediokër MCN herë për lëpirje dhe herë si llastik për të marrë para publike.

Në qershor të vitit 2021, kreu i ARRSH-së Evis Berberi i shkruan Belinda Ballukut se Endri Meksi kishte çuar kamerat e televizionit të tij MCN para godinës së ARRSH-së duke bërë filmime. Zonja Balluku i përgjigjet Berberit, duke i thënë që mos t’a…fare për presionet e Endri Meksit, të cilit i referohet me epitetet ‘pallë’ dhe ‘gjobaxhi’. Sipas Ballukut, Meksi po përdor televizionin e tij për të ushtruar presion me qëllim për të marrë një tender supervizimi nga ARRSH-ja me anë të kompanive të tij, përfshirë MC Networking shpk.

- Publicitet -

Nga biseda kuptohet se Endri Meksi kërkon në mënyrë të paligjshme të marrë tenderin për supervizimin e një rruge, e cila është ndërtuar nga kompania Geci shpk, me pronar biznesmenin Ramë Geci, i cili gjithashtu rezulton pjesë e dosjes. Geci ka marrë 11 tendera nga ARRSH me vlerë rreth 65 milionë euro.

Referuar bisedave në dosje, Balluku i referohet Meksit me epitete si ‘pallë’, ‘k*rvë’, ‘gjobaxhi’ etj., ndërsa e këshillon Berberin të mos bie pre e presioneve të tij. Teksa Balluku ka refuzuar dhe sfiduar presionet e Meksit për t’u ushqyer me fonde publike, çuni i Komeptentit ka trokitur në zyrën e Ramës.

Prapaskena ka dëshmi dhe evidenca se Meksi ka arritur të depërtojë në zyrën e Edi Ramës përmes një sekseri, duke i kërkuar tenderat me objekt Qendra e monitorimit të trafikut me vlerë 33 milionë euro, kërkesë e cila është pranuar nga Rama me sa duket në këmbim të lëpirjes mediatike. Dy tenderat Meksi i ka përfituar përmes kompanisë së tij të shitjes së kompjuterave MC Networking, në formë korruptive.

Tenderin e parë me vlerë 21 milionë euro me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) faza e parë”, për djalin e Kompetentit të Sudes e ka firmosur në prill 2023 pikërisht ish kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, në burg me kërkesë të SPAK për afera me tendera, me disa masa sigurie.

Endri Meksi, përmes kompanisë se shitjes së kompjuterave MC Networking ka përfituar në bashkëpunim edhe tenderin tjetër nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e dytë të monitorimit të trafikut me vlerë rreth 12 milionë euro, me flamur të kuq korrupsioni, me pazar në tavolinë dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit.

Në gjurmët e Vis Berberit, tenderi i dytë është firmosur nga drejtori aktual i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i cili është marrë dy herë i pandehur nga SPAK-u, për dosjen e Berberit si dhe së fundmi për Tunelin e Llogarasë.

Në një hark kohor prej dy vitesh, Endri Meksi ka përfituar në bashkëpunim vetëm nga ARRSH dy tendera me vlerë 33 milionë euro. Teksa faktet penale janë evidente, mbetet për t’u parë nëse SPAK do t’a përfshijë çunin e Kompetentit të Sudes në grupin e të pandehurve për tenderat e ARRSH-së.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Andi Pjeksi says:
    January 1, 2026 at 9:36 am

    P**a dmth pidhmotra? Se nuk e keni sqaruar

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    January 1, 2026 at 12:03 pm

    Obobobobo cfare ftyreee! Si Street Easy i Charlie Chaplin. I meriton te tre emrat e Ballukut. Prandaj behet nevrik brigadjeri kopratives Barmashit,Ylli Rakipi me Agron Shehajn? Sa fillon te flase Agron Shehaj kete e pickon miza:Pergjigju pyetjes time,Mos me devijo nga Tema,Sikur po devijon nga parcela misrit,tek ngastra me qepe.Ay qe i ve metrin rezultateve eshte ish ththuqi autok Dyrnjaja,qe i ve vulen juridike muhabetit.
    O te dhjefsha muhabetin e MCN,nje portal lagje,qe paska mbetur Agron Shehaj te beje debat ne ate portal gjobaxhinjsh e delenxhish.Po cfare e ul veten deri ne ate grade o Agron Shehaj!

