Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Përkeqësohet situata e zjarreve gjatë natës, flakët në Borsh rrezikojnë banesat dhe bizneset
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Përkeqësohet situata e zjarreve gjatë natës, flakët në Borsh rrezikojnë banesat dhe bizneset
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Përkeqësohet situata e zjarreve gjatë natës, flakët në Borsh rrezikojnë banesat dhe bizneset

Published: July 27, 2025
Shpërndaje

Situata nga zjarret është përkeqësuar gjatë orëve të natës.

Në Borsh flakët i janë afruar zonës së plazhit, ndërsa rruga Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë evakuuar shumë banorë të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit.

- Publicitet -

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë për fikjen e zjarreve.

Mali i Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë është përfshirë gjithashtu mbrëmjen e djeshme nga një zjarr që mori përmasa masive.

Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të dendur.

Ndërkohë era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit me ritme të shpejta në drejtim të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë, duke rrezikuar zonat e banuara dhe stanet e bagëtive në afërsi.

Kjo vatër zjarri dyshohet se është ndezur qëllimisht, ndërsa në pranga lidhur me këtë është vënë shtetasi E.F., banues në Kaninë, ndaj të cilit ka nisur procedim penal për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Motivi i zjarrvënies dyshohet të jetë hapja e kullotave të reja për bagëtinë, një praktikë e ndaluar që ka sjellë pasoja të rënda mjedisore dhe rrezik për banorët lokalë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar disa foto nga aksionet për shuarjen e zjarreve.

Kryeministri shprehet se çdo efektiv i Forcave të Armatosura dhe i Policisë së Shtetit meriton falenderim dhe respekt për punën që po bëjnë.

“MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkroi Rama.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/07/6885ca2242810.mp4
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/07/6885ca221d306.mp4
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/07/6885ca2234248.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?