Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkeqësohet struktura e familjes, rriten me 152% çiftet pa fëmijë ndërmjet 2011-2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Përkeqësohet struktura e familjes, rriten me 152% çiftet pa fëmijë ndërmjet 2011-2023
EkonomiLajmi i fundit

Përkeqësohet struktura e familjes, rriten me 152% çiftet pa fëmijë ndërmjet 2011-2023

Published: July 8, 2024
Shpërndaje

Popullsia e Shqipërisë rezultoi më e pakët dhe më e plakur në Censin e vitit 2023, por gjithashtu struktura e familjeve shqiptare është përkeqësuar ndjeshëm si rezultat i rënies së lindjeve dhe emigracionit. Censi gjeti një fenomen të cilin e kishin lajmëruar më parë. Në totalin e familjeve shqiptare, pati një përqindje të madhe të njësive të familjeve pa fëmijë, të cilat janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2011.

Sipas të dhënave të Cens 2023, familjet e martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë ishin 264,882, me rritje 152% nga Censi 2011. Numri i familjeve ndërmjet dy censeve u rrit me rreth 33 mijë ose 4.5%, por numri i çifteve pa fëmijë ka shënuar rritje të ndjeshme për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve gjatë dekadës së fundit. Gjithashtu, çiftet e martuara ose në bashkëjetesë gjithnjë e më shumë po e shtyjnë lindjen e fëmijës së parë. Shumë nga çiftet e reja martohen dhe nisin përgatitjet për të emigruar duke vonuar ardhjen në jetë të bebeve.

Sipas censit, bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2%, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5%, ndërsa prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3% të tyre. Emigracioni i dekadës së fundit uli ndjeshëm edhe numrin e anëtarëve të familjes. Në censin 2023, madhësia mesatare e familjeve është 3,2 anëtarë, krahasuar me 3,9 anëtarë për familje në Censin e 2011 dhe 4,2 anëtarë në vitin 2001.

- Publicitet -

Në vitin 2023, rreth një në katër familje, 24,3% kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj. Në censin e vitit 2001, familja në përgjithësi në Shqipëri karakterizohej nga një numër i madh anëtarësh, mesatarisht 4.2 anëtarë, që përbënin 2/3 e 727 mijë familjeve me katër apo më shumë anëtarë dhe një e katërta e përqendruar në madhësinë prej 4 anëtarësh.

Ndërsa në vitin 2023, rreth 28,5% e familjeve, përfaqësohet nga tipologjia me përbërje prej dy anëtarësh, e cila është dhe kategoria më e madhe. Familjet më të mëdha, me pesë apo më shumë anëtarë, përfaqësojnë më pak se një të pestën (19,5%) të familjeve, e njehsuar me një të tretën e popullsisë (35,8%).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë
  • BKH zbarkon te Kadastra, në ‘sitë’ drejtues dhe zyrtarë të lartë
  • Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
  • Ndahet nga jeta talenti 16-vjeçar i atletikës, gazetari: Ja çfarë dyshohet
  • 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. demo on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Dajti on Arkivoli në protestë
  4. Anonymous on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  5. lato on Arkivoli në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?