    Reply
  • MAPO says:
    January 1, 2026 at 12:21 pm

    Edhe Leka Mexi goxha KOPETENT ka qene.Nuk e lshonte Berisha,derisa dogji Shqiprine.Ky palla Endri Mexi ja paska gjetur KOPETENTIN Edi Rames,nga ata,qe s`ka ku leviz.Do firmosi se s`ben.

    Reply
  • tefiku says:
    January 1, 2026 at 12:34 pm

    E lexova e ku eshte hajdutlliku I Ballukut ketu? Apo se ka perdorin fjale te pista ne telefon?

    Reply
  • Dashi says:
    January 1, 2026 at 3:05 pm

    Tefiku , Belinda Ballukut nuk është hetuar për vjedhje, nuk ka vjedhje deri tani, por vetëm pa barazi në tendera, që dënohet deri në dy vjet burg . SPAK leshi kërkon t’a fusë brenda e ndërkohë t’a hetojë nja dy vjet, duke e mbajtur të izoluar , se kushedi gjen ndonjë fakt për vjedhje . Ne i kemi ndjekur të gjitha përgjimet dhe pjesët e dosjes së Ballukut, të botuara me shumë zell nga Dita dhe jo vetëm që nuk kemi parë ndonjë vjedhje , por as shkelje të barazisë në tendera nuk kemi parë , përveç telefonata e biseda ordinere , që bën çdo titullar me vartësit e tij në konfidencë . Nëqoftëse 1600 faqet e dosjes janë të mbushura me budalliqe si këto që kemi lexuar deri tani , atëhere SPAK-u tallet me të pandehurit dhe Balluku duhet të vazhdojë punën e vet në ministri .

    Reply
  • pilo Lala says:
    January 1, 2026 at 4:07 pm

    A i ka bere punimet simbas projektit?
    I biri i kujt eshte , e dime te gjithe ne.
    Dikush do e marri tenderin, kushdo ta merrte do perflitej nga ne.
    SPAK heton nese ka marre leke Balluku, apo drejtori, keto tekstet mediatike nuk kane rendesi.

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    January 1, 2026 at 4:19 pm

    Kjo Bela bukuroshe qe per Pallat paska njohuri,
    ashtu si per Palloshet e gjate ka shume dobesi,

    ja pra se ke mbron aq fort Ed Rama personalisht,
    kete Belen e Pallave e te Pallosheve njekohesisht!

    nga gjithe keto pergjime me Belen,
    gjithe opinioni po bindet unanimisht,
    se Rama nga pas nuk ka nje zevendese,
    por nje shefe Bordelli , absolutisht !

    Reply
  • Replikuesi says:
    January 1, 2026 at 4:26 pm

    Po pse o epopeja, jot bijë në bordellon ku punon drejtoreshë Belindën ka ?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 1, 2026 at 4:37 pm

    Gazeta DITA:

    “Prapaskena” eshte KAZANI (po te perdorim fjalorin e Edi Rames) ku gatuante corbat e tij Erion Veliaj me banden e tij Anti-Rilindje dhe Anti-Parti, prandaj nuk mund t’i besohet nje KAZANI te tille, por ajo qe e ben te besueshem kete editorial te gazetes DITA, ne faqe te pare dhe ne diten e pare te Vitit te Ri 2026 jane dy emisionet kontroverse te MCN te cunit te Aleksander Meksit: “Te paekspozuart” me drejtues “ujkun e vjeter” te gazetarise shqyptare, Ylli Rakipi dhe “Zone e Lire” me drejtues extravagantin fyllofreng, Arian Cani, qe po cudisin Boten me ato qe deklarojne ne emisionet e tyre TV. Nuk dua t’i bej biografine ish Kryeministrit te Saliut, Alexander Meksi, por po te hapesh internetin askund nuk permendet nje histori erotike, cdo gje eshte fshire me kujdes, sikur nuk ka ekzistuar, qe tregon ate qe thote nje fjale e urte per Endri Fugen, fotografine e te cillit gazeta DITA e qit si ilustrim: “Dardha bie nen dardhe” dhe ne kete kendveshtrim po te kthehemi prapa ne Kohen e Qepes te Enverit, Baba Meksi ne fillim te karrieres se tij ishte nje arkitekt i ri, i specializuar ne arkeologji qe punonte ne Muzeun Historik te Ministrise se Brendeshme (ne biografine e Alexander Meksit kjo periudhe pune eshte fshire) dhe spiunet e Sigurimit e kapen duke bere sex me pastruesen e Muzeut dhe Partia vetkuptohet e detyroi te martohej me te. Kaq me kete histori erotike te ish Kryeministrit shqyptar qe nuk shkruhet kerkund, por fjala e urte mbetet: “Dardha bie nen dardhe”, prandaj ja cfare shkruan interneti:

