Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz
BoteLajmi i fundit

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Published: July 6, 2025
Shpërndaje

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja kontrollet që bëjnë autoritetet në shtëpi deri tek thashethemet për kokainën.

Gënjeshtra të inskenuara qëllimisht për kancelarin Friedrich Merz janë duke qarkulluar në mediat sociale. Qeveria gjermane, sipas të dhënave të saj, ka regjistruar “një fluks të madh postimesh”, veçanërisht që nga betimi i tij si kancelar, tha një zëdhënës i qeverisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa. Toni është bërë më i ashpër krahasuar me periudhën e fundit legjislative dhe “po vërejmë si disinformim ashtu edhe diskreditim personal dhe propagandë në media sociale”, ka theksuar zëdhënësi.

Lajmet e rreme mbi Merz

Pretendimet e fundit të sajuara lidhen me futjen e një takse shkollore, rritje të orarit javor të punës, gjoja vizita në shtëpi për ata që kanë raport mjekësor dhe orar më të hershëm gjumi. Lajme të tilla mund të shkaktojnë reagime emocionale edhe pse të gjitha janë tërësisht të sajuara. Edhe një video e rreme tregon kancelarin Merz duke reklamuar produkte financiare të dyshimta. Sekuenca e filmit duket sikur është e përfshirë në artikullin online të një gazete të përditshme. Por edhe ky artikull është i rremë – as teksti dhe as videoja nuk u shfaqën kurrë në faqen e internetit të gazetës.

Keir Starmer, Präsident Emmanuel Macron dhe Kanzler Friedrich Merz në vagon trent duke biseduar në këmbë
Merz udhëtoi mV 9 Maj në Ukrainë me presidentin Macron dhe kryeministrin britanik, StarmerFotografi: Stefan Rousseau/REUTERS

Vetëm pak ditë pas emërimit të Merz si kancelar, qarkulloi një video në internet, duke pretenduar se presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë udhëtimit të tij në Kiev me Merz, kishte marrë një qese me kokainë nga tavolina, – kur gazetarët mbërritën për një mundësi fotografimi – për ta fshehur atë. Merz, nga ana tjetër, sipas lajmit thuhet, se fshehu një lugë për konsumimin e kokainës, një thashethem që u përhap me shpejtësi. Por droga e supozuar në klip ishte thjesht një shami hunde. Edhe Pallati Elize e sqaroi këtë në Platformën X – dhe paralajmëroi kundër manipulimit të qëllimshëm të sekuencës së imazhit. Kurse pamjet me rezolucion të lartë zbuluan se objekti përpara Merz ishte një pipëz apo pirun i vogël për ushqime të lehta, jo një lugë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?