Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
AktualitetKronike

PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?

Published: July 6, 2026
Shpërndaje

SPAK është duke goditur në mënyrë të njëpasnjëshme aktivitetin e paligjshëm të Call Centerave mashtrues, të cilët përmes skemave të mashtrimit kanë futur në kurth një numër të madh qytetarësh nga vendet e BE-së dhe më gjerë, duke u marrë para.

Këto para më pas dyshohet se janë pastruar në sektorë si ndërtimi, turizmi, si dhe janë investuar edhe në kriptomonedha.

Më herët, autoritetet shqiptare ekstraduan në Gjermani shtetasin izraelito-kanadez Roy Garine, ndërkohë që tashmë autoritetet e drejtësisë në vend po verifikojnë edhe rrjetin e bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri.

- Publicitet -

Një nga personat, aktiviteti i të cilit po verifikohet, është Kevin Shytaj, i cili përshkruhet si njeriu që merrej me pjesën administrative dhe organizimin e punës në shërbim të Roy Garine në Shqipëri.

Ndërkohë, siç mëson Skyweb.al, autoritetet e drejtësisë po verifikojnë edhe rolin e eksponentëve të Policisë së Shtetit në mbrojtjen e aktivitetit të Call Centerave mashtrues në vendin tonë, si dhe të personazheve me peshë në politikë dhe administratë.

Një bisedë mes Kevin Shytajt dhe një personi që kryente punë në shërbim të grupit, i identifikuar si Henri Pasha, është ajo që ka ngjallur interes.

Bëhet fjalë për një komunikim të datës 22 dhjetor 2025, ku Shytaj i shkruan Pashës duke i anuluar një takim të planifikuar mes tyre.

“Te lutem mos kalo sot se morem pushim na lajmeruan kta te shtetit”, shkruan Kevin Shytaj në mesazh.

Mesazhi ka ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për një dekonspirim nga elementë brenda Policisë së Shtetit apo strukturave shtetërore, pasi periudha përkon me kohën kur u kryen disa operacione të njëpasnjëshme ndaj Call Centerave në Tiranë.

Këto operacione janë nxitur nga vendet partnere, mes tyre Italia, Gjermania dhe Austria, të cilat prej kohësh kanë kërkuar goditjen e rrjeteve që mashtronin qytetarët e tyre përmes platformave të rreme financiare.

Për momentin, SPAK po ndjek gjurmën e parave, rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe lidhjet e mundshme me zyrtarë apo punonjës të institucioneve që dyshohet se kanë mbrojtur ose dekonspiruar aktivitetin e Call Centerave mashtrues. / skyweb

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Buda says:
    July 6, 2026 at 3:54 pm

    Shqiperia mund te shpetohet vetem duke ndryshuar Kushtetuten nga Kushtetute Kryeministrore, e marreveshjes antidemokratike Berisha -Rama , 21 prill 2008, ne Kushtetute Presidenciale.

    Reply
  • Km says:
    July 7, 2026 at 5:43 am

    Vetem kushtetuta prokuroria le ASPAK e shpeton Shqiperine. Pergjim et I organizon prokuroria, I administron prokuroria dhe sekrete ne gazeten dita I nxjerr policia. Sepse police te infiltruar Ne BKH e prokurorise vjedh in pergjim et.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. K R on Gjyqi i Historisë
  2. God bless America on Gjyqi i Historisë
  3. driver on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  4. Petrit on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. arbri on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?