    “…Pas skandalit me sistemin “Tims” në Polici, duke emëruar menaxherë pa certifikata sigurie dhe me precedentë kriminalë, kompania “IdentTitek” e Ministrisë së Brendshme, ia dha shërbimin sekret të transferimit të të dhënave biometrike Endri Meksit, një biznesmeni me aktivitete të dyshimta jashtë Shqipërisë, ai nuk kishte certifikatë sigurie, por është partner me Olsi Ramën…”

    Them me vete: Ta vazhdoj kete postim zbatha-brekesh per merimangen e hajduteve me pushtet? Nga njera ane BAJGAT e Enverit qe i bejne avokatine Belinda Ballukut do te coroditen shume dite e pare te Vitit te Ri 2026 dhe do te humbasin orientimin si “miza pa koke” gjate gjithe vitit duke derdellitur llogje budalli pa kuptim, por nga ana tjeter ky forum i nerum i gazetes DITA ka shume lexues inteligjente dhe te ndershem qe duan te mesojne te verteten lakuriqe, pa e mbuluar me gjthe fiku, prandaj intelektuali per ata i uron:

    GEZUAR VITIN E RI VITIN 2026 LEXUES TE NERUM TE GAZETES DITA,

    sepse:

    intelektuali per ju vazhdon:

    Reply
  • Baulant Talla says:
    January 1, 2026 at 4:39 pm

    Epopeja…mjaft bukur e ke thurur. Kjo Bela me shume se me gjithcka ngjet fiks me nje shefe bordelli.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 1, 2026 at 4:50 pm

    vazhdon:

    Media jone kombetare, por edhe ajo nderkombetare shpesh ka denoncuar me prova, lidhjen midis Endri Meksit, djalit të ish-kryeministrit të firmave piramidale dhe Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit PPP, oligarkëve dhe investitorëve strategjikë, në partneritete biznesi të pista me kinezët, koreanët, PPP të taksave dhe basteve. Kjo lidhje me Olsin i ka krijuar Endri Meksit, mundësinë për t’u përfshirë në “tenxheren” apo “kazanin” e lejeve të ndërtimit dhe tenderëve shtetërorë, përmes kompanive të tij, të themeluara pasi Edi Rama erdhi në pushtet dhe lejes së i siguroi “TV-MCN” dhe 10 firmave të tij, për të pastruar miliona euro dhe për të fshehur të ardhurat me bilance të rreme. Por Endri Meksi është futur në tenderët e shërbimeve strategjike të sigurisë kombëtare, ku mblidhen, përpunohen dhe administrohen të dhënat e qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të huaj që pajisen me dokumente biometrike për leje qëndrimi të përkohshme dhe të përhershme. Ky akses i Endri Meksit, partnerit të Olsi Ramës, në të dhënat personale të pasaportave dhe kartave biometrike të qytetarëve, është e njëjtë me skandalin e sistemit “Tims” në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit të datës 13 maj 2024, të bërë nga kompania shtetërore “IdentTitek”, e cila prodhon dhe shpërndan pasaporta dhe karta “ID”, firma “MC Networking Sh.pk” ka marrë tenderin për objektin “Shërbim për transmetimin e të dhënave midis zyrës qendrore dhe zyrave të aplikimit në rrethe”. Biznesmeni Endri Aleksandër Meksi nuk ka certifikatë sigurie për të marrë këtë shërbim sekret shtetëror, ku edhe bizneset që marrin tendera ose thirren si ekspertë duhet të kenë një dosje të pastër. Sipas informacioneve qe vijne nga jashte, Endri Meksi është i arkivuar nga antikrimi, si një kontingjent me aktivitet të errët brenda dhe jashtë Shqipërisë, por meqenëse është partner me Olsi Ramën, atij i është dhënë akses në të dhënat biometrike të qytetarëve deri pas zgjedhjeve të vitit 2025, kur Gjatosh-Palloshi është betuar të marrë mandatin e katërt të pushtetit. Sot akoma nuk dihet nese i eshte hequr Endri Meksit ky akses.

    vijon:

    Reply
  • intelektuali says:
    January 1, 2026 at 5:05 pm

    vazhdon:

    Ne emisionin “Te paekspozuarit” qe drejtohej nga Ylli Rakipi, gazetari andi Bushati solli nje argument krej llogjik:

    SI TA RESPEKTOJME SPAK QE E AKUZOI FREDI BELERIN ME PROVA TE STISURA SI PROKURORIA E PUTINIT?

    Ylli Rakipi kerceu sikur ta kishte pickuar zekthi dhe i tha nipit te Hysniut qe po perpiqej te bente gazetari demokratike ne Shqypni:

    FREDI BELERI ESHTE ARMIKU I POPULLIT, SI E MBRON TI KETE SPIUN TE GREQISE?

    Pas Ylli Rakipit kercyen nga karriket edhe BAJGA te tjera te gazetarise shqyptare, ca bedele te paguar, te killerit-homo, Bexhet Pacolli, ca gazetare te tjere “patriotike” me gisht ne bythe si Artan Hoxha, te cillet ne vend te debatonin per temen:

    A KA VEPRUAR SPAK SI PROKURORI DEMOKRATIKE ME FREDI BELERIN?

    Keto BAJGA te gazetarise sone kombetare te televizionit MCN i u sulen Andi Bushatit duke e shpallur si poliagjent te Greqise, pak a shume sic ben BIDO-BIDEJA e Arkivave te shtetit ne kete forum te nerum te gazetes DITA. E di qe BAJGAT “patriotike” te Enverit do te shfryjne jashteqitjet e tyre te zakonshme me spiune dhe poliagjente, por BAJGAT e Enverit t’i mbyllin HALET e tyre qe kuterbojne ere MUT demagogjik prej budalli, sepse intelektuali per lexuesit e nerum dhe inteligjente te gazetes DITA,

    vazhdon:

    Reply
  • Ela says:
    January 1, 2026 at 5:11 pm

    Ballukja kjo grua obeze nje meter e 20
    Kohet e fundit fshihet si miu
    Mbase harrojne shqipkaret ka menduar

    Reply
  • Specialisti says:
    January 1, 2026 at 5:30 pm

    Po sudja vete, kur e ka radhen? Sudja eshte k/ministri qe ka dhene koncesionin e pare ne vendburimin Patos-Marines, kompanise Premier Oil, JV me Albpetrolin. Koncesion skandaloz qe zgjidhte puset me debite me te larta mbi 50 ton nafte/dite me vendim te Albpetrolit, te cilet hiqeshin nga fondi i nd/jeve duke i kaluar ne fondin e ndalur dhe pas disa ditesh i merrte kjo kompani. Ajo i vinte menjeher ne pune dhe keshtu mori dhe shfrytezo barbarisht per rreth 10 vjet gjithe puset me te mire ne vb Patos – Marines, nuk pagoi asnjelloj takse apo detyrim ne shtet dhe u largua. Mori gjithashtu falas edhe gjithe studimet kapitale te specialisteve te instituteve tona shkencore, gjeologjik dhe teknologjik per kete vendburim.

    Keto studimi qe i mori kjo kompani, pasi u largua nga vendburimi keto studime i moren specialistet e saj, te cilet e pane se ky vb kishte kapacitet te larte rezervash nafte dhe gazi, si dhe siguronin kapacitet te larte ne prodhim, ju futen me themel Qeverise Nano dhe siguruan kontraten dhe krijuan kompanine Bankers Petroleum kanadez, e cila ka 21 vite qe vjedh dhe shkaterron gjithe kete vb pa paguar asnje lloj takse apo detyrimi fiskal ne shtetin shqiptar. Vjedhja dhe korrupsioni i kompanise Bankers Petroleum Albania behet ne bashkepunim me kupolen e larte politike ne te dhitha institucione pergjegjese nga k/ministrat dhe deri tek Albpetroli dhe nga drejtesia tek doganat dhe deri tek k/bashkiaket ne zonat prane vb si ajo e Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Korrupsion skandaloz i zhvilluar midis qeverive ne ne bashkepunim me ketej kompani, qe kane krijuar skema korrupsioni nga te gjitha llojet per te shpperndar gjithe fitimin qe duhet te merrte shteti midis tyre dhe raportojn se dalin me humbje, po ashtu po i perdorin keto skema per te pastruar parat e korrupsionit. Keto deklarime, SPAK duhet ti beje pjese e dosjes se Bankers Petroleum qe ka ne hetim.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 1, 2026 at 5:34 pm

    vazhdon:

    Nga MCN – “Te paekspozuarit” enverist “patriotik” te Ylli Rakipit hidheni tek emisioni “Zone e Lire” e Arian Canit ku super-agjenti Ilir Kulla eshte lene fare i lire te shpalose idete e tij kontroverse kur Arian Cani e pyet:

    KUSH E KA FAJIN QE SPAK PO E NDJEK RAMEN DHE BALLUKUN SI FASHISTET PARTIZANET NE OPERACIONIN E DIMIRIT?

    Super-Agjenti i komunistit Fatos Nano dhe demokratit Bamir Topi (O sa mir ken ken super-agjent!), Ilir Kulla u pergjegj:

    EDI RAMA E NXORRI SHEJTANIN NGA SHISHJA KUR VOTOI ME 140 DEPUTETE LIGJIN PER SPAK.

    Dhe askush nga media jone kombetare, as nga Arian Cani si drejtues emisioni dhe askush nga televizioni MCN i turlise Meksi-Rama, por askush nga media jone Kombetare nuk e hapi gojen per te turp dhe rezil te koktulit Ilir Kulla qe i konsideronte 200 e kusur viktimat e Hashim Thacit si “tradhetare” dhe prandaj sipas koktulit, Ilir Kulla mire ja kishin bere KILLERAT e Hashim Thacit qe i kishin ekzekutuar “tradhetaret” ne pyllin e Llapushnikut me nje plumb pas koke, pa i dhene te drejten qe te mbroheshin me avokat me nje proces te drejte gjyqesor. Qe te dalim ne teme:

    A ESHTE SPAK “SHEJTANI” QE KA DALE NGA SHISHJA QE KA HAPUR VETE EDI RAMA SI HASHIM THACI NE KOSOVE, APO ESHTE “KRENARIA E FEMIJEVE TANE”, SIC E DEKLAROI SHBA?

    sepse:

    Keshtu e trajton super-agjenti i Sigurise Kombetare, te komunistit Fatos Nano dhe demokratit Bamir Topi, Ilir Kulla qe e deklaroi kete turp dhe rezil nga emisioni i MCN dhe si nje deshtim i Institucioneve Demokratike te Shtetit shqyptar qe po kerkon te antarsohet ne BE qe hesht dhe ben shurdhmemecin, qe i shkon per shtat vetem gangsterit Edi Rama dhe hajduteve me cizme qe po kafshojne cdo llokme te Shqypnise.

    Reply
    • tom says:
      January 1, 2026 at 5:51 pm

      Flm per sa shkruan Intelektuali

      Reply
  • tom says:
    January 1, 2026 at 5:52 pm

    Shikoni ne FB te Endri Meks Kurves si i lepihen gazekaret e tij qe marrin nga nje cope lemoshe nga ai.
    Neveri

    Reply
  • info analitike says:
    January 1, 2026 at 7:37 pm

    Ky postim tregon qarte degradimin e atyre qe administrojne shtetin dhe fondet publike por edhe se si bejne para pronaret dhe njerezit e mediave si Adriatik Doci dhe Endri Meksi. Ne s’ gaboj ishte Aleksander Meksi i pari qe futi konceptin e zhvatjes me perqindje kur u kerkonte pronareve legjitime pjesemarrje ne bashkepronesi si kusht per t’ia kthyer. Nuk kish si te ndodhte ndryshe qe i biri te mos ndiqte gjurmet e babait dhe nenes se vet. Te neveritshem!

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    January 1, 2026 at 8:36 pm

    Te ka mbet ora tek burgosja terroristit Fred Beleri o supervorioepirioti Intelektuali.Veri lesht i thomi ne